Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mobilizimi i 300 mijë rezervistëve, Kremlini pranon gabimin: Është shkelur dekreti!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mobilizimi i 300 mijë rezervistëve, Kremlini pranon gabimin: Është shkelur dekreti!
AktualitetBote

Mobilizimi i 300 mijë rezervistëve, Kremlini pranon gabimin: Është shkelur dekreti!

Published: September 26, 2022
Shpërndaje

Kremlini e ka pranuar se ka bërë gabime gjatë mobilizimit të rezervistëve të ushtrisë ruse për të luftuar në Ukrainë.

Ditëve të fundit ka pasur raportime të ndryshme se edhe njerëzit pa përvojë ushtarake – apo disa që janë në moshë dhe me probleme shëndetësore – janë duke u thirrur nga shteti.

“Ka raste ku dekreti është shkelur”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke u zotuar se “të gjitha gabimet do të përmirësohen”.

- Publicitet -

Sipas tij, “guvernatorët janë duke punuar vazhdimisht për të korrigjuar situatën” në disa rajone.
Peskov ka thënë po ashtu se nuk është në dijeni të vendimeve për mbyllje të kufijve apo për shpallje të gjendjes së luftës në Rusi.

Disa media kanë raportuar se autoritetet ruse mund të marrin vendime të tilla për të pamundësuar ikjen e rusëve jashtë shteti.

Dekreti i Putinit për mobilizim të pjesshëm ka nxitur protesta në shumë qytete të Rusisë dhe për pasojë janë ndaluar më shumë se 2.000 njerëz.

Më 21 shtator, Putin ka bërë të ditur vendimin për mobilizim të pjesshëm.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë më vonë se autoritetet do të thërrasin 300.000 rezervistë.

Megjithatë, raportimet e mediave opozitare në Rusi, kanë sugjeruar se rreth 1 milion njerëz mund të pranojnë ftesa.

Disa ekspertë të Perëndimit dhe Ukrainës besojnë se vendimi i Putinit për të thirrur rezervistët, tregon se trupat ushtarake ruse janë duke dështuar keq në fushëbetejë në Ukrainë – më shumë se shtatë muaj pasi Moska ka nisur luftën në këtë shtet.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni says:
    September 26, 2022 at 8:26 pm

    poshtë imperializmi rus dhe putin që ësht thjesht një marionet e imperializmit rus që kërkon të skllavërojë popullin heroik dhe të talentuar rus.
    posht imperializmi botëror që kërkon të hedhë zinxhirin mbi njerëzimin dhe botën

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump kërcënon nëse Teherani nuk i përmbahet marrëveshjes
  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  • Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës
  • Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, gjen shkelje në procesin e Vettingut
  • GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn, ja kur do të jetë seanca e radhës

Komentet e Fundit

  1. demo on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  2. loni on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  3. ¿? on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  4. Vili on Tensione në aeroportin e Vlorës, përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  5. capi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?