Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministri për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane të Kroacisë viziton shkollën dhe kopshtin “Iliria” në Fushë-Krujë, rindërtuar tërësisht me financim nga Kroacia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ministri për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane të Kroacisë viziton shkollën dhe kopshtin “Iliria” në Fushë-Krujë, rindërtuar tërësisht me financim nga Kroacia
Kronike

Ministri për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane të Kroacisë viziton shkollën dhe kopshtin “Iliria” në Fushë-Krujë, rindërtuar tërësisht me financim nga Kroacia

Published: April 18, 2023
Shpërndaje

Ministri për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman, vizitoi shkollën 9-vjeçare dhe kopshtin “Iliria” në Fushë-Krujë, Bashkia Krujë, rindërtuar tërësisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) me një financim prej 1 milion Euro nga Qeveria e Kroacisë.

Shkolla dhe kopshti janë dëmtuar rëndë nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë në vitin 2019-të.

Shkolla dhe kopshti i shërbejnë 156 nxënësve dhe kanë në përbërje 14 punonjës mësimor. Ndërtimi i tyre u bazua në dy parime themelore: “Rindërtojmë më Mirë” dhe “Rindërtojmë Së Bashku”.

- Publicitet -

“Rindërtojmë më Mirë” nënkupton struktura më të qëndrueshme që mund t’i bëjnë ballë tërmeteve dhe fatkeqësive natyrore, ndërkohë që përmbushin standardet ndërkombëtare për cilësi dhe siguri. Ndërkohë, nxënësit, prindërit dhe komuniteti janë angazhuar në konsultime dhe komunikim të vazhdueshëm për ta sjellë projektin “për shtat” me nevojat e tyre, në kuadër të parimit “Rindërtojmë Së Bashku”.

Shkolla e re, e cila furnizohet me burime të rinovueshme energjie, ofron akses për nxënësit dhe fëmijët me aftësi të kufizuara dhe ka hapësira të dedikuara për kujdesin mjekësor dhe mbështetjen psikologjike.

Shkolla ka edhe laboratorë, palestër të mbyllur dhe një fushë sportive. Gjithashtu, kjo shkollë do të shërbejë edhe si qendër komunitare.

Përgjatë vizitës, Ministri për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane të Kroacisë ndërveproi me fëmijët dhe mësuesit rreth mundësive të reja të mësimnxënies dhe mësimdhënies që tashmë shkolla dhe kopshti i ri ofrojnë.

Ministri Gordan Grlić-Radman u shpreh:

“Kjo shkollë nuk është vetëm një ndërtesë, por është njëkohësisht simbol i shpresës dhe qëndrueshmërisë. Të gjithë kujtojmë tërmetin shkatërrues që goditi Shqipërinë në Nëntor të 2019-tës, duke shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe humbje jete. Sot ne jemi të kënaqur që kemi qenë në gjendje të luajmë një rol në përpjekjet e rindërtimit përmes projektit tonë më të madh të bashkëpunimit dypalësh për zhvillim deri më sot”.

Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP në Shqipëri, Monica Merino nënvizoi:

“Shkolla dhe Kopshti “Iliria” përfaqësojnë shpresë, qëndrueshmëri dhe progres për komunitetin. Jemi mirënjohës ndaj kësaj mbështetjeje strategjike të Qeverisë Kroate, e cila na ka ndihmuar të ndërtojmë një objekt arsimor të qëndrueshëm dhe me aksesueshmëri të lartë për fëmijët dhe komunitetin e Fushë-Krujës”.

Mbështetja e Qeverisë Kroate në rindërtimin e shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit “Iliria” reflekton rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të ndihmuar vendet në menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

****

https://www.facebook.com/302120716513378/posts/pfbid0KC76NqPKQJDZ7qzV4amVrCRyA2mamo2xnX34PaXV87V9rVewTW1HJHwUfQwguvLvl/?mibextid=Nif5oz

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë
  • Amendamenti i kongresmenit amerikan: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë shqiptare me drogën

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?