Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Miratohet rritja e pagave në administratë, hyn në fuqi në 1 korrik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > VIDEO: Miratohet rritja e pagave në administratë, hyn në fuqi në 1 korrik
EkonomiLajmi i fundit

VIDEO: Miratohet rritja e pagave në administratë, hyn në fuqi në 1 korrik

Published: June 26, 2024
Shpërndaje

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimet për rritjen e pagave në sektorin publik.

Kjo u bë e ditur nga Ministri i Financave, Ervin Mete, në komunikimin me mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ministri informoi se me miratimin e vendimeve të sotme avancohet faza e dytë e politikës së rritjes së pagave, e cila ka nisur në vitin 2023, fazë nga e cila përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të administratës shtetërore.

Ministri theksoi faktin se me zbatimin e kësaj politike paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë Lekë.

- Publicitet -

“Pagat e rritura fillojnë të aplikohen në 6 mujorin e dytë të vitit, pra duke filluar nga 1 korriku, me një kosto të përllogaritur prej afro 11 miliardë lekësh për këtë 6 mujor të dytë të vitit dhe me një kosto totale buxhetore prej afro 40 miliardë lekësh”, u shpreh Mete.

Nga politika e rritjes së pagave, vijoi më tej Ministri Mete, do të përfitojnë: punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar; punonjësit e sistemit shëndetësor; punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit (Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi); si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.

Nga ana tjetër, Ministri Mete informoi se, me ndryshimet ligjore të miratuara, parashikohet të realizohet indeksimi i të gjitha pagave në administratën publike me normën e inflacionit në fuqi, indeksim që do të realizohet në vazhdimësi çdo dy vjet, duke filluar nga viti 2026.’- tha Mete.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se do të ketë rritje pagash edhe për zjarrfikësit.

Ministrja e Arsimit tha se ‘Paga mesatare e punonjësve të arsimit do të jetë 950 euro!’

“Paga mesatare e punonjësve socialë në shkolla 910 €, e punonjësve të sigurisë në shkolla 800 €”, u shpreh ministrja.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Humoristi says:
    June 26, 2024 at 11:54 am

    Do Zoti edhe kjo nuk eshte rrene si tjerat perpara saj!,per rritjen oensioneve rrenat kane hyre ne kalendrat greke me dekada!?

    Reply
  • nje punonjes buxhetor says:
    June 26, 2024 at 3:22 pm

    …rritja e pagave ne ADMINISTRATE…

    Ka nga 2013 ne pushtet kjo qeveria Rama “e prane shtresave ne nevoje’ e asnjehere te vetme nuk ka artikuluar termin
    “rritJe pagash per punonjesit BUXHETORE”
    Neper spitale nuk ka vetem Mjeke, por dhe shofere ambulancash, sanitare, oksigjeniste, laborante etj punonjes por keta ashtu si tere Buxhetoret e tjere nuk kane pare asnjehere rritje pagash ne keto vite te qeverise Rama
    …pervec ADMINISTRATES sigurisht.

    Reply
  • arsimtari says:
    June 26, 2024 at 3:34 pm

    Propagande qesharake e asaj Manastirlijes qe pasi e “ndriti” Shendetesine e kane postuar te “ndreqe” Arsimin – ajo flet per paga mesatare 950Euro por pa e thene se flet per paga Bruto qe nuk e merr askush ne dore. Ajo 950 Euro Bruto perkthehet ne 700 Euro ne dore . Gjithe kjo propagande me rritje gjoja pagash eshte nje farse.
    Nuk ka kurrfare rritje pagash – ne Shqiperi ka vetem rritje cmimesh
    ato sa ka nderment te shtoje qeveria nuk jane as kompensim i rritjes cmimeve qe perdite rriten.

    Reply
  • Mirësia says:
    June 27, 2024 at 5:05 am

    Vendimet për të gjitha problemet duhen të merren në një kohë të caktuar dhe mbas një studimi të thellë nga specialistët përkatës. Kur edhe ligjet merreshin të pamenduara dhe jo nga profesionistë përkatës ja pamë hajrin (ligjet mbi pronat) ligj themelor i sistemit demokratik, sot akoma nuk janë zgjidhur këto probleme, prandaj dhe investimet janë të pamundura, prandaj dhe zhvillimi ekonomik mbeti në një stanacion. Ligjet e mendura mirë i rezistojnë kohës dhe i japin mundësi zhvillimit ekonomik të vendit. Prandaj dhe në kuvend zgjidhen të mënçurit, ato që me punën e tyre i paraprijnë progresit në të gjithë fushat e jetës sonë. Por edhe rritja e pagave kërkon një punë sistematike, të mirëfilltë me shumë seriozitet e përkushtim në të gjitha nivelet e administratës shtetërore dhe grupet e ndryshme të interesit. Në rast të kundërt bën një shpërndarje jo të drejtë dhe të duhur të buxhetit të shtetit. Këtu shihet dhe në një farë mënyre konsolidimi i shtetit, sesa drejtë e bën vlerësimin e punës të qytetarëve të tij.

    Reply
  • Vigjilenca says:
    June 27, 2024 at 6:19 am

    Kur këta punonjës të administratës shtetërore kanë një rrogë të pamjaftueshme për të përballuar me sukses jetën e tyre dhe të familjeve të tyre si ka mundësi që disa punonjës të administratës duke filluar nga ministrat dhe më poshtë në drejtimin e administratës, kanë bërë një pasuri të konsoliduar dhe të tjerë dhe ekonomi të jashtëzakonshme.? Por të paktën edhe për qeverinë kryetarit të qeverisë i mungon informacioni?

    Reply
  • edi says:
    June 27, 2024 at 6:36 am

    Ne kohen e Berishes kur beheshin rruge opzita e atehershme e akuzonte qeverine per vjedhje ( dhe megjithmend vidhej) se ku u gjeten gjithe keta rruge kur ne jemi nje vend i vogel, Kur qeveria e Berishes kerkoi te miratoheshin 3 igjet per te hapur negociata me BE Rama jo vetem nuk pranoi por arriti deri atje sa ti shkruante BE-se se ne nuk ishim gati,kurse tani qe eshte ne pushtet nderimi i rrugeve nuk ka te mbaruar,dhe kur opozita nuk firmosvjedhjet e kesaj qeverie ( qe jane disa fish me te medha se qeveria e Berishes i ben ata armiq te popullit megjithese jane njerezit e kesaj qeverie e te ketij pushteti qe denohen perdite per korrupsione vjedhje !

    Reply
  • Asd says:
    June 27, 2024 at 7:49 am

    Perdorimi i termit 900 euro eshte mashtrim qe bie ne sy per ty parametra ;
    – perdorimi i termit “euro” pasi euron e ka fundosur mafia e droges dhe BSH,
    – Nuk permendet qe paga eshte bruto, pra po te krahasosh me pagen bruto para “shteses” ne realitet rritja do te jete 2000 leke.
    Po te punoje me mire mafia e droges dhe BSH per uljen e euros, me siguri shume shpejte rrogat do te shkojne 2000 euro ne muaj, pa bere asnje ndryshim tjeter pervec deklaratave qeveritare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?