Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Moti i keq, Vengu nga Saranda: 1500 hektarë nën ujë, vijon inventarizimi i dëmeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Moti i keq, Vengu nga Saranda: 1500 hektarë nën ujë, vijon inventarizimi i dëmeve
AktualitetKronike

Moti i keq, Vengu nga Saranda: 1500 hektarë nën ujë, vijon inventarizimi i dëmeve

Published: November 23, 2025
Shpërndaje

Situata e reshjeve me intensitet të lartë ka shkaktuar përmbytje të mëdha në të gjithë vendin, të cilat nuk janë regjistruar prej 4 dekadash në këtë masë, kryesisht në qytetin e Sarandës.

Ndërkohë, fshati Çuka është zona më e prekura, me rreth 500 hektar tokë nën ujë dhe qindra bagëti të ngordhura.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte këtë të shtunë në Sarandë, për të monitoruar nga afër dëmet e shkaktuara nga moti i keq.

- Publicitet -

Vengu bëri të ditur se po punohet me intensitet të plotë për t’u ardhur në ndihmë banorëve, ndërsa theksoi se vendi po përballet me frontin e tretë të reshjeve brenda një jave.

“Jemi në një front të tretë meteorologjik në mbarë vendin. Rreth 1,500 hektarë janë nën ujë, 500 në bashkitë Kurbin dhe Lezhë. Në Devoll dhe e Maliq ujërat kanë rënë, por kemi Vjosën dhe Semanin me një sipërfaqe të konsiderueshme brenda argjinaturave që kërcënojnë disa fshatra. Saranda është prekur në mënyrë masive, me 500 hektarë nën ujë”, është shprehur Vengu.

Ministri bëri me dije se po kryhet inventarizimi i dëmeve të shkaktuara nga reshjet.

“Të gjitha forcat, si ato xheniere, forcat e bashkisë dhe emergjencat, janë në terren për të rehabilituar argjinaturën e Bistricës, me qëllim që brenda dy ditëve të ardhshme të vendoset stabiliteti”, theksoi Vengu.

Ndërkohë i pranishëm ishte edhe Kryetari i bashkisë Oltion Caci, i cili tha se:

“Situata vazhdon të jetë e paqëndrueshme, moti nuk po na favorizon në gjithë këtë. Bashkia ka qenë në terren, kemi filluar duke pasur fokus shpëtimin e jetës së njerëzve në radhë të parë, me gjënë e gjallë e me bizneset dhe të gjitha problematikat që solli kjo situatë, që sipas meteorologëve nuk ka ndodhur në 40 vjet në Sarandë. Shpresojmë që brenda pak ditësh ta sjellim situatën nën kontroll. Kërkojmë ndjesë dhe bashkëpunim nga gjithë qytetarët e Sarandës. Ne jemi në terren dhe shumë shpejt çdo gjë do të sillet në normalitet”, është shprehur Caci.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tension para Speciales në Hagë, Policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së
  • Gjykata Supreme e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë
  • Shtrenjtimi i tarifave “zbraz” bankat e shkollave private, ku po shkojnë nxënësit
  • Horoskopi ditor, e mërkurë 16 shtator 2026, parashikimi i yjeve për sot
  • Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në zonat malore, parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. L.H on Gjyqi i Historisë
  2. demo on Daja i saj akuzohet për dhunë e përdhunim, reagon deputetja Zegjine Çaushi: Më thanë se do martoheshin
  3. Rona rona oeperona, ikin paret si milingona on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  4. his channel world news briefing on SPAK kërkon 1 vit burg për ish-drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato
  5. Zdromsi on Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?