Sot mbahet seanca e dytë e gjyqit në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe 28 personave e shoqërive që bëjnë pjesë në këtë dosje.
Në seancën e parë në themel që u zhvillua më 9 mars, Veliaj arriti të siguronte një fitore pasi GJKKO më në fund pranoi kërkesën e tij të përsëritur për të marrë të gjitha aktet e dosjes hetimore.
Ai nuk u paraqit në këtë seancë dhe u përfaqësua nga avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku. Përmes një deklarate, Veliaj pretendoi se nuk ishte zhvilluar ende seanca paraprake dhe, sipas tij, procesi nuk mund të ishte në fazën e gjykimit në themel.
Vetëm një ditë pas miratimit të kërkesës së tij nga GJKKO, SPAK, përmes agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i dorëzoi 28 mijë faqe nga 72 fashikujt e dosjes, në funksion të së drejtës së tij për mbrojtje efektive.
Veç Veliajt, në seancën e parë në themel, mungoi edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, përfaqësuar nga avokati Maks Haxhia, i cili informoi gjykatën se ajo është shtatzënë dhe mjeku i ka ndaluar lëvizjen për arsye shëndetësore.
Po ashtu munguan, por u përfaqësuan nga avokatë, të pandehurit e tjerë, Klotilda Bushka, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Sokol Kryeziu.
I vetmi i pandehur që u paraqit fizikisht në seancë ishte biznesmeni Elman Abule, i cili deklaroi se do të jetë i pranishëm edhe në vijim të procesit.
Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Erion Veliajt, bashkëshortes Ajola Xoxa, edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje, më 9 shkurt.
Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK dërgoi kërkesën për të kaluar dosjen për gjykim 5 muaj më parë.
Ndaj Veliajt janë ngritur akuzat për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg. Për rastet e dyshuara të korrupsionit, prokuroria thotë se ai ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga disa kompani të cilat kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Edhe bashkëshortja Ajola Xoxa, akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, njëjtë si Erion Veliaj dhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje e të ardhurave.
Biznesmenët akuzohen për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash. Ish-deputetja Klotilda Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Kujtojmë që më 20 maj, Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancën për ankimin e Veliajt për masën arrest me burg.

Meqe si Erionka dhe Ajola akuzat i paskan per pasivitet…i takon LGBT te marre publikisht mbrojtjen e tyre.
Me urdhër të SALI/SPAKUT(DUMANIT,DADOS DHE BANOS)..
-ERIONI,ndonse GJK vendosi të gjykoet i lirë,por nuk do Dumani,Dado.. TË ‘VARET” TE SHESHI,ME QËLLIM QË BASHKIA E TIRANËS TI KALOI PD,SIKURSE NË 2011 LULIT 7×7=42,ME KRYETAR KËRIÇIN,NDONSE PA SHKOLLË TË MESME POR TË LARTË NË AMERIKË..
..OSE AVOKATES KALAJA..MEQËNSE DALLOHET MË SHUMË PËR KËRCËNIM ME ARMË TË EDI RAMËS.!
-ERIONI SIKURSE 4 TË UÇK KOSOVË…TË VAREN NË KOMPESIM TË S.MILLOSHEVIÇIT SËRB,ME QËLLIM QË TË MOHOET LUFTA E UÇK & NATO..SE KËSHTU KËRKON SALIU, VUÇIÇI,PUTINI,ORBANI,MIÇO I VOGËL PËR DETIN E SALIUT,BELERI,FAZLLIÇI,DOBIÇI.!
FLM DITA
Le te bashkepunoje me drejtesine,eshte i vetmi sherbim qe mumd t’u beje njerezve dhe vendit qe i dhane gjithcka bujarisht dhe nuk i respktoi.