Nga Adrian Thano
Botuar në DITA
Një grua nga periferia del në rrugë për të protestuar. Në duar mban fotografinë e burrit të vdekur në minierë. Sytë e saj janë të lodhur, gishtat të rrudhur, flokët të parregullt, si fjalët që thotë. Por pamja e saj flet më shumë se çdo fjalim apo konferencë për media.
Është fytyra e padrejtësisë sociale në një vend që qeveriset nga socialistë.
Prej disa javësh, minatorët e Spaçit në veri kërkojnë legjitimimin e sindikatës dhe siguri në punë, ndërsa naftëtarët e Marinzës në jug kërkojnë një pagë më dinjitoze mes tymit dhe helmeve të naftës. Dy realitete në dy skaje të vendit që flasin të njëjtën gjuhë.
Është gjuha e njeriut të lënë pas që kërkon vëmendje nga Tirana e luksit pa cipë të atyre që drejtojnë. Tirana e përgjimeve ku milionat e eurove zhduken si pesëleksha, makinave që kushtojnë sa një galeri e tërë kromi, orëve që vezullojnë mbi kyçet e korrupsionit, pritjeve ku gromësijnë ata që firmosin.
Shqipëria qeveriset prej vitesh nga një parti që e quan veten të majtë. Tetëdhjetë e tre deputetë majmen me etiketën “socialistë”. Asnjë prej tyre, hiq ndonjë postim jo zyrtar, nuk pipëtin për Spaçin dhe Marinzën.
Me siguri do mbledhin supet e ndoshta edhe buzët nëse u thua që thelbi i së majtës është mbrojtja e klasës punëtore, barazia sociale, dinjiteti i punës. Jo ligjet speciale që i shërbejnë kapitalit, të cilat ua sjellin të shkruara për votim.
Kur është hera e fundit që keni dëgjuar fjalën “punëtor” në fjalimet e tyre? Pasunarët tanë të rinj i sikletos mjerimi. Por mjerimi i madh nuk është në Spaç e Marinlz. Mjerimi mbi mjerimin është të kapardisesh në luks dhe t’i thuash vetes socialist. Mjerim më tragjik dhe më qesharak se falsiteti, nuk ka.
Fatkeqësisht, një pjesë e madhe e shoqërisë është marrosur pas lekut. Ka zgjedhur të mos i hedhë sytë aty ku jeta shkurtohet për pak euro në ditë. Ka mungesë ndjeshmërie dhe solidariteti. Një treg i ndotur, ku çdo gjë është në shitje. Edhe shpirti.
—–
Botuar në rubrikën e bashkëbisedimit të lexuesve me kryeredaktorin, të cilën mund ta ndiqni përditë në versionin print të gazetës DITA, në pikat e shitjes së shtypit, në të gjithë vendin

Ato soj socialistesh qe duhet te flejne e gdhihen “prane shtresave ne nevoje” ne Shqiperi as kane ekzistuar e as do ekzistojne kurre.
Sa per kete Parlament ne Tirane, 10 a 20 vendet e pare te top-listes me më te pasurit deputete ka qene e jane te Partise se socialisteve.
Thano
Ke bërë një shkrim tjetër të fuqishëm me shpirt, me zemër dhe me nerv qytetar të rrallë. Ka strukturë, ritëm dhe ndershmëri që s’e sheh shpesh sot në opinionet publike.
Si koleg ta propozoj ta përshtatim për botim ndërkombëtar (anglisht, për social commentary media), mund ta përkthej unë me po këtë forcë.
Urime ish-drejtuesi dhe mentori im dhe njeri i shkëlqyer, ky tekst godet ku duhet
Me shumë respekt, Përparim T. Nga Toronto
Bravo Thano, e zgjidhe problemin…
Mjerim eshte te kapardisesh ne luks e ti thuash vehtes socialist…te lumte Thano!
Me keto fjale ke pershkruar fiks shtatin e larte te udheheqesit me te larte te atyre qe e quajne vehten socialiste …
Mire e ke ti Papi por edhe ata te cilve do t’u drejtosh ne anglisht kete esse te shkelqyer jane bere me keq se “socialistet” tane….nuk u a ndjen fare
Një shkrim i plotë gazetaresk i klasit të lartë, në stilin e gazetave më të mëdha europiane të së majtës “La Repubblica” ose “El País”.
Sic lexova dhe diku tjetër ajo çfarë e bën të veçantë rastin e naftëtarëve dhe minatorëve është fakti se këtu bëhet fjalë për investime të cilat kanë zaptuar pasurinë publike.
Pra, nafta dhe mineralet janë pronë e popullit shqiptar dhe punëtorët janë të fundit që përfitojnë nga kjo pasuri
Te lumte !
Sic kane thene dhe shoket e vetquajtur socialiste ,Edi Rama, Kapterr Temja, Tao Palla, Pilo Pace Pilafi , Brace Ziu, etj edhe pas 13 vitesh te tjera nga sot,fajjn e ka vetem Saliu.
Socialiste ska me. Ose dhe ne ka jane me te paperfillurit. Ka vetem rilindiote.
Saldhiu eshte nje mut me ta o ti shoku dhimokrat i kapter Etemit
DISA PYETJE DEPUTETES “SOCIALISTE” IRIS LUARASI !!
E nderuar zonja Deputete.
Kam disa pyetje qe nuk arrij ti kuptoj, keto pyetje per nji ligj te ri te Parlamentit, dhe per nji shpjegim Tuajn ne rrjetat sociale, si dhe diskutimet qe po behen gjeresisht.
Kjo me shtyn te bej edhe pyetjet drejt perdrejt!
Te gjithe dime:
– Dashi e ben me delen jo me dashin! Cjapi me dhine, jo me cjapin. Keshtu macet, derrat gomaret kuajt, e te gjitha kafshet, te buta e te ega!
– Tani Ju qe jeni me shkolle, kulture, keni pare boten, a mund t’na shpjegoni:
– A lind femij burri qe fle me burrin? Po gruaja qe fle me gruan?
– Si dot jete kjo lloj familje? Ku eshte ketu morali? A ka ketu vertet dashuri te paster qe i jep frutet me te bukura, lind femij, i jep vrull e force jetes ne familje e shoqeri ?
– A i qetsojn keto gjeste, keto veprime prindet e mesuesit per femijt ne shkolle, nxenes e studentè?
Me ket ligj te ri per mardhenje seksuale te ketij lloj qe miratuat, keta femije
lehtesisht mund ti kryejn kryejn keto veprime, – sepse ket lloj seksi e lejon ligji ?! – ne emer te lirise personit?!
Jemi katunar Zonja Deputete, shume nga fjalet Tuaja ne profilin tuaj, ne rrjetat sociale nuk i kuptojm!
Ne mundohemi te ruajm e mbajm ne kujtese normat, e nji trashegimije te mardhenjeve intime qe ka at kulture, qe ka kultivue e vendos njerzimi ne shekuj!
Perse te marrim gjithçka qe ndodh ne bote ? Sidomos at me te keqen, me te felliquren ? Perse te mos marrim me te miren, me te bukuren ?
Me keto lloje mardhenjesh intime, nuk lindin femije, vjen shuarja e familjes, ka felliqesi ne gjak!
Lere pastaj tkurrjen e popullsise, moralin, nderin, edukaten e shendoshe, etj. Per keto nuk behet fjale!
Keto i harroni tersisht!
Gjithsesi, Zonja Deputete, mendoj se nji sqarim, nga Ju Deputetet, mjeke, psikolog e shkenctar dot ishte i domosdoshem per opinjonin shoqeror, ne zbatim te ketij ligji !!
Nji krize e re po troket, me force, ket radhe ne drejtim te familjes, per shkaterrimin e saj.
Kjo eshte teper serioze!
Sinqerisht po kerkohen sqarime! Ket ligj Presidenti i Republikes – nuk duhet ta dekretoje!
Urime Adrian! Nje shkrim i shkruar bukur e me shume ndjenj,me nje stil konciz, ku cdo fjale eshte argument e njekohesisht akuze ndaj realitetin te shoqeriase sone!
Bravo! Ky është thelbi i të vërtetës, të cilës, ata që do duhej t’i përmbaheshin, i kthejnë fundin e kurrizit, ndërsa sytë i kanë në ballin e kazanit për të mbledhur për vete edhe pikën e fundit të djersës të atyre, që i përbuzin pikërisht për shkak të këtij statusi. Këta nuk mësojnë as nga bujku – se s’duan, jo se s’dinë – i cili, pasi ka lëruar arën, bëhet shërbëtor i zellshëm i kaut që ta ketë edhe për nesër, edhe më tej, edhe më tej…
” Mjerim është të kapardisesh në luks dhe t’i thuash vetes socialist. Një shoqëri që nuk mbron dinjitetin e atyre që punojnë, jo vetëm e majtë apo e djathtë nuk është, por nuk është më fare shoqëri. Është një treg i ndotur, ku shitet e blihet çdo gjë. Edhe shpirti”. Si rrjedhim Shqipëria sot ka nevojë për një Zohran Mamdan, socialist i vërtetë. PD dhe PS janë njëlloj si Partia Republikane dhe ajo Demokrate në SHBA. Parti të oligarkëve, të barkngopurve, të tenderave dhe korrupsionit, që as që pyesin për ata që jetojnë në mjerim, si psh minatorët, naftëtarët, të papunët etj etj. Një Zohran Mamdan është zgjidhja.
Mjerim është të jesh i varfër MIGJENI bukur e ka përshkëruar por të jesh i varfër nuk është turp nëse nuk punon turpë kurse të pasurohesh nga pushteti dhe krimi është poshtërsi
Me behet qejfi qe orientalizmat me ngjyrim stilistik qe perdor Une,kane pelqyes ne Media,qe i kopjojne here pa vend,here me shumice dhe e bejne shellire,por rralle tek edhe me sqime sic eshte ky titull mjaft godites i drejtorit Thano.
Thelbi i problemit është thellimi i pabarazisë sociale në Shqipëri dhe politika që e ka institucionalizuar këtë pabarazi. Kontrasti dramatik mes jetës së njerëzve të zakonshëm, si gruaja me fotografinë e burrit të vdekur në minierë, dhe luksit të politikanëve dhe pasuruesve të rinj që qeverisin vendin, nuk është vetëm moral, por shpreh një fenomen i thellë ekonomik dhe social, pra largimi i qeverisë dhe klasës politike nga misioni i saj themelor, drejtësia dhe barazia. Në një shoqëri ku njerëzit jetojnë në kushte të ndryshme drastikisht, nuk mund të flitet për demokraci të vërtetë, stabilitet, ligje të zbatueshme apo solidaritet. Shqipëria ka kaluar nga varfëria e barabartë e monizmit te pabarazia ekstreme e sotme. Ata që kanë lidhje, para ose miq në parti, shpërblehen me pushtet dhe pasuri, ndërsa punëtori, minatori, naftëtari apo qytetari i zakonshëm mbetet i papërfaqësuar dhe i pambrojtur.
Ky realitet është i dukshëm jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë të meritokracisë. Sot mund të kesh diplomë të blerë dhe të bëhesh ministër, kryetar Kuvendi, apo akademik, ndërkohë që mund të kesh mbaruar me djersë universitete e specializime e mos të gjesh punë, e si rrjedhim të emigrosh. Kjo është pabarazia që është bërë “e institucionalizuar” nga partitë politike, ku shpërblimi nuk vjen nga aftësitë, djersa, profesionalizmi apo meritokracia, por nga shërbimi ndaj pushtetit dhe pjesëmarrja në rrjetet nepotike.
Politikanët, të korruptuar dhe të pandjeshëm ndaj halleve të njerëzve, nuk bëjnë ligje për barazi sociale apo minimum jetik, por votojnë rritjen e rrogave të tyre apo dhe për çështje simbolike si barazia gjinore, e cila në këtë kontekst shpesh shihet si një ligj formal pa ndikim real mbi jetën e qytetarëve. Në këtë kuptim, Shqipëria nuk ka vetëm pabarazi ekonomike, por edhe një pabarazi të thellë sociale, ku njerëzit e zakonshëm nuk kanë akses në drejtësi dhe mundësi.
Në një shoqëri me këtë pabarazi të thellë, nuk ka liri, nuk ka drejtësi, nuk ka solidaritet; ekziston vetëm luks dhe falsiteti i të pasurve, ndërsa mjerimi dhe vuajtja e të zakonshmit bëhen të padukshme për syrin publik.
Nëse nuk ndryshohet mënyra e ndarjes së pushtetit dhe pasurisë, Shqipëria do të mbetet një shoqëri ku pabarazia vetëm do rritet, dhe demokracia e vërtetë, meritokracia dhe drejtësia do të mbeten iluzione.
PABARAZIA
Një minator, një mësues, një infermiere dhe një pensionist u takuan në një kafene të vogël. Të lodhur dhe të shqetësuar për jetën e tyre po bisedonin.
Minatori: Unë punoj 12 orë në minierë çdo ditë, dhe nuk kam as rrogë të denjë, as kushte pune, as shërbim shëndetësor.
Mësuesi: Unë jap dije çdo ditë dhe nuk mund të siguroj as libra për fëmijët e mi.
Infermierja: Unë shëroj njerëz, por nuk mund të shëroj bankën time të boshatisur.
Pensionisti: Kur ankoheni ju, imagjino unë që me pensionin e ulët që kam më del vetëm sa për ilaçet.
Një politikan që sapo hyri në kafene i tha: Po ç’keni që ankoheni kaq shumë? Ne kemi bërë ligje për barazi!
Minatori: Barazi? Unë punoj tërë ditën kurse ti ke disa makina, shtëpi, jeton në residenza luksoze,kuse unë mezi arrij të ushqehem, të mbyll muajin e të paguaj qeranë. Si mund të jetë barazi kjo?
Politikani: S’jemi në komunizëm! Sidoqoftë, ne sapo miratuam ligjin për barazinë gjinore.
Pensionisti: Ç’do me thënë kjo? Tani edhe gratë do bëjnë punë të “rënda” si burrat? Apo burrat do bëjnë punët e shtëpisë si gratë?
Infermierja: Jo, mor xhaxh! Si ta them…Është si biçim çështje mendereje.
Pensionisti: Dmth e zgjidhën punën e xhepit dhe vetëm hallin e menderes kishin mangut!
Deputeti: Ligjin e donte Europa mor xhaxh! Pastaj, në demokraci, barazi është kur të gjithë mund të mërziten njësoj. Secili mërzitet për hallet e veta. Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngja!
Diku e kisha lexuar, por ja qe mendja s’eshte e kthjellet. Nxitojme te gjithe e s’kemi kohe. Kisha lexuar qe mjerimi eshte ves. Bera nje kerkim te shpejte, kete e paska thene Dostojevkij. Ndofta tek romani “Krim dhe ndeshkim”. Kurse varferia Jo. Mjerimi te jep ndjesine e gjendjes kur poshtersia ndyn dhe korrupton njerezillekun dhe fisnikerine tek njeriu, kurse varferia nuk arrin kaq poshte. Kur ndryshoi sistemi gjerat e bera me arrogance dhe pa kritere sociale, te quajturat reforma, justifikoheshin me togfjaleshin “epo jemi ne kapitalizem tani”. Kur I kujtoje se as socializzi qe u rrezua s’te hidhte ne rruge te papune, te kujtonin se mund te ankoheshe, se “Tani jemi ne demokraci”. Shkuan shume ujera ketu e 35 vjet e perseri minatoret jane ende ne kerkim te rroges dinjitoze. Ende naftetaret e papaguar nga kapitaliste te huaj qe ia shesin njeri – tjetrit aksionet e nderrmarjes se dikurshme qe u privatizua, cnderua dhe shterua, duke percjelle varferine neper dyer we nuk hapen e s’japin Jo rroga, por as edhe pergjigje. Mesa duket, do kemi rrotacion politik. Nuk tha kot bajlozi I Tranzicionit, qe ia vlejti pagesa per La Civiten. Jo sepse nuk solli fitoren nga dera, por po ia pergatit nga dritarja. Sic I ben gjerat administrata amerikane sipas a Civiten humorit lunatik te bosit te shtepise se bardhe, mos u cuditni ne rikthimin e doktorrit. IA vlejti pagesa per La Civiten, domethene . Por nqs mjerimi rikthehet perseri me dy gishtat triumfale te Doktorrit, fajin padyshim e kane keta socialistet e listes parlamentare. Njesoj si ata te listes qeveritare.
GISHTI MBI PLAGË.
PËRGËZIME AUTORIT!
Mire e ka Thano. Keta, s’kane asnje lidhje me te majten por me te majmurit per veten.
Edhe opozita, ashtu si mazhoranca, është pjesë organike e problemit të pabarazisë dhe deformimit të sistemit politik në Shqipëri. Në vend që të përfaqësojë një alternativë reale, Partia Demokratike ka ndjekur të njëjtin model klientelist dhe oligarkik si Partia Socialiste. Të dyja partitë kanë ndërtuar një elitë politike që rotullohet në pushtet, por jo në përmbajtje, duke mbajtur të pandryshuar strukturat e korrupsionit, nepotizmit dhe mungesës së meritokracisë.
Në fushata, PD dhe PS përdorin të njëjtin diskurs populist për të fituar vota — premtime për mirëqenie, punësim, luftë ndaj korrupsionit, por në praktikë, pas zgjedhjeve, përqendrohen te ndarja e posteve, tenderave dhe pasurive publike. Asnjëra palë nuk ka miratuar politika konkrete për minimumin jetik, drejtësinë sociale apo mbrojtjen e shtresave të dobëta. Në vend të reformave strukturore, kemi pasur vetëm rotacion pushteti midis elitave të pasura, ndërsa populli përballet me shpopullim, papunësi dhe pasiguri.
Pra, problemi nuk është vetëm te një parti apo tjetra, por te një klasë politike e përbashkët, që e ka kthyer shtetin në instrument pasurimi personal dhe e ka boshatisur nga çdo ideal i së majtës apo i së djathtës. Në këtë realitet, ndarja ideologjike është bërë thjesht fasadë, dhe rezultati është i njëjtë: pabarazi, varfëri dhe humbje besimi te demokracia.
Nuk eshte problemi se jane te pasur , mund te jesh i pasur e te jesh njeri (ashtu sic mund te jesh i varfer e ndyrsire) e te jesh socialist . Problem eshte injoranca , kapardisja por me shume se kaq eshte mbyllja e gojes perball padrejtesise. Socialist apo i majte qe nuk ka guxim te hap gojen ( nuk po them ti luftoj se ajo do bythe komunisti) kunder pa drejtesise qe duket sheshit nuk mund te kete ! Jane nje tufe bejleresh e agallaresh me ne krye nje megaloman tip ballisti i filmave te kinostudios qe ” i shkoi jeta mes injorontve” qe nuk e kuptojne te shkretin . Nuk mund te presesh asgje nga brezi i atyre qe mallkuan prinderit e vet per nje pale xhinse e nje kanace coca-cola , keto vemje me injorancen e tyre vetem dhemje i kane shkatuar ketij vendi e brezave te mevonshem .
Ore ju kujtohet kur keta revolucionaret e Levizjes Bashke perdornin si kauze ate te minatoreve e madje kandiduan dhe nje sindakalist? Sot nuk I degjon te flasin nje fjale ne parlament per mibatoret e naftetaret! Fatkeqësisht hallet e njerezve po perdoren per te bere politike e faktorizuar veten e jo per te mbrojtur te drejtat e punetoreve. Nuk ka asgjecte majtecas PS e as keta te rinjte, thjesht propagande boshe per interesa te ngushta perfitimesh.
Në Shqipërinë e shekullit XXI, hendeku midis administratës shtetërore dhe qytetarit të zakonshëm është bërë një plagë e hapur që thellohet çdo ditë. Nga njëra anë qëndron klasa politike, e cila kapardiset në luks, hipokrizi dhe fallsitet, pa asnjë ndjesi turpi përballë mjerimit që ka përhapur vetë. Nga ana tjetër, janë mijëra njerëz që robtohen për një pagë që nuk mjafton as për të mbyllur muajin, që jetojnë me dinjitet por në heshtje të dhimbshme.
Kjo pabarazi e skajshme, që ka marrë përmasa poshtëruese, nuk është thjesht një fenomen ekonomik — është një krim moral ndaj qytetarisë, një turp kombëtar që zbulon fytyrën e vërtetë të një sistemi të kalbur “majtas” dhe “djathtas”, ku pushteti është bërë strehë për pasuri, jo për shërbim.
Në vend të drejtësisë dhe barazisë, mbretëron mashtrimi dhe pandëshkueshmëria. Dhe kjo nuk është më politikë — është poshtërim i shpirtit njerëzor dhe i vetë shpresës për të jetuar me dinjitet në këtë vend.
Duhet të mendojmë të nxjerrim në krye një elitë të re ku etalon të jetë meritokracia.
K/Redaktor!
Shkrimi,edhe PSE 35 Vjet i vonuar eshte perfekte.
Pyetja eshte tjeter:
A me ne gjendje si gazetar i Lire,Pavarur,Profesionist tu thuash Shqiptareve:
Vetem nje GJE te VETME qe Ka bere integralisti,neofashisti xhihadistit EDvin ne krye te QIverrise per zhvillimin e ketij vendi 35 Vjet shprehjet gjeografike’ e Mirqenjen e ketij Populli ngelur kokoshi nje thele’…me i varferi ne Ballkan!?
Me fjalë je në majë
Po kjo nuk mjafton
Se gjithe shpirt-mjeranët
Leku i bashkon
Për lekë shesin shpirtin
Për lekë shesin nënën
E duan të tyren
Dhe diellin dhe hënën
Po ti rofsh o Thano
Të kesh jetë të gjatë
Le të jemi NJERËZ
Packa jemi pak
Në pushtet e mbajnë
Naivët “e vyer”
Nuk janë të këqinj
Janë thjesht të gënjyer
Mbase vjen një ditë
Dhe u vjen dritësim
Shqipëri e dashur
Mbahu, bëj durim
Shqiperia po merr fund i dashur poet
Te bukura shume vargjet por nuk ka më kohë për durim
Nëse e ndjen veten ti apo dhe autori i ketyre esseve te shkelqyera te koheve te fundit si pjese e nje grupi qe jeni NJERËZ përballë ketij mizerabiliteti dhe kurvlliku qe ka pushtuar shoqerine shqiptare shfaquni politikisht NGREHUNI DHE BJERUNI
KORRINI DHE SHTYPINI
Asgje asnjehere ne historine njerezore nuk ka ndryshuar pa gjak!
Mbase ndryshimi kompromentohet me pas, por eshte ndryshim. Dhe este nje hap para. Hapin tjeter e ben ndryshimi i radhes SADO PAK TE ZGJASE
E quajtën “rilindje”, dhe qytetari shqiptar i fali shumë — sepse mendoi se po ngjallej shpresa, se më në fund do të ndërtohej shteti që e kishin shkatërruar “të mëparshmit”. Por ja që “rilindja” nuk solli ringjallje, por një kastë të re të pasurish, më të pangopur, më të shfrenuar dhe më të paturpshëm se kurrë.
Qytetari i thjeshtë vazhdon të robtohet për të mbushur frigoriferin, ndërsa “rilindasit” mbushin llogaritë bankare dhe kapardisen me kostume të shtrenjta, duke predikuar moral nga skenat e luksit.
Në vend të ndriçimit që u premtua, kemi ndotje morale dhe varfëri shpirtërore. Dhe sa për “rilindjen” — po, rilindi vetëm mashtrimi, por në formë më moderne, me buzëqeshje televizive dhe cinizëm të rafinuar.
Ky është poshtërim mbarëpopullor.
O popull , sa gjera behen ne emrin tend, biles dhe naltmadheria flet ne emrin tend ! Ne emer te popullit fliste Enveri dhe na vidhte e na denonte ne emer te popullit . Ne emer te popullit fliste Ramizi, Berisha, Meta e Nano por me shume flet RAMA , Balluku ,Tao Balla , flet e gjithe qeveria Rama qe per ti qare hallin popullit rrisin rrogat e tyre ! Ne pensionistave na e rriten pensionin 2,5%, por po kaq ju rrit pensioni edhe Gramoz Ruçit por ne rast se mua mu rrit 2500 leke te vjetra Gramozit duhet te i jete rritur 5-60000 sepse keta te shkreteu lodhen e u keputen ne bythe per te miren tone se kane frike mos shendoshemi shume
me kete shkrim konciz Adrian thano jo vetem tregoi qe eshte njeri me vlera,; sot gje e ralle kjo, por dhe vuri pikat mbi i,,, per te treguar renien morale te atyre qe e drejtojne vendin,,,indiferencen e tyre per pjesen tjeter te shoqerise,,,qe me mundim perpiqen tja dalin,,,per cdo gje,,,punen,,,mbijetesen shendetsine,,,,, drejtesine,,, pasi ky vend eshte sot ne majen e vendeve me te padrejta ne bote,,,,ketu askush nuk eshte ne vendin e duhur,,,,HORRAT ,,,,mashtruset genjeshtaret ,,,,hajdutet deri vrasesit,,,,,jane ata qe bejne jete komode,,,,bile dhe drejtojne vendin,,,,,me cinizmin e njerezve pa vlera dhe pa ndjeshmeri per pjesen tjeter me moton VIDH ,,,pasurohu,,,,qe te kesh kontroll mbi gjithcka,,,,,,dhe te besh gjumin rehat, duke fshire nga lista pjesen me pozitive te shoqerise me te emancipuar dhe shume te vleffshme per kete vend,,,,,,por LAROT e politikes kane frike nga te ndershmit e ketij vendi prandaj dhe i kane lene neper qoshe,,,,,,,SOT ESHTE TURP TE JESH POLITIKAN DEPUTET titull ky i barazvlershem ,,me njeriun QE PERPIQET per te rregulluar punet e,,,,veta ,PER TU PASURUAR PA QENE AS PRONARE AS BIZNESMEN POR PELIVAN POLITIK,
TURP ..TURP per keta qeveritare qe kane arritur nje lluks te pafre qe dhe rroga e majme nuk ja mundeson por me ane te l privilegjeve te padrejta, te lidhjeve sup me sup me njeri tjetrin, qe jane bere si nje mur i padepertueshem vjedhin lirshem pasurite e ketij vendi kjo nuk ndodh ne asnje vend te botes . qe ti te besh ghithe keto prapesi…dhe ste gjen gje se ligji nuk funksionon…prandaj tallen me ne keta….duke dale te pafajshem.
Ok,Z.Thano:
-Ke kohë që me të drejtë po bën ROLIN E OPOZITËS,Pasi Ajo është në KOMA..qëkurse:
1.Sindikatat vdiqën qëkurse GËZIM KALAJA që vodhi mbi 4 mil.$ të pasurive të KL.PUNËTIRE, e dekoroi Saliun KM te kolltuku i Nishanit.! Dhe Saliu e ktheu PD në sindikat THERRORISTE.
2.Qëkurse DREJTËSIA është TREDHUR prej tij që në 1992 dhe nuk bëhen më..edhe pse me mbështeten e SHBA+BE,ku po tallin bythën me Shqipërinë që nga 1912.
3.Nëse Saliu do ishte eleminuar nga Pokitika qëkurse DASH e shpalli Non Grata,PD-OPZITA nuk do hante BAR SIPAS Y.KIM..Tashmë Saliu nuk pyet më as ZOTIN,POR UDB,ASFALINË,KGB.!
4.Në këtë kuptim edhe në PS ka indiferent që thon..meqënse nuk u dënua Saliu me 101 krime për korrupsion mbi 500 mild.$ dhe mbi 20.000 vrasje..do FLËM EDHE NE GJUMË..DERISA SPAK+GJKKO TË DALIN NGA KOMA PREJ FRIKËS SË PËRBINDSHIT TË VIÇIDOLIT..!
5.E ndërsa Amerika foli për eliminimin e S..nga politika dhe drejtësia i dha LOGO E VULË,ku edhe militantët e tij u bën më BYTHËLËPIRS..Tashmë Anerika do mbaj SEHIR SIKUR ME ENVERIN 45 VITE DERI SA SALIUT TI VIJ NGORDHJA NGA ZOTI,PASI AVNI RUSTEM NUK KA MË .!
6.Edi Rama,sipas meje-është midis shumë zjarreve:
1.SPAK+GJKKO+KLP+KLGJ jan 100 % në mëndjen e SALIUT 1992.Pasi edhe kur kritikon ndonjë prekuror a gjyqtar që akoma po bëjnë krime mbi TERITOR,i kundërvihen,ndërsa Saliun që u heq PANTALLONAT DHE FUSTANET çdo ditë nuk ndihen fare..A thua se populli nuk vëren.?
2.SHBA+BE po mbështesin SPAK+GJKKO,Ndonse po arrestojnë pa prova mbi 80 Socialit dhe asnjë të PD të paktën për Gërdecin & 21 janarin me 31 të vrarë.Ndaj E.Rama nuk ndihet..
3.Në këto kushte SOCIALISTËT do të mbështesin E.Ramën DERI 2050,ndonse po arrestohen disa socialist për korruptuar,pa prova,ku RASTI SAIMIRIT,ERIONIT,BEQAJT,etj,pa shumë prova bindëse,tregon për një DREJTËSI SELEKTIVE ME SYNIM SHKRIRJEN E PS,KUR PD ME SB DUHEJ SHKRIRË QË NË 97,98,etj.
4.Nëse punëtorët e NAFTËS protestojnë me të drejtë,Aty FAIN E KA DREJTËSIA E SALIUT QËKURSE REZART TAÇI SALIUT VODHI MILJONA TON NAFTË,SHKRIU UPTHN-BALLSH DHE IKU..DHE SPAK NUK E ZË DOT,SIKURSE TIK LLALLËN QË PO REHATOHET NË HOTELET E ROMËS PËR TI SHKUAR SALIUT NË METINGJET MADHËSHTORE.!!
SHKURT: DY FATKEQSIT NË KËTË VËND JANË..SALIU DHE DREJTLSIA E TREDHUR PREJ TIJ 1992.
E.L News Albania
Ne ballkan e majta eshte trashegimni e orthokomunizmit.Vecanerisht per shqiptarine e majta shqiptare eshte “VARI I SHQIPTARISE”
Ik pi ilaçet vlla.
Keto idiotesira nuk jane per ketu.
Feja e shqiptarit eshte shqiptaria.
Sa per ortodokset, e tregon historia qe kane sakrifikuar jeten per kete vend.
Sic ka plot shembuj edhe nga fetë e tjera.
Problemi të dashur miq është alternativa. Ramën e shajnë dhe e kritikojnë socialistët e zhgënjyer, por siç merret lehtë me mend, edhe berishistët. Këta të fundit ëndërrojnë se do tu rikthehet Berisha me PD-në në pushtet. Nuk e kanë kuptuar të shkretët se PD-ja është një kufomë e pakallur në dhe. Dhe sado gabime të bëjë Rama, ata nuk do kthehen më kurrë. Shumica e njerëzve as i ka harruar as i ka falur “bëmat” e tyre: shkatërrimin total të vendit, në ekonomi, mbrojtje, shëndetësi, arsim, etj etj. 1 janarin, Gërdecin, “ta bëj surratin më keq se sholla e këpucës”, vrasjet e planifikuara pas krahëve etj etj. Kritika është e drejtë, por e padobishme po nuk propozove alternativë.
TEATRI I MJERUAR POLITIK PËR TEPSINË E PUSHTETIT
Gazetari: Humbja e thellë opozitës në zgjedhjet në 5 bashkitë dhe me pjesëmarrje të ulët rreth 18%, çfarë tregon?
Politikani opozitar: Tregon që qytetarët po largohen nga politika. Nuk kanë interes tek ajo. Janë të zhgënjyer. Nuk ngjiti as kandidati i “pavarur” i shoqërisë civile.
Gazetari: Atëherë, a mund të themi që Doktori doli pro vendimit të Gjykatës Kushtetuese që anuloi zgjedhjet në Tiranë, se kështu i kurseu vetes një turpërim zgjedhor akoma më të madh nëse humbte? Problemi është, si zgjidhet kjo çështje? Se kanë dalë fjalë që politika është shkëputur nga hallet e qytetarëve dhe prioritet ka hallet e veta, pra mbrotjen nga drejtësia, e si rrjedhim do krijojnë parlamentin me dy dhoma, për të bërë senator Doktorin&Co me imunitet nga pasojat penale të drejtësisë, kurse Ramën president.
Politikani opozitar: Nuk e di. Por, mendoj se zgjidhja është që në Shqipëri duhet të hapet debati për të kthyer me detyrim ushtrimin e votës. Kështu nuk vazhdohet më.
Gazetari: S’ka si të vazhdohet më kur politika ka prioritet barazinë gjinore e jo barazinë sociale dhe minimumin jetik! Ju si opozitë akuzoni Ramën për farsa zgjedhore dhe autokraci. Por me këto që thoni, po pretendoni më keq, pra “diktaturën totale” me fasadë demokracie. Dmth, parlament me 100 deputet ose më pak, pra zhdukjen e partive të vogla, dhe senat e presidencë për mbrotjen nga përgjegjësia penale të Berishës dhe Ramës, dhe votë me detyrim popullit për të votuar këta që nuk shqiten nga karrigia e pushtetit dhe nën hetim nga Spaku? Këta do ndajnë tepsinë e pushtetit bashkë me oligarkët, si dy parti autoritare dhe votën e popullit e duan si dekor demokracie sa për sy të BE? Nuk ju duket ky si grusht shteti e si tallje e madhe nëse ky projekt PS-PD ekziston dhe realizohet? A nuk keni frikë nga një revoltë e madhe mbarë popullore? A nuk duhet të hapet debati si të zgjidhni problemet e Shqipërisë dhe shqiptarëve e jo si të krijoni mekanizma mbrotjeje ligjore dhe rehatie polike për Berishën&Ramën?
Politikani opozitar: Ju, a dini gjë sa gazetarë e analistë janë të pavarur e të gatshëm të bëjnë debate të tilla dhe jo mbrojtjen mediatike të fatit politik të Berishës dhe Ramës? E nëse gjeni vetëm pak gazetarë e analistë të tillë, dhe jo shumë, a tregon kjo për kapje të medias dhe shndërrimin e saj në vegël propagande të këtyre liderve dhe partive të tyre?
Nese te PD fytyra perfaqsuese eshte Albana Vokshi te PS eshte Zeqineja,per te tjerat no comment. Z Thano flet per partine e majte qe na qeveris me deshire apo jo, p qeverisjen e vertete e shikoj te ndertimi kullave,te betonizimi i Tiranes dhe te vjedhja qe i behet cdo dite qytetareve te thjeshe,po me e keqja eshte tallja e sistemit te drejtesise me njerezit,pasi me talljet i kryeministrit u mesuan Shqiptaret.Keto dite po flitet per ligjin e homosexualeve,e gjitha beet pet te hutuar njerezit qe te harrojne te tjerat,si vjedhjet e vrasjet qe ndodhin cdo dite,cfare mund te presesh nga nje qeveri qe nuk rregullon dot qarkullimin rrugor,nga mengjesi ne darje mendojne cfare do vjedhim,qe kur te vi Salihi mos te kete ngelur gje.