Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Mitsotakis nuk është demokrati që hiqet”, media gjermane thotë se Greqia po rrëshket në autoritarizëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Mitsotakis nuk është demokrati që hiqet”, media gjermane thotë se Greqia po rrëshket në autoritarizëm
Bote

“Mitsotakis nuk është demokrati që hiqet”, media gjermane thotë se Greqia po rrëshket në autoritarizëm

Published: September 3, 2022
Shpërndaje

 

Miliona evropianë mundën të përjetojnë sërish këtë verë anën e këndshme të Greqisë: diellin, plazhet dhe mikpritjen. Për shumë arsye Greqia është një destinacion i preferuar për pushuesit në Evropë.

Kjo gjë ndoshta ndihmon në shpjegimin e arsyes pse qeveritë në kryeqytetet e tjera evropiane, duken të lumtura teksa anashkalojnë aspektet më të pakëndshme të partnerit të tyre në Bashkimin Evropian.

- Publicitet -

Komisioni Evropian dhe gjykata të ndryshme janë fokusuar prej kohësh tek erozioni që ka pësuar demokracia në vendet anëtare si Hungaria dhe Polonia. Por deri më tani, askush në Bruksel, Berlin apo Paris nuk është dukur shumë i shqetësuar pse Greqia, nën udhëheqjen e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, është duke rrëshqitur gjithnjë e më shumë drejt autokracisë.

Mitsotakis paraqitet në publik dhe media si një reformator liberal që ka përmirësuar perspektivat financiare dhe ekonomike të vendit të tij. Por ai nuk ka shumë qejf të flasë mbi shkeljet e panumërta ligjore që kanë konsumuar dhe konsumojnë nëpunësit civilë grekë në administratën e tij.

Sidomos në lidhje me politikën e emigracionit, qeveria greke e ka shfuqizuar në thelb ligjin ndërkombëtar dhe atë evropian. Gjatë 2 viteve të fundit, personeli grek i sigurisë ka kapur mijëra refugjatë duke i detyruar me dhunë që të rikthehen në Turqi.

Po ashtu ata i kanë përdorur si skllevër emigrantët e tjerë, për të ndihmuar në këto dëbime të paligjshme. Në raste të tjera, zyrtarët grekë i kanë çuar azilkërkuesit në det duke i braktisur atje mbi disa gomone plotësisht të pasigurta. Dhe thuajse asnjëherë asnjë zyrtar grek nuk detyrohet të japë llogari para ligjit për krimet e kryera në kufijtë e vendit.

Nga ana tjetër, ajo që ndodh shpesh, është se ata që dokumentojnë krime të tilla gjenden nën një presion shumë të madh. Për shembull organizata joqeveritare, JOSOOR, që është angazhuar prej 2 vitesh e gjysmë në ndihmë ndaj viktimave të dëbimeve të dhunshme në det, u detyrua së fundmi të pezullonte operacionet pas disa muajsh ngacmimesh dhe presionesh nga agjencitë greke.

Anëtarët e organizatave të tjera humanitare janë persekutuar si trafikantë emigrantësh. Ndërkohë gazetari i “Der Spigel”, Giorgos Christides, është sulmuar si një “agjent turk” në mediat pro-qeveritare greke. Sulmi erdhi pasi “Der Spiegel” publikoi një raport javën e kaluar në lidhje me zyrtarët grekë që refuzuan të ndihmonin një vajzë siriane 5-vjeçare që po vdiste në një ishull në lumin Evros.

Në vend të reagimit, qeveria greke sulmoi gazetarin Christidesin për përdorimin e metodave të paligjshme për të marrë kontakt me prindërit e viktimës. Është pikërisht kjo lloj zhvendosje e fajit, që është bërë një praktikë e zakonshme në Athinë. Greqia e sheh veten si vendlindja e demokracisë. Por Mitsotakis ka zgjedhur gjithnjë e më shumë metodat më të zakonshme të përdorura nga autokratët.

Ai dhe njerëzit e tij e kanë shndërruar gënjeshtrën në një shtyllë qendrore të strategjisë së tyre të lidershipit. “Der Spiegel” dhe media të tjera mediatike kanë përpiluar një listë të madhe provash mbi dëbimet e paligjshme të kryera nga Greqia. Agjencia evropiane kundër korrupsionit e ka konfirmuar vërtetësinë e këtyre raporteve.

E megjithatë qeveria greke vazhdon të këmbëngulë në mënyrë të turpshme se nuk po kryen asnjë gjë të tillë. Brukseli e ka toleruar për një kohë shumë të gjatë kursin antidemokratik të Mitsotakis, ndonjëherë edhe duke e mirëpritur atë. Në këtë mënyrë, Athina e ka degraduar themelin mbi të cilin zhvillohet diskursi i vërtetë demokratik.

Në Indeksin e Lirisë së Shtypit që përpilohet çdo vit nga organizata Reporterët pa Kufij, Greqia është sot në vendin e fundit midis vendeve anëtare të BE-së. Ndërkaq në një sondazh të kryer nga Reuters, vetëm 7 për qind e grekëve thonë se media në vendin e tyre është e lirë dhe e pavarur.

Njëkohësisht, nën udhëheqjen e Mitsotakis, Greqia është shndërruar në një shtet mbikëqyrës. Kohët e fundit, shefi i shërbimit sekret grek u detyrua të jepte dorëheqjen, pasi u zbulua se një politikan kryesor i opozitës dhe një gazetar ishin nën vëzhgim nga agjencitë shtetërore. Shkalla në të cilën Mitsotakis mund të jetë përfshirë personalisht në këtë incident, nuk është sqaruar ende plotësisht.

Në radhë të parë i takon vetë votuesve grekë që të ndalin rrëshqitjen e vendit të tyre drejt autoritarizmit. Zgjedhjet në Greqi janë planifikuar të mbahen vitin e ardhshëm, dhe grekët do të kenë mundësinë të vendosin se në çfarë lloj vendi duan të jetojnë, dhe si duhet të jetë  politika e qeverisë së tyre mbi emigracionin.

Por edhe BE-ja ka një rol për të luajtur në këtë situatë. Brukseli e ka toleruar prej kohësh kursin antidemokratik të Mitsotakis, ndonjëherë edhe duke e mirëpritur atë. Gjatë një vizite

të kryer në vitin 2020 në lumin Evros, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen iu referua Greqisë si “mburoja e Evropës”.

Dhe vendet anëtare të BE-së shprehin fshehurazi gëzimin e tyre që rojet kufitare greke i kthejnë mbrapsht azilkërkuesit, pavarësisht se çfarë metodash përdorin ata. Kur Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock vizitoi Athinën në muajin korrik, ajo u bëri thirrje autoriteteve greke që të hedhin dritë mbi akuzat që bëhen në lidhje më këtë çështje.

Ajo dukej e vendosur, por thirrja ishte gjithsesi shumë e çuditshme. Pasi tek e fundit, faktet mbi abuzimet e shumta me emigrantët janë vërtetuar mirë dhe prej kohësh. Në rast se Bashkimi Evropian i merr seriozisht normat e veta,  është koha që të nisë vendosjen e sanksioneve kundër Greqisë për shkeljen e tyre.

Nga Maximilian Popp “Der Spiegel”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Phoenix says:
    September 3, 2022 at 12:48 pm

    Diktaturat jane ne te gjithe Europen, dhe epiqendra e Super Diktatures jane teknokratet dhe burokratet e BE-se ne Bruksel. Eshte vertet per te qeshur me keto artikuj. Apo kaq shpejt harruan se c’fare u bene Europianeve, me pseudo-pandemine e Covid-19. Nejse, media te shitura, gazeturece qe lexojne skripte dhe hipokrizi kudo.

    Reply
  • MUÇUA I TANES says:
    September 3, 2022 at 12:52 pm

    feta mori dhjavoli, qiparizi extramori pidhi…me nie fjale greket jane kriminela

    Reply
  • mali says:
    September 3, 2022 at 1:22 pm

    Gazetat ne gjermani si kudo ne bote botojne shkrime me pagese dhe nuk mbajne pergjegjesi .Ligji e ka qe pergjegjesi mban autori i shkrimit.Shtypi eshte demokratik,i hapur per kedo.

    Reply
  • reti11 says:
    September 3, 2022 at 1:46 pm

    sa per punen e emigracionit, i jap te drejte! Me ligjet e kushtetutes, do permbytej europa! Ata po mbrojne EU-ne, ne nje fare menyre. Brravo!

    Reply
  • demo says:
    September 3, 2022 at 4:21 pm

    Eshte e drejte e qeverise se nje vendi te mos pranoje emigrante.
    Eshte e drejte e popullit te Greqise te mos pranoje emigrante,qofte edhe shqiptare.Le te ndertojne jeten ne vendin e tyre.Po i pengoi qeverria,te permbysin qeverite,derisa te gjendet nje qeverri qe te punoje per popullin dhe jo per oligarket.

    Reply
  • robert thomanikaj says:
    September 3, 2022 at 7:36 pm

    Nuk mund te mos i japesh te drejte gazetes gjermane te sensacioneve ‘Bild’ dhe ministres se jashtme Berbok mbi keqtrajtimet e shtetarve greke tek qytetaret dhe gazetaret greke qe kane ndihmuar emigrantet ne kufirin ujor te Greqise! Por me pare i duhet kujtuar kesaj gazete, (se mire ministren e prekur nga oligrofenia e komandojne si nje kukull), se kjo gazete duhej te ngrinte kembanat e alarmit per cfare i ndodh momentalisht Asanxhit ne Angli, apo per mosdhenien e azilit Snoudenit, apo per mosinteresimin shteteror mbi arrestimin ne Am. Lat. para tre vjetesh te nje gazetari te lire me pikpamje paksa djathtiste, apo per raprezaljet e policise gjermane ndaj nje gazetari me pikpamje te majta para nja kater vjetesh, e per sa e sa raste te shumta diskretituese per drejtesine gjermane! E po te doje kjo gazete, le te investigoje ne terrorin -tashme- 16 vjecar te segmenteve shteterore gjermane ndaj meje, e te shohe se sa ligjishmeri ka ne kete terror. Ndryshimi i “demokracise” se sotme perendimore me ate “socialiste” te dikurshme eshte: asaj kohe kishe nje fund te temerrshem, sot ke nje tmerr pa fund!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gazetari rus që zbuloi lidhjen sekrete të Putinit, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni
  • Përmbyllen sot Provimet e Maturës, maturantët testohen në lëndën me zgjedhje
  • Grupi koordinues i protestës shpall 5 kërkesa, Rama sulmon Dritan Goxhajn, e lidh me Iranin
  • EMRAT: Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe
  • Letra e Ramës për protestuesit në bulevard: Armiku juaj nuk jam unë

Komentet e Fundit

  1. gim on Letra e Ramës për protestuesit në bulevard: Armiku juaj nuk jam unë
  2. Parku Rinia on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Parku Rinia on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. Leksi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  5. ANA on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?