Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Frika fatale e Perëndimit nga “përshkallëzimi”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Frika fatale e Perëndimit nga “përshkallëzimi”
KryesoreLajmi i funditopinion

Frika fatale e Perëndimit nga “përshkallëzimi”

Published: November 5, 2024
Shpërndaje

Për DITA nga SHBA

Janusz Bugajski

Rusia po e përshkallëzon luftën shumë-dimensionale dhe në hije kundër Perëndimit, ndërsa qeveritë perëndimore shfaqën dobësi, duke i vënë fre furnizimit me armë të Kievit dhe duke bllokuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Moskës i mungojnë aftësitë ushtarake për të zhvilluar luftë të drejtpërdrejt kundër Perëndimit dhe nuk do të rrezikonte të hynte në luftë bërthamore. Për këto arsye, ajo po përpiqet të marrë mbështetje ndërkombëtare për të vijuar Luftën në Ukrainë dhe të intensifikojë operacionet e saj sabotuese në Europë.

- Publicitet -

Rusia aleatët i ka të paktë, por i ka përdorur për të grumbullar municione dhe rekrutë për të cilët ka dëshpërimisht nevojë. Së fundmi, Moska ka rekrutuar 12,000 trupa koreano veriore – kontigjenti i parë – për të luftuar kundër forcave ukrainase. Ndonëse kjo ka ngritur “shqetësime serioze” midis aleatëve të NATO-s, asnjë përgjigje e qenësishme nuk është ndërmarrë ndaj Moskës, pasi zgjeroi kështu luftën.

Përfshirja e drejtpërdrejtë e Phenianit shënon një përshkallëzim të madh dhe kjo mund të jetë një kërcënim më i madh për sigurinë e fqinjëve të Koresë së Veriut. Me sa duket, diktatori Kim Jong Un do të marrë nga Rusia më shumë teknologji ushtarake dhe mbështetje për të ringjallur ekonominë në rënie dhe kjo do ta kthejë Phenianin në një kërcënim më të madh për Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Megjithatë, përfshirja e Koresë së Veriut në luftë mund të kthehet kundër Moskës. Koreja e Jugut ka të ngjarë të fillojë t’i vërë në dispozicion Ukrainës nga rezervat e saj të shumta të armëve, teksa disa anëtarë të forcave speciale të Seulit gjenden në Ukrainë për të marrë në pyetje trupa koreano veriore të zëna rob dhe për të këshilluar Kievin. Një pakt mbrojtjeje të ndërsjellë, nënshkruar së fundmi midis Moskës dhe Phenianit, gjithashtu, po përballet me kritika nga Kina, ndikimi i së cilës në Korenë e Veriut po zbehet prej Kremlinit. Kjo do i shtojë fërkimet midis Pekinit dhe Moskës, pasi Kina kërkon të jetë fuqia kryesore në Lindjen e Largët.

Moska, gjithashtu, është angazhuar në një mori operacionesh sabotuese në mbarë Europën, për çfarë ka përvojë të gjerë që nga periudha sovjetike. Muajt e fundit, sabotatorë me pagesë po punojnë me fokus linjat e furnizimit të armëve të NATO-s të destinuara për Ukrainën, si dhe objektet e prodhimit, transportit dhe magazinimit të tyre në disa vende europiane.

As civilët nuk janë të paprekshëm nga sulmet. Në korrik, agjentët rusë u akuzuan për vendosjen e pajisjeve të paketuara në aeroplanë mallrash në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani, të cilat shpërthyen dhe dogjën dy magazina. Shpërthimi i këtyre bombave mund të kishte rezultuar në rrëzimin e aeroplanëve.

Kreu i shërbimit të sigurisë MI5 i Mbretërisë së Bashkuar, Ken McCallum deklaroi se Moska është angazhuar në një mision të qëndrueshëm për të krijuar kaos në rrugët britanike dhe europiane.

Sulme të tjera me zjarrvënie nga agjentë rusë kanë ndodhur në një qendër tregtare në Poloni dhe një magazinë në Lituani. Dronët e paidentifikuar kanë hedhur në erë një central bërthamor gjerman dhe kanë detyruar aeroportin kryesor në Stokholm të mbyllet. Janë raportuar edhe dyshimet se agjentë të paguar rusë kanë helmuar një impiant për trajtimin e ujit në Finlandë. Sabotatorë rusë janë parë edhe duke vëzhguar infrastrukturën e energjisë në det të hapur të Europës dhe sistemet kabllore nënujore për ndërprerje të mundshme. Dhe një komplot rus për të vrarë Armin Papperger, CEO i prodhuesit të madh gjerman të armëve Rheinmetal, i cili dërgon predha dhe automjete ushtarake në Ukrainë, u zbulua në kohë.

Objektivat e Moskës janë të thellojë ndjenjën e pasigurisë në popull, të ulë besimin publik tek qeveritë e zgjedhura, të pakësojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën dhe të dobësojë unitetin e Perëndimit. Kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë – BND -, Bruno Kahl, paralajmëroi se Putini do të vijojë me përshkallëzimin e sulmeve të tilla ndaj Perëndimit. Ndërhyrja në zgjedhje nga forcat ruse, si dhe nga bashkëpunëtorët e tyre kinezë dhe iranianë, është më e gjerë dhe më e përhapur se sa në vitet e shkuara.

Moska përpiqet që, në Europë, të promovojë partitë e ekstremit të djathtë dhe të majtë si dhe të thellojë polarizimin politik gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Operativët rusë janë fokusuar në prishjen e fushatës presidenciale Harris-Walz përmes dezinformimit në rrjetet sociale dhe krijimit të videove të rrejshme (fake) të përpunuara me AI. Qëllimi nuk është thjesht diskreditimi i Harris, por pakësimi i besimit të amerikanëve në sistemin demokratik. Dhe pavarësisht se kush fiton zgjedhjet e nëntorit, agjentët e huaj të lidhur me Rusinë, Kinën dhe Iranin do të vijojnë me operacionet e veta të ndikimit, duke vënë në pikëpyetje rezultatet e votimit, me synim nxitjen e trazirave civile.

Në vend që t’i kundërpërgjigjen luftës së diversifikuar në hije të Rusisë dhe të punojnë kundër aleancave të saj ndërkombëtare antiperëndimore, zyrtarët në Uashington, Bruksel, Berlin dhe Paris vazhdojnë të shprehin frikën e tyre për “përshkallëzim”.

Dhe në vend që të lejojnë Ukrainën të përdorë armë me rreze të gjatë dhe të shënjestrojë infrastrukturën ushtarake kudo në territorin rus, Uashingtoni bën thirrje për përmbajtje nga frika e tërheqjes së NATO-s në një luftë të drejtpërdrejtë me Moskën.

Dhe është pikërisht kjo ndrojtje dhe kjo frikë që inkurajon Rusinë të vazhdojë të përshkallëzojë luftën pa iu trembur raprezaljeve të mëdha.

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?