Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Motra e Dumanit në zyrën për NATO, reagon MEPJ: Pasaktësi në media, kjo është e vërteta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Motra e Dumanit në zyrën për NATO, reagon MEPJ: Pasaktësi në media, kjo është e vërteta
AktualitetKronikeLajmi i fundit

Motra e Dumanit në zyrën për NATO, reagon MEPJ: Pasaktësi në media, kjo është e vërteta

Published: June 19, 2022
Shpërndaje

 

Xhuljana Dumani, motra e Nuredin Dumanit, të arrestuar për disa ngjarje kriminale,  rezulton se është pajisur edhe me certifikatë sigurie pasi punon në zyrën e marrëdhënieve me NATO-n në dikasterin e diplomacisë.

Në lidhje me këto lajme që kanë shkaktuar debat ditët e fundit ka reaguar ministria e Jashtme.

- Publicitet -

Reagimi i ministrisë

Ditën e djeshme në një numër mediash janë publikuar raportime mbi punësimin në MEPJ dhe pajisjen me çertifikate sigurie të motrës së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, znj. Xh. D.

Nisur nga interesimi që natyrshëm ka ngjallur ky rast, por edhe nga nevoja për të korrigjuar disa pasaktësi në raportimet mediatike, duam të informojmë opinionin publik si më poshtë vijon:

Znj. Xh.D, është përzgjedhur për të kryer praktikën 3-mujore në MEPJ. (thirrja VI, Programi Kombetar i Praktikave të Punes, te Ministrise se Arsimit, në zbatim te VKM nr. 395, datë 29.04.2015, ‘’Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike’’ e ndryshuar.)

Emri i znj. Xh.D ka qenë pjesë e listës që kanë aplikuar për këtë program sjellë në MEPJ nga Ministria e Arsimit. Pas marrjes së listës, ngrihet një komision që bën përzgjedhjen e studentëve,.bazuar në metodologjinë e përcaktuar në VKM përkatëse dhe më tej, bazuar tek buxheti dhe kërkesat e drejtorive përkatëse të MEPJ, përzgjidhen një numer i caktuar studentësh, për të cilët lidhen kontratat e punës me afat të caktuar 1 vjeçar.

Emrat e praktikantëve sugjerohen nga drejtoritë përkatëse ku ata kanë kryer praktikat e punës.

Pra, znj. Xh.D ka hyrë në MEPJ si pjesë e një programi, ku përzgjedhja bazohet vetëm në rezultatet e studentëve dhe që synon krijimin e hapësirave për studentët më të mirë në administratën publike.

Znj. Xh.D e ka kryer praktikën në gusht 2021 dhe në perfundim të praktikës, për shkak të vlerësimit të performancës së saj nga drejtoria, është lidhur kontrata e punës me afat të paracaktuar 1 vjecar deri ne 31.12.2022, si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, Sektori i Shërbimeve.

Znj. Xh.D nuk ka qenë për asnjë moment e punësuar në Kabinetin e MEPJ.

Për punësimin e znj. Xh.D është kërkuar sipas ligjit, dëshmia e penalitetit nga autoritetet përkatëse e cila ka rezultuar e pastër. Në përputhje me ligjin, ashtu si për çdo punonjës tjetër të MEPJ, edhe për znj. Xh.D është kërkuar certifikata e sigurisë nga DSIK. Kjo certifikatë është, pas dëshmisë së penalitetit, një tjetër filtër nëpër të cilin kalon çdo punonjës i MEPJ.

Duam të sigurojmë publikun por edhe mediat e interesuara, që në asnjë moment zonja në fjalë nuk ka pasur akses në informacion të klasifikuar e aq më pak në informacion të klasifikuar të NATO. Informacionet e klasifikuara në MEPJ trajtohen me rregulla e procedura të posaçme dhe vetëm një numër i kufizuar punonjësish kanë akses në to.

i.b. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Presidenti nga skrapari qe te pret doren says:
    June 19, 2022 at 3:41 pm

    E hengri edhe kjo nga lufta e klasave qe e hoqi saliu

    Reply
  • vlora.vlora says:
    June 19, 2022 at 4:40 pm

    praktike performance ,vella shume te kerkuar ,vrases me pagese ,qe te shkosh dhe infermiere ne shtet duhet te paguash 3000 euro ,,,dumani ja ka mbushe gopin xhackes me euro dhe ,se keshtu eshte mesuar kjo qe ne kohen e firmave piramidale

    Reply
    • Ethem Lalaj says:
      June 20, 2022 at 7:16 am

      Mos u mërzisni.Saliu punon natë ditë.Ka 44.000 luftëtar që punojnë për të.Nuk po dini se çdo ndodhi në shtator e më tej.Do filloi revolucioni si në 97,98,09,011..
      -Sa për motrën e Dumanit Salizmi ulurin se mos Ajo bëhet bashkëpunëtore e MPJ dhe i nxjerr probleme Saliut dhe horrave të tij.
      -E motra ka fituar konkursin para se Dumani të arrestohet..apo jo..? o Salist mavrinjë..Nongrata.

      Reply
  • e verteta says:
    June 20, 2022 at 6:12 am

    E VERTETA SIPAS MIN. JASHTME eshte nje gje shume e piset qe nuk justifikohet dot nga ky reagim……kjo eshte vetem nje menyre e XHACKES per te dale nga situata sic ben gjithmone kjo…. se zonje nuk eshte…….nje pelivane kompromisesh e dallaveresh……ne cdo vend qe shkon….. por opinioni shoqeror i ka te qarta te gjitha …… dhe BE dhe AMERIKA…..

    Reply
  • lola says:
    June 20, 2022 at 6:16 am

    xhacka te dorehiqet pas ketij skandali shume te turpshem….

    Reply
  • x says:
    June 20, 2022 at 8:39 am

    kjo xhacka e ka doren e madhe . po te arrinte deri ketu …me KRIMIN.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!
  • Gjirokastër, arrestohet pronari i pishinës ku humbi jetën 15-vjeçari
  • SPAK në Zvërnec, çfarë fshihej pas në makinacionin me tokat
  • SHBA do ofrojë viza “premium”, intervista për 10 ditë
  • Agjencitë më të mëdha mediatike në botë transmetojnë LIVE protestën: Më e madhja deri tani në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Une on Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij
  2. K R on FOTO + VIDEO: Lumë njerëzor në Tiranë, Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  3. Fjalë me vend on Flamingot e Tiranës fluturojnë në linjën Bruksel – Uashington
  4. SHQIP on FOTO + VIDEO: Lumë njerëzor në Tiranë, Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  5. demo on SPAK në Zvërnec, çfarë fshihej pas në makinacionin me tokat

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?