Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mosbindja civile dhe korrupsioni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Mosbindja civile dhe korrupsioni
opinion

Mosbindja civile dhe korrupsioni

Published: October 29, 2024
Shpërndaje

Nga Viktor Malaj

Botuar në DITA

Tri fjalët që përdoren më shumë në Shqipëri prej mbi tri dekadash janë: Liri, Demokraci dhe Korrupsion. Ndërsa dy të parat paraqiten si arritje për popullin, fjala korrupsion është shpallur si armik dhe, nga mëngjesi në darkë, nuk pushojnë përbetimet për luftë kundër tij.

- Publicitet -

Kur shikon dhe dëgjon njeriu i thjeshtë ulërimat, akuzimet, kërcënimet dhe damkosjet që politikanët shqiptarë të të gjithë krahëve i bëjnë njëri-tjetrit për flirtime dhe bashkëjetesa të ndaluara me korrupsionin, çuditet dhe pyet veten se si është e mundur që ky “qafir” me emrin korrupsion, jo vetëm ia ka dalë të mbijetojë e t’iu shpëtojë kryqëzatave zhurmëmëdha të ndërmarra nga politika, por, madje, është bërë pjesë e pandarë e ndërgjegjes sonë të kalbur dhe bashkudhëtar i çdo administrate shtetërore, qendrore dhe vendore.

Secila palë e akuzon tjetrën se ka rënë në dashuri me korrupsionin, duke zvetënuar moralin shoqëror dhe cenuar interesat popullore dhe, pastaj betohet se sapo t’i jepet mundësia, domethënë sapo të vijë në pushtet dhe të ketë në dorë mjetet e luftës kundër tij, do ta shpartallojë një herë e mirë armikun korrupsion dhe do ta shpëtojë popullin fukara që ankohet pse i ka të gjitha rrugët e zëna prej tij, sa herë kërkon të drejtat e veta kushtetuese.

Mirëpo, çfarë ndodh realisht? Ata që vijnë në pushtet me premtime, platforma, programe e ushtri të armatosura gjer në dhëmbë për të luftuar korrupsionin, tak-fap shndërrohen brenda natës si me magji në dashnorë të tij, ulin armët e ngrehura më parë kundër tij, i ulen në gjunjë, e përqafojnë dhe flenë me të natën dhe të nesërmen, sa për sy e faqe, e konsiderojnë sërish armik.

Të gjitha qeveritë tona “demokratike”, pa përjashtim, sapo marrin frenat e pushtetit nisin bisedimet e fshehta me “armikun” korrupsion. Hapi i parë është afrimi me botën e biznesit, sidomos me oligarkët, të cilët i zënë miq me qëllimin jo shumë të largët të flirtimit me korrupsionin. Kështu korrupsioni shndërrohet nga bashkëshort i oligarkisë në dashnor i administratës shtetërore.

Nuk vonon shumë dhe korrupsioni gjendet kudo, duke bërë kërdinë në ndërgjegjen dhe moralin e administratës shtetërore, ku të gjithë flasin kundër tij, por ai i miklon të gjithë, duke përcaktuar se kush duhet të fitojë tenderat, cilit i duhen dhënë koncesionet, kush i plotëson kushtet për “investitor strategjik” apo partner në PPP-të etj..

Ne, populli i thjeshtë shohim e dëgjojmë hakërrimet dhe kërcënimet që politikanët i bëjnë njëri-tjetrit duke e akuzuar për “dashuri të ndaluar” me korrupsionin dhe përbetimet se do t’i ndëshkojnë rëndë këto akte të ndaluara nga morali shoqëror dhe legjislacioni shtetëror.

Këtë “zemërim” ndaj korrupsionit shtetëror, e kemi parë të organizohet e shprehet në qendër të Tiranës në vitin 2011 deri në sakrifikim të jetëve njerëzore, dhe po e shohim edhe tani kur një çetë luftëtarësh antikorrupsion po bllokojnë rrugët për “mosbindje civile”.

E, ndërsa protestat antikorrupsion nuk pushojnë kurrë dhe boritë e luftës kundër tij zhurmojnë pandalur, zotëria korrupsion rri i qetë dhe kryelartë në kolltukët e zyrave politike, duke pritur me buzëqeshje.

Ne që rrimë në plate dhe ndjekim aktin e radhës nga drama e madhe e mashtrimit mbarëpopullor, nisim të besojmë se zhurma dhe lufta “e pakompromis” që njëra palë i bën tjetrës, që i eturi për pushtet i bën të velurit prej pushtetit nuk ka si qëllim vrasjen e Korrupsionit, por ndarjen e krevatit të pushtetit me të. Pra, kjo nuk është luftë për vlera morale, por për t’i marrë njëra-tjetrës dashnorin e përhershëm, korrupsionin.

Shikoni lojën e madhe tragji-komike që luhet mbi kurrizin e qytetarit të zakonshëm. Ndërsa kemi institucione shtetërore, armata të specializuara dhe mirëpaguara për ta luftuar korrupsionin, vazhdohet të krijohen dikastere të posaçme.

Nga ana tjetër, luftëtari më i madh kundër korrupsionit na shfaqet çdo natë në ballkonin e katit të tetë. I mbyllur në arrest shtëpie nga gjykata si i dyshuar për korrupsion, lartmadhëria e tij Sali i shpallur edhe nga Perëndimi si “minues i demokracisë dhe përkrahës i korrupsionit madhor familjar e shtetëror” na përbetohet se do luftojë pikërisht korrupsionin. (?!)

Të dyja palët, ata në pushtet dhe këta në opozitë akuzojnë njëra-tjetrën për flirtime me korrupsionin! Pasi janë tallur me ne për 34 vjet, na kanë vërdallosur nëpër zyrat e tyre pa nder e moral, na kanë shkelur të drejtat tona dhe na kanë kërkuar para për t’i rifituar ato, pasi kanë ndërtuar vila, pallate dhe zaptuar tokat tona duke keqpërdorur pushtetin që ne ju kemi dhënë duke ju besuar premtimeve për shërbime ndaj nesh dhe për luftë kundër korrupsionit, tani TË NJËJTËT thonë se kanë vendosur të na shpëtojnë nga… korrupsioni i tyre?!!! A janë po këta apo të tjerë që na i premtojnë këto mirësi?!

Dështakë dhe hajdutë që nuk arrini dot të prosperoni një vend me.të gjitha mundësitë e zhvillimit!

Po kërkoni që ne të bëhemi përsëri dhe pafundësisht mish për top për qëllimet tuaja të zeza të maskuara me premtime për ardhmërinë tonë fatbardhë?! Ne mund të ndryshojmë gjithçka, zyrtarët, partitë në pushtet, drejtuesit e qeverisë qendrore e vendore, por asgjë e mirë nuk do të na vijë pa ndryshuar moralin e kalbur dhe erërëndë që propaganda juaj ka mbjell dhe sjellja juaj ka rritur tash tridhjetë vjet. Ju nuk jeni të denjë për dashurinë, respektin dhe besimin tonë sepse jeni dashnorët pasionantë të korrupsionit dhe tradhtarët e paskrupuj të interesave popullore, të të drejtës dhe moralit!

—

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
22 Comments
  • Fisxo says:
    May 15, 2024 at 5:42 am

    KORRUPSIONI , KORRUPSIONI , KORRUPSIONI
    GRABITJA e ZYRAVE të SHTETIT !!
    PLAÇKITJA , PLAÇKITJA , PLAÇKITJA , PLAÇKITJA

    HAJDUTÊRIA , HAJDUTËRIA , HAJDUTËRIA me PPP KRIMINALË , me KONÇENSIONE MAFIOZE dhe me TENDERA KORRUPTIV , ka KAPLLUAR ZYRAT e MINISTRIVE , o “lider global” !!!!!!

    STOP CORRUPTION !! STOP CORRUPTION !!!
    STOP CORRUPTION !! STOP CORRUPTION !!!

    PD + PS + PL (LesheLi) + PR + PAA + Dule Vangjeli + Idriz Shpëtimi = BANDA KRIMINALE , ORGANIZATA MAFIOZE , KRYE HAJDUTË , KRYE GRABITQARË , KONTRABANDISTË , NARKO-TRAFIKANTË Ndërkombëtarë , EVAZIONISTË FISKALË , KRYE KUSARË , KRYE BANDITË , SHUSHUNJA , ÇAKENJË të PËSHTIRË , DOBIÇA Ferrash që VJEDHIN dhe GRABISIN , POPULLIN SHQIPTAR për 34 Vjet RRESHT !!!

    Reply
  • Fisxo says:
    May 15, 2024 at 5:46 am

    KORRUPSIONI , KORRUPSIONI , KORRUPSIONI
    GRABITJA e ZYRAVE të SHTETIT !!
    PLAÇKITJA , PLAÇKITJA , PLAÇKITJA , PLAÇKITJA

    HAJDUTÊRIA , HAJDUTËRIA , HAJDUTËRIA me PPP KRIMINALË , me KONÇENSIONE MAFIOZE dhe me TENDERA KORRUPTIV , ka KAPLLUAR ZYRAT e MINISTRIVE , o “lider global” !!!!!!

    STOP CORRUPTION !! STOP CORRUPTION !!!
    STOP CORRUPTION !! STOP CORRUPTION !!!

    PD + PS + PL (LesheLi) + PR + PAA + Dule Vangjeli + Idriz Shpëtimi = BANDA KRIMINALE , ORGANIZATA MAFIOZE , KRYE HAJDUTË , KRYE GRABITQARË , KONTRABANDISTË , NARKO-TRAFIKANTË Ndërkombëtarë , EVAZIONISTË FISKALË , KRYE KUSARË , KRYE BANDITË , SHUSHUNJA , HAJDUTË DOGANASH , PIDH ROBSHA , ÇAKENJË të PËSHTIRË , DOBIÇA Ferrash që VJEDHIN dhe GRABISIN , POPULLIN SHQIPTAR për 34 Vjet RRESHT !!!

    RROFTË SHQIPËRIA 🇦🇱❤️❤️ dhe gjithë POPULLI ❤️❤️ i NDERSHËM 🇦🇱 SHQIPTAR kudo në BOTË ❤️❤️🇦🇱🇦🇱

    Reply
  • Fisxo says:
    May 15, 2024 at 5:54 am

    KORRUPSIONI , KORRUPSIONI , KORRUPSIONI
    GRABITJA e ZYRAVE të SHTETIT !!
    PLAÇKITJA , PLAÇKITJA , PLAÇKITJA , PLAÇKITJA

    HAJDUTÊRIA , HAJDUTËRIA , HAJDUTËRIA me PPP KRIMINALË , me KONÇENSIONE MAFIOZE dhe me TENDERA KORRUPTIV , ka KAPLLUAR ZYRAT e MINISTRIVE , o “lider global” !!!!!!

    STOP CORRUPTION !! STOP CORRUPTION !!!
    STOP CORRUPTION !! STOP CORRUPTION !!!

    PD + PS + PL (LesheLi) + PR + PAA + Dule Vangjeli + Idriz Shpëtimi = BANDA KRIMINALE , ORGANIZATA MAFIOZE , KRYE HAJDUTË , KRYE GRABITQARË , KONTRABANDISTË , NARKO-TRAFIKANTË Ndërkombëtarë , EVAZIONISTË FISKALË , KRYE KUSARË , KRYE BANDITË , SHUSHUNJA , HAJDUTË DOGANASH , PIDH ROBSHA , ÇAKENJË të PËSHTIRË , DOBIÇA Ferrash që VJEDHIN dhe GRABISIN , POPULLIN SHQIPTAR për 34 Vjet RRESHT !!!

    RROFTË SHQIPËRIA 🇦🇱❤️❤️ dhe gjithë POPULLI ❤️❤️ i NDERSHËM 🇦🇱 SHQIPTAR kudo në BOTË ❤️❤️🇦🇱🇦🇱

    Bedri Islami duhet të REFLEKTOJ , dhe të LUFTOJ HAJDUTËT POLITIKANË të të gjitha Partive Politike , pa përjashtim !!!! !!! !!!! HAJDUTI , GRABITQARI dhe KRIMINELI që VJEDH POPULLIN e tij , NUK mund të ndahet , në të MAJTË , apo të DJATHTË , apo të QENDRÊS , O Bedri ZEZA , prandaj BOLL ju LËPIVE Lali Erit , O Bedri por L U F T O KORRUPSIONIN , kushdo qoftë ai KRYE HAJDUT që VJEDH , qoftë ai Like GRABITQARI nga Skrapari , qoftê ai Sali KRYE GRABTQARI , TERRORISTI dhe KRYEKRRIMINELI apo qoftë ai Edvin Rama dhe Lali Fiku KRYE HAJDUT dhe KRYE GRABITQAR GJAK PIRÊS !!! !!! !!!!

    Viktor , thuaji Bedri ZeZës të REFLEKTOJ dhe të MOS bëhet ‘SHOK’ i Çim Pekës dhe Armand BYTHËLËPIRÊS Shkullakut !!!

    Reply
  • LEON says:
    May 15, 2024 at 6:25 am

    kANE KALUAR 34 VJET dhe sorra bishtdjegur Adriana Kalaja mallkon qytetaret e Tiranes pse jane indiferente dhe nuk dalin te djegin bashkine e Veli hajdutit. Pergjigja eshte e thjeshte:Qytetaret e dijne se nje hajdut ,me hajdut se Veliu do t`ja zere vendin.

    Reply
  • Urrejtesi profesionist says:
    May 15, 2024 at 6:28 am

    Lejoni komentet tek artikulli i zTritan Kalo , qe per mua eshte esenca e gjithe historise se shqiperise , e vuajtur dhe neperkembur nga Europa kurve, por mbi te gjitha e vrare nga vete bijte e saj , per interesa meskine, momenti……..dhe shpesh te paguar nga fqinjet tane xingari te ardhur . Shume i sakte dhe i bukur ky artikull kunder plages se shqiperise aktuale , komplimenti z. Malaj.

    Reply
  • tom says:
    May 15, 2024 at 6:30 am

    E dim qe vidhet dhe vritet per te vjedhur,e dim qe plaçkitemi çdo dite me dhune,Pyetja a ka zgjidhje?Vota nuk eshte zgjidhje se ata vrasin per te vjedhur ne duhet te vetmbrohemi?.Na jep nje zgjidhje perveç votes qe nuk eshte zgjidhje

    Reply
  • Fisxo says:
    May 15, 2024 at 6:34 am

    Respekte për VIKTOR MALAJ , kurse Bedri Islami duhet të REFLEKTOJ NJË ORË e MË PARË , dhe të MOS bëhet palë me PIDH MOTRAT e KORRUPTUAR , të cilitdo krahu Politik qofshin ata !!!

    Reply
  • Asd says:
    May 15, 2024 at 6:45 am

    Korrupsionin dhe padrejtesite i ndreq (pakeson) vetem sistemi i drejtesise. Gabimisht njerezit e presin kete nga politikanet.

    Reply
  • Populli says:
    May 15, 2024 at 6:48 am

    Don Zhuanin korrupsion,
    tjeter s’ke ku e kerkon,
    cap atje ne kryeministri,
    brenda saj e shikon,

    Eshte Edi Rama korrupsioni,
    ne c’do qelize ne kete vend,
    kush akoma kete e dyshon,
    tregon se asfare s’ka mend,

    eshte Edi Rama kupola,
    e industrise se hajduterise,
    te ai shkon e tere placka,
    si trofe e makuterise!

    Reply
  • Sec po bin daullet mi none, qoft rruga e mbarë… says:
    May 15, 2024 at 7:38 am

    Bukur dhe bindshëm….por
    fjalët pa protesta mbeten një garnityr sipët një muti të ndarë në copa….

    Reply
  • DRENICA E KUQE says:
    May 15, 2024 at 7:42 am

    O, shqiptarë! Korrupsionin ne Tirane e kane ‘mbjellur’ udbashat e Prishtines qe sillen e peshtillen, sjellin e peshtjellin penjte e tij kudo, ndersa, ne Prishtine eshte edhe me zi, por, hajnat zyrtare te Tites e mbulojne trash, per te bere me gisht andej Drinit… Dhe, ëerdhet e krimit e te korrupsionit andej e ketej Drinit jane LDK e Prishtines dhe PD e Tiranes me satelitet e tyre qe i mbulojne gjurmet e krimit dhe te korrupsionit te organizuar “sheteror”, antishqiptar…

    DRENICA E KUQE

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    May 15, 2024 at 8:52 am

    OK,V.Malaj.Por,duhet RRUGË-ZGJIDHJE & emra konkret.Derri do “plumb”:
    -Para 1990 nuk njihej FJALA KORRUPSION,Por VJEDHJE.Dhe Hajdutit i varej gjëja e vjedhur në qaf & shëtitej në MIXHILIS..!kur pushtetari VIDHTE 2000 L.e dëmshpërblente në arkën e Shtetit & mbi 20001,jo vetëm e kthente lekun në Shtet por ARRESTOHEJ..!
    • Ky ishte sistemi Socialist(se komunizmi nuk u zbatua në asnjë vënd të botës se.. vidhej..)
    •Ndaj në 2016 studimi OSBE nxori 65 % të popullit të votoi sistemin SOCIALIST..!
    -Korrupsioni tek ne u shfaq në qeverinë e parë 1992 dhe nuk u LUFTUA,por u martua me TË..!
    – Me teoria SHOCK(çdo gjë e komunizmit në zero) të Sb,A.Hajdarit,G.Pashkos,u Vodhën,Tjetërsuan,Shkatërruan për SKRAP(Gërdeci) mbi 500 nd/Je e institucione = me 350 mild.$,130 mild.$ pasuri ushtarake..! Ku shkuan. ?!
    -Ku shkoi pasuria e KAMPEVE TË PUNTORVE E PIONERVE PREJ 2 mild.$ të përvetsuara nga sindikata e “PAVARUR” E GËZIM KALASË QË DEKOROI SB-KM NË PRESIDENCËN E B.NISHANIT.?!
    -PËRBINDËSHI I KORRUPSIONIT 34 VJEÇAR QË E BËRI DASHNOR ME LIÇENCË ËSHTË VETËM 1-SALI R.BERISHA..QË AMERIKA E VESHI ME VELLON E ZEZË non grata..Pikërisht si i korruptuari madh familjarisht & me ha-atët..!
    – Dhe ha-le-atët dihen tashmë: Like/Floriri familjarisht(i akuzuar nga Sb),,Luli/7×7=42 i ardhur nga UNMIK-KOSOVË-SËRBI me 1 mil.€ volutë,ndërsa nga 2005 e ka 3 Fishuar pasurinë..!
    • Pasi vetëm me Rr.Kombit vodhi 230 mil.€ (sipas raportit të KLSH-B.LESKAJ I PD).Dhe Lb gjyqet i mbylli me PROÇEDURË,RAPORTE MJEKSORE..nga doktorët e Sb mjek BLLOKU KOMUNIST 1968-100 KARAT. !
    -Mos ndëshkimi i të KORTUPTUARIT TË PARË..LB..i hapi rrugë KORRUPSIONIT MASIV TË PD..dhe më pasë të PS & sidomos të LSI që qëndroi si Çiban në kurrizin e PD+PS nga 2005-2013.
    ☆ PO PSE KORRUPSIONI ËSHTË NË ZENIT.?!
    •Sb i mësuar nga agjenturat e huaja,si agjent i shumfisht:
    •KAPI DREJTËSINË 100 % ME KURSIN 6 MUJOR 1992,deri në 2016.Por edhe sot magjistratët DHJESIN GJAK PREJ TIJ,deri sa e lejojnë ñë katin e 8 të helmoi dynjanë me shpifje të përnatëshme..!
    •Me teorinë..hani JU e mos më ngacmoni..Berishizmi bëri badërdinë në pasurinë e popullit duke u e bërë PALË= PD+GJYQSOR+BANDA+OLIGARK me vila pa mbarim brënda e jashtë Atdheut..!
    • Mbi 25 pasurinë i ka goca e Sb-Gita.Mbi 27 pasuri i ka LIKE/MONA..! Muli Noka me Vila nga Tirana në Sarandë..! Nga 1992-2024= mbi 2000 pushtetar OLIGARK të psorekshëm..!
    • Dhe sektori i deklarimit të pasurive TË VIPAVE ka VDEKUR PËRFUNDIMISHT..!
    – 80 % e magjistratëve që kapi VETINGU për Korrupsion asnjërit nuk i është sekuestruar pasuria,sipas SHBA,BE..!
    – Pa krijimin e një gjykate SOECIALE nd/Kombëtare 5-8 vjet nuk mund të sekuestrohet pasuria e vjedhur e 34 viteve plus 45 viteve të Socializmit..!
    -Pa u eleminuar nga politika FILLIMISHT: SB,IM,LB,FM-Gërdeci,etj nuk do të zerohet KORRUPSIONIT & nuk do të ket stabilitet në Shqipëri.PIKË.
    -FLM VM,DITA

    Reply
  • MeteH says:
    May 15, 2024 at 9:59 am

    Kapterr Lalaj oj Gomarice madhore qe kujton se ti lexo njeri keto rrogoze te rreckosur qe shtron perdite pa u lodhur!

    Reply
  • alphazeta says:
    May 15, 2024 at 10:06 am

    Korrupsion dhe kapitalizëm janë sinonime. Sepse në kapitalizën gjithçka bëhet për paranë. Ajo është vetë mbreti, perëndia. Vetëm te disa popuj shumë të ngritur dhe të civilizuar si psh ata të vendeve nordike, korrupsioni gjendet në një shkallë të ulët. Ndryshe shqiptarët e kanë në gen korrupsionin. Jemi mësuar me bakshish që në kohën e turkut. Dhe nuk jemi aq të ngritur dhe aq të ndershëm sa të mos e ujisim pemën e korrupsionit. Kur secili mendon ta zgjidhë hallin e tij, ose të përfitojë, duke dhënë para, korrupsioni veçse ngjallet. Jo më kot drejtësia, politika dhe administrata janë degët ku korrupsioni bën namin. Sepse ato kanë në dorë shumçka. Për mua Edi Rama nuk është hajdut apo i korruptuar, por i paaftë për të luftuar korrupsionin. I paaftë dhe i pazoti në zgjedhjen e njerëzve që u jep poste badiava. Ndërsa Berisha me familjen e ij, Meta me shokë e kanë në gjak korrupsionin. Me një fjalë duhet të mësohemi me këtë praktikë të sistemit kapitalist. Siç u mësuam me pabarazinë, drogën, prostitucionin, imoralitetin etj etj. Dhe ndofta pas 50 apo më shumë vjetësh, korrupsioni do të pakësohet. Siç ka thënë edhe Hasan Zyko Kamberi: Kur e sheh paranë, edhe kadiu ters e kthen sherianë!

    Reply
  • kur hiqen Maskat says:
    May 15, 2024 at 10:27 am

    Kur pashe kete titull te Viktorit kujtova se ky me ne fund to kete ca emra nga ato Don Zhuane korrupsioni…
    por si gjithmone asgje e tille – Viktori flet ne pergjithesi pa dhene asnje emer kur ka plot te tille
    (nuk i “kujtohet” madje as dhe Don Zhuani Arben Ahmetaj, ish Veziri Larte i Sulltanit tashme ne ekzil )
    dhe pra tentohet te binde njerezit se korrupsioni duhet duruar se eshte pjese e Kapitalizmit madje me te duhet mesuar e pse jo, duhet pranuar pa asnje rezerve, me kusht kur vjen nga qeveria Rama e nga askush tjeter.

    Reply
  • Rita says:
    May 15, 2024 at 3:20 pm

    Budallëk , mosguxim ,frikë , palacollëk ? Si ta quaj shkrimin dhe shkrintarucin e artikullit të mësipërm? Fillon dhe mbaron me fjalën KORRUPSION ose shqip VJEDHJE por nuk shkruan as një emër që të gjithë shqiptarët e përtej kufijve i njohin ,i dijnë . Gjysmat i ke në burg , gjysma vizitojnë SPAKU – un dhe presin vendimet e ky të can kokën me hartimin e mësipërm pa thënë asgjë konkrete . Luan si me një dordolec me emrin Don Zhuan .Po të ndalojë së shkruari 1 minutë do të shohë D. Zhuanin në qënien e tij pasi cfarë shkruan i japin këtë epitet .E dublojnë shumë
    D Zhuanë nga i ” i gjati ” deri tek i ” shkurti ” .

    Reply
  • Diktatura nuk ka brire! says:
    May 15, 2024 at 3:53 pm

    Z.Viktor,mbrojtesi me i madh i korrupsionit qeveritar jeni ju te gazetes DITA!
    Se pari nuk jeni ne opozite te perhereshme qeverine dhe opoziten,por botoni shkrime me lojra fjalesh si ky!
    Se dyti,u keni mbyllur faqet e gazetes,qytetareve te thjeshte,por vetem me redaktoret !
    Se treti,bllokoni komentet ne shumicen e shkrimeve kryesore!
    Se katerti,censuroni komentet kritike ndaj qeverise dhe sidomos Veliajt,qe e keni shpallur monument qe ruhet nga DITA!
    Se pesti,korrupsioni behet vetem ne qeveri dhe bashki,pra fajtori kryesor pse ka korrupsion eshte kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj!
    Ndaj ketyre te dyve duhet te godase gazeta e jo te heshte sic ka bere deri me sot!
    Nuk jeni me ajo gazete qe gjenim ngushellim sepse jeni bere pale me pushtetin!
    Behuni me qytetaret
    e mos keni frike se shporret Rama apo Veliaj,kur vete PS nuk i shporr!

    Reply
  • Rita says:
    May 15, 2024 at 4:14 pm

    Respekt për komentuesin e mësipërm ” Diktatura nuk ka ,,,,,” .Më plotsuat komentin tim në mënyrë perfektë. Teatri i qeverisë me në krye kllounin Rama po luan një lojë komedi / tragjedi të rrezikshme për popullin shqiptar .Klasa intelektuale në Shqipëri gjithmonë ka qenë njësh ,bashkëpunuese, ndihmësja më e madhe të pushtetarëve diktatorjalë . Emra ? Sa të duash ,,,Kadare ,Agolli , kompozitorë ,aktorë , Akademikë , Pentagonë ,mësuesë ,Malaj , etj.

    Reply
  • Dudumi says:
    May 15, 2024 at 6:35 pm

    Kapitalizmi dhe korrupsioni rrine si Xhungla me Tarzanin. Kur behen ligjet ne parlament fillimisht komisionet konsultohen me “grupet e interesit”. Te gjitha bizneset e medha shqiptare bejne para te madhe me tenderime. Klienti i preferuar eshte shteti. Qe nga tynelet, aeroportet, portet, urat, rruget e gjer tek sterilizimi i instrumenteve mjekesore e gjer tek pagesat e analizave rutine. Shteti u ofron truall pa’ pagese investuesve per turizem. Shteti i cakton se kush eshte strategjik apo Jo strategjik. Shteti pi aperitiv me mikeshen Meloni dhe familjaret e saj dhe hop dalin projektet e qendrave per emigrantet. Shteti eshte kapricioz dhe kavalier; u ben ndere mikeshave. Po kush eshte “Shteti”? Eshte gjithmone kryetari i rradhes. Ai qe Ka ne dore te favorizoje privatet qe i bejne temenara (ose derdhin fonde elektorale). Nqs ju kujtohet kur nje roje nate ne spital privat fitoi tenderin 40mln€ per nje segment te Unazes prej 2 km. Para se tenderi te hidhej u prit qe te ngrihej nje kompani e re qe ishte vendosur te dilte fituese. Pra, nuk eshte korrupsioni qe josh pushtetaret por keta te fundit qe i komplikojne skemat per te bere Ca leke. Mos te flasim per Berishen. Ai e cvidhosi fare shtetin. I hoqi dyshemene dhe tavanin. Por e cuditshme eshte se keta kryetare mbijetojne. Qameti i shpallin non grata, dmth mos na hajdeni ne dere. Anglisht, se ne italisht tingellon “pa’ krruatje”. I fundit ne rradhe qenka Meta. Armiku i tij personal qenka Nepotizmi. Dmth, paska me keq se Korrupsioni. Paska me keq se Xhungla dhe Tarzani. Qenka Nepotizmi tek partia e leshit te Ilir Metes.

    Reply
  • BURETO says:
    May 16, 2024 at 10:37 pm

    Është e çuditëshme se si disa lexues ” pa kokë ” si njëfarë ” Rita “, apo ” Kur hiqen maskat ” dërdëllisin kundër shkrimit dhe autorit dhe kërkojnë emra, emra, emraaaa. O njerëz: Eseja publicistike e autorit trajton temën e korrupsionit, ekzistencën dhe shtrirjen e tij dhe përfshirjen në të të thuajse të gjithë ” elitës ” politiko-hajdute shqiptare. Dhe, kur shkrimi thotë se ky fenomen është bërë si Don Zhuani, që shkërdhen të majtët e të djethtët, nuk ka më nevojë për emra. Emrat janë të gjithë aty. Aty janë Berisha me berishistët, meta me metistët, Rama me ramistët. Çfarë duhet të thotë tjetër eseja ?! Vini në punë arësyen dhe jo vetëm pasionet dhe do t’i kuptoni më mirë shkrimet e çdo gazete.

    Reply
  • Edi says:
    May 18, 2024 at 7:14 am

    Fol or BURRECO, ti qe e kujton vehten se je”me koke” ! Trego si e mba ne rere si Struci duke kujtuar se keshtu e fsheh bythen qe ke perjashta andej nga PS.

    Reply
  • Rita says:
    May 18, 2024 at 10:53 am

    Secili ka këndvështrimin e tij për ” Hartimin ” , jo të maturës mos keqkuptohemi të idealistit majtist V. Malaj . Quajeni ese , fabulë , sarkazëm apo monolog por të përmendësh D.Zhuanin e Rasputinin kur flet për problemin , kancerin që ka prek kupolën shtetërore , gati të gjithë Bashkitë e vendit , me korrupsionin që numëron qindra milionë euro e shoh si një perde që kërkon të mbulojë gjendjen reale dhe lexuesit , të kujtojnë të bëmat e Rasputinit e D.Zhuanit .Me ato miljona EURO , $ , të përvetësuar në këto 3 dekada do të flisnim ndryshe në se do të ndërtoheshin rrugë në fshatra , në se do ndërtoheshin kopshte e shkolla , në se do të kishte ujë 24 orë jo vetëm në hotele e vila lluksoze por në cdo fshat ,shtëpi ,kudo , në se do të dyfishonim pensionet . Por , jo duhej të krijohej në Shqipëri klasa e pasur ,pas 1990 .Ajo klasë që e zhveshi , e vodhi , e rropi e , syrgjynosi partia kriminele që erdhi në pushtet me premtimin se do të hani me lugë floriri . Në demokraci duhej të krijohej klasa e pasur jo duke korrigjuar krimet e 1945 por ironikisht dhunuesit ,persekutorët të bëheshin bosë , pronarë ,miljonerë .Për bese nuk kam zili që kjo shtresë persekutorësh të diktaturës janë sot zëngjinj biznesmenë .Boll ta kenë me djersën e ballit e jo me kontrabandën e drogës apo bekimin e kon censioneve të qeverisë. E filloi Berisha me ligjin për tokën ,vazhdoi Nano , Meta me vjedhhe ashiqare e sot ky pikturisti ka tejkaluar cdo imagjinatë. Nuk kishte ndodhur më pare që disa shtete të dërgonin FAKTE , pergjime , për të ndaluar jo hajdutët por kriminelët . Rilexojeni komentues ” Bureto ” se si nostalbgjiku Malaj i kujtohet emri i Doktorit që ka mbi nje dekadë që nuk hedh firma ,,,,,,fap ,,fap por aktorët e sotëm aspak. Cfarë do të bëhet me ish zëv. e Ramës ,Ahmetaj , Mërtirin ?. Do të gëzojnë jetën në Evropë me miljonat e vjedhura ?? Përderisa tek ne nuk ka ligj të dënimit me vdekje dhe dorëzimi i tyre duhet të bëhet sa më shpejt .E më tepër kur flasim për shtete të Evropës e jo të ndonjë kontinenti tjetër . Emrat të shkruhen përditë e pa frikë dhe ndoshta do të shikojmë dhe reagime dinjiteti që të largohen nga postet , politika dhe drejtësia të veprojë pa u frikësuar se po dënojnë njerëz të mazhorancës apo të opozitës . Zbatimi i ligjit është themeli i një shteti .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. Oltion on Dordolecët e Propagandës
  2. Vilajet Qyrku on Dordolecët e Propagandës
  3. Partizani on Dordolecët e Propagandës
  4. Vjosa on Dordolecët e Propagandës
  5. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?