Fadil Nasufi, deputet i Beratit
“Ata që nuk mund të kujtojnë të kaluarën e hidhur janë të dënuar për ta përsëritur atë”.
Kjo setencë e Xhorxh Santajanes është një apel për të gjithë popujt e botës për të nxjerë mësime nga historia.
Ndërsa për ne shqiptarët është një kambanë alarmi, pasi e kemi kujtesën të shkurtër dhe i riciklojmë fatkeqësitë prej sjelljes sonë se “nga e mira kërkojmë më të mirën dhe nga e keqja themi se ka edhe me keq”!
Po dal drejtpërdrejtë në temë:
Çfarë i ka ngelur më pa i bërë këtij vendi dhe këtij populli Sali Berisha dhe Ilir Meta?!
Si mundet të kërkojnë të rikthehen në pushtet dhe të marrin në dorë fatin tonë dhe të Shqipërisë këta përbindësha pushteti që gjithë historinë e tyre e kanë të mbushur me krime, me korrupsion, me kaos, me konflikte, me klane dhe me gjithçka të kundërligjshme!!
Bëmat dhe gjëmat e tyre nuk gjejnë model makutërie, babëzie dhe sharlatanizmi si vetë qenia e tyre prej një race hajdutësh dhe bajraktarësh provincialë!
Le t’u referohemi fakteve:
1-Partia Demokratike dhe Sali Berisha erdhi në pushtet nga zgjedhjet e 22 Marsit 1992 dhe trumbetoi monopolin e vendosjes së demokracisë në Shqipëri dhe të luftës kundër komunizmit!
Por shume shpejt deformoi parimet demokratike dhe instaloi modelin e partisë-shtet duke zhvilluar një luftë të ashpër ndaj kundërshtarëve politikë.
2-Reforma e pare ishte Ligji 24/1 i heqies nga puna të socialistëve dhe profesionistëve nga administrata publike dhe rekrutoi militantë dhe injorantë të paarsimuar!
3-Sistemin e drejtësisë e shkatërroi me themel dhe e zëvendësoi me kursantet 6- muajor te Plepave , pasojat e së cilës po i vuajmë edhe sot!
4-Vetëm 4 muaj pas fitores se 22 Marsit-PD-se i dolën kallaj dhe mashtrimet dhe ne zgjedhjet vendore të 26 Korrikut 1992 humbi shumë terren, dhe për këtë arsye zbatoi strategjinë e vjedhjes dhe manipulimit të votave!
5-Rritja e peshës elektorale të PSSH-se dhe kualiteti i lidershipit të saj e shtynë Sali Berishën të arrestonte në Korrik 1993 Kryetarin e PSSH-Fatos Nano me akuza farse dhe me gjyq politik!
6-Kulmi i dhunës, i vjedhjes, i manipulimit të rezultatit dhe i deformimit të demokracisë zgjedhore arriti ne Referendumin për Kushtetutën me 06/11/1994.
Projektkushtetuta Berisha me 40 kompetenca të gjithëpushtetshme të Presidentit ishte një duel i ashpër midis pushtetit sadist të Berishës dhe opozitës socialiste që është përballur me dhune shtetërore dhe privime të së drejtës së tubimeve dhe mitingjeve!
Sali Berisha dhe pushteti i tij manipuloi listat e zgjedhësve ku vetëm në Berat nuk kishin emrin në listë mbi 2000 zgjedhës të subjektit te PSSH-se
Nëpërmjet shantazhit, presionit, kërcënimit dhe gjuhës armiqësore të Berishës klima politike u tensionua dhe shume përfaqësues të PS u rrahën dhe u masakruan barbarisht!
Po kujtoj se në Berat u bë një “eksperiment “ naziskin -berishian ku u ndalua në Polici kryetari i PS Berat Flamur Rrogu, u izolova unë si sekretar organizativ, Artan Zeqo si një drejtues i FRESSH etj
Me 5-6 Nëntor 1994 epiqendra e goditjes u përqendrua në Kutalli, Pobrat, Samatice, Cukalat, Poshnje, Hinge, Gorican, Banaj Çiflik etj
Policia e shtetit dhe militantët ekstremistë të PD-së rrahën në qendër të fshatit Pobrat Hajdar Sulen, Xhevahir Hoxhën, Nesti Nushin, Ismet Hoxhën duke iu shkaktuar plagë shumë të rënda! Në Samaticë u godit Reiz Shehu dhe i bëhej presion të ndryshonte procesverbalin e votimit!
Në mesnatën e datës 5 Nëntor bandat berishiste arrestuan dhe torturuan në Policinë e Beratit Infermieren Zegjine Dervishi nga Donofrosa, Xhevdet Kodheli e Qani Zeqo nga Cukalati, Bujar Kordha nga Sllanica. Dhuna ndaj tyre ka qene me shume se barbare dhe kafshërore, pa folur për aktet turpëruese dhe zhveshjen lakuriq te tyre!
Kjo ishte policia e Berishes! Këto ishin krime që kishin për autor nxitës Sali Berishën -këtë katran me boje që sot përbetohet për votën e lirë!
Kujtoj turin falënderues qe beri Kryesia e PSSH-se pas referendumit në familjet e socialistëve që u rrahën dhe u torturuan dhe si për ironi të faktit ishte edhe Ilir Meta që sot është në prehrin e Sali Berishës!
8-Zgjedhjet e përgjakura parlamentare të 26 Majit 1996 janë preludi i masakrës zgjedhore të Sali Berishës që i vodhi me dhunë dhe gjak! Për “çudi” ne Qarkun e Beratit la fitues vetëm Ilir Metën!
Unë që po shkruaj këto radhë status dhe shumë drejtues e bashkëpunëtorë të PS-së në Berat- themi shyqyr që jemi gjallë nga historitë vrastare dhe çnjerëzore të këtyre zgjedhjeve ku më 18 Maji unë u izolova në një biruce me fekale në Urën Vajgurore nga polici -xhelat Luftar Cala, ndërsa më 26 Maj na erdhi banda e PD-së në Selinë e PS dhe qëlloi me plumba mbi kokat tona në murin përballë dhe ne tavan!
Situatën e vuri nën kontroll me autoritetin e mjekut të njohur ish kandidati për deputet Flamur Milova, të cilin fatmirësisht banditet iu bindën dhe ndaluan terrorin me armë në zyrën e PS ku ndodhesha unë, Flamur Milova, Sokol Hazizaj, Ymer Kordha etj.
Ndërkohë, nën tytën e armëve brenda orës 09 ishin nxjerrë nga qendrat e votimit të gjithë komisionerët e PS-së.
Në Berat u ndaluan dhe u rrahën deri në gjymtim 27 socialistë!
Erion Braçe u gjakos nga banda që drejtonte Albert Sulejmani-shoferi i Ministrit te Brendshëm , Eduard Spahiu ngeli invalid nga hematomat e mëdha që mori në kokë nga grushtet dhe shkelmat me këucë…. Petrit Bejko ishte viktimë e miqve të tij të PD-së që i dhanë një dru vënçe si “socialist i qelbur”… Vullnet Kreku nga Kapinova vdiq pas një viti nga plagët që mori dhe pasojat që lanë në trupin e tij hematomat e shumta….
Në rrethana misterioze një javë para zgjedhjeve të 26 Majit 1996 u vra djali i Bardhosh Hasanit -një familje me peshë dhe me autoritet që mbështeste Partinë Socialiste. Kjo vrasje ishte për të krijuar panik dhe të mbillte friken ndaj pushtetit vrastar të Berishës!
Dhe kronikat e dhunës dhe terrorit vazhdojnë në gjithe Shqipërinë për të kulmuar me 28 Majin ne Sheshin Skenderbej me gjakosjen e Servet Pëllumbit, Arta Dades dhe drejtuesve të tjerë të PSSh-së….
Këto janë krime elektorale te dënueshme, dhe jo thjesht kronika lajmesh!
Këto krime i ka bere Sali Ram Berisha!
9-Sali Berisha përbetohet si mbrojtës i lirisë së fjalës dhe si promotor i medias se pavarur. Por faktet tregojnë se ai është një kundërshtar i egër dhe hakmarrës deri ne sadizëm ndaj shtypit të lirë, ndaj qëndrimit opozitar dhe ndaj gazetarëve.
Në Berat burgosi publicistin e njohur Ylli Polovina, i njohur për qëndrimet parimore dhe kritikat ndaj deformimeve të demokracisë. Luan Shmilli ishte gjithmonë i kërcënuar dhe i dhunuar nga policia pasi mbante peshën kryesore në gazetën lokale të PS-së. Radishev Hoxha ( i ndjere) u rrah barbarisht se shiste gazetën “Zeri i Popullit”
Si mund të harrohet rrahja barbare me çarje kafke të publicistit Edi Rama -sot Kryetari PSSH dhe Kryeministër i Shqipërisë?!
Si mund t’u besohet gënjeshtrave të Sali Berishës si garant i fjalës së lirë kur dogji redaksinë e gazetës “Koha Jonë”, burgosi dhjetëra gazetarë dhe SHIK -u i tij digjte kioskat e gazetave të shtypit opozitar?!!
10-Sali Berisha është përgjegjësi kryesor për shkatërrimin e plotë të shtetit dhe kalimin në kaos të Shqipërisë në vitin e mbrapsht 1997! Me bekimin e tij lulëzuan firmat piramidale që gllabëruan kursimet e shqiptareve! Sali Berisha deklaronte se “paratë e shqiptareve janë të pastra dhe se vlera e tyre shtohet e garantohet ne firmat piramidale”… Turet dhe aktiviteti politik i Sali Berishes sponsorizoheshin nga paratë e Gjallices, te Rrapush Xhaferrit dhe te Bashkim Drizes e kompani!
Nën këtë pushtet të degraduar, dhe qeverisje të papërgjegjshme, shqiptarët humben gjithçka: shtëpitë, paratë, besimin, shpresen… Situata doli jashtë kontrollit dhe vendi kaloi në anarki dhe kaos!
Sali Berisha vrau popullin e vet!
Ai nuk u ngrit në lartësinë e një burrështetasi dhe demokrati të vërtete, por u tregua burracak dhe një tiran qe e futi popullin ne vëllavrasje!
Sali Berisha ngriti avionë me arme kimike për të sulmuar Jugun e Shqipërisë. Ai mobilizoi ushtrinë, policinë dhe militantë e mercenarë nga Veriu i Shqipërisë kundër Jugut!
Ishte vetëpërmbajtja e njerëzve që nuk ju bind marrëzisë dhe çmendurisë së Berishës që nuk pati gjakderdhje dhe luftë civile!
Por Shqipëria humbi mbi 3 mijë jetë njerëzore në vitin 1997!
Berati ishte epiqendra e vrasjeve ku humbën jetën mbi 330 persona të moshes 16-40 vjeç! Tragjedia beratase mbart me vete episode rrëqethëse, tmerre qe nuk duhen harruar! Grupet rivale të bandave vrisnin rrugës njerëz pa asnjë shkak! U shuan familje të tëra dhe ngelën pa nam e nishan! Varrezat kanë qenë të mbipopulluara nga varret e plumbave… Qyteti i bardhë i Beratit u shndërrua në qytetin e nënave shamizeza!
Frika dhe pasiguria mbizotëroi gjatë!
Ne duart e njerezeve perfunduan mbi 750 mije arme dhe 1,5 milione fisheke.Populli u vetearmatos i provokuar nga fakti se Berisha dhe strukturat e Ministrise se Brendeshme dhe te Ministrise se Mbrojtjes ndane arme per militantet e PD-se!
Ne Berat me lista të sakta u ndanë 420 mijë armë kallashnikov dhe pistoleta TT!
Ne gati 5 vjet e gjysme Lufte Antifashiste ndaj pushtueseve italiane e gjermane Beratin humbi rreth 320 dëshmorë dhe heronj, ndërsa nga Pushteti autokratik dhe despotik i Sali Berishes per 6 muaj u vrane rreth 330 bije nenash!
Pse bëjmë te paditurin sikur nuk kanë ndodhur këto krime? Si mund të ketë me shqiptarë qe adhurojnë liderë dhe drejtues partie që kane mbjelle vdekje dhe shkatërrim?
Bilanci i vdekjeve dhe i shkatërrimeve të Sali Berishës e tejkalon dimensionin e një kremineli lufte!
Ç’duhet të bëjë më tepër se kaq një Kryeministër apo President që të ndëshkohet nga drejtësia?
11-Hajdutëria është raca që lulëzoi me gjithë shkëlqimin e saj nën pushtetin e Berishës. Vjedhja dhe shkatërrimi i pronës publike, zbatimi i “terapisë shok” privatizimet klienteliste, kaosi urbanistik, falimentimi i sektorëve jetikë të ekonomisë, modeli i investimeve elektorale, instalimi i kulturës së mospagesës së energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm, dhe rrumpalla si strategji… janë plagë të mëdha që duan kohë të shërohen dhe çmontohen!
12-Berisha nuk e njeh pushtetin e votës se lire! Ai e di mire se nuk ka asnjëherë shumice mazhoritare ne elektoratin shqiptar. Ndaj i beson dhunës, vjedhjes, manipulimit, mashtrimit, gojështhurjes, shpifjes dhe fabulave denigruese ndaj kundërshtarit politik! Veprimet e tij janë të dhunshme dhe kërcënuese për rendin e sigurinë publike!
Kujtoni përpjekjet e tij për te sulmuar me flakëhedhës dhe me mjete ushtarake Kryeministrinë më 14 shtator 1998 kur u vra Azem Hajdari! Ai bëri grusht shteti dhe synoi të merrte Televizionin Shqiptar për të shpallur rrëzimin e Qeverise Nano, por ndeshi ne kundërshtimin e ndërkombëtarëve që nuk e njihnin nje Qeveri qe nuk eshte legjitime…Protestat e drejtuara nga Berisha ne opozite gjithnjë kane lejtmotiv përdorimin e mjeteve te dhunës, gjuhen e urrejtjes dhe nxitjen e turmave per shkatërrim dhe agresivitet.. Primitiviteti dhe kultura e prijësit te turmave kulmoi ne sulmin me varre, qysqi, sfurqe, shkalle dhe sopata ne seline e PD-se dhe kjo i ve kapak marrezise dhe cmendurise se Berishes qe katandiset te sillet si prijes komitesh prej hallit dhe zullumeve qe ka bere…
13-Krimi shteteror me 26 viktima dhe qindra te plagosur ne Gerdec eshte nje rast i pashembullt i mosndeshkimit nga drejtesia dhe nje tejkalim durimi me futjen ne rreth vicioz te mosveprimit ndaj shkaktareve te fatkeqesise ku padyshim ka hesape me drejtesine -Sali Ram Berisha…
14-Kohet e fundit qarkulloi lajmi i nje vidio qe perben prove shtese per 4 vrasjet shteterore te 21 janarit…e cila mund te jete element prove per organet e drejtesise:Por shqiptaret diten per diell pane ujkun qe beri kerdine … dhe duartrokasin se po shikojne gjurmet….Shqiptaret pane Ilir Meten me bllok ne dore qe merte 7% rryshfet , ashtu sic e dine fare mire qe eshte hajduti i floririt te Krrabes…
Sali Berisha me ze e figure kercenon me jete liderin e opozites dhe qorollis opinionin publik nga mengjesi ne darke neper studiot e televizioneve per protesten e 21 janarit si nje proteste ku vrasjet jane jo pergjegjesi e shtetit qe ai drejtonte…
Sali Berisha ka mjeshtërinë që ato që bën vet dhe ato që ëndërron vet ( korrupsionin dhe delegjitimitetin) ia faturon me gënjeshtra hiperbolike kundërshtarit politik.
Fjalori i tij është nje arsenal pisllëku dhe banaliteti qe ka ne themel shpifjen, përbaltjen, depersonalizimin dhe denigrimin pa limit te kundërshtarit politik!
Ai “të ngrin buzëqeshjen” kur është ne pushtet dhe të damkos me fjalorin e rrugës kur është në opozitë…
Saliu është zaptues dhe uzurpues!
Ai po zapton PD per t’i shpëtuar ndëshkimit dhe për t’i bërë sfidë SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar që e kanë shpallur “non grata”
Ai po zapton foltoren e Parlamentit dhe nuk lejon zhvillimin e jetës normale të Parlamentit me moton se “Jam Sali Berisha unë”!
Noli i madh na tregon sipas Herodotit se në betejën e Salaminës një athinas kapi me dorën e djathtë një anije perse. Perset ia prenë dorën e djathtë, atëhere athinasi e kapi me dorën e majtë, dhe persët ia prenë edhe dorën e majtë. Pastaj greku athinas e kapi anijen me dhembe, dhe perset i prenë kokën!
Kështu edhe kolltukofagët tanë, thotë Noli…. duhet t’u presësh duart, koken, por edhe këmbët se ngjiten prapë…
