Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Mos qaj se kjo dihej”, detaje nga arrestimi në shtëpi i ish-zyrtarit të policisë që bashkëpunoi me Habilajt
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Mos qaj se kjo dihej”, detaje nga arrestimi në shtëpi i ish-zyrtarit të policisë që bashkëpunoi me Habilajt
Kronike

“Mos qaj se kjo dihej”, detaje nga arrestimi në shtëpi i ish-zyrtarit të policisë që bashkëpunoi me Habilajt

Published: August 12, 2022
Shpërndaje

 

Janë publikuar detaje nga arrestimi i Sokol Bodes. Ai kishte 4 ditë që ishte kthyer nga Anglia ku fshihej pas dënimit dhe shpalljes në kërkim. Mësohet se Bode është kapur në orën 21:25 minuta dhe informacioni për mbërritjen e tij në Berat ishte siguruar në rrugë operative.

Ai qëndronte i fshehur në shtëpinë e tij, në lagjen “Uznovë e Madhe” në Berat. Kanë qenë forcat operacionale të DVP Berat ata që kanë hyrë në banesën dy katëshe ku jetonte Bode dhe në ndihmë të tyre kishte edhe efektivë të forcave Shqiponja.

- Publicitet -

Kur forcat e policisë kanë hyrë në banesën e Sokol Bodes, e kanë gjetur të shtrirë në divanin e sallonit të tij dhe mësohet se i shumëkërkuari nuk ka bërë rezistencë. Pas futjes së policisë në banesë, nëna e Bodes ka shpërthyer në lot ndërsa ai e ka qetësuar duke i thënë “Qetësohu, mos qaj, se kjo dihej”.

Përpara se të hipte në furgonin e policisë, Bode ka kërkuar 2 minuta kohë të ndahej me familjen dhe vëllain e tij me aftësi të kufizuara që ndodhej në rrugën jashtë banesës.

Ai është shoqëruar në ambijentet e DVP Berat, për veprimet proceduriale, ndërkohë që mësohet se do të transferohet drejt Tiranës.

Kush është Sokol Bode?

Ai ishte dënuar me 8 vjet burg, pasi akuzohet nga SPAK për implikim në trafikun e narkotikëve të kryer nga organizata kriminale e drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj.

Bode, ish-drejtori i Postës në Dhërmi, ka qenë prej kohësh në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt, (ky i fundit i arrestuar pak kohë më parë në Itali për trafik droge).

Bode, bashkë me ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela si dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, kanë drejtuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë gjatë viteve 2015-2016.

Në shkurt 2019, Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda dosjen për gjykimin e të pandehurve Saimir Tahiri, Jaled Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, nën akuzën “trafikim i narkotikëve” si dhe “kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Në 10 korrik 2019, gjykata vendosi pezullimin e gjykimit për të pandehurit Sokol Bode dhe Gjergji Kohila pasi nuk ishin gjetur, ndërsa ndau çështjen e tyre nga çështja e Saimir Tahirit dhe Jaeld Çelës.

o.p. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ekskluzive: Prapaskenat e azilit politik, a ka refuzuar Kryeministri dy propozime gjatë orëve të fundit
  • FOTO: Tirana në kaos dhe flakë në ditën e gjashtë të përplasjeve të përgjakshme në rrugë
  • Anulimi i vizitës në Austri, oferta për azil politik dhe largim pa pasoja penale nga pushteti
  • Fatos Tarifa: Vetmia e pushtetit dhe arratisja nga realiteti
  • VIDEO: Trotuaret e bulevardit të Tiranës kthehen në fushë të zhveshur balte

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ekskluzive: Prapaskenat e azilit politik, a ka refuzuar Kryeministri dy propozime gjatë orëve të fundit
  2. Për Etemin dhe pensionistat si Etemi on Anulimi i vizitës në Austri, oferta për azil politik dhe largim pa pasoja penale nga pushteti
  3. Asllan on Anulimi i vizitës në Austri, oferta për azil politik dhe largim pa pasoja penale nga pushteti
  4. Po sumfllaqe po on Ekskluzive: Prapaskenat e azilit politik, a ka refuzuar Kryeministri dy propozime gjatë orëve të fundit
  5. agroni on Ekskluzive: Prapaskenat e azilit politik, a ka refuzuar Kryeministri dy propozime gjatë orëve të fundit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?