Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministrja gjermane: Evropa duhet ta mbrojë rregullin global
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ministrja gjermane: Evropa duhet ta mbrojë rregullin global
AktualitetBote

Ministrja gjermane: Evropa duhet ta mbrojë rregullin global

Published: April 17, 2023
Shpërndaje

Evropa, jo vetëm që duhet ta mbrojë paqen e saj, por duhet të veprojë si mbikëqyrëse në gjithë botën, ka thënë ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, të hënën, pas bisedimeve që ka pasur për Kinën, me homologët e grupit të shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7).

Komentet e saj kanë ardhur pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, ka nxitur polemika, meqë në vizitën e tij të fundit në Pekin, ka thënë se Evropa duhet të shmangë “krizat që nuk janë tonat”.

Evropianët “nuk duhet të izolohen në territorin tonë. Ne nuk duhet të kufizojmë veten për të mbrojtur paqen evropiane, sepse është nën sulm”, ka thënë Baerbock në një konferencë për media në Japoni, ku është mbajtur takimi i diplomatëve të G7-ës.

- Publicitet -

“Ne duhet të veprojmë në mënyrë sovrane dhe të pavarur, me qasje të gjerë në botë, sidomos kur të tjerët veprojnë në dëmin tonë, ose në dëmin e të tjerëve”, ka shtuar ajo.
Baerbock, po ashtu, ka paralajmëruar se Kina “dëshiron të zëvendësojë rregullat aktuale ndërkombëtare, me rregullat e saj”, duke përmendur qasjen agresive të Pekinit në ujërat e kontestuar, siç është ndërtimi i ishujve artificialë.

Veprime të tilla “rrezikojnë rregullin ndërkombëtar në Indo-Paqësor. E gjitha kjo e bën të qartë pse është aq e rëndësishme, sidomos në këto kohë, që shtetet, të cilat besojnë në ligjin ndërkombëtar, të qëndrojnë bashkë”.

Përgjatë vizitës së saj të fundit në Pekin, javën e kaluar, Bearbock ka paralajmëruar për “skenar të tmerrshëm”, në rast të “përshkallëzimit ushtarak” në Ngushticën e Tajvanit.

Tajvani është ishull që vetëqeveriset, por të cilin e pretendon Pekini.

Autoritetet kineze besojnë se do ta kontrollojnë këtë ishull dikur, qoftë edhe me forcë./REL

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kafsha e çuditshme që tmerroi Mirditën: Historia e majit ’76 dhe e shoferit që i dha fund viktimave
  • Gjykata në SHBA bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027, pezullohet regjistrimi për Green Card
  • “Lista e zezë” e protestuesve, ekspertët: Shkel Kushtetutën dhe synon të frenojë protestat
  • VIDEO: Ministri i Jashtëm rus Lavrov mbërrin në SHBA me veshje të pazakontë pas 20 orësh fluturim
  • SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën në vlerë 2.1 miliardë dollarë

Komentet e Fundit

  1. Detari on SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën në vlerë 2.1 miliardë dollarë
  2. Zgjohuni, c’do vones per dorheqjen e krieministrit vetem se do tua shtoje pergjegjesit si bashkpuntor me krimin on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. ANA on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  4. Ethem Lalaj on Lobi i Teksasit: Si ndihmuan Berisha e Mediu fondet për prokurorin në këmbim të mbrojtjes nga SPAK
  5. Fatbardh on RRETHI I TIM ETI – Kujtimet e pabotuara, ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?