Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Morgan Stanley: SHBA i largohet recesionit në 2023; Europës do t’i duhet më shumë kohë dhe sakrifica
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Morgan Stanley: SHBA i largohet recesionit në 2023; Europës do t’i duhet më shumë kohë dhe sakrifica
BoteEkonomi

Morgan Stanley: SHBA i largohet recesionit në 2023; Europës do t’i duhet më shumë kohë dhe sakrifica

Published: November 14, 2022
Shpërndaje

Britania dhe ekonomitë e eurozonës kanë të ngjarë të futen në recesion vitin e ardhshëm sipas parashikimeve të bankës amerikane Morgan Stanley, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të shpëtojnë nga një situatë e tillë falë një tregu elastik të punës. Në të njëjtën kohë rihapja e pritshme e Kinës pas pothuajse tre viteve mbylljeje për shkak të Covid 19 do të cojë në një rimëkëmbje të ekonomisë së saj dhe tregjeve të tjera aziatike në zhvillim. Përfundimi u arrit pas një serie raportesh të analistëve të bankës së investimeve.

Në këto raporte shkruhet se rreziqet janë në rënie, duke parashikuar se ekonomia globale do të rritet me 2.2% vitin e ardhshëm. Një nivel më i ulët se vlerësimi i fundit për një rritje prej 2.7% nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Vitin e ardhshëm Morgan Stanley parashikon një ndarje të mprehtë midis ekonomive të zhvilluara që janë në recesion apo që po i afrohen atij, në një kohë që ekonomitë në zhvillim rimëkëmben në mënyrë modeste. Por ai shtoi se një rritje e përgjithshme globale ka të ngjarë të mbetet e pakapshme. Ekonomia e Kinës parashikohej të rritej me 5% në vitin 2023, duke tejkaluar rritjen mesatare prej 3.7% të pritur për tregjet në zhvillim, ndërsa rritja mesatare në grupin e 10 vendeve të zhvilluara ishte parashikuar vetëm me 0.3%.

- Publicitet -

Bankat qendrore në të gjithë globin kanë rritur normat e interesit këtë vit për të frenuar inflacionin në rritje, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Morgan Stanley parashikoi që Rezerva Federale të ruajë normat e larta deri në vitin 2023 pasi inflacioni mbetet i fortë, dhe pse arriti kulmin në tremujorin e katërt të këtij viti.

Në raport më tej sqarohet se ekonomia amerikane do të kapërcejë recesionin në vitin 2023, megjithëse rritja e vendeve të punës ngadalësohet ndjeshëm dhe shkalla e papunësisë vazhdon të rritet.

Sipas analistëve, edhe në nivel global, kulmi i inflacionit duhet të vijë në tremujorin aktual.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 14, 2022 at 7:10 pm

    Morgan pjese e qeverise boterore!

    Reply
  • mali says:
    November 14, 2022 at 7:28 pm

    bota tall bythen me boten.Ne ne shqiperi zoti na ka bekuar ne kete vend prallor qe njeriut te mos iu mungoje asgje per jetese.Ne malet e shqiperise kullotnin miliona koke bageti te imta,dele e dhi.Miliona lope qe furnizonin qytetin dhe tregun fqinje me bulmetra cilesore ne konkurence me bullgarin.Detet dhe liqenet tona gumezhinin nga peshku i cilesive te larta.Kujtojme koranin,belushken ,krapin e pogradecit.Lumenjte plot peshk,sardelet e kerkuara ne tregun boteror.Te mos permenndim faunen e e pasur.Pasurite tona jane pa fund .Mineralet tona jane me vlere te pa llogaritur plus dhe minerale strategjike qe lakmohen nga superfuqite.Zvicra eshte 1/30 e shqiperise.Greku eshte 1/70 ,serbija 1/80,mali i zi 1/35 .Qeverite e keqia e bejne popullin te varfer.Eshte gjynah qe nje popull me keto pasuri te vuaj dhe te mare gomone.Keto qe kam shkruar une europa(burrat e ditur dhe mafia)i dine shume mire .Dua mirelin te me gjykoje : ku eshte gabimi?

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 14, 2022 at 7:30 pm

    Degjo Balenen mali degjo Balenen!

    Reply
  • Andis says:
    November 15, 2022 at 12:24 am

    Morgan Stanley eshte donatori me I madh I demokrateve keshtu cdo gje na eshte per qellime elektorale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?