Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Moti i keq përfshin vendin, IGJEUM paralajmëron përmbytje në disa qarqe. Vlora ndalon lundrimet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Moti i keq përfshin vendin, IGJEUM paralajmëron përmbytje në disa qarqe. Vlora ndalon lundrimet
KronikeKryesore

Moti i keq përfshin vendin, IGJEUM paralajmëron përmbytje në disa qarqe. Vlora ndalon lundrimet

Published: September 26, 2022
Shpërndaje

Instituti i Gjeoshkencave si dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka dhënë alarmin për përfshirjen e Shqipërisë nga moti i keq.

Në një njoftim zyrtar, IGJEUM ka paralajmëruar se java e fundit e muajit shtator do të karakterizohet nga reshje shiu, të cilat do të jenë me intensitet shumë të lartë në Qarkun e Shkodrës dhe intensive deri në nivelin mesatar në Qarqet Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.

Si pasojë e rreshjeve mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë, përmbytje dhe rrëshqitje të dherave. Sipas njoftimit, problematika mund të ketë edhe në zonat urbane, në këto qarqe ku mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.

- Publicitet -

Orët e para të ditës së sotme do të jenë nën dominimi e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore. Por pritet që në orët e mesditës dhe pasdites të ketë shtim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu si fillim në zonat Veriperëndimore. Parashikohet që gjatë mbrëmjes dhe natës vranësirat të zhvillohen në të gjithë vendin duke gjeneruar reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë mesatare me shpejtësi 60 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme edhe qytetin e Vlorës. Në njoftim bëhet me dije se lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit është ndaluar. Ndalimi vlen për datat 26-27 shtator, ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht.

Njoftimi i plotë:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për daten 26-27 shtator 2022 nga ora 01:00 deri ne oren 24:00 në drejtimin Jug-JugPerëndim dhe Jug-Lindje në forcën 5-6bft, 1.20-1.80m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra.

1. ESHTE NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3. Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 26-27 shtator 2022.

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht.

5. Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 27 shtator 2022 ora 08:00.

Ndërkohë, rruga në Llogara është kthyer në një aks të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve për shkak të përkeqësimit të motit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që të jenë të kujdesshëm në momentin që udhëtojnë në këtë aks. ARRSH njofton se drejtuesit se duhet të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

“Në Llogara ka rënë mjegull e dendur mëngjesin e sotëm dhe kalimi në të bëhet me vështirësi. Drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë rrugë të bëjnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”, thuhet në njoftim.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • spata says:
    September 26, 2022 at 12:21 pm

    Nga sot ne darker e deri te enjten ka stuhi shirash. Kujdes VP I vendit.

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    September 26, 2022 at 3:29 pm

    Do te hapen digat per shkarkime.Do te permbytet ultesira perendimore..Qeverija ngre cmimin 4 fish oer popullin fukara.Uji te shkoj ne dete,populli te zer mend se duhet te kursej.Nuk na u nda nga shpina ligji i kursimit!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tensione në aeroportin e Vlorës, përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  • Trump sulmon sërish Melonin: Ajo është ndër më të këqijat
  • Çfarë mendojnë majtas e djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, artikulli i NYT: Protestuesit nuk i përfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  • Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  • Temperatura rekord në Francë, në Bordo termometri arrin ne 43 gradë. Mbyllen 845 shkolla

Komentet e Fundit

  1. Elena on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  2. Lexues i Dites on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  3. Kujdes koken zoterinj on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  4. demo on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  5. Kultura on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?