Dy turistë, një austriak dhe një gjerman, u plagosën pasi motoçikleta me të cilën po udhëtonin doli nga rruga në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Skërficë.
Aksideneti u shënua në mbrëmje vonë (18 gusht). Shtetasi gjerman R. B., 69 vjeç, duke drejtuar motoçikletën, 300 metra në dalje nga tuneli për në Sarandë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motoçikletës dhe për pasojë motoçikleta ka dalë nga rruga. Si dhe pasagjeri shtetasi austriak G. G., 60 vjeç, informoi policia e Vlorës.
Të dy shtetasit janë dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin e Sarandës. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakun e aksidentit
