Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
HistoriLajmi i fundit

Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë

Published: July 12, 2026
Shpërndaje

Gramoz Pashko (11 shkurt 1955 – 16 korrik 2006) ka qenë një nga figurat më komplekse të tranzicionit politik dhe ekonomik në Shqipëri.

Ai lindi në Ersekë të Kolonjës dhe ishte i biri i Josif Pashkos, një zyrtari të lartë dhe ministri gjatë regjimit komunist. U diplomua për Ekonomi në Universitetin e Tiranës në vitin 1977 dhe më pas mori titullin Profesor Doktor. Dha mësim për vite me radhë në Fakultetin Ekonomik.

Ishte një nga figurat aktive të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990. Pas zgjedhjeve të para pluraliste, në qershor  1991, shërbeu si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Ekonomisë në Qeverinë e Stabilitetit të drejtuar nga Ylli Bufi.

- Publicitet -

Pati përplasje të forta ideologjike dhe personale me Sali Berishën dhe u largua nga Partia Demokratike. Bashkëthemeloi Partinë Aleanca Demokratike (PAD). Në fund të jetës, u rikthye në strukturat e PD-së dhe u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar të saj.

Humbi jetën në mënyrë tragjike më 16 korrik 2006 në plazhin e Palasës ku pësoi një aksident të rëndë, pasi u rrëzua duke goditur kokën pas shkëmbinjve. Për shkak të gjendjes së rëndë, u organizua transportimi i tij emergjent drejt Barit, Itali, me helikopterin qeveritar Bell 222.

Gjatë natës, duke fluturuar mbi Adriatik, helikopteri u rrëzua në det. Në këtë tragjedi humbën jetën 6 persona: Gramoz Pashko, djali i tij 24-vjeçar Ruben Pashko, mjeku që e shoqëronte, inxhinieri dhe dy pilotët e mjetit fluturues. Rrethanat dhe shkaqet e sakta të rrëzimit të helikopterit mbetën të mbuluara nga shumë pikëpyetje dhe debate publike.

Në 20-vjetorin e kësaj tragjedie, Sefer Pasha, ish-shefi i gatishmërisë së Gardës së Republikës, sjell një dëshmi përmes syve të njeriut që drejtonte Sallën Operative. Rrëfimi i tij nga arkiva e gazetës DITA rindërton kronologjinë e ankthit nga telefonata e fundit e kolonel Vangjel Çondit në orën 21:50, tek alarmi i kuq që përfshiu më pas të gjithë.

Autori përshkruan përpjekjet e dëshpëruara të radistëve për të kapur një sinjal nga “Bell 222”, deri në sekondën fatale të orës 02:17, kur mjeti u zhduk. Rrëfimi zhvishet nga zyrtarizmi dhe kthehet në një dramë njerëzore ku Salla Operative kthehet në “odë morti” dhe ku vetë autorit i ra barra e rëndë të dëgjonte e të përcillte lajmin e rëndë për disa nga familjarët.

Nga Sefer Pasha

Më datën 16 korrik 2026 mbushen 20 vjet që tre nga pilotët më të mirë të aviacionit shqiptar në Gardën e Republikës, Vangjel Çondi, Demush Heba dhe Qemal Koni nuk janë më mes nesh. Sa herë që dëgjoj zhurmë helikopteri në imagjinatën time vjen imazhi i tre pilotëve të zhdukur atë natë korriku të vitit 2006.

Më ngjan sikur kolonel Çondi do t’më thotë: – “Jam Vangjel Çondi. Të flas nga Thethi, Mitrovica, Korabi, Shishtaveci, Tomorri, Këndërvica, Llogoraja…

Dhe telefonata e fundit: “Salla Operative e Gardës! Fiksoni orën 21.50 minuta, data 16 korrik 2006. U nisëm për Bari të Italisë për të mjekuar doktor Gramoz Pashkon. Me mua janë Demush Heba dhe Qemal Koni”.

Aparatura e Sallës Operative të Gardës në “trurin” e saj mban të regjistruara të gjitha bisedat. Po kjo bisedë e fundit e Vangjel Çondit a është ruajtur? Do të ishte fat sikur zëri i kolonel Çondit të ishte e të shumëfishohej në disqe e të përdorej për ndonjë këngë për tre pilotët e dekoruar me Medaljen e Artë të Shqiponjës.

—-

Si shef i gatishmërisë së Gardës së Republikës e kam hequr në kurriz tmerrin e asaj nate. I drithëruar në drejtimin e Sallës Operative të Gardës më terreshin sytë tek ndiqja marramenthi fije për pe tragjedinë dikund e askund.  Isha i pari që disa familjarëve u kam përcjell lajmin e kobshëm të zhdukjes së helikopterit dhe vdekjes së njerëzve të tyre të dashur

Në vesh më gjëmojnë thirrjet: – Alo! – Kolonel Çondi përgjigju! Demosh Heba përse e ke mbyllur celularin! Qemal Koni më dil në radio! – Alo! – Alo! Ministria e Mbrojtjes! Kulla e kontrollit ajror të fluturimeve të Rinasit, jepni informacion për kordinatat ku ndodhet helikopteri “Bell 222”? Përgjigju Kulla e Barit, e Malit të Zi, e Maqedonisë, Serbisë, Greqisë…

Përpjekje të dëshpëruara. Heshtje varri. Të gjithë gardistët me kufjet në vesh japin e marrin, por s’ka asnjë sinjal. Bëjmë dhe ribëjmë llogaritjen e kohës. Helikopteri “Bell 222” duhet të kishte mbërritur në Bari.

Në orën 02.17 të datës 17 korrik 2006 pati kontaktin e fundit me radio me Kullën e Rinasit. Vangjel Çondi si pilot i parë raportoi kordinatat. Ndodhej rreth 27 milje detare, 45 kilometra në perëndim të Durrësit në lartësinë rreth 1000 metra. Menjeherë pas këtij raportimi helikopteri u zhduk nga radari.

Të gjithë në Gardë janë në ankth. Informacion kërkon Presidenti, Kryeministri, ministrat, ambasadori amerikan e të tjerë. Në sallën Operative për pak minuta mbërrijnë nga Prokuroria, Shërbimi Informativ Kombëtar, SH.K.B – ja, nga të katër anët. Kontrollohen proces – verbalet, mbërritja në Helodromin e Gardës prej Korçës, e çdo lloj dokumenti e detaj që lidhej me zhdukjen e helikopterit që po transportonte për kurim në Itali Gramoz Pashkon.

Më kërkon informacion një nga të afërmit e pilotëve të zhdukur dhe unë i përgjigjem me ato që di. Folësi që ishte nje emër i njohur i aviacionit shqiptar, heshti për pak në fund të bisedës dhe pastaj tha me një zë të cilin nuk do ta harroj kurrë: – “Familjet të hapin dyert e mortit”.

Nuk dua ta besoj. – S’gabon Vangjel Çondi u them punonjësve. Ka një jetë që është pilot i parë për presidentë e  kryeministra. Ka bërë fluturime në Gjermani, Itali, Francë, Greqi, Maqedoni, e në Mal të zi. Në nëntëdhjetë e shtatën ka shpëtuar jetë njerëzish të gjymtuar nga plumbat, të cilët i çonte nga Vlora për në Janinë.

E pabesueshme që në kohë normale ai Vangjel Çondi, Demush Heba e Qemal Koni të bëjnë aksident ajror me helikopter. Ata janë mjeshtra e dinë ku të fluturojnë e ku të bëjnë ulje të detyruar. E kanë shkelur Shqipërinë çdo pëllëmbë. Po kështu njohin edhe Italinë.  Vangjel Çondi për të shpëtuar jetën e një turisti në Alpe e futi helikopterin në një shteg skifterësh. Nuk ka asnjë dështim. Vetëm triumfe të njëpasnjëshme.

Një nga kolonelët e shtabit të Gardës Qemal Pepiu më jep kurajo: “Ke të drejtë. Vetëm Vangjel Çondi nuk gabon”.

I ngarkuar emocionalisht e sillja në imagjinatën time kolonel Çondin kur vinte në Sallën Operative të Gardës për tu njohur me gjendjen e motit. “Dhe pastaj moti u prish” – bëja shaka me një fjali nga një tregim i Heminguejt.

E pata takuar për herë të parë në sekretarinë e Shtabit të Gardës. Shtypte një material për një fluturim në Kosovë. U çua në këmbë. Ishte i gjatë si lisat rrotull Syrit të Kaltër në Sarandë ku kaloi fëmininë. – Është Vangjel Çondi – më tha sekretarja, Moza. – E njoha nga zëri iu përgjigja. Komunikojmë në radio kur ka fluturime.

– Jemi takuar ma ktheu Vangjel Çondi në pranverën e 1999 në Fushën e Gjasë në Valbonë kur sollëm ambasadorin amerikan, sa kishte mbaruar lufta e Kosovës. U çudita me pamjen dhe  sjelljen. Po ky nuk ngjan fare me pilotët belbëzova me vete. Pilotët janë hije rëndë.

Çdo minutë që kalonte i shtonte dramës një gur tjetër të rëndë mbi qafë. Një nga këshillëtarët e Kryeministrit, thotë i pari se s’ka më shpresë. U përpilua lista e plotë e personave në helikopterin, “Bell 222”. Ata ishin Vangjel Çondi piloti i parë, Demush Heba, pilot, Qemal Koni,  inxhinier fluturimi. Aleksandër Baloi, mjek reanimator, Gramoz Pashko dhe Ruben Pashko, i biri i Gramoz Pashkos.

Listën e vara në pjesën ballore të sallës operative për ta parë të gjithë ata që lypnin informacion e hynin e delnin njëri pas tjetrit. Salla Operative e Gardës u kthye në një “odë” morti.

Një nga ministrat preku me gisht emrin e Ruben Pashkos dhe nisi të lotojë. Më pyeti për ngjarjen e Gramozit në bregdet në jug. Iu përgjigjëm me ato që dinim. Gramoz Pashko ishte rrëzur nga shkëmbinjtë dhe kishte përfunduar në det. Mjeku i fshatit Dhërmi, Kosta Çipa, i kishte dhënë ndihmën e parë por gjendja e tij ishte e rëndë. Në orën 15 një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë e solli urgjentisht në Tiranë. Helikopteri tjetër për në Bari të Italisë u nis rreth orës 21.50 të datës 16 korrik 2006. Ministri nuk dëgjoi më gjatë. Iku.

Sytë nuk i ndaj nga lista e personave të zhdukur. Fiksohem tek Qemal Koni, inxhinieri më i talentuar i fluturimeve, mjeshtri i mirëmbajtjes dhe i gjendjes teknike të helikopterit, “Bell 222”. Ishte ai që firmoste nisjen e helikopterit për fluturim. Edhe për fluturimin për në Bari doemos që do merrej mendimi i tij. U përfshi vetë në treshen e pilotëve.

Kisha drekuar me të pak ditë më parë në Maminas të Durrësit. Në restorant të gjithë e përshëndetën sikur të ishte deputet i zonës. I zoti i lokalit i pagoi dhe drekën. Qemali më kishte porositur t’i gjëja librin “Flutrim natën”,  të Sent – Ekzyperit, i cili kishte qenë pilot dhe shkrimtar dhe që kishte humbur jetën në një tragjedi ajrore. Tragjeditë nuk ngjajnë kurrë.

***

Situata rëndohet. Kuptoj se brenda gjëmës nuk ka asnjë shteg për fjalën e mirë. Ndihem ngushtë kur kërkojnë lajme të reja familjarët. Le të dalin dhe të tjerët  në telefon – them me vete. Gratë e pilotëve Martha, Afrora e Razia, i përballoj. Po nënës së Ruben Pashkos? Kush mund ti përgjigjet asaj?

Ka kaluar ora 3 e natës. Gjithçka rreth meje rrotullohet. Në palcën e këtij kaosi radistët hamendësojnë e çfarë nuk thonë. Pilotët mundet ta kenë ulur helikopterin në fund të ndonjë honi ku s’ka asnjë fije vale. Broçkulla – i them vetes. Katastrofa ka ndodhur.

Zgjas kokën në dritare shoh yjet mbi Dajt. Nuk ka më asnjë shpresë . Atje tek Ylli i Mbrëmjes janë Vangjel Çondi, Demush Heba e Qemal Koni.

DITA

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
40 Comments
  • Filoeuropiani says:
    July 28, 2022 at 11:51 am

    Cfare ndodhi?
    Ra ne gropen që hapi vete e që quhej “Terapi Shoku”. Futi dhe te birin.
    Mori dhe ca gjynahqare te tjere… E sa mijëra të tjerë…
    Ndiqeni fillin me vemendje qe nga aksidenti ne Dhermi e deri momentin e urdhrit per te fluturuar ne ato kushte dhe me atë mjet pa parametra. Asgje nuk funksiononte. E kishin shkatërruar. E kishin shkaterruar qe ta ndertonin nga e para. Te ndertohej vetë se kapitalizmi keshtu funksionon. E quajten “Terapi shoku” qe ne menyre tragjikomike mori me vete ideologun e saj. Cfare fundi mjeran!
    Keqardhje per pilotët…

    Reply
    • Alban Dega says:
      July 28, 2022 at 1:44 pm

      “DOKTORI QE PER TE SHPETUAR NJE TE VDEKUR VRAU 5 TE GJALLE”

      Ku eshte titulli i shkrimit tim me rastin e asaj tragjedie tek gazeta “ Koha Jone” e NIkoll Lesit nje dite pas asaj tragjedie njerezore.
      Si mund te nisej nje helikopter pa sistem navigimi per fluturime naten me 6 veta ne bord!?
      Kete e di vetem Sali Berishe gjithckditesi !!!
      Per Gramozin personalisht mendoj se mori ndeshkimin nga Zoti per teorite e tij rrenimtare te “ Kuotes Zero” dhe “ Cekut te Bardhe” bashke me Genc Rulin, sigurisht edhe me bekimin e Mareshallit qe rrenuan 46 vjet djerse dhe gjak te popullit shqiptar dhe vrane ndjenjen e punes.
      Ato kane qene dy piramidat e para te demokratures berishiste ne Shqiperi !
      Nje doktor tjeter shqiptar bythelepires i Berishes nga Italia beri nje replike ndaj atij shkrimi dhe mori nje pergjigje te merituar me titull “ Sheroje veten Doktor…!”
      Nuk u ndje me.

      Reply
      • Trapajane hesapi says:
        August 2, 2022 at 9:19 am

        Ty ,autori i Gardes,te dhimsen pilotet dhe tekniku ,apo Gramoz Pashko,pardesyja e bardhe e cekut te bardhe te Intelegent Servisit.Demi qe Ka bere eshte i vlefshem per denimin me vdekjen.Dhe meqe nuk e beri ligji ,e beri ai qe qendronte mbi ligjin.

        Reply
        • Anonymous says:
          July 13, 2026 at 7:27 am

          Ul

          Reply
        • Dito says:
          July 14, 2026 at 2:26 am

          Komente me vend nga njerez qe vuajten ne supe terapine e shokut.

          Reply
      • Alex says:
        August 3, 2022 at 6:38 pm

        Gramoz Pashko se bashku me Blendi Gonxhen vihen ne sherbim te agjentures greke ne vitin 1995.Dhe therriten nga lobi grek ne Amerike per te dhene deshmite e tyre .Sikur qeveria Shqiperise po persekuton minoriterin greke ne jug te Shqiperise. Me shume per minoritetin grek qahej Blendi Gonxhe sepse ai e ka dhe nusen greke. Dhe ne 1997 e dime te gjithe cfar ndodhi. Ky ishte Gramoz Pashko.

        Reply
        • Mersin says:
          August 4, 2022 at 12:03 pm

          Më kujtove Bilbil Pashë djalin, për të cilin kam shkruar edhe këtu tek Dita. Dhimbje për pilotët mik dhe shkrimi, që në titull duhet t’u kushtohej atyre.

          Reply
    • Alban Dega says:
      July 28, 2022 at 1:45 pm

      TRAGJEDI

      Reply
  • tirana says:
    July 28, 2022 at 12:02 pm

    ky ishte ai qe shkaterroi shqiperine Zoti e denoi . Keqrdhje per te birin dhe te tjeret. Thjeshte nje bukeshkale nje vemje

    Reply
    • Sporting says:
      July 31, 2022 at 10:06 pm

      Ky idhte legeni me i madh dhe zoti e denoi i dha cekun e bardhe bythqirit

      Reply
  • ALBAN DEGA says:
    July 28, 2022 at 1:45 pm

    “DOKTORI QE PER TE SHPETUAR NJE TE VDEKUR VRAU 5 TE GJALLE”

    Ku eshte titulli i shkrimit tim me rastin e asaj tragjedie tek gazeta “ Koha Jone” e NIkoll Lesit nje dite pas asaj tragjedie njerezore.
    Si mund te nisej nje helikopter pa sistem navigimi per fluturime naten me 6 veta ne bord!?
    Kete e di vetem Sali Berishe gjithckditesi !!!
    Per Gramozin personalisht mendoj se mori ndeshkimin nga Zoti per teorite e tij rrenimtare te “ Kuotes Zero” dhe “ Cekut te Bardhe” bashke me Genc Rulin, sigurisht edhe me bekimin e Mareshallit qe rrenuan 46 vjet djerse dhe gjak te popullit shqiptar dhe vrane ndjenjen e punes.
    Ato kane qene dy piramidat e para te demokratures berishiste ne Shqiperi !
    Nje doktor tjeter shqiptar bythelepires i Berishes nga Italia beri nje replike ndaj atij shkrimi dhe mori nje pergjigje te merituar me titull “ Sheroje veten Doktor…!”
    Nuk u ndje me.

    Reply
  • M. SH. says:
    July 28, 2022 at 3:30 pm

    Per nje ngjarje te thjeshte (dhe tragjike) ky fare autori (“esseisti”), e kam pare dhe ne ca gazeta te tjera, ben ca shkrime te gjata, terkuze e konfjuze, qe edhe vete ai rrezik se e kupton se cfare shtjellon nga fillimi ne fund.

    Ne keto 30 vitet e fundit nje shumice njerezish (ish officere, shofere, kamarjere etj…) u duket vetja se jane shkrimtare, gazetare apo historiane dhe oburra perpara: zhgarravit ne kompjuter e hidh ne gazete!

    Reply
  • demo says:
    July 29, 2022 at 8:13 am

    Shkaterrimin ekonomik e sjellin kafshet qe zbresin nga shpellat,te paditurit dhe llustraxhijte e fasadave.
    Intelektualet Ekonomiste,profesore nuk projektojne shkaterrim,,.
    Sado dembel,rufjan,i korruptuar te ishte Fatos Nano,,e ngriti shtetin nga hici dhe nuk e la nje katastrofe ekonomike si Sali Berisha dhe Edvin Rama.
    Ja kane lene Gramoz Pashkos Kuoten 0 dhe cekun e bardhe.
    Po pse nuk germoni ca me thelle te shikoni se keto jane premtimet e ambasadorit amerikan Rajerson,.Per cekun e bardhe dhe kuoten 0 therriste edhe Sali Berisha me zagarin Hajdar hajdari.
    Po gjini ore maskarenj origjinen..KJO ESHTE STRATEGJIA EKONOMIKE QE ZBATOI R.F.GJERMANE per rimekembjen e Gjermanise Lindore pas Bashkimit. Keta kujtuan se Amerika do te behej DADA mekuese per Shqiprine, Amerika nuk e rrujti fare,,dha nja 60 miljon dollare per OJQ ra dhe per ca shkolla qe nuk ju njihet diploma. Gramoz Pashko nuk qe asnje dite ne krye te puneve.Maloku sherret jo vetem qe i mori partine,por e ruante si ARMIK I POPULLIT.

    Reply
  • Heminguej says:
    July 29, 2022 at 3:18 pm

    O Sefer po si nuk e the nje fjale te keqe per kete Gramozin qe nuk e di pse me kujton gomarin, apo ndoshta qe nga basureti dukej si vella i gomarit ( Jo i Ing Fatos Pashkos per te cilin kam respekt). Gramozi ishte negativ ne do aspekt, i shemtuar, memec, shpirt keq dhe na hiqej te dukej feminist. Kam qen student i tij ne lenden “Histori Doktrinash Ekonomike” se vetem kete dinte te jepte, nuk ia kishte haberin ne te tjera ky qe aplikoi terapine shok vdekjen e atdheut. Lenda e tij ishte e trashe sa gishti i vogel i nje femre. pra diku tek 100 faqe. Mesohej permendesh se ishte perralle. Kur shkojme ne provim me bjen pyetja me thjeshte, 10 ishte e sigurte. Ne komision ishte vetem ky dhe na kishte ulur nje studente te klases tone nga me te dobtat krah tij. Ne fund marr librezen i sigurte qe kisha marr 10, por…shoh 6, nuk i besova syve dhe kthehem e pyes po pse profesor. Shiko me thote se nuk i ke me te mira notat tjera. Ca te beja , isha nga Veriu. Keq me vjen per djalin por per Gramozin a nuk ka me thell se fundi i detit.

    Reply
  • Adi* says:
    July 29, 2022 at 4:30 pm

    Nuk e lexova shkrimin. Gramoz Pashko ishte një qelbësire , asgje më shumë. Nje qelbesire e tipit BerishaNanoRama.

    Reply
  • Hasan Spahiu. says:
    July 31, 2022 at 2:16 pm

    Gramozi?E kam pas ne lagje,te rruga e Elbasanit.Pallatin ku baboja e ndante rruga e elbasanit dhe 50 m.rruga Budi.Sme Ka pelqyer asnjehere.Mblidheshim te cangjellat e parkut sportiv.Sa vinte ai,as pershendetje ,as te degjonte se per cfare flisnin,por ,qe nga Larg “Milani,Milani fitoi”.Me nje fjale “ku me ha e ku ma ve”.Ne 1991,shkoi ne takim me puntoret e kombinatit “Josifi pashko”.U kerkonte voten per PD.Pasi e degjuan nje puntor kerkon leje te flase.Gramosi i entuziazmuar i jep fjalen.Puntori-“Shokut Gramoz,do ta japin voten per PD por me nje kondite.Te shkosh e ti besh shurren Atij monumenti ne hyrje te kombinatit”.Gramozi u cua dhe u larguar nen talljet e puntoreve.U mesuar ngjarja ne tirane.Ma thane dhe mua.Shkova ne shtepi dhe ia tregova babait Tim.Ai me t’ha :-“Gramozi mund tia bente shurren sepse Josifi nuk eshte babai i tij.Babai i tij biologjik eshte Nevzati Haznedari”.Me nje fjale,Pune kopilash pa tru.

    Reply
    • Hasan Spahiu. says:
      July 31, 2022 at 2:18 pm

      Gramozi?E kam pas ne lagje,te rruga e Elbasanit.Pallatin ku baboja e ndante rruga e elbasanit dhe 50 m.rruga Budi.Sme Ka pelqyer asnjehere.Mblidheshim te cangjellat e parkut sportiv.Sa vinte ai,as pershendetje ,as te degjonte se per cfare flisnin,por ,qe nga Larg “Milani,Milani fitoi”.Me nje fjale “ku me ha e ku ma ve”.Ne 1991,shkoi ne takim me puntoret e kombinatit “Josifi pashko”.U kerkonte voten per PD.Pasi e degjuan nje puntor kerkon leje te flase.Gramosi i entuziazmuar i jep fjalen.Puntori-“Shokut Gramoz,do ta japin voten per PD por me nje kondite.Te shkosh e ti besh shurren Atij monumenti ne hyrje te kombinatit”.Gramozi u cua dhe u larguar nen talljet e puntoreve.U mesuar ngjarja ne tirane.Ma thane dhe mua.Shkova ne shtepi dhe ia tregova babait Tim.Ai me t’ha :-“Gramozi mund tia bente shurren sepse Josifi nuk eshte babai i tij.Babai i tij biologjik eshte Nevzati Haznedari”.Me nje fjale,Pune kopilash pa tru.

      Reply
      • Ethem Lalaj says:
        July 12, 2026 at 5:43 pm

        ME LEJE ?
        -A KISHIN FJETUR PILOTËT QË U NISËN NATËM.?
        -ELIKOPTERI A ISHTE I PRESIDENTIT GJAKPIRS.?
        GRAMOZI A ISHTE KONGURENTI TIJ QË NGA 1991.!
        -PO P.ARBNORI,A.SPAHIA,S.ZHULALI..12 DRRJTUES KRYESOR TË PD PSE U ELEMINUANË.?
        -E KENI DËGJUAR PARO LAÇIN NGA ITALIA.?..AI THOT:AI..MBANTE PILULA HELMI JESHILE NË XHEP.?
        -PSE U NXOR NË PRITË A.HAJDARI.?
        -PO S.OLLDASHI ÇPATI.?
        -PO GERTI BOGDANIN KUSH E HELMOI.?
        -NGA 1991 JANË VRARË MBI 22.000 ME GRUSHTE SHTETI..
        -CILI ËSHTË MISIONI I UDB,ASFALISË.?
        -A E KA MBARUAR MISIONIN DHËNDRRI SËEBISË.?
        -KEQARDHJE PËR TË 4 TË TJERËT PËRVEÇ STIJ TË TEORISË SHOCK.!

        Reply
  • demo says:
    July 31, 2022 at 3:04 pm

    Nqs.ka vertet nje Martyr te Demokracise,qe dha gjithcka PER LIRINE ,por mori gjemen nga kjo parti dhe nga Djalli qe vazhdon ta koLLondrise,,KY ESHTE GRAMOZ PASHKO.

    Reply
  • dyshuesi says:
    July 31, 2022 at 5:13 pm

    Se si u rrezua nga shkembi dhe se si u zhduk nga radari nuk ka mundur ta sqaroje njeri ne menyre shterruese. Gjynaqaret me te medhenj jane mjeku qe e shoqeronte dhe i biri . Pilotet e kane te qarte rezikun e profesionit , si te thuash e kane pranuar ate. A e pati hak kete tragjedi Gramozi ? Per sa kohe nuk kemi nje shpjegim te arsyeshem bazuar ne fakte na ngelet te themi “punet e Zotit”. Thuhet se dikush e kishte mallkuar Gramozin “te humbtë varri” .

    Reply
  • Sporting says:
    July 31, 2022 at 10:07 pm

    Ky idhte legeni me i madh dhe zoti e denoi i dha cekun e bardhe bythqirit

    Reply
  • tio says:
    July 12, 2026 at 7:58 pm

    po ju te redaksise perse e keni vene kete shkrim? qe te shahet e poshterohet Pashko?
    sic e shikoni eshte vetem nje koment pozitiv, gjithe te tjeret kundra
    nuk e besoj se qe ky qellimi por ju si te paafte qe jeni kujtonit te kunderten
    keshtu nje pozicion absurd keni kapur edhe per protesten, mbeshtesni ca halabake e injorante, nuk shkruat nje fjale, as e permendet ngjarjen e felliqur me review negative kunder bisneseve, doemos se kete Erebaren e keni kontributor kryesor
    te jem pronari ju zboj me shkelma nga redaksia, qje qe nuk ben vaki se pronarja eshte me keq se ju
    jeni don Kishote te gjithe
    dhe tani censurojeni komentin sipas zakonit

    Reply
  • demo says:
    July 13, 2026 at 4:16 am

    Nga e thena ne te bere eshte ne mes nje det i tere;. Ka thene terapine e shockut,cekun e bardhe,kuoten 0.Te gjitha keto nuk pati mundesi ti realizoje edhe nqs i ka thene,sepse e shkarkoi Sali Berisha nga Qeverria Stabilitetit ne 4 dhjetor 1991.,E shpalli armik mocionist dhe deri ne vdekje ishte armik i qeverrise dhe Partise qe themeloi..
    Keto te gjitha Industri,ekonomi,ushtri i xeroi Sali Berisha,i nxorri te tera ne Reforme,Dy gure ne themele nuk i la,Jo nivel 0,por nivel minus ,,CFARE ISHTE NDERTUAR GJER NE 1990.Por nuk kishte kryeminister Gramoz Pashkon,,kishte Alexander Mexin.
    Per te bere,sa qe zv.kryeminister ne Qeverrine e Stailitetit,Gramoz Pashko beri Antaresimin ne organizatat ekonomike Evropiane,si Fondi per zhvillim,,Banka Boterore,Traktati Helsinkit e ca te tjhera qe s`me kujtohen..Per cfare ka bere gjykohet.
    Nga e thena ne te bere eshte ne mes nje det i tere.

    Reply
  • reshit lala says:
    July 13, 2026 at 4:24 am

    Mos e vranë Gramoz Pashkon , se dinte shumë?!

    Reply
    • Aldrin says:
      July 13, 2026 at 1:22 pm

      Aman more, ne Shqiperi dihen te gjitha. Palacolleqet behen hapur dhe me deklarime te forta qe do behen, duan apo nuk duan shqiptaret.
      Cfare dinte Gramozi qe nuk di gjithe Shqiperia?

      Reply
  • Greta says:
    July 13, 2026 at 4:42 am

    E “palosi” Saliu si shokët me Olldash, Sereq, Arborin….. e shumë të tjerë…

    Reply
  • Anna Anna says:
    July 13, 2026 at 8:43 am

    Ka dëshmi përtej Adriatikut se: Helikopteri i hodh në erë…Lind pyetja:Kush qe i interesuar për vdekjen e Gramoz Pashkos?!…

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    July 13, 2026 at 10:36 am

    Shoh shume shkopinj mbi te vdekurin Pashko. Si ka mundesi?! Thuhet që i vdekuri eshte para gjygjit te madh, te Zotit, ndersa nga njerezit meriton nje grusht dhe. Dibranet e kane nda ndryshe kete llaf.
    Dikush, sapo hyri ne nje fshat, sheh qe po percjellnin nje te vdekur te varrezat. “Kush ka vdekur? ” – pyeti. – ” Filani”, iu pergjigjen.
    – ” Ndaloni”, – u thote atyre qe e mbanin arkemortin, dhe e godet me shkop te vdekurin. “Ç’ bere, o i marre?” – Nuk jam I marre, pergjigjet. Sa qe gjalle nuk ma ktheu borxhin. Paska prtiur te vdesë… Ndaj dhe une ia dhashe “kusurin”…
    Gjithsesi, Pashkon e ndau shpejt vdekja nga politika, dhe e shpetoi nga mekatet e pafund te politikaneve protagoniste te djeshem dhe te sotem. Prandaj kursejini shkopinjte. Do na duhen per keta te tjeret…

    Reply
  • Xha jaho says:
    July 13, 2026 at 11:02 am

    Artikulli nuk preku asgje nga ajo qe intereson lexuesit.
    Cfare u fol ne radio derisa ishin ne kontakt? A folen per probleme teknike, per dicka qe nuk shkonte ne udhetim?
    Koha ishte e pershtatshme? Ndoshta binte shi e kish eré te forte?
    Ke shkruar 10 faqe dhe sna the gje

    Reply
  • Aldrin says:
    July 13, 2026 at 1:24 pm

    Sefer Pasha, na e bere mishin pupuriqe pupuriqe..
    Po si more Sefer, i shkule floket, apo jo?
    Kaq cope gomari je, dhe shkruan gjithe keto budallalleqe?
    Ushtarak ke qene ti, apo fshesaxhove?

    Reply
    • Zaza says:
      July 13, 2026 at 4:55 pm

      E vrau saliu o sefer ja ke fut kot.

      Koloneli dinte per helmimin e nje diplomati qe ishte bere nga saliu
      Qellimi te zhdukej koloneli se gramozi ishte vdekje klinike.
      Mbase kuptoni o njerez.

      Reply
  • drejtesi e munguar says:
    July 13, 2026 at 4:01 pm

    Ne kete 20-vjetor te ndarjes nga jeta te piloteve,mjekut dhe djalit te Gramozit e te tijen le te jete nje homazh per jetet e humbura.Mendoj se lufta per ndarje pasurish ia erri syte Gramozit.Vdekja e tyre ishte tragjedi per familjet .Nuk mendoj qe Zoti te ishte kaq mizor,ndoshta dora e njeriut beri gjemen.Ne politike kryen “vepra”qe nuk mund ti imagjnosh.

    Reply
  • Doktorri says:
    July 13, 2026 at 4:59 pm

    O sefer te pyeti koloneli ne radio qe helikopteri nuk ishte per udhetim naten dhe sa kishte ardh nga njenudhetim nga korca me shokun sali qe dha urdher te niset per bari kur gramozi koshte vdekur ne kome 2 pike
    Nuk kthehej ne jete tritani ja tha saliut kete qe gramozi nuk kthehet po sal djalli kishte qellim te hiqte kolonelin qe ishte dijeni te vrasjes se nje diplomati te huaj.

    Reply
  • chp says:
    July 13, 2026 at 5:32 pm

    replike modeste me komentuesin e nderuar ” Llaf Dibre”
    Komenti juaj me pelqeu dhe shume komente te tuat ne te kaluaren gjithashtu.
    Por me “P” te madhe
    Ka nje veprim kriminal te Gramoz Pashkos ne 2005
    kur ne Podiumin e hapjes se fushates elektorale te atij viti
    ne menyre spektakululare u puth me Usaliun e Marikes ne tribune ashtu si qen te tjere te rrahur…
    –
    Ne nje fare menyre edhe nga varri kufoma si te Gramoz Pashkos apo Azem Hajdarit
    po na rrahin ne te gjalleve me kallamin e gjate te Viqidolit
    qe na i kane lene peshqesh Vampirin e Viqidolit qe edhe pse i shker..dheu familjarisht
    i lepine perseri bobolet e tij te fishkuara..
    .Besoj ne mirekupimin tuaj

    Reply
    • ¿? says:
      July 14, 2026 at 11:58 am

      Eh, s’ke ç’i ben, kur je i fiksuar, je i fiksuar. Viqidoli ketij chp aka yçi me nente i ka bere nje tatuazh te pafshijshem ne tru, sigurisht mbas atij me te madh dhe te zi qe i kishte lene Enver Bastardi. Pastaj ka edhe nje zakon te keq prej njeriu qe vuan nga mania e madheshtise, nuk mjaftohet me komentet e veta, po u ve vulen edhe komenteve qe bejne te tjeret.

      Reply
  • Anonymous says:
    July 13, 2026 at 8:50 pm

    Vetëm shikoni emrin Sefer,domethenë spiun,të gjithe Seferat kështu ishin,te pakten ata qe njoha unë!hahahah blla,blla,blla miku mendon se behet i ëndesishëm kështu.

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    July 14, 2026 at 8:28 am

    I nderuar “chp”. Feleminderit per repliken dhe rezervat qe shpreh mbi komentin tim. As nuk pretendoj te them te pakrtikueshmen, nuk kam as tagrin.
    Lidhur me argumentet qe sjell, te paret tane kane thene keshtu: Gjakun ta fal, por fyerjen dhe poshterimin jo. Edhe une, kur pashe Pashkon (jo vetem ai) qe u ul ne preherin e Berishes, pas atij poshterimi dhe çnderimi qe u beri, pyeta veten: Mire qe dinjitet nuk paskan – fundja dinjiteti nuk eshte e thene per kedo – por qenien njeri si è perdhosen kaq neveritshem brenda vetes.
    Pershendetje.

    Reply
  • ¿? says:
    July 14, 2026 at 11:59 am

    E mer Llaf pi Dibre ta paska ferkuar ky chp dhe ty te qeka ngref.

    Reply
  • OO8 says:
    July 15, 2026 at 4:35 pm

    Puna e ” Demokracise ” ishte loja !!! Kush u permbys qe ndodhen ndryshimet ?!?! ” Komunizmi” ishte marifet per te shkaterruar Europen e Bardhe , ishte nje loje Zio-Angleze, qe filloi teorikisht me Merks-Engels, dhe e vazhdoi Lenini, ku me parate e Rothchildeve, zbatoi ne terren tere intrigen, me shume dhune e miliona te vdekur te pafajshem.
    Pra, loja vazhdoi, ” Komunizmi” u zevendesua e Demonizmin , korrupsion,droge, dhe tere rinia ndahet ne banda kriminale, me qellimin, luftra civile te padeklaruara.

    Reply
  • Avokati i popullit says:
    August 12, 2026 at 9:32 pm

    E VERTETA LAKURIQ E TRAGJEDIS GRAMOZ PASHKOS E RIVALIT ME TE PA PERBALLUSHEM TE SALIUT. SALIU SI BABA I KRIMIT, BABA I MANIPULIMIT, BABA I EGOIZMIT, BABA I PABESIS, BABA I TRADHETIS, BABA I FRIKES, BABA I HAKMARRJES, BABA I TE GJITHA TE ZEZAVE DHE POSHTERSIVE QE IMAGJINATA E NJERIUT NUK I KAP. AI KURDISI PLANIN ME DURIMIN QE KANE VETEM POLIAGJENTAT. AI ME ANE TE NJE PULLUMBARI MASAKROI NEN UJE NE MES SHKEMBIJVE GRAMOZIN KUR AI GJUANTE NEN UJE ME PUSHK UJI. TE GJITHA KETO DO I DENONCONTE GRAMOZI PASI TE KUROHEJ NDAJ AI I VURI DINAMITIN NE HELIKOPTER KESHTU AI SIGUROI MBIJETESEN E TIJ. PER FSHEHUR DYSHIMET PAGOI MILIONA PER TA GJETUR HELIKOPTERIN OSE TRUPAT.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?