Shkodra, qarku më i prekur nga moti i keq është zgjuar nën ujë. Qindra hektarë toke bujqësore janë përmbytur, ndërsa dhjetëra shtëpi janë të rrethuara nga uji.
Evakuimet nisen që të dielën pasdite kur nisen edhe orët kritike të situatës e cila risolli për ata banorë situatën e para 11 viteve.
Ura e vjetër e Bahçallëkut që u shemb dje ka lënë pas inerte që kanë dëmtuar urën e re. Ndërprerja e lëvizjes mbi Urën e Bahçallëkut bën që Shkodra të izolohet nga pjesa tjetër e vendit.
Moti i keq ka përfshirë vendin shkaktoi viktimat e para në orët e pasdites dje në qarkun e Shkodrës. Dy persona, babë e bir humbën jetën në makinën e tyre që e rrëmbeu uji në Bzhete të Bogës në Malesinë e Madhe.
Uji i rrëmbyer ka marrë përpara fuoristradën me të cilën ata udhëtonin së bashku me vajzën e familjes e cila ka mundur të dalë e të shpëtojë fale ndihmës se banoreve.
Nga dy të zhdukurit, babë e bir që i mori rrjedha e ujit nuk ka ende asnjë gjurmë, teksa sot trupat e tyre janë gjetur pas 16 orë kërkimesh intensive, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë.
Reshjet që vazhduan intensive prej shumë orësh rikthyen edhe varkat në Shkodër.
Njoftimi i Policisë:
Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion shtesë
Në vijim të informacion të dhënë mesditën e djeshme se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza), ju bëjmë me dije se:
Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).
j.l./ dita

Jo vetem moti i keq eshte fajtori per kete krim shteteror si krimi me viktimat e termetit,
por:
ESHTE INJORANCA NE DREJTIMIN E SHTETIT NGA PUSHTETARE ALIFMATRAKE PA DIPLLOME
po pse udhetoni ne kohe te keqe?
FAJTORE ESHTE POLITIKA ANTIKOMBETARE ,NE SHERBIM TE TE CILES ESHTE VENE CDO PUSHT-TETAR DUKE SHFRYTEZUAR FRIKEN,INJORANCEN DHE INDIFERENTIZIMIN E KLASES PATRONAZHISTE TE KUDONDODHUR,NE CDO QELIZE TE KESAJ SHTRESE ANTIKOMBETARE QE KA UZURPUAR TE GJITHA INSTITUCIONET E VENDIT.NDERKOHE QE SHIRAT MBUSHIN HIDROCENTRALET,NE BLEJME AKOMA ENERGJI ,PER TI ZBRAZUR NE TOKAT E BUJQVE SHQIPTARE,VETEM E VETEM QE PROGRAMI ANTIKOMBETAR KOLONIAL I SERBISE TE SHKOJE PERPARA.ASNJE NUK DENOHET PER VENDIME TE PAPERGJEGJSHME ,MBASE DHE SABOTUESE TE ADMINISTRATES PATRONAZHISTE TE MARROSUR PAS RROGES DHE OFIQEVE TE PAMERITUARA.
Detari nga Malcia:
Koha e keqe mund te te gjeje edhe ne krevat duke fjetur gjumin e nates, si viktimat e Thumanes qe Edvini i garantoi me fjalet e ij si Kryeminister famoz. Keta gjynahqaret nga Malcia e Madhe po udhetonin ne rrugen me asfalt te Edvinit me garancite shteterore te Rilindjes Enveriste, kur erdhi uji qe i perpiu fakiret sikur te ishin lodra ne doren e Zotit, qe t’u prehet shpirti me:
RAHMET!