Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Miratohet doza e vaksinës e përshtatur për variantin Omicron
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Miratohet doza e vaksinës e përshtatur për variantin Omicron
AktualitetBoteShendetesi

Miratohet doza e vaksinës e përshtatur për variantin Omicron

Published: August 31, 2022
Shpërndaje

Agjencia amerikane për ushqimet dhe ilaçet, FDA, dha autorizimin të mërkurën për injeksione përforcuese kundër COVID-19 të prodhuara nga kompanitë Pfizer dhe Moderna, të përshtatura për variantin Omicron. Vaksinat e reja, kanë si objektiv nënvariantet BA.4 dhe BA.5 të virusit, ndërsa qeveria amerikane përgatitet për një fushatë të gjerë vaksinimi gjatë vjeshtës që pritet të fillojë brenda disa ditësh.

Vaksinat e reja përfshijnë gjithashtu variantin fillestar të virusit ndaj të cilit u krijuan të gjitha vaksinat e mëparshme. FDA-ja dha autorizimin e vaksinimit për gjithë individët nga mosha 12 vjeç e lart që kanë marrë serinë e dozave fillestare. Agjencia rekomandon një periudhë 2 mujore nga dita e marrjes së vaksinës përforcuese, një interval më i shkurtër se periudhat e rekomanduara më parë.

Dr. Peter Marks, një zyrtar i lartë i agjencisë amerikane për ushqimet dhe ilaçet, FDA, i cili mbikëqyr vaksinat, tha se shpreson që vaksinat të ofrojnë mbrojte shumë të mirë kundër sëmundjes simptomatike.

- Publicitet -

“Nuk e dimë ende nëse do të arrijmë në të njëjtin nivel, por ky është qëllimi”, tha zoti Marks.

Qeveria ka filluar punën për një fushatë në vjeshtë, e cila mund të nisë menjëherë pas takimit të enjten të grupit të ekspertëve të jashtëm të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe drejtoresha e agjencisë Rochelle Walensky të bëjë rekomandimin përfundimtar.

Shtetet e Bashkuara kanë siguruar më shumë se 170 milionë doza të të dy vaksinave në përpjekje për të shmangur efektet më të rënda të një rritjeje të mundshme të infeksioneve pas rihapjes së shkollave dhe fillimit të motit të ftohtë që i detyron njerëzit të shpenzojnë më shumë kohë në ambjentet e brendshme. Kjo mund të jetë vaksina e fundit kundër COVID-it e ofruar falas për të gjithë amerikanët, pasi qeveria planifikon t’i zhvendosë ato në tregun komercial vitin e ardhshëm./ VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?