Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministrja gjermane: Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ministrja gjermane: Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën!
AktualitetBote

Ministrja gjermane: Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën!

Published: 12 Tetor, 2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, në një takim me homologen e saj në Kosovë, Donka Gërvalla-Schwarz,  theksoi se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën.

Si qeveri gjermane, ne kemi një qëndrim shumë, shumë të qartë për njohjen”, tha Baerbock. Ajo tha se Gjermania po punon në mënyrë aktive për anëtarësimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe kjo nënkupton njohjen reciproke. “

Fuqia e Bashkimit Evropian është se edhe nëse keni mendime të ndryshme në fusha të ndryshme të politikave, duhet ta mbrojmë njëri-tjetrin në rast nevoje, Ajo që kemi në nenin 5 të Traktatit të NATO-s është e sanksionuar edhe në traktatin evropian, angazhimi reciprok.”

- Publicitet -

Baerbock e tha këtë në konferencën e përbashkët me homologen e saj nga Kosova, Donika Gërvalla-Schwarz, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetareje lidhur me “disa propozime që qarkullojnë që Serbia ta lejojë Kosovën të hyjë në organizata ndërkombëtare, si në OKB, dhe si shpërblim të përfitojë një anëtarësim më të përshpejtuar në BE”, duke nënkuptuar kështu propozimin gjermano-francez për të cilin pati folur presidenti serb Vuçiç fundjavën e kaluar.

Gërvalla nga ana e saj tha se lajme të tilla, edhe ajo si ministre, i ka mësuar nga mediat lokale dhe kujtoi se Rusia ushtron ndikimin kryesor në rajon nëpërmjet lajmeve të rreme në media.

“Kishte raportime në mediat lokale, u publikuan disa faqe që unë si ministre e Jashtme e vendit tim i pashë vetëm në media. Nuk duhet të anashkalojmë faktin se ndikimi rus në rajonin tonë shprehet kryesisht përmes raportimeve të rreme në media”, tha kryediplomatja e Kosovës.

Por ajo shtoi se “ka vazhdimisht nisma shumë interesante që hidhen në diskutim nga partnerët tanë” dhe sqaroi edhe një herë qëndrimin e Kosovës. “Normalizimi në dialogun me Serbinë mund të kulmojë vetëm me njohjen reciproke”.

Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në OKB, ajo tha se “natyrisht është për të ardhur keq që nuk kemi vetëm zërin kundërshtues të Serbisë, por kemi edhe dy aktorë në Këshillin e Sigurimit për momentin, që do ta kundërshtonin pranimin e Kosovës. Dhe këto janë Rusia dhe Kina. Prandaj rruga e Kosovës për në OKB është ndoshta pak më e gjatë. Por kjo nuk do të thotë se ne mund të dorëzohemi dhe se mund të anashkalojmë faktin se Kosova e ka fatin e saj në duart e veta, sepse ajo që ne mund të bëjmë, pa Rusinë, pa Kinën, pa Serbinë, është që të punojmë në vendin tonë për demokraci. për progres, për shtetin ligjor, për një të ardhme më të mirë, për të rinjtë tanë.”

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë e quajti liberalizimin e vizave për Kosovën si “prioritetin më të lartë”. “Ne kemi kohë që po flasim për këtë. Që nga viti 2018, Komisioni tashmë i ka konfirmuar Kosovës se janë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave. Javën e kaluar ai konfirmoi përparim të mëtejshëm në fushën e sundimit të ligjit. Dhe tani ka ardhur momenti që jo vetëm të flasim. Tashmë nevojitet liberalizimi i vizave, dhe na takon neve si shtete të BE-së që ta realizojmë.”

Duke folur për takimin e së enjtes të ministrave të Brendshëm të BE-së në Bruksel, ajo tha se Gjermania ka bërë fushatë që kjo temë të kthehet në rend të ditës. “Dhe mund të premtoj se do të angazhohemi dhe që të sqarojmë të gjitha pyetjet dhe dyshimet që mund të kenë partnerët tanë në Francë, dhe që të mos ketë vonesa në zbatim.”

Dy politikanet folën edhe për Procesin e Berlinit, në kuadër të të cilit pritet të ketë një konferencë të ministrave të Jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, javën e ardhshme në Berlin. Po ashtu ato theksuan marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe, të krijuara edhe për shkak të mërgatës së madhe kosovare që jeton në Gjermani.

Kryediplomatja e Kosovës, falënderoi Gjermaninë për njohjen e lejeve të drejtimit të automjetit, prej të cilës sipas saj, deri tani kanë përfituar 12.500 shtetas të Kosovës, dhe tha se tani po punohet për arritjen e një marrëveshje për heqjen e taksave të dyfishta.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Koment
  • Igor thotë:
    13 Tetor, 2022 te 4:59 am

    E nderuare z Ministre e Gjermanise tue investuar dhe tue punuar se bashku me ushtrine Serbe nuk mundeni ta detironi Serbine qe ta njohi Kosoven,pse Serbise nuk i intereson anetaresimi ne BE pse ai ka Mosken dhe Kinen qe e mbrojne kurse ju te BE jeni te dobet ne moral Kosova esht i vetmi shtet ne Evrope qe nuk mundet te levize lirisht i njohur nga BE por i lene ne ruge ,shiqoni ne Hage jane te burgosur clirimtaret e popullit te Kosoves kurse ata qe bene nji gjenocide levizin sot lirisht ne Serbi kurse nuk interesohet per kete turp per BE.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, kreu i Vatikanit: Do t’ju shërbej në besimin dhe lumturinë tuaj
  • Merz do të verifikojë modelin italian të qendrave të emigrantëve me Shqipërinë
  • SPAK i sekuestroi telefonin ish-kryetarit të Kavajës, Policia: I gjenden fatura, kupona nafte dhe listë zgjedhësish
  • “Jetesa e shëndetshme”, Franca, shumë më e shëndetshme se Amerika, por kujdesi i saj mjekësor me probleme
  • Bobby Solo dhe Marco Zappa në një super koncert në Tiranë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Dashi në VIDEO| “Kemi nevojë për njerëz që na besojnë”, Rama në Forumin Ekonomik: Një epokë e artë mund të çelet për Europën
  2. demo në VIDEO| Rama dhe Macron nëshkruajnë memorandum për projektin e turizmit në Korçë
  3. vlonjati në Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit
  4. KCK Live ne Surrel në Mbyllet numërimi për Tiranën, Xhaçka i “rrëmben” mandatin Gjylametit me vetëm dy vota
  5. kavajsi në SPAK i sekuestroi telefonin ish-kryetarit të Kavajës, Policia: I gjenden fatura, kupona nafte dhe listë zgjedhësish
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?