Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Monitorimi i kanabisit mjekësor, me kamera 24 orë, mure 4 metra të lartë për siguri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Monitorimi i kanabisit mjekësor, me kamera 24 orë, mure 4 metra të lartë për siguri
EkonomiLajmi i fundit

Monitorimi i kanabisit mjekësor, me kamera 24 orë, mure 4 metra të lartë për siguri

Published: January 14, 2025
Shpërndaje

Qeveria ka përcaktuar në një vendim të veçantë elementët e sigurisë që duhet të aplikohen për mbrojtjen e sipërfaqeve të kultivimit të kanabisit mjekësor por edhe transportit e lëndëve të para me automjete të dedikuara.

Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare tashmë ka hyrë në fuqi duke përcaktuar në disa pika masat që duhet të merren nga subjektet e licencuara.

Kështu këto sipërfaqe sipas vendimit duhet të monitorohen 24 në 24 me kamera me specifika të veçanta.

- Publicitet -

“Ambientet duhet të jenë të monitoruara në vazhdimësi me sistem të kamerave ÇTV, i pajisur me readertë inkorporuar dhe sensorë lëvizjeje, me rezolucion të lartë, prej të paktën 1280 x 720, me rreze infra të kuqe, përfshirë hapësirën 20 metra jashtë rrethimit, e cila duhet të jetë e ndriçuar. Imazhet filmike të sistemit të kamerave duhet të ruhen të paktën për 90 ditë në NRV/server dhe të paktën për një periudhë 1-vjeçare në memorie Cloud, me vendndodhje në një nga vendet e BE-s”, thuhet në vendim.

Po kështu sa i takon sistemit të alarmit vendimi përcakton se duhet të jetë i lidhur në nivel qendror dhe vendor për të lajmëruar në rast problematikash sallën e komandimit apo informacionit në Policinë e Shtetit.

Vendimi përcakton gjithashtu se sipërfaqja ku ushtrohet aktiviteti ruhet 24 orë pa ndërprerje nga subjekti i ngarkuar për ruajtjen dhe sigurinë fizike që përfshin dhe shërbim reagimi me grup verifikimi sinjalesh. Për rastet kur kultivimi kryhet në ambiente të hapura ose të mbrojtura rrethohet nga jashtë me mur betoni të qëndrueshëm me trashësi të paktën 25 (njëzet e pesë) cm dhe lartësi 4 m nga toka, mbi të cilin vendoset tel me gjemba.

Një tjetër element është ai i portave të sigurisë që do të jenë hekuri dhe ku do të mund të kalojnë vetëm persona që kanë autorizim aksesi.

Porta e hyrjes kontrollohet nga personel i autorizuar për sigurinë, i cili mban evidencë për çdo hyrje-dalje të personave, automjeteve dhe mallrave.

Vendimi përcakton se skema e sigurisë së objektit, së bashku me procedurat e sigurisë, planin e dislokimit dhe transportin e sigurt të cannabis-it përgatitet nga drejtuesi teknik i subjektit të ngarkuar për ruajtjen e sigurinë fizike dhe miratohet nga shefi i Komisariatit të Policisë të juridiksionit ku ndodhet objekti dhe hartohet në 4 (katër) kopje origjinale, të cilat i vendosen në dispozicion nga 1 (një) kopje subjektit, Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (Agjencia), subjektit të ngarkuar për ruajtjen dhe sigurinë fizike dhe Komisariatit të Policisë të juridiksionit ku ndodhet objek.

I njëjti ndalet edhe tek transporti dhe siguria që duhet të ketë ky proces ku në pikën e parë nënvizohet se transporti i bimës, nënprodukteve dhe produkteve të saj duhet të kryhet me mjete të mbyllura që sigurojnë që ato të mos jenë të dukshme ose të identifikueshme nga jashtë automjetit dhe duhet të shoqërohen me procesverbalin përkatës për sasinë dhe llojin e produktit që transportohet.

“Transporti i bimës, nënprodukteve dhe produkteve të saj të destinuara për përdorim mjekësor, të prodhuara nga bima e cannabis-it nga prodhuesi i licencuar, duhet të bëhet me mjete transporti të tilla që të sigurojnë ruajtjen e barit në temperatura as më të larta e as më të ulëta sesa ajo që thuhet në etiketim ose fletudhëzuesin e barit”, thuhet në vendim. Makinat duhet të jenë të pajisura me GPS teksa për çdo raste lëvizje të bimës apo fidanit duhet të lajmërohen strukturat shtetërore 5 ditë para.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    January 14, 2025 at 8:38 am

    A mund te me thote kush se KOHA JONE a zevendesuar ERTV ?

    Reply
  • Phoenix says:
    January 14, 2025 at 8:43 am

    Kultivojeni me mire ne kasaforten e Bankes se Shqiperise, . E ka gati infrastrukturen. Kot harxhoni para me mure e kamera andej-kendej.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  • Incident i rëndë në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!
  • U eliminua nga Botërori në fazën e 1/8-ave, trajneri i kombëtares së njohur jep dorëheqjen
  • Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por…

Komentet e Fundit

  1. Hasoni on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. xxx on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. fshatari.pafshat on Incident i rëndë në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  4. nastradini on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. demo on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?