Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministria e Mbrojtjes: Pse nuk përdoren helikopterët Cougar për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Ministria e Mbrojtjes: Pse nuk përdoren helikopterët Cougar për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit
Kryesore

Ministria e Mbrojtjes: Pse nuk përdoren helikopterët Cougar për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit

Published: 6 Qershor, 2022
Shpërndaje

Teksa vijon beteja me flakët në ishullin e Sazanit, Ministria e Mbrojtjes sqaron se FA disponojnë dhe kanë në gatishmëri mjetet e nevojshme fluturuese, të parashikuara për përdorim në përmbushje të detyrave e operacioneve që duhet të kryejnë edhe në raste emergjencash si zjarret.

“FA ka në gatishmëri helikopterë të lehtë, por që në specifikat e përdorimit të tyre kanë kufizime për të marrë pjesë dhe për të përmbushur detyra në raste të llojeve të ndryshme të operacioneve të emergjencave. Forca Ajrore ka helikopterë të kompletuar dhe të pajisur me mjete për operacione për mbështetje të emergjencave mjekësore si dhe edhe helikopterë ushtarakë të mesëm modernë të gjeneratës së katërt”, thuhet në njoftim.

Sa i përket helikopterëve Cougar që thuhet se janë në servis, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se disa prej tyre kanë kaluar procesin e mirëmbajtjes dhe ndodhen në Shqipëri. Megjithatë mbetet në pikëpyetje arsyeja përse nuk përdoren poër shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit që prej 3 ditësh është në luftë me flakët.

“Si rregull ata i nënshtrohen kërkesave rigoroze të mirëmbajtjes dhe riparimit, bazuar mbi periudha përdorimi dhe kohë fluturimi. Në këtë proces, një pjesë e helikopterëve ushtarakë Cougar, të cilët prej një kohe të gjatë kanë qenë pjesëmarrës aktivë në operacione të shumta të emergjencave në kohë përmbytjesh, zjarresh, tërmeti, kushteve ekstreme të motit, në ndihmë të komunitetit, pjesëmarrjes në stërvitjet e ndryshme në Forcat e Armatosura, si dhe atyre me NATO-n të zhvilluara në vendin tonë, kanë kaluar në procesin e mirëmbajtjes dhe vënies në gatishmëri, në nivelin e tretë të mirëmbajtjes, proces që bëhet vetëm nga uzina jashtë vendit, të specifikuara për këtë nivel modern pajisjesh. Ndërsa një pjesë e helikopterëve Cugar të riparuar përmes praktikës së re të bashkëpunimit me Agjencinë e Prokurimit të NATO (NSPA) ndodhen në Shqipëri”, vijon njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndër të tjera sqarohet për çdo situatë dhe nevojë reale kur vihet në rrezik jeta e njerëzve apo banesat Shqipëria bashkëpunon me Mekanizmin e Bashkimit Europian të Mbrojtjes Civile, Emergency Response Coordination Centre (ERCC) dhe në bashkëpunim me partnerët e saj është në gjendje të garantojë sigurinë.

- Publicitet -

“Edhe vendet fqinje përdorin këtë mekanizëm për të përballuar nevojat e tyre ne raste emergjencash. Siç e kemi thënë edhe më parë kapacitetet tona të brendshme janë të limituara. Ndërkohë edhe vende si Turqia, Greqia apo Italia mbështeten te mekanizmi evropian, sepse emergjencat specifike natyrore nuk përballohen dot vetëm me kapacitete të brendshme”, thuhet në reagim.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Komente
  • demo thotë:
    6 Qershor, 2022 te 2:51 pm

    Shoh ca rrafshime toke ne Sazan per Hotele dhe Motele..
    Shoh ca plantacione me ullinj dhe drufrutore ne Sazan,.Kur i ka dale pronari Sazanit?
    Perse Ministri Mbrojtjes nuk thote te verteten?Perse Ministria Mbrojtjes nuk ve Alarmin?Struktura Te Mafias se Ndertimeve,Struktura te Mafias se Pushtimeve ne Bregdet kane URDHERUAR MM.Te mos ngreje helikopteret per te shuar zjarret.Zjarrvenesuit jane te Fuqishem.Jane Koncessionare Ndertimesh .JANE BOSSAT E INVESTIMEVE STRATEGJIKE,.
    JANE ORTAKERIA RAMES.

    Përgjigjiuni
  • Vasili thotë:
    6 Qershor, 2022 te 4:24 pm

    Kryeveziri,eshte shndrruar ne sulltan dhe e perdor kete vend dhe keta njerez me mendesit si perdor Baba i tij Rexhep,tufen e vet.
    Mund te jete dhe ajo qe lloji i pelesheve,mund ta bej kurban natyren e Sazanit,per investime te mbrapeshta.
    Por dhe po nuk qe kjo eshte e sigurte ajo tjetra,pamja funksionale tallava e shtetit arnaut.
    Duket e qellimeshme,pasi megjithse ka disa dite qe digjet,vazhdon te mos thirret ne ndihme shtete fqinje si Italia.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • “Teherani do të rrafshohet si Bejruti”, ministri izraelit i Mbrojtjes: Sulme të reja po vijnë…
  • Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentativash
  • Rrëzohet nga biçikleta, humb jetën një 60-vjeçar në Tiranë
  • Ambasada e SHBA: Këshilltarët e Ushtrisë Amerikane mbështesin Forcat Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
  • Dasma e Alex Soros bën bashkë demokratët e SHBA, Rama dhe Hillary Clinton, fjalime për çiftin

Komentet e Fundit

  1. Dashi në Dasma e Alex Soros bën bashkë demokratët e SHBA, Rama dhe Hillary Clinton, fjalime për çiftin
  2. Dashi në Dasma e Alex Soros bën bashkë demokratët e SHBA, Rama dhe Hillary Clinton, fjalime për çiftin
  3. Edi në Dasma e Alex Soros bën bashkë demokratët e SHBA, Rama dhe Hillary Clinton, fjalime për çiftin
  4. Xoni në “Deputetët e rinj të nisin akademinë politike”, Rama jep tre porosi për mandatin e katërt
  5. Xoni në Shqipëria drejt zhvillimit të teknologjisë e industrisë, BERZH do financojë 900 mln euro
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?