Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministrja me doktoraturë kopje… Drejt rënies miti i “shkollës në Perëndim”?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ministrja me doktoraturë kopje… Drejt rënies miti i “shkollës në Perëndim”?
Lajmi i fundit

Ministrja me doktoraturë kopje… Drejt rënies miti i “shkollës në Perëndim”?

Published: April 13, 2024
Shpërndaje

Ministrja norvegjeze e shëndetësisë Ingvild Kjerkol ka dhënë dorëheqjen pas verifikimit të fakti se teza e saj e doktoraturës kishte qenë një kopje.

Pak muaj më parë, edhe ministrja e Arsimit të Lartë, Sandra Borch, u largua për të njëjtën arsye nga detyra pasi një student zbuloi se ajo kishte kopjuar.

Lajmi në fjalë hyn tashmë në normalen e faktit politik në Perëndim, ku edhe punimet kërkimore janë verifikuar të jenë në masë të madhe poshtë standardit dhe që shpesh u ikin filtrave. Dhe me këtë vjen edhe rënia graduale e një prej miteve më autoritarë për Perëndimin: atij të shkollës dhe shkencës.

- Publicitet -

Që në fakt mori goditje të madhe me pandeminë, kur u dëshmua se vala e zbulimeve dhe kërkimeve të shumëpropaganduara u reduktuan në kura të improvizuara dhe me një politikë publike shëndetësore që arriti kulmin me karanatinimin e detyruar dhe atë të vaksinimit të detyruar edhe për fëmijët e shkollave fillore.

Të mos harrojmë edhe skandalet e abuzimeve seksuale që prekin herë pas here institucione si ta zëmë i mirënjohuri Kolegji Europian i Bryzhit dhe vijmë kështu në një situatë ku kuptohet se sistemi politik europian nuk po funksionon si duhet.

Dhe ka ceduar te cilësia aq sa kredencialet akademike manipulohen për të bërë karrierë. Këtu lind vetiu një pyetje që ka rëndësinë e vet: sa qëndron si efektive relacioni mes karrierës profesionale dhe katapultimit në politikë?

Kjo pasi politika është një zeje që ka të tjera kritere për të konfirmuar suksesin dhe për aq sa mund të flasim si dëshmitarë të një kohe si kjo, ne po shohim se vendimmarrja nga teknokratët që janë moda e dy dekdadave të fundit, po gjeneron probleme serioze dhe sistemike.

Ekspertët duhen mbajtur në distancë dhe duhen konsultuar, por është gabim shumë i madh të besosh reformat te teknikë të cilëve shpesh u mungon vizioni dhe që nuk e kanë për gjë të bëjnë avokatin e kujtdo në emër të ligjit.

Edhe lidhja shkollim i mirë – e drejtë për të patur përparësi në politikë duhet parë më mirë, duke respektuar ligjësitë e politikës si profesion, që po dëmtohet shumë nga papagaj me diploma të mira.

ResPublica

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    April 13, 2024 at 9:19 am

    Kjo po vërehet në PERËNDIM,Po tek NE çndodh me U/PRIVATE QË HAPI SALIU 92-2013..!
    -Pse nuk largohen nga politika Ata/o që kan dalë me diplloma FALLCO,PLAGJIATURË..??

    Reply
  • Miti i titujve duhet të bjerë! says:
    April 13, 2024 at 9:59 am

    Kjo temë është e gjërë. Në Shqipëri i japin rëndësi titullit shkencor. Në çdo shkrim nuk mungon Prof. Dr. dhe paskësaj emri. Një gjë duhet të jetë e qartë, që vlera e Profesorit matet me vlerën e shkrimit dhe jo me titullin. Jam habitur se sa veta me PHD kishte në amerikë, edhe një asistente mësuese e ciklit të ulët. Ajo e kishte titullin, por kishte pranuar atë vënd pune! Titulli nuk të hap dyert për çdo punë dhe punëdhënësi sheh më shumë që të kesh bërë një punë të përafërt me atë që do të bësh. Në Shqipëri ndodh e kundërta. Titulli të hap dyert në karrierë. Mund të jesh specializuar në një drejtim, por vetëm se ke titullin të japin privilegjin që të bësh një punë tjetër. Po kështu është edhe karrierë politike dhe një nga arsyet kryesore që nuk shkulen nga politika që të bën të pasur. Një Prof. Dr. që shan nga nëna kundërshtarin e vet është i nivelit shumë të ulët dhe nuk ka lidhje me shkollën, por me formimin si njeri. Pra, titujt nuk të formojnë si njeri dhe ky mit i Shqipërisë duhet të bjerë.

    Reply
  • LEON says:
    April 13, 2024 at 10:03 am

    Lali Eri eshte me Letra Amerikane,Teta Balinda ka 7 diploma te Aviacionit,10 per Krociera Maritimo dhe 17 per Enrgjine e Gjelber.
    Eee moj Shkolla Cabeut,Domit,Kristian Bukuroshit,Egon Gjadrit,Radovickes,,Turdiut,..Ti paske qene Oksfordi,Kembrixhi,Sorbona,,Po s`ta dijne kimetin..
    Se keta sharlatanet me shkolla fallco THYENIN KOKEN ,RREZOHESHIN QE ME PROVIMIN E PARE N UNIVERSITETIN E TIRANES.

    Reply
  • mali says:
    April 13, 2024 at 1:51 pm

    Leo,lere Ballukun menjane se paska lindur me fat.
    Vizite e Rames ne France tregoi qe gjeli qe I dha Macronit ne pjate na paska qene gjysma gjel.
    120 milion euro vetem per Ballukun.
    “Me sy nuk e shikoj,me dore nuk e kap,fute ne qitap.”

    Reply
  • mali says:
    April 13, 2024 at 4:47 pm

    Diku lexova shkarazi qe kryeministri yne I nderuar paska studiuar ne france,kjo e dhene me rastin e vizites .
    Fatos Nano thote qe ka studiuar poshte urave me thonj palare dhe shiste ikona te vjedhura.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm
  • Grabitet vila e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro
  • Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  • Vrasja e Martin Canit, Apeli urdhëron vlerësim të ri psikologjik për autorin e dyshuar
  • Rama mbledh grupin e PS, mungon Spiropali. Zbardhet kërkesa për deputetët

Komentet e Fundit

  1. Replikuesi on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  2. nastradini on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Mufe on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  4. Kshu del nga komentusit on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  5. Ali Saliu on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?