Banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë vijojnë sot protestën e tyre, duke kundërshtuar me forcë zbatimin e projektit për ndërtimin e një resorti turistik në pronat e tyre.
Më 6 shkurt, banorët ndaluan me forcë punonjësit e kompanisë të vazhdonin punimet, ndërsa përplasjet vazhduan edhe të shtunën, kur policia shoqëroi në komisariat disa prej banorëve.
Banorët thonë se nuk do tërhiqen nga protestat derisa projekti të pezullohet plotësisht.
Leja e ndërtimit të resortit turistik në Baks-Rrjoll është firmosur nga Belinda Balluku gjatë kohës që është e pandehur, ndërsa punimet filluan, edhe pse çështja është në proces gjyqësor.
Banorët kërkojnë takim me përfaqësues të qeverisë dhe me investitorin Bashkim Ulaj, ndërsa kushti i tyre është pezullimi i punimeve deri në gjetjen e një dakordësie.
Mes atyre që protestojnë janë edhe qytetarë nga Kosova, të cilët kanë blerë tokë në këtë zonë.
Bashkim Ulaj i njohur si biznesmeni i Berishës para ardhjes së Ramës në pushtet tanimë është përfituesi më i madh i pasurive dhe parave publike, me mbi 3 miliardë euro.
Ai është pjesë e komunikimeve komprometuese mes Belinda Ballukut dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, ku del në pah mekanizmi i ndarjes së parasë publike si pazar.
Banorët e Baks-Rrjollit kanë theksuar se revolta e tyre do të ashpërsohet. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Shkodra, gazetari Denis Bajraktari raporton mbi zhvillimin e protestave.
“Katër breza, babë, gjysh, katragjysh, që jemi këtu. Me na dhënë urdhna, zotni? Këtu më ka lënë gjyshi, këtu më ka lënë baba, këtu kam lerë vetë. I bëjmë thirrje edhe njëherë shtetit shqiptar, me një pikë pështymë, të nxjerrë ekzaktesisht se ku mund të ketë linjë ndonjë dhe çfarë trashëgimtari ka pasur ai (Ulaj) këtu. Po ka pasur, le të shkruhet tërësisht” – thotë një prej tyre.
“Ne i bëjmë një thirrje popullit të na mbështesë dhe të gjithë institucioneve shtetërore që ta vënë dorën në zemër, mos ta lëshojnë këtë popull në gjakderdhje. E keni parë edhe ju çfarë po bën policia tani dy ditë. Ne po rrimë më shumë në polici sesa te tokat tona” – thotë një protestues tjetër.
Përfaqësuesja e banorëve, Elena Pjeshka, është shprehur se kjo që po ndodh është një padrejtësi:
“Axhat e mi, babai im, gjyshi im janë gjallë. Duam drejtësi! Kam qenë sa kjo vajza kur më ka çuar babai atje duke parë tokat tona. Sot nuk na lënë me polici të ulemi atje poshtë. Është e drejta jonë. Sot kemi ardhur prej Anglisë, jemi gjallë. Dhe duam gjakun tonë! Nuk na ndalon asgjë. Kjo tokë është e jona. Kush është ai (Ulaj)? Duam drejtësi! Duam drejtësi! Sot duam përgjigje! Sot! Të na përgjigjet shteti, i bëj thirrje Edi Ramës, policisë…”.

Aty popull!Ju nuk jeni turme malokesh qe ju msyu Bisha tropojes mbi tokat tona. Ju nuk jeni vetem turme per tu vrare ne bulevard per shkaperdredhjet e shejtanit me boje.Kur mbroni Token tuaj quheni Malesore Krenare.
dakord. Por a kanë paguar taksat fshatarët për atë që quajnë tokë të tyre?! A e kanë me tapi?! Se ajo mund të jetë edhe tokë publike! Nuk do të thotë që ti banon aty afër dhe toka është e jotja. Veçse nëse ke paguar taksat për të, toka të takon ty.
SPAK O SHPRESA JONE
A KE ME QENDRU
VENDIMIN QE MORRE
NE VEND ME E CU
KU JE DREJTESI
TE MORI E MIRA
TREGOJE KUSH JE
NE KETO DITE TE CESHTIRA
PUSHTETIN E KATERT
TA MOHOJ PIKTORI
QE SMERR VESH NGA LIGJI
LUMI QE NA MORI
Balluku I paska bere vertete nderin e jetes. Kam qene gjithmoneI majte, por ndihem I ofenduar qe PS te mbroje me te gjitha rrethanat nje ministre qe firmoste per te favorizuar nje klase pasunaresh.
Ti nuk duhet te ndihesh i ofenduar, sepse nuk behet fjale per krenarine tende prej PiSi.
TI duhet te ndjehesh i Grabitur, sepse behet fjale per pasurine Kombetare qe po e humbim me radhe, Jug e Veri
Per cfare kerkoni takim me Bashkim Ulajn?
Merrni dru e sopata dhe vereni perpara gjithe kliken e qelbesirave qe po ju grabisin ne mes te Dites.
Shqiptaret po nuk protestuan te gjithe per kete hall, fitojne qelbesirat kriminale.
Shqiptari i Jugut duhet te protestoje per shqiptarin e Veriut, dhe e kunderta.
Perndryshe do i rrjepin te gjithe, nje nga nje,
Ujin ne Shushice, Malet ne Veri e Jug.
O sternipat e Skenderbeut. Te gjithe bashke, si thuprat qe mblodhi ne dore.
Na ka zaptuar pushtimi i Ramutit $ Co
Eshte Lufte, po nuk kuptoni
PO nuk luftuam, e kemi Humbur Shqiperine.
Atdheu nuk eshte thjesht nje koncept gjitheperfshires ne kombesi.
JO!
Atdheu eshte ai Vend ku kemi rrenjet, tokat.
Ku na ka rrenuar Koka, ku kam dashur nene a ate, ku me njeh dhe guri i Thate/
Eshte vendi qe na garanton mireqenien
Na siguron Jeten
Na sigoron te tashmen dhe te ardhmen
Nese keto i humbasim, nuk kemi me atdhe.
Prandaj duhet te luftojme te gjithe per ate pak Shqiperi qe na ka mbetur.
Ndryshe, do ngelemi me keq nga jevgjit,
Boll u zhgerryet kafeneve si cuba, o burrece qiptare. Dilni ne shesh, o djem qe mbani mjeker si trima
Trima qe nuk jeni
Palo popull qe fle gjume e mendon vetem per orgji si sarhoshe te mbaruar
cfare frike kane nga policia keta banoret? jane me shume ne numer sa gjithe policia e shtetit te ramazonit.
Ngelet duke u qare o te mjere popull pa shtylle kurrizore qajne si jevgjite!
Dhe te vi te mari token time balluku dhe i kam djeg familjarisht
Do te nderhyjme ne legjislacion q Ulajt te mos i hyje ferre ne kembe nga keta te cakerdisurit!
Kane shembuj edhe po nuk diten. Ja greket qe i shajme, dalin e djegin Athinen. Francezet lyejne me mut shtetin, mos te flas per nepalezet… etj.
Po jane ne te drejte te tyre.
Ram e Sali jan bashk plehrat ne ndarjen e paras publike
BANORET JANE NE TE DREJTEN E TYRE ,,,,,,,,,shteti duhet ti degjoje,,,,,,,,,,ULAJ DUHET TE TERHIQET,,,,,,,,,,,,
Edhe ti malesor I fushes bregdetare meqe te ka lene katragjyshi atje, vertetoje me dokument zyrtar, leshuar nga zyra qe quhet kadaster, qe ti je pronar I tokes se babakatragjyshit. Nuk ka nevoje as per gjak, as per sherrin, por vetem per nje dokument pronesie. Se Mos te del ndonje dokument alla Prokurore Ndoji dhe Rruamit te Sukthit.
Tamam njethundrak qenke, madje nga Ata qe nxisin” tokat e xanuna”