Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Molotovët në protestë, për herë të parë, pesë militantë të Berishës lihen në qeli
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Molotovët në protestë, për herë të parë, pesë militantë të Berishës lihen në qeli
Lajmi i fundit

Molotovët në protestë, për herë të parë, pesë militantë të Berishës lihen në qeli

Published: April 21, 2026
Shpërndaje

Për herë të parë në 6 tubimet e Sali Berishës, gjykata e Tiranës la në burg 5 militantë të arrestuar si pjesë e grupit të zjarrit, në protestën e 17 prillit para kryeministrisë. 6 të tjerë u lanë në detyrim paraqitje. Prokuroria çoi në gjykatë prova të forta nga policia, të arrestimeve të militantëve me çanta me molotovë. Avokatët e PD që mbrojtën militantët, kërkuan përjashtimin e gjyqtarit Enkel Peza si të lidhur me PS-në, por një tjetër gjyqtar ua rrëzoi pretendimin.

TIRANË- Kryengritje paqësore i vlerësonte Sali Berisha protestat kombëtare kundër qeverisë, edhe pse sinjali për të vijuar sulmet me molotovët ndaj kryeministrisë, ishte pikërisht mbyllja e fjalës së tij.

Thuajse në të gjitha tubimet, godina e qeverisë sulmohej, policia kundërshtohej, disa militantë arrestoheshin, dhe gjykata i lironte.

- Publicitet -

Por 17 prilli suprizoi. Sapo nisën të hidheshin molotovët e parë ndaj kryeministrisë, forcat e policisë ndërhynë menjëherë duke arrestuar personat që sulmuan. Shumë u kapën me çanta në shpinë mbushur me molotovë, pa mundur të përshkallëzonin sulmin ndaj institucioneve.

11 përfunduan në pranga, dhe në prokurori, policia çoi prova bindëse, pamje filmike të të konsideruarit grupi i zjarrit; Një grup miliantësh me maska në fytyrë fshehur pas pankartave, në marshim pas liderit të tyre, kreut të PD-së, Sali Berishës.

Ndër provat që policia ka përdorur kundër protestuesve, janë edhe pamjet me dron të Report Tv, që tregojnë momentin kur Kryeministria sulmohet me molotovë.

Të pyetur nga hetuesit, efektivët identifikuan 5 protestues që kishin sulmuar me molotovë kryeministrisë, i hodhën këto lëndë djegëse drejt tyre, si dhe i kundërshtuan fizikisht blutë gjatë shoqërimit. Ata akuzohen për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, ‘’Mbajtje pa leje të armëve shpërthyese dhe municionit.

Për të pestë, Prokuroria e Tiranës, kërkoi arrest me burg, dhe gjykata e aprovoi.

MASAT E CAKTUARA NGA GJYKATA
1-Klement Çuçka arrest me burg
2-Bujar Tusha, arrest me burg
3- Henri Shapllo arrest me burg
4-Mirvel Tocilla arrest me burg
5- Semi Bici “Arrest me burg”

Për 6 të tjerë, Gjykata e Tiranës caktoi masën detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore. Nga këta, vetëm për 2 prokuroria kishte kërkuar arrest në shtëpi.

6-Bardhyl Ndou “Detyrim per paraqitje ne policine gjyqesore”
7- Sokol Bajraktari “Detyrim per paraqitje ne policine gjyqesore”
8-Igball Domi, “Detyrim per paraqitje ne policine gjyqesore”
9-Gentjan Tuga “Detyrim per paraqitje ne policine gjyqesore
10- Ernest Kapo “Detyrim per paraqitje ne policine gjyqesore”
11- Edison Shyti “Detyrim per paraqitje ne policine gjyqesore”

Strategjia që policia përdori në protestën e 17 prillit duke frenuar grupin e zjarrit të vijojë sulmet dhe duke arrestuar në flagrancë militantët me prova të forta kundër tyre, ngriti alarmin në Partinë Demokratike mbi frikën se miliantët, si asnjëherë më parë, do të përfundonin në burg.

Një grup deputetësh u shfaqën jashtë Gjykatës për të shprehur mbështetjen ndaj tyre, Flamur Noka, Gent Strazimiri, Elda Hoti, kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, Klevis Balliu, i cili është në hetim për organizimin e protestës dhe anëtari i këshillit kombëtar të PD-së Aulon Kalaja, i cili po hetohet i lirë për goditje të forcave të policisë.

“Ku e ke numrin ti. Kam përshtypjen se shumë prej jush janë patronazhistë pa numra të futur në radhët e policisë. Keni ardhur për të ruajtur gjykatën këtu apo cfarë, ku i keni trimat komandantë? Kush është komandanti juaj, ku i keni ushtarët e narkosit që ju urdhërojnë për të dhunuar protestuesit?”, tha Noka.

Në mbrojtje, 11 të arrestuarit i morën tre avokatë të Partisë Demokratike, Marash Logu, Franc Nuri dhe Eda Grimci, kryetare e degës numër 9 së PD-së në Tiranë, e njëjta mbajti edhe fjalim në protestën e 17 prillit.

Që në nisje të seancës me dyer të mbyllura, çështjen e kthyen në politike. Kërkuan përjashtimin e gjyqtarit Enkel Peza, me pretendimin se se ai dhe familjarët e tij kanë mbajtur funksione në strukturat lokale të PS në Kavajë.

Kërkesa u rrëzua nga një tjetër gjyqtar, Dritan Hallunaj.

Të gjithë të arrestuarit në protestat e mëparshme të opozitës, janë liruar, por kjo është hera e parë që togave të zeza i dilet para me prova, përfshirë edhe filmime të grupit të zjarrit në sulm.

PD ka paditur ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, kryepolicin Skënder Hita dhe gjithë zinxhirin drejtues të Policisë me argumentin se kanë drejtuar aksionin ndaj protestuesve të opozitës dhe kanë përdorur ndaj tyre “spraj kundër ariut”.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Pensionisti says:
    April 21, 2026 at 1:32 pm

    Pse pese ne burg?Po sa?Te tere qe jane me molotove ne xhep.O tre muaj burg ,per te lare wc-te,ose 12 mije ero gjobe.,shpenzimet vjetore per te burgosurit.

    Reply
  • Aldrin says:
    April 21, 2026 at 2:47 pm

    Me kete KryePiSin qe kemi ne Pushtet, militantet e Berishes duken naive.
    Duhet shkulur gjithe Kerministria me gjithe gure e mure, Ndryshe, nuk shkulet Ramuti nga vjedhjet dhe grabitja e Shqiperise

    Reply
  • fteri says:
    April 21, 2026 at 3:40 pm

    Strategu i ketyre protestave qe heret jan te helmuara nga Berisha kur ne vitin 1992 erdhi nga strukturat kriminale sebe ,me ofendime,me akuza me gjuhe serbe moto eshte ,qe ta shafaroses kundershtarin ,dhe me kete metode sulmon edhe Edi Ramen .Struktura kriminale qe krijoi Berisha qe nga SHUK famkeq i Gazidedes i kan sherbyer zjarrit e flakes kunder instuticioneve kryeministri ,djegejen e gazetes Koha Jone ,kater vraret e 2 prilli shkodres ,sulmi ne shtepine e G.Zenepe Luka ne vlore ,shperthimet ne shtyllat e tensionit lart me skuadre kriminale ,njashtu si skuadrat e Molotveve SOT. Zhduku kufomen e Remzi Hoxhes me kriminelin Ilir Kumbaro si shef SHIKU i berishes, duke vepruar si gestapo duke zhdukur njerz,dhe aktualisht disa struktura i sherbejne Saliut,Sot Berisha drejton partine ,opoziten ,jo me institucione me titullaret ,ppor me me te besuarit e tij.Per pushtet Berisha sulmon me molotov Flamur Noka ka kapur prej fyti shume polic,Ka sulmuar direkt ne trup me Molotov policiet,duke i plagosur.Ai ne hije paralel me policine e shtetit ,ka krijuar nje polici kriminale me grupe kriminale ,dinamiti ,njashtu si ne shkatrrimin ne shtyllat e tensionit lart.Policia ke duruar shume here poshtrimin dhunen dhe sulmet e rrugaqve te Sali Berishes e te krimit dhe nuk ka dhene llogari para ligjit ,arrestimi u be shume vone megjithate me mire vone se kurr,

    Reply
  • fteri says:
    April 21, 2026 at 3:40 pm

    ?

    Reply
  • fteri says:
    April 21, 2026 at 4:02 pm

    Keto jan struktura kriminale te Sali Ramovic karaxhixhit i sherbejn keti

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?