Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Miratohet plani për zgjatimin e Lumit Lana nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar, Veliaj: Familjet do të marrin në pronësi aq metra katrore sa kanë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Miratohet plani për zgjatimin e Lumit Lana nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar, Veliaj: Familjet do të marrin në pronësi aq metra katrore sa kanë
AktualitetPolitike

Miratohet plani për zgjatimin e Lumit Lana nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar, Veliaj: Familjet do të marrin në pronësi aq metra katrore sa kanë

Published: July 12, 2022
Shpërndaje

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kreu i Bashkisë Erion Veliaj njoftoi një tjetër projekt që do të nisë së shpejti në kryeqytet. Bëhet fjalë për zgjatimin e Lumit Lana nga pjesa e Pallatit me Shigjeta, e deri në Kashar. Veliaj tha se familjet, objektet e të cilave i prek projekti, edhe nëse nuk i kanë të legalizuara, do të dëmshpërblehen me aq metra katrore sa kanë aktualisht.

“Ne sot miratojme atë që quhet plani për rialokimin dhe bëhet fjalë për 24 struktura rezidenciale, me çertifikatë pronësie që i përket 26 familjeve, 211 strukturat e tjera janë në tokë të Bashkisë. Janë në tokën tonë, por nuk po i përzëmë. Po u themi: “Na lini të bëjmë shtëpitë tamam, që mos t’i marrë Lana përpara, dhe të gëzoni edhe për faktin që jeni në buzë të një super bulevardi”, se vazhdon me bulevardin “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, dhe ndërkohë është tokë e shtetit. Nuk do i lëmë pa shtëpi, do marrin aq sa kanë, por ne do të vazhdojmë të urbanizojmë Tiranën. Janë 9 struktura që janë akoma në proces verifikimi dhe 71 parcela tokash, disa më të vogla dhe disa më të mëdha”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se puna në qytet do të vijojë edhe pse sabotuesit do të vijojnë të pengojnë. “Siç e dini, kemi marrë një kredi nga Banka Europiane e Investimeve. Një kredi për të cilën plotfuqishmërinë nuk e morëm kurrë nga Ilir Meta, si sabotuesi kryesor i projekteve në Tiranë. Unë kam parë kryetar bashkie qe do të bëhet president, por president që do të bëhet kryetar bashkie, hera e parë që e dëgjoj. President që do të bëhet brigadier komunale është akoma më e rrallë. Ka bllokuar çdo projekt, përfshi edhe këtë”, shtoi Veliaj.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Komentet e Fundit

  1. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?