Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!
Aktualitet

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

Published: February 10, 2026
Shpërndaje

“Reforma në drejtësi ka dështuar, ajo ndodhet në vdekje klinike”, kështu është shprehur analisti Skënder Minxhozi gjatë një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ndërsa komentoi reformën në drejtësi.

Minxhozi është shprehur kritik, duke thënë se tashmë dosjet e prapambetura në sistemin gjyqësor kanë kaluar 200 mijë, institucionet e reformes nuk po e kryejne funksionin e tyre dhe se dukshëm ka ardhur koha për ndryshime të aparatit ligjor të reformës.

“Kur thashë që ka ardhur koha për disa ndryshime mendoj se ky proces duhet të ketë një reflektim më të thellë sesa ai që po bëhet këto orë dhe që prek vetëm çeshtjen Balluku. KED është në gjumë, ILD nuk heton as dosjet për të cilat ka pasur vendime të Gjykatës së Strasburgut që i ka hedhur poshtë. KLP dhe KLGJ kanë ende vakanca gjyqtarësh dhe prokurorësh që nuk i plotësojnë duke lënë një boshllëk të frikshëm në të gjithë sistemin. Gjykata Kushtetuese shumë e nderuar që dikur hidhte “tuç” Sali Berishën me Karamanlisin për detin, sot është kjo që është dhe që të dhimbset me situatën që kalon. Mali i dosjeve të pagjykuara ka kaluar 200 mijë. Pra çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur që u nisëm për të vënë vetullat dhe kemi nxjerrë sytë”, tha mes të tjerash ai.

- Publicitet -

“Në Shqipëri nuk ka de facto proces gjyqësor, tha Minxhozi. Unë jam i bindur që, nëse në një sallë gjyqi nuk është arbitër gjyqtari, por prokurori që mund të përgjojë e hetojë gjithkënd, vetë procesi ka vdekur”, u shpreh ai.

Gjithashtu, ai theksoi se drejtësia e re ka treguar një dëshirë protagonizmi që dukeet se e ka shtyrë edhe tek pezullimi i zv.kryeministristres Balluku. “Unë mendoj se në këtë rast kemi të bëjmë me përplasje të një dëshirë për mosveprim nga ana e qeverisë, në lidhje me një numër problemesh që kanë dalë natyrshëm nga reforma, dhe nga ana tjetër nga një dëshirë për protagonizëm e vetë organeve speciale të reformës. Rama ka hezituar të bëjë kryeministrin, por ka preferuar të bëjë blogerin, kurse Spak ka menduar të marrë një rol publik dhe mediatik që e ka shtyrë të bëjë një faull duke hyrë në kompetencat e ekzekutivit.

Qeveria po planifikon të kryejë një ndërhyrje që do të mund të prekte aspektin e masës së pezullimit. Unë do të thoja se kjo është shumë pak dhe shumë vonë sepse jemi në vitin e dhjetë pas votimit për reformën dhe vitin e shtatë pas fillimit të punës së drejtësisë së posaçme. Rama ka hezituar gjatë të hedhë këtë hap duke u kufizuar tek mesazhet publike e jo tek veprimi konkret. Edi Rama nuk eshte drejtues podcasti, ai eshte kryeminister e duhet te flase me akte konkrete.

Modifikimet ligjore pas kaq shumë viteve s’duhen përjetuar si fundi i botës por si një proces fiziologjik që synon të korigjojë aspekte që natyrshëm kanë krijuar përplasje, mbivendosje, kaos dhe shkelje standartesh e të drejtash.

Personat që viheshin nën hetim linçohen mediatikisht nga filtrime dosjesh të përzgjedhura në mënyrë selektive. Në anën tjetër u zbulua dhe kemi vënë re me kalimin e viteve që procese të mbyllura që opinioni publik nuk kishte nga t’i merrte vesh siç është vetingu i gjyqtarëve e prokurorëve, në momente të caktuara u kthyen në pazare të gjësë së gjallë. Vetingun e kanë kaluar persona që nuk duhet të ishin fare pjesë e drejtësisë së re, por duhet të ishin përjashtuar me ceremoni nga sistemi për shkak të rekordeve problematike që kanë lënë pas vetes.

Nënshtrimit de facto i procesit gjyqësor në disa nivele ndaj institucionit të akuzës speciale më duket defekti më i madh që ka sot reforma në drejtësi. Që do të thotë se në Shqipëri, e përsëris, nuk ka de facto proces gjyqësor, tha ai. Ndëshkimi i elitës politike duhet të ndodhë në procedurë dhe në respekt të standarteve të demokracive të konsoliduara dhe të respektimit të të drejtave të njeriut. Duhet drejtësi jo thjesht ndëshkim!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • demo says:
    February 10, 2026 at 1:04 am

    Jeni rrace e felliqme Ju Minxhozo! Ju keni qene,jeni dhe do te jeni Talpa e nendheshme e Diktaturave.Ju e derguat karabinerine fashiste tek Qemal Stafa,Ju i sherbyet si agjente Enver Hoxhes,Ti po i sherben Monarkohajdutit Edi Rama.
    Reforma ne Drejtesi nuk ka deshtuar,POR KA TRUMFUAR.Leri demagogjite,se po ju hiken 1200 ci deges brendshme me hikjen e Rames.Drejtesia e Reformuar SPAK po ja pret kthetrat e gjata hajduteve qeverritare,qe nga nivelet e kryebashkiakeve deri lart tek kryeministri dhe bashkepunetorja Belinda hajdutja.KA DESHTUAR QEVERRIA HAJDUTE,jo Reforma ne Drejtesi,qe solli ne krye te Drejtesise djem te rinj me shkolle Magjistrature,me integritet te larte profesional,te Pakorruptueshem,.jo si puna jote mi gjirizesh,1200 inc ne sherbim te cdo pushteti.I ke mbush ato exit pollet ne fitoret zgjedhore te Rames?Njerez si puna jote Minxhozo i krijojne dhe mbajne ne fuqi Diktaturat,Rrofte Drejtesia e Reformuar.Rrofte SPAK!

    Reply
  • chp says:
    February 10, 2026 at 3:06 am

    Në se ka nje fakt kozmik qe nxjerr zbuluar cullak Drejtesine e Reformuar ajo eshte DOSJA NR 1 E KOMBIT qe quhet Maskara e Peshkepise..Kjo dosje duhej hapur e para se Vrasja e bere nga terroristet e MAVI-it eshte mbylluar dhe nuk ka autore
    Prokurori i dosjes Eugen Beci me aq sa thote ne intervistat sipas fakteve dhe dokumenteve Beleri duhet kerkohet nga drejtesia shqiptare si pjesmarres ne vrasje..dhe te arrestohet.
    Zoti Eugen thote qe pas ardhjes se Berishes ne pushtet fashikulli me i rendesishem i kesaj dosje eshte zhdukur..
    Perse Spaku nuk eshte marre me kete dosje te vere ne vend dinjitetin e kombit
    Pse Spaku ne menyre kriminale pranoi Fredi Belerin ne votimet e Himares dhe tani ky terrorist po permjerr viktimat e tij me bolet e Salipalikarit..SEPSE VRASJA E PESHKEPISE KA TE DYSHUARIN KRYESOR TE DOKUMENTUAR
    .
    Si ka mundesi qe kryekomandanti i Forcave te Armatosura me ner me thone Saleh Berishaj te cilit Fredi Beleri me banden e tij i vrau ushtarake dhe perdhosi ushtrine ka disa vite qe ben koalicjon me Mavi-n e Belerit nje organizate terroriste me nje ndryshim se Beleri kallashin e nderroi me kollare ne LGBT e Brukselit..
    Ka ardhur koha te themi qe me pak i keq ishte bari bio i Enverit se spermazoidet e Belerit ku te pakten 3 pjestare kamikaze te Spakut kane lidhje me Patridhen e Progonatasit..
    –
    Si ka mundesi qe shtypi shqiptar dhe shoqeria civile ka heshtur per denimin e kupoles se UCK dhe jane turrur te gjithe ne breckat e Arjoles dhe tenderat e Ballukut qe pjesen e luanit e ka dinastia e Berishajve me Ulajt dhe Gecin..Turp !

    Reply
  • Skypion says:
    February 10, 2026 at 4:56 am

    Ja pra si vetediskretitohen gazetaret e socialistes!
    Kur arrestoheshin lideret e Opozites me radhe, brohorisnin ne kor: rrofte drejtesia e re, rrofte SPAK! E per ta bere sa me te besueshme lojen mashtruese, te njejten brohorime edhe kur arrestoheshin njerez nga radhet e tyre, natyrisht me miratimin e Rames; madje ne kete rast edhe ca me shume, meqe u jepte shkas per te argumentuar qe: ja, drejtesia eshte me te vertete e pavarur meqe po godet edhe brenda mazhorances!
    Ne ate kohe, drejtesia ishte shembull suksesi dhe me shendet te plote!
    Po tani qe i eshte afruar monstres?!
    Tani, drejtesia ka deshtuar dhe eshte ne vdekje klinike…
    Ju kam folur shpesh per propaganden e socialistes, per shkak te se ciles, jo thjeshte jam alegjik kesaj ideologjie, por kam njesi neveri te papershkrueshme.
    Kur mendonin se drejtesia e re ishte ne krahun e tyre dhe mund ta perdornin si te donin ndaj kundershtareve politike, por edhe “armiqve te brendshem”, propaganda e tyre e ngrinte ne qiell ate.
    Sot qe u ka hyre frika se nuk mund ta kontrollojne si dikur, e peshtyjne, e fyejne dhe e perdhosin si nje kufome te urrejtshme.
    Si mund te mos i neverisesh keta qenie te peshtira qe e quajne veten socialiste?!

    Reply
  • 1thundrak says:
    February 10, 2026 at 5:10 am

    Jane produkte incesti

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?