Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Senati italian miraton marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë, 500 mijë përfitues
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Senati italian miraton marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë, 500 mijë përfitues
Lajmi i funditPolitike

Senati italian miraton marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë, 500 mijë përfitues

Published: March 5, 2025
Shpërndaje

Senati italian ka miratuar me 129 vota pro dhe asnjë kundër marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë, prej së cilës përfitojnë si shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali, ashtu edhe shtetasit italianë që jetojnë në Shqipëri.

Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj dhe rreth 4 mijë italianë që kanë leje qëndrimi në Shqipëri, përpos atyre që kanë biznese.

Kështu bazuar në marrëveshje, shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali apo italianët që janë në Shqipëri, përfitojnë nga Sigurimi i Përgjithshëm i Detyrueshëm për pension invaliditeti, pleqërie dhe familjar të punonjësve të punësuar, trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar si artizanë, tregtarë, fermerë dhe sigurimin për përfitimin për sëmundjet, ku përfshihen edhe tuberkulozi dhe shtatzënia, sigurimin e papunësisë.

- Publicitet -

Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, personat që janë në prag pensioni duhet të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore respektiv (shqiptarët në Itali dhe italianët në Shqipëri), duke bërë të mundur marrjen e dy pensioneve, sipas viteve të punës që kanë paguar kontributet.

Marrëveshja garanton që asnjë qytetar të mos humbasë asnjë ditë kontribute, pavarësisht prej vendit ku ka punuar, duke mundësuar krijimin e kushteve ligjore për përfitimin e pensionit në të dy vendet.

Për të marrë pension në Itali duhen minimalisht 20 vite punë, ndërsa në Shqipëri duhen minimalisht 15 vite. Dhe me këtë marrëveshje të gjithë ata që nuk plotësojnë kushtin minimal të viteve të punës, kanë mundësi të përfitojnë sepse vitet e punës bashkohen.

Ata që kanë 10 vite punë në Shqipëri, e më pas emigruan dhe bënë edhe 10 vite punë në Itali, do përfitojnë pension, duke marrë dy pensione: i pari nga Italia për aq vite punë që kanë atje dhe i dyti nga Shqipëria për vitet e punës që kanë bërë këtu. Pra secili shtet, do paguajë sipas viteve të punës respektive.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Ilirjan says:
    March 5, 2025 at 3:12 pm

    Falemnderit, Grazie Giorgia Meloni e Falemnderit Edi Rama…me ne fund… finalmente! Mbetet vetem firma e presidentit Mattarella, jo me shume se dy jave dhe… gezuar gjithe shqiptareve te Italise!

    Reply
  • Një shqiptar në Itali says:
    March 5, 2025 at 3:55 pm

    Grazie Italia , siete nostri grandi amici ! Për pak vite , mar dy pensione , në Shqipëri dhe në Itali . Si unë edhe mijra shqiptarë të tjerë që kanë punuar në Itali . Grazie Rama , grazie zonja e hekurt Meloni . Viva Italia .

    Reply
  • Ppp says:
    March 5, 2025 at 4:28 pm

    Ata qe vertet perfitonin kane dale ne pension me kohe dhe u dogjen
    Vertet mendoni se marrveshja pas 35 vjetesh ishte pa qellim?
    90 % e atyre qe kishin vite pune ne shqiperi kan dale ne pension
    Mjaton qe te themi ata qe sot perfitojne kishin 32 vjec kur lane shqiperine
    Pas 10 vjetesh askush perfion me nga kjo marrveshje sepse nuk kan me vite pune ne shqiperi sepse shum te rij
    Itali i ben llogarite e saj me se miri
    Mjafton te permendim bashkimin familjar qe benin shqiptaret prinderve te tyre me pare perfitonin mjeksine falas por kur shteti italia pa se po dilte pa leverdi sot mjeksia per pensionistet shqiptar qe vijne ne itali paguhet dhe paguhet goxha ne vit

    Drejtsi e vonuar drejtesi e munguar
    Keshtu edhe kjo marrveshje nga pikpamja ime
    Kes

    Reply
  • edi says:
    March 6, 2025 at 7:39 am

    Nuk e di se si mund te perfitojne 500000 shqiptare kur shumica e shqiptareve ne prag pensioni i kane mbushur ose i mbushin 20 vjet pune ne Itali keshtu qe e marrin pensionin pa pasur nevojen e ketij ligji. Edhe un qe kam 12 vjet qe nuk punoj me dhe si kam 20 vjet pune tani bej 71 vjeç dhe me takon pensioni pa pasur nevojen e ketij ligji. Ne Shqiperi “shyqyr zotit me 18 vjet pune plus 2 vjet ushtri pensioni me doli 9800 leke por fale perkujdesjes se qeverise qe “mendon” gjithmone per ne pensionistet ka shkua gati 11000 leke.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?