Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama sqaron “keqkuptimin” e ministrit Hoxha: Marrëveshja për emigrantët, në fuqi për sa kohë dëshiron Italia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Rama sqaron “keqkuptimin” e ministrit Hoxha: Marrëveshja për emigrantët, në fuqi për sa kohë dëshiron Italia
Politike

Rama sqaron “keqkuptimin” e ministrit Hoxha: Marrëveshja për emigrantët, në fuqi për sa kohë dëshiron Italia

Published: May 12, 2026
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas polemikave të krijuara mbi deklaratat për të ardhmen e marrëveshjes Shqipëri–Itali për qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin.

Në një reagim drejtuar mediave italiane dhe ndërkombëtare, Rama ka theksuar se protokolli mes dy vendeve mbetet në fuqi dhe nuk ka asnjë pasiguri politike për vazhdimësinë e tij.

“Për të gjithë gazetarët nga Italia dhe më gjerë, që po më kontaktojnë për një citim të keqinterpretuar nga një media pas intervistës së ministrit të Jashtëm shqiptar: dua të ritheksoj qartë dhe njëherë e përgjithmonë se protokolli ynë me Italinë do të qëndrojë në fuqi për sa kohë që Italia dëshiron”, është shprehur Rama.

- Publicitet -

Debati u ndez pas raportimeve mediatike nga Euractiv, ku thuhej se Tirana nuk do të zgjaste protokollin pas afatit fillestar.

Kjo, pas një deklarate të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha.

Më pas, ky i fundit mohoi se Shqipëria ka marrë vendim për të mos e zgjatur marrëveshjen pas përfundimit të afatit pesëvjeçar.

Hoxha tha se gjatë një pyetjeje nga një gazetar në Bruksel mbi mundësinë e rinovimit të protokollit pas përfundimit të periudhës fillestare pesëvjeçare, ai është përgjigjur se nuk ishte i sigurt, duke shtuar se deri atëherë Shqipëria mund të jetë shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe situata mund të jetë ndryshe.

Sipas tij, deklarata ka qenë thjesht një reflektim spontan dhe jo një vendim apo ndryshim i qëndrimit të qeverisë shqiptare ndaj marrëveshjes.

“Një sqarim i nevojshëm: Një gazetar në Bruksel më pyeti nëse protokolli ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë do të rinovohej pas përfundimit të periudhës fillestare pesëvjeçare. Unë iu përgjigja duke thënë: “Nuk jam i sigurt, duke supozuar se deri atëherë Shqipëria do të jetë një shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe situata, për rrjedhojë, do të jetë ndryshe.”

Ka qenë kaq e thjeshtë. Nuk bëhet fjalë për një vendim, por thjesht për një reflektim të çastit, të shprehur me sinqeritet dhe spontanitet. Kjo deklaratë nuk duhet në asnjë mënyrë të interpretohet si një ndryshim i qëndrimit të Shqipërisë në lidhje me protokollin.

Fatkeqësisht, në botën e sotme, zhurma shpesh përhapet më shpejt sesa argumenti, logjika dhe konteksti. Shprehje të shkëputura nga konteksti shndërrohen shumë shpesh në narrativa që nuk pasqyrojnë as thelbin e diskutimit dhe as qëndrimin real të qeverive”, shkruan Ferit Hoxha.

n.s. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Vl says:
    May 12, 2026 at 12:34 pm

    Pas 2030 Hahaha

    Reply
  • Ana says:
    May 12, 2026 at 12:56 pm

    E cila nuk duhet te kishte ndodhur fare,me Evrope pa Evrope,vendi duhet te shohe drejt vendeve te zhilluara e jo te jete depo njerezish te deshperuar.

    Reply
  • durrsaku says:
    May 12, 2026 at 2:13 pm

    Me duket se ky ministri i jashtem edhe sot e ka shkelur ligjin . E ka bere shurren pa lejen e Rames dhe per kete Rama nuk fal .

    Reply
  • Tártari says:
    May 12, 2026 at 2:42 pm

    Ne 2030 do jemi pjese e BE? Sa naive qe jeni! Vazhdoni vidhni shisni Shqiperine dhe mashtroni shqiptaret! Po e shty une edhe 10 vjet te tjera, pra ne 2040! Madje edhe ne ate mot,(kur mua do me kete “mbire bexga mbi varr” )mund te anetarsohemi, po nuk doli ndonje te nxjerre ndonje “gje te re” per Shqiperine!

    Reply
    • Asnjëansi says:
      May 12, 2026 at 3:02 pm

      Ty mundet të të mbijë bari mbi varr edhe para vitit 2030, nuk do të t’a ketë fajin Evropa, por ligësia që ke në shpirt ..

      Reply
  • demo says:
    May 12, 2026 at 8:58 pm

    Qeverria Rama nuk do te jete kurre ne BE,deri ne 2050 edhe ca me tej,.Lerja amanet Zahos,se amanetin nuk e tret dheu.
    Qorrja Marta Kos nuk eshte Gjermania,eshte nje sporteliste Marketi,Pronar eshte Gjermani.
    Po u be paqja Ukraine Rusi,Ukraina behet BE,me procedure te pershpejtuar,pa hapje,mbyllje kapituj,se e ka fituar me gjak.

    Reply
  • demo says:
    May 12, 2026 at 10:58 pm

    Ti qerrata minister ke derguar Detin ne Hagee! Per kete te deshi Rama,jo per te shpallur tellalli para te Zotit!

    Reply
  • Tellalli says:
    May 13, 2026 at 8:29 am

    Tellalli jam unë, pse më ngacmon o demo ? Po pse kur ka thënë Gjermania që nuk është dakord për Shqipërinë në BE ? Si duket BE-ja bije në kontakt me demon, çështje konspirative këto .

    Reply
  • kur hiqen Maskat says:
    May 13, 2026 at 9:31 am

    Nder te paktat deklarime te sinqerta te Rames ne jeten e tij mbushur me rrena!
    Po thote cope se ardhja e afrikaneve qe Meloni nuk i do ne Itali ne kampet-burgje shqiptare do vazhdoje sa kohe Rama te jete brenda kryeministrise, kaq. (pra Meloni te punoje e ndihmoje me aq sa mundet qe rrufepritesi i sikleteve te saj me refugjatet matane Adriatikut Rama, te vazhdoje te mbaje karrigen e pushtetit per interes te saj)

    Reply
  • capi says:
    May 13, 2026 at 10:48 am

    Teknikisht ministri eshte korrekt. Midis vendeve te BE-se rregulli(rregulli i Dublinit) eshte ndryshe. Aplikimi per azil do te procesohet ne vendin e hyrjes, dhe nuk mund te tranferohet ne nje vend tjeter te BE. Jo me kote Hungaria apo Kroacia, nuk me kujtohet me saktesi, ndertuan gardhe me gjemba per te frenuar emigracionin.

    Por KM duhet te dije dicka me teper, qe beri ate “korrigjim”. Brenda mandatit/rizgjedhjes nuk hyn ne BE, ose si kaposh qe eshte, mendon se nuk do tu bindet rregullave. Kete te fundit ta harroj, se e nxorren nga avioni i Lufthansa se nuk donte te mbante maske.
    Me shume mundesi ka te jete e para.

    Reply
  • demo says:
    May 13, 2026 at 11:44 am

    Ti Tellalli do e ngacmohesh,sepse une ju referova shprehjes popullore:E jep tellalli para te Zotit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat”, Rama reagon për protestën në bulevard
  • Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë
  • Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
  • Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  • FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Komentet e Fundit

  1. Shendetsia falas on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. Berlin on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Dashi on Parlamenti Evropian miraton raportin e Shqipërisë për vitin 2025
  4. Berlin on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  5. Mutdhënësi on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?