Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mos pyesni pastaj, përse nuk bëhet Shqipëria!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Mos pyesni pastaj, përse nuk bëhet Shqipëria!
Analiza

Mos pyesni pastaj, përse nuk bëhet Shqipëria!

Published: November 14, 2022
Shpërndaje

 

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

- Publicitet -

Kur sheh protesta në Bulevard  nuk ke si të mos mendosh 21 janarin. Nuk ke si të moos mendosh që jo-drejtësia është më vrasëse se plumbi. Çfarë ndodhi në protestën e 21 janarit? Në momentin më të qetë të saj, kur protestuesit i kishin kthyer shpinën godinës së Kryeministrisë, ndodhën 4 vrasje dhe dhjetra të plagosur. Më shumë se 300 vetë nga protestuesit u arrestuan, u grabitën rrugëve, u rrahën, u gjakosën, u burgosën, madje u dënuan përmes vendimeve arbitrare të një dreqtësie të korruptuar.

Po pas 21 janarit? Çfarë u bë me protagonistët e ngjarjes?

Lideri i opozitës së asaj kohe po mbush dekadën si shef i qeverisë. Ai ishte organizatori i demonstratës kundër autokracisë, oligarkisë politike e korrupsionit.

Ilir Meta u bë President. Ai ishte njeriu me bllok që ndezi revoltën, në një aferë 700 mijë euro, të kapur në kamera.  Gjykata e Shqipërisë, nën trysninë e dyshes Meta – Berisha, e shpalli të pafajshëm. Ishte vendimi më absurd, më cinik, më brutal dhe i paturpshëm që shpallte fundin e sistemit të drejtësisë.

Rama, pas marrëveshjes së 1 prillit, që hodhi poshtë gjakun e 21 janarit, e reabilitoi plotësisht kur e bëri fillimisht kryetar parlamenti dhe pastaj president. Asgjë nuk ka ndryshuar tek Ilir Meta. I pasur, mospërfillës, brutal, në një gjendje dalldie, tani këndon këngën e Hajredin Pashës dhe e shpall veten si Vojo Kushi apo Mic Sokoli.

Sali Berisha ishte asaj dite kryeministër. Njeriu që urdhëroi vrasjet e 21 janarit. Që manipuloi haptas të gjitha provat, ngriti alibi të rreme dhe në fund, kur gjithçka u zbulua, u mburr se do të kishte vrarë edhe 300 vetë, e, njëri nga vrasësit, me snajper, do të ishte ai vetë.

I shpallur non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit sot, përmes “foltoreve” është vetëshpallur përsëri si shef i opozitës. I akuzuar si pushtetari me korrupsion të lartë dhe minues i demokracisë, dhunues i drejtësisë, mburret se e dhunuara prej tij nuk e ka thirrur e as nuk e ka akuzuar asnjëherë.

Lulzim Basha, aso kohe ministër i brendshëm, pjesë e krimit të pandëshkuar. Sot pas  shumë vitesh pasuria e tij është bërë marramendëse, fuqia e tij financiare është në një nivel me oligarkët e fuqishëm; i paaftë për asgjë tjetër, i njëjtë me Uriah Hipin e njohur, shijon i qetë pasurinë.

Pas 21 janarit, përmes votës së vjedhur, fillimisht nga sulmi i Berishës ndaj institucionit të zgjedhjeve, dhe, pastaj, nga Ristani që futi duart deri në brryl në kutitë e votimit, u bë kryebashkiaku i Tiranës. Në katër vite mbahet mend për dashin që theri në dyert e bashkisë dhe tortën e pavarësisë. Nuk bëri asgjë tjetër.

Ndrea Prendi, ish komandanti i gardës, njeriu që qëlloi direkt për të varrë, ose të tjerët, pasi e goditën vranë me armën e tij, ushtaraku që ndërroi tytën e armës me atë të armës së shoferit të tij, njeriu që fshehu të vërtetën dhe, duke e fshehur atë, nuk u dënua veçse simbolikisht, ende pushon në vilën e tij në Gjirin e Lalzit, i qetë, i pandëshkuar dhe pa vrasje ndërgjegjeje.

Gjyqi kundër tij ishte grusht shteti i vërtetë, që nisi në çastin kur kërkesa e kryeprokurores së republikës për ndalimin e zinxhirit komandues të Gardës u hodh poshtë nga shefi i policisë… për një gabim drejtshkrimor, dhe përfundoi grushti i shtetit në sallën e gjyqit, mbushur me gardistë të Prendit që kërcënonin haptas gjykatën e prokurorinë.

Askund në botë nuk ndodh kjo, veçse në sistemet totalitare ku junta ushtarake sundon mbi ligjin. Sidoqoftë, ai është i qetë në vilën e tij. Për të, 21 janari, është histori e mbyllur. Ushtaraku që qëlloi qetësisht, nga bunkeri i kryeministrisë, qetësisht dhe me vetëdije, është i lirë, askush nuk merret më me të dhe, nëse do të kemi ndonjëherë ndërrim pushteti, mund të shpallet i pafajshëm.

Bamir Topi, presidenti i kohës, i quajtur në ato ditë nga Beriha si “horr i bulevardit” është sot kundërshtari i Berishës, thuajse armik me të, por partinë që krijoi e mori një dallkauk dhe ata që i shkuan disa javë prapa vrapuan të jenë përsëri në sqetullën e PD-së.

Nuk mund të jetë “edhe i vetëm trim në luftë”, pasi lufta zhvillohet jashtë tij.

E kujtoni emisionin e Blendi Fevziut në “Opinion” natën e 21 janarit se si përpiqej të ngrinte alibinë e vrasjeve me çadra pistoletë? Paturpësisht! Fevziu është po aty. Asnjë brerje ndërgjegje. Edhe “të fala sandrit” është po aty. Miku i Berishës u bë miku i përnatshëm i Ramës! Kaq ishte!

Katër “grushshtetasit medialë”, çështja e të cilëve u mbyll si “dhuratë” qeveritare, kanë ndryshuar disi.

Mero Baze vazhdon të jetë kundërshtari i Berishës dhe, si duket, mes dy të këqija të opozitës, ka zgjedhur të keqen më të vogël! Si hakmarrje ndoshta ndaj njeriut që desh i mori jetën, pas viteve të gjata të miqësisë.

Andi Bushati, armiku i Berishës, është sot nga mbështetësit e tij medial. Nuk dihet nëse e tërheq dhuna si nocion, apo si veprim. Friedrich Nietzsche shkruante se “ Nuk është lartësia e tmerrshme, por përkulja”.

Sokol Balla është në një televizion të njohur lajmesh, ndërsa Filipin nuk e heq dot kush nga istikami kundër së keqes!

Gardistët, që u shpërblyen me disa rrroga, të cilët Berisha i strehoi në selinë qeveritare, tani mund të jenë në strukturën fashistoide të opozitës, që e quajtën “ për mbrojtjen e votës”, ama shumë prej tyre kanë tani lokalet e veta të shtrenjta dhe luksoze.

Asnjërit nga përsonazhet kryesorë të kësaj ngjarjeje tragjike nuk i ndodhi gjë. Edi Rama u bë kryeministër. Qeveris një kabinet të korruptuar dhe ka pas vetes afera që mund të kishin rrëzuar disa qeveri. Oligarkët Berishës janë tani të tijtë! PPP-të “e famshme” janë mbytja e ardhshme financiare e këtij vendi. Me pushtetin që ka , mund të ikë nga qeverisja, vetëm kur të lodhet vetë.

Sali Berisha vazhdoi të qeverisë edhe 2 vite e 9 muaj pas vrasjeve. I shpallur non grata nga SHBA ka nisur luftën kundër të gjithëve dhe me të gjithë. Vazhdon të ketë vilën familjare në Lalëz, pronat e dhëndrrit në ish-kompleksin “Partizani”, fabrikat dhe pronat e të birit, zyrat moderne në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, dhe, njëjtë si dikur, më shumë se gjithçka tjetër, lakmon vrasjet që nuk i bëri dot. Askush më shumë se sa ai nuk i ka bërë dëm këtij vendi.

Ilir Meta u bë kryetar parlamenti e më pas president. Në pushtetin ekzekutiv partia e tij qëndroi edhe 7 vite të tjera. U pasurua shtatë herë dhe u dalldis nga narcisizmi edhe më tepër. Daljet e presidencës i ktheu në bedena dhe barinjtë e rrugës në jeniçerë. Mendja është gjë e madhe.

Të vetmit që humbën ishin të vrarët, familjet e tyre, të burgosurit, të arrestuarit dhe të torturuarit protestues. Mos pyesni pastaj, përse nuk bëhet Shqipëria!

 

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Shkodrani says:
    November 14, 2022 at 2:24 pm

    CFARE THE DICKA QE NUK E DINIM GJER TANI
    CFARE MESAZHI FRYMEZUES I DHE FUKARASE
    NUK KA NEVOJE KY POPULL PER MEDIOKER
    KA NEVOJE TRIBUN QE TA PRIJNEE TE SHKALLMOJE ZGJEDHEN E TRADHETISE E TE PARASE

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    November 14, 2022 at 2:42 pm

    Nuk mund te rilindi shqiptareve shteti e shpetoje Shqiperia pa u futur ne te njejten QELI..EDvin Like SALIJA dhe tere ish ORGJIJA!

    Me mire von se kurre
    Islami B E D R I
    U ktheve ne origjine
    ben GAZETARI!

    Vetem zagaret
    e races FEV ZI
    ca lehin per Ramen
    ca per SS-Serbin SALI!

    Kush ndihet gazetar
    flet per SHQIPERI
    shqip:’kerkon burgun’
    per eEDvin Like SALI!

    Kush ndihet gazetar
    kurre s’harron SHQIPTARIN
    As 4 te vraretme duar ne xhepa
    as 21 J A N A R I N!

    S’arron 21 Janarin
    as EDvin,Sali,Like BASHË
    Nuk harron shqiptaret e vrare
    e kujtoje krriminele,OLLDASHË!

    Krriminel Olldashi
    ish nip i BLLOKUT
    Ka qene minister
    i SS-Serb Sali-‘MALOKUT’!

    Kur plumbat e Sales
    shqiptaret i ‘KORRI’
    Keshillat Lyl Basha
    merte mga Olldash ‘Sokoli’!

    ”Mos u bej merak
    per kater ‘KOKPALARË’
    Po te isha une
    300 do kisha VRARË!”

    Per gjith keto ‘merita’Kolit
    nipin e Mamaq DASHNORIT
    EDvini i shpalli dite Zije
    ashtu si horri-HORRIT!

    U shpallen dite zije
    se vrane ‘KOKPALARE’
    ‘kokpalare’-shqiptaret
    terrorristet heronj-‘HAJDARË’!

    Pas 30 vjet tragjedi
    ligjerojne SHARABAJGAT
    Rudina ‘Hajdaret’
    Prostitutat-B A J G A T!

    ligjerojne bajgat
    si gjeli maje P L E H U T
    Meta,Meta-j,Mutrat
    EDvini i ‘SS’-Serb S A L E H U T!

    Gjyqi i inkujzicionit
    kur do hapet V A LL Ë
    Tere xhihadiste socialSSaliste
    ti djege te GJ A LL Ë!

    Reply
  • DRENICA E KUQE says:
    November 14, 2022 at 2:46 pm

    Ke te drejte kur e thua se “jo-drejtesia eshte me vrasëse se plumbi”, por do duhej qe Shqiperia t’i shohe kah vriten nga padrejtësia edhe me zi se nga plumbi shqiptaret e Kosoves dhe te viseve tjera shqiptare te coptuara, por do te ishte me interes qe gazeta e shqiptareve DITA t’i publikonte e ripublikonte shkrime te shqiptareve si këto qe po ua dërgojmë linqet, me poshtë, te publikuara par 10 vjetesh e me pare dhe te ripublikuara sa e sa here ne mediat elektronike…, nëse nuk u ka rekomanduar UDB “shqiptare” e Prishtines qe autoret si ky te mos publikohen ne mediat shqiptare…
    KOHË PËR TA BËRË SHQIPËRINË :: artEX.al – dritare shqiptare (webnode.page)
    TA KRIJOJMË DHE TA RUAJMË ENERGJINË, PËR TA BËRË SHQIPËRINË :: artEX.al – dritare shqiptare (webnode.page)
    DRENICA E KUQE

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    November 14, 2022 at 3:51 pm

    Analiza, si reflektim i realitetit, te çon edhe ne nje perfundim tjeter. Shoqeria shqiptare postkomuniste zvarritet nen trysnine sizifiane te tre perversiteteve:
    1) Te perversitetit intelektual.
    2) Te perversitetit moral
    3) Te perversitetit politik.
    Politika ne thelb, thoshte Aristoteli, s’eshte gje tjeter perveçese administrim i drejete dhe ndershem i pasurise publike, ne dobi te te gjithe qytetareve dhe pa privilegje individesh apo kastash. Pikerisht ne kete çeshtje thelbesore politika e tjetersoi demokrazine ne hajdutokrazi.
    Gjithsesi perversiteti politik eshte rrjedhoja. Shkaku i ketij perversiteti politik eshte perversiteti intelektual dhe moral.

    Reply
  • nje qytetar says:
    November 14, 2022 at 4:43 pm

    Protesta ka gjithandej (pervec se Korese se Veriut) dhe jane te dhunshme biles si p.sh. ato te Jelekverdheve qe dogjen Parisin, por nuk i ben askush me faj protestat per problemet e qeverisjeve! Nuk jane ato protestat pra alibi per nje pushtet 9-vjecar Rama se prej tyre “nuk behet Shqiperia”, as per sherbetore mediatike qe mundohen ti gelqerosin Blozen e deshtimit ne surrat, sigurisht nuk mjaftojne.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 27 tetor 2026
  • ​Analiza e BBC: Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale
  • Botën e ndryshojnë idetë, jo paratë: Çfarë i mëson Beogradi Tiranës
  • Fatos Tarifa: Autoritarizmi nuk vjen gjithnjë me çizme
  • Kremlini pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhje: Shpresojmë të ruajmë akoma marrëdhëniet me Serbinë

Komentet e Fundit

  1. per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  2. Katiu on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  3. Vili on Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, ja për çfarë do të pyetet
  4. As shahist, as poet... on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  5. Fjalë me vend on Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?