Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Policia merr në mbrojtje motrën e Dumanit, punonjëse në Ministrinë e Jashtme në zyrën për NATO-n
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Policia merr në mbrojtje motrën e Dumanit, punonjëse në Ministrinë e Jashtme në zyrën për NATO-n
AktualitetKronike

Policia merr në mbrojtje motrën e Dumanit, punonjëse në Ministrinë e Jashtme në zyrën për NATO-n

Published: June 19, 2022
Shpërndaje

Ministria e Jashtme ka punësuar motrën e Nuredin Dumanit, personit të arrestuar për dhjetëra vrasje me pagesë në vend ditët e fundit.

Sipas mediave, Xhuljana Dumani rezulton se është pajisur edhe me ceritifikatë sigurie pasi punon në zyrën e marrëdhënieve me NATO-n në dikasterin e diplomacisë.

Pas arrestimit të vëllait të saj dhe dëshmive për pjesëmarrjen e tij në dhjetëra atentate, Policia e Shtetit rezulton se ka marrë në mbrojtje të renë, e cila ka në dorë informacione sekrete të sigurisë dhe diplomacisë.

- Publicitet -

Motra e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, personit që ka treguar dhjetëra krime të rënda në Prokurorinë e Posaçme SPAK, rezulton të jetë punonjëse e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Xhuljana Dumani është pjesë e këtij dikasteri, duke shërbyer në funksione të ndryshme, dhe së fundi Zyra e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pranë Kryeministrisë, i ka dërguar asaj edhe certifikatën e sigurimit të personelit. Xhuljana Dumani, shërben pranë Zyrës së Nën/rregjistrit të Informacionit të Klasifikuar për NATO-n në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në një kërkesë të datës 25 Maj 2022, për marrje informacioni pranë Ministrisë së Jashtme, ky dikaster është pyetur nëse Xhuljana Dumani ishte pjesë e organikës së këtij institucioni.

Ministria në atë kohë as nuk e mohoi por dhe as nuk e pranoi prezencën e kësaj punonjëse, por në datën 6 qershor 2022, Drejtori i Drejtorisë së “Vettingut” dhe sigurimit Industrial, Mark Ndreca, ka firmosur dhënien e Certifikatës së Sigurisë të Personelit për punonjësen Xhuljana Agim Dumani.

Nga verifikimet e kryera në Rregjistrin e Gjendjes Civile, rezulton se Xhuljana Agim Dumani është motra e Nuredin Agim Dumani nga Sinaballaj e Kavajës.

24-vjeçarja është pjesë e zyrave të shërbimit në Drejtorinë për NATO-n, që ndodhet në Ministrinë për Europën dhe Punëve të Jashtme.

Mësohet se e reja vijon të jetë ende në detyrë, dhe njëherësh të jetë marrë në mbrojtje dhe nga Policia e Shtetit, pas deklaratave dhe akuzave për krime të rënda, nga vëllai i saj Nuredin Dumani në SPAK.

Ai konsiderohet një nga dëshmitarët kryesorë, pasi ka treguar më shumë se 20 episode kriminale, duke nxjerë rreth 100 emra të botës së krimit.

Pavarësisht se Dumani ishte në arrati për disa vite dhe konsiderohej si lider i një grupi vrasësish me pagesë, motra e tij, Xhuljana Dumani është punësuar në administratën e Ministrisë së Jashtme duke i besuar edhe informacione sekrete të diplomacisë dhe sigurisë në vend e më gjerë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • vlora.vlora says:
    June 19, 2022 at 9:21 am

    24 vjecarja ? o u shkerdhefsha rrobt juve te rilindjes , e merni dhe ne mbrojtje motren e kriminelit ,qeveri hajdutesh kriminelesh dhe kurvash ,poshte Rama qelbesira

    Reply
  • Ok says:
    June 19, 2022 at 9:29 am

    Hajde shtet hajde

    Reply
    • K says:
      June 19, 2022 at 10:28 am

      Kanë mbushur administratën e shtetit me fshatarë injorantë dhe drogaxhij vetëm se paguajnë ryshfete dhe korruptojnë gjithshka. Shtet i degjeneruar me njerëz të degraduar.

      Reply
    • Yes says:
      June 19, 2022 at 2:47 pm

      Poshte edi rama qelbesira!

      Reply
  • x says:
    June 19, 2022 at 10:00 am

    NE ITALI DO ISHTE ISHTE BERE NAMI NE PARLAMENT NGA SALVINI E TE TJERET PER NJE RAST TE TILLE……SHUME KOMPROMETUES PER BASHKEPUNIMIN E QEVERISE ME KRIMIN…….MOTRA E KA ZENE ATE VEND PUNE PER SHERBIMET E BERA NGA KRIMINELI PER KETE QEVERI………BASHKEPUNIMI RAMA … XHACKA……SHPERBLEN KRIMINELET…. ME VENDE PUNE NE ADMINISTRATE…….AS NE KOHEN KANE PUNESUARE SALIUT NUK KANE NDODHUR KETO GJERA….. SALIU HIQTE NGA PUNA PS istat…. ndersa keta PUNESOJNE CDO NJERI QE ESHTE I LIDHUR ME NJEREZ TE RENDESISHEM TE KETIJ VENDI…….POLITIKANE……..BIZNESMENE……….MAFIOZE KRIMINELE…….SKA RENDESI SE TE KUJT PARTIE JANE……..DHE KESHTU RAMA DEL PA LAGUR NE REFORMMEN NE ADMINISTRATE…….AI NUK NISET NGAPERKATSIA PARTIAKE……..DHE JA REZULTATI…….TANI JEMI SHTETI ME MAFIZ I EVROPES ……… URIME!

    Reply
  • JONI says:
    June 19, 2022 at 10:13 am

    E motra e Dumanit nuk do hiqet nga puna,ajo mbahet per te qene garanci qe i vellai te mos nxjere emerat e politikaneve qe i kane kerkuar sherbimet ,per vrasjen e kundershtareve si ne politik dhe ne trafikun e droges.

    Reply
  • Marku says:
    June 19, 2022 at 10:29 am

    Ne cdo shtet prendimore kjo nuk do te ishte aspak nje problem sepse eshte e pamundur qe ligjerisht te diskriminosh nje person vecse ka lidhje gjaku me nje tjeter . Ky sduhet te ishte aspak nje lajm gazete ne nje shoqeri normale .

    Reply
  • titi says:
    June 19, 2022 at 11:14 am

    JO MOR MARK se vendin e punes nuk e ka nga aftesia por nga lidhjet e te vellait me politikanet……kjo zonja…motra e dumanit duhet te shpalosi para opinionit ….letrat…… qe i kane mundesuar ate vend aq te rendesishem pune ……nderkohe qe shume njerez pa mbeshtetje politike dhe fisnore me diploma te shkelqyera perpiqen me kot te punesohen ne shtet se jane soji i ketyre qe si hap vendin……ja ndryshimi…..MOR MARKU NAIV midis nesh dhe perendimit……..

    Reply
    • Hypesi I cmendur says:
      June 19, 2022 at 12:26 pm

      ai qe e ka punesuar duhet te largohet nga detyra si I korruptuar

      Reply
  • Labi says:
    June 19, 2022 at 1:16 pm

    Pa marr parasysh motra kujt eshte po mosha 24 vjec e ne nje vend te tille pune, po nese mendoj qe NATO nuk jep ndonje informacion per Shqiperine qe ti besohet kesaj,kjo shum shum mund te di per dashnoret e ministrave,a i besohet shtetit te palloshit gjate?

    Reply
  • LILI says:
    June 19, 2022 at 1:37 pm

    QEVERIA E DUMANIT ….. PAS KETIJ SKANDALI DUHET TE JAPE DORHEQJEN…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • I kërkojnë mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shpërndani Parlamentin, shkojmë në zgjedhje,  ju mund vetëm me kecin tim
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në vend
  • Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti, te kryeministri, deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?
  • Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti, te kryeministri, deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?
  2. Vlora 97 on Rama deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën?
  3. Horri i bulevardit on Rama deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën?
  4. demo on Rama deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën?
  5. Artan on Përtej Kushnerit dhe zogjve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?