Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: MSH lidh kontratat me 118 specializantët e rinj, gjatë studimeve do marrin 80 % të pagës së mjekut specialist  
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > MSH lidh kontratat me 118 specializantët e rinj, gjatë studimeve do marrin 80 % të pagës së mjekut specialist  
AktualitetShoqëri

MSH lidh kontratat me 118 specializantët e rinj, gjatë studimeve do marrin 80 % të pagës së mjekut specialist  

Published: May 9, 2023
Shpërndaje

Mjekët e rinj specialistë kanë lidhur tashmë kontratat me dikasterin e Shëndetësisë për ndjekjen e programeve 4-vjeçare të specializimit afatgjatë në mjekësi.

Në një ceremoni të zhvilluar më herët gjatë ditës së sotme, janë firmosur kontratat me mjekët e rinj specialistë, të cilët nisin rrugëtimin 4-vjeçar të specializimit në Mjekësi, të mbështetur nga pagat e rritura dhe në kushte dinjitoze në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, si një garanci më shumë për formimin e duhur të mjekëve specialistë.

“Ne kemi garantuar që për të gjithë mjekët specialistë, që nga momenti i fillimit në këtë proces specializimi dhe deri në fund, ju është mundësuar, jo vetëm formimi në kushte dhe standarde evropiane, dhe ne jemi krenar që ju këtë vit do të jeni mjekët e parë që do të specializoheni në spitalet e reja të pajisura me teknologjinë e fjalës së fundit. Nga ana tjetër aplikimet për të qenë pjesë e kontratës me Ministrinë e Shëndetësisë këtë vit kanë qenë edhe më të shumta se vitet e kaluara. Kjo pasi ju keni patur jo vetëm dëshirën, por edhe jeni nxitur edhe nga një tjetër politikë e jona, që është ajo e rritjes së pagave. Ju që filloni specializimin do të keni një mbështetje direkte 80 për qind të pagës së mjekut specialist. Duke qenë se për mjekët specialistë, rritja historike e pagave është bërë me 500 dollarë në muaj, kjo rritje është efektive edhe për ju. Pasi edhe ju për katër vitet do të merrni 80 për qind të pagës së mjeku specialist”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

- Publicitet -

Janë 118 mjekë specializantë që nënshkruan kontratën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ndërkohë që në përfundim të ciklit të studimeve të specializimit këta mjekë kanë detyrim për të shërbyer për 3 vite aty ku janë nevojat e vendit për mjekë të specializuar.

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • DETAJET: Mjekët e klinikës kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis
  • Fitorja rekord e AfD-së ndezi alarmin në Evropë, Putin: Po shkoni drejt luftës
  • Tragjike në Belsh, elektricisti 32-vjeçar i OSHEE-së humb jetën gjatë punës
  • ‘PISA 2025’: Pasqyra e deformuar e suksesit të qeverisë me arsimin
  • Rama mbështet ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Thaçi do të triumfojë me forcën e së vërtetës

Komentet e Fundit

  1. demo on Insistimi tek krimi
  2. Aldrin on Insistimi tek krimi
  3. Aldrin on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë
  4. Aldrin on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë
  5. Aldrin on Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?