Në një kohë kur fishekzjarrët e propagandës qeveritare po ndizen në maksimum për suksesin “historik” në Bruksel, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë pa dashje një dush të ftohtë realist. Përmes një postimi plot data e vetëvlerësime, Hoxha ka zbuluar hapur detajin që po kalohet në heshtje: tre kapitujt e parë po mbyllen vetëm përkohësisht.
Në gjuhën e Brukselit, kjo “përkohësi” është prova më e qartë se BE-ja nuk mjaftohet me fjalime entuziaste dhe shirita të prerë. Ajo që në Tiranë shitet si sukses përfundimtar, në tavolinat e burokratëve evropianë është thjesht një provim me kusht. BE kërkon prova të vazhdueshme dhe, mbi të gjitha, në këtë lojë rregullat janë të qarta: ato kapituj që sot mbyllen, nesër mund të rihapen sërish nëse reformat mbeten vetëm në letër. Festa vazhdon, por me kusht që të mos harrohet se “suksesi” ka një afat skadence të varur tërësisht nga monitorimi i rreptë.
Më poshtë vijon postimi i plotë i Ministrit Hoxha:
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:
Disa data kyçe që tregojnë historinë mbresëlënëse të një udhëtimi të jashtëzakonshëm:
14 tetor 2024 – Shqipëria nuk kishte hapur asnjë kapitull negociues.
17 nëntor 2025 – Shqipëria kishte hapur të 33 kapitujt negociues.
26 maj 2026 – Shqipëria u bë vendi i parë negociues që arriti #IBAR sipas metodologjisë së re.
14 korrik 2026 – Shqipëria hyn në fazën përfundimtare të negociatave duke mbyllur përkohësisht tre kapitujt e parë:
Kapitulli 25 – Kërkimi Shkencor Kapitulli 26 – Arsimi dhe Kultura Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë
Ato që duken si data në një afat kohor janë në fakt momente historike që pasqyrojnë një transformim të jashtëzakonshëm, rezultat i punës së palodhur, angazhimit të vërtetë dhe të vazhdueshëm institucional, vendosmërisë së fortë dhe vullnetit të palëkundur politik.
Kur ambicia përputhet me rezultatin, progresi bëhet i mundur, i dukshëm, i matshëm, real.
“Muri i zgjerimit” po ndryshon përsëri.
VNA.al

INTEGRIMI NUK ESHTE NJE QERRE KU KA HIPUR KOCO ME SYZE ALLIAS EDVIN QE SPOSTOHET NGA DURRESI NE BARI VETEM VAJTJE!
INTEGRIM do te thote,brendaVV-VetVehtes…ZHVILLIM!
Sipas dhe vetë titullit të VNA-së apo redaksisë së “Dita”-s, ministri në detyrë qenkësh haptazi tepër realist e koherent, pra në kundërshtim të plotë me propagandën e përmendur më lart e mbi të cilën duket se po mbështetet po ajo qeveri që e paskësh zgjedhur të drejtojë një dikaster…
Nuk kuptohet dhe aq mirë ç’synon të thotë DITA, në këtë artikull.
Nuk është dhe aq e qartë se ç’mendon vërtet, Redaksia…
Gazeta Dita, jini me Shqipërinë, apo me arinë ?
…kohët e fundit me arinë…..
Dita eshte me te verteten dhe po lexon ate qe ka shkruar Ministri.
Po ty, te pëlqejnë gënjeshtrat e pushtetarëve mashtrues, apo e vërteta!
Apo je duke kercenuar ketu kujdestar polic i propagandes?
Po, jemi me Shqiperine. Jo me arine e Ramutit, o cope dhiare.
Nga ca fshati ke ardhur? Se qytetaret i thone “ariun”
Arine i thone fshataret nga malet e Jugut
Po te ve nje 5 me hatre se na ke argetuar gjithe keto vjet,,Po erdhe prape pa detyra,po vodhe territore,po nuk dorzove Ballukun po ju afrove flamingove me rreze 100 km,kjo 5 behet 4.
keshtu e lexoj une kete festen e Rames.
Qevetia RAMA po pinon shumë për INTRGRIM,Por përpara ka PENGESË MALIN E “TOMORRIT: DHE MURIN E MADH” KINEZ”:
1.MALI..është SALI R.BERISHA I CILI U KTHYE QËLLIMISHT PËR TA PENGUAR VËNDIN PARA NËNËS SËRBI..NDAJ NUK ËSHTË KOTË DHËNDËRR I UDB BISYURIA 79.!
2.MURI..ËSHTË FQINJI I JUGUT ME PRETENDIME TERITORIALE ME SHEKUJ..
..JO MË KOTË SALIU SËRB DHE MIÇO GTEKU DËRGUAN NË BE TERRORISTIN FREDI BELERI..!
▪︎ NDAJ U SHPIK REVOLUCIKNI FLAMINGO,KU QYTRTARI DURRSAK U BË GREK DHE DO KËRKOJË PRONAT QË KA BËRË.KATRAHURË DREJTËSIA E PLEPAVE TË SALIUT 92..EDHE PAS 100 VITESH,PASI L.7501 I SALIUT NUK ÇBËHET MË,PASI DO TË VRITESHIN EDHE 16.000 TË TJERË.
▪︎ KËSHTU,DERI 2030 DO KËRKIHET PËR ÇDO DITË ARRESTIMI I B.BALLIKUT,MANDEJ I VETË RDIT PSE SHKON ME ATLETE TË BARDHA NË BRUKSEL,ANKARA..PA PYETUR SHPIFSIN BOTROR 24/24 ORË NË SHQUP..
..I CILI DO KËRKOI..OSE MË JEPNI PUSHTETIN OSE DO TË BËJ KIAMETI.
● PO SOT,KUR RAMA QAFOHEJ ME MSRTA KOS,SALIU PO NË BRUKSEL I KËRKOI PPE(BE) TË KRIJOI GRUP PUNE PËR QEVERINË E DROGËS NË SHQIPËRI..DHE REVOLUCIONIN FLAMINGO..QË PO E FINANCON PO VETË.
● ME SB NË OPOZITË NUK KA BE. ..RTOFTË E PODHTË MBRETI.
EL NEWS ALBANIA
Doli budallai
kapituj te forta fare hahaha kerkim shkencor (gjinushi?), arsimi/kultura (shkolla turke dhe kulture turkarabe?), marredheniet me jashte (futja kot?)
Edhe saliu thote perkohesisht po ja fut kot.
Nejse ngopuni me genjeshtra
Nje postim realist i nje specialisti te marredhenieve me Europen dh boten demokratike: besim dhe verifikim ne praktike!
Me sashenka gjinushin kerkimi shkencor eshte ambocioz fillon me qirjen e motres se gruas dhe vazhdon me shkepjen e akademikeve… te rroje partia bythes
Para ca vitesh ne shtepine time vjen nje kandidata per kryetar Bashkie e po me tregonte sukseset,e ato qe do bente etje.
une me modesti e pyeta”a e dini sa fukarallek ka ne popull” Jo me tha jane mire.Mire i thashe mos u genjeni me kafene dhe rakine qe ju qerasin ne shtepi se e bejne per te nderuar shtepine e tyre,por shkoni neper dyqane e kontrolloni listat se aty do gjeni realitetin.Heshti kandidati ,por heshten edha ata qe e shoqeronin.Une ju them perseri sot ,shkoni ne dyqane e kontrolloni sukseset tuaja
Të gjithë kapitujt që mbyllen për në BE , kanë nga mbrapa fjalën provizorisht . Kjo është formulë e njohur për çdo kapitull e për çdo vend kandidat . Quhen të mbyllura përfundimisht , kur të mbyllen nga të gjithë anëtarët e BE-së në rang ministrash të jashtëm e pastaj në një samit të dytë në rang kryeministrash . Kjo është mbyllja definitive ,që i hap rrugën miratimit në parlamentet e 27 vëndeve të BE-së .