Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: MSH: Mbi 20 mijë pushues kanë marrë ndihmë mjekësore në qendrat shëndetësore verore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > MSH: Mbi 20 mijë pushues kanë marrë ndihmë mjekësore në qendrat shëndetësore verore
AktualitetShendetesi

MSH: Mbi 20 mijë pushues kanë marrë ndihmë mjekësore në qendrat shëndetësore verore

Published: July 21, 2023
Shpërndaje

 

Mbi 20 mijë pushues u janë drejtuar gjatë këtyre javëve qëndrave shëndetësore verore, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore për shqetësimet që kanë pasur.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha gjatë inspektimit të qendrës shëndetësore në Velipojë, se 30 për qind e të paraqiturve në qendrat shëndetësore të hapura në zonat turistike janë pushues të huaj.

- Publicitet -

“Kemi arritur të ofrojmë mbi 20 mijë konsulta, vizita dhe mbi të gjitha ndërhyrjet mikro-kirurgjikale që janë bërë në të gjithë strukturat tona në qendrat shëndetësore verore. Janë mbi 20 mijë pushues, turistë që kanë marrë shërbime në këto qendra shëndetësore dhe mbi 30% e tyre, janë pushues të huaj. Do të thotë që kemi një fluks të rritur në këtë sezon, përsa i përket rasteve që kërkojnë kujdes shëndetësor”-tha ministrja.

E shoqëruar nga kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, Ministrja Ogerta Manastirliu foli edhe për programin kombëtar të rehabilitimit të qendrave shëndetësore.

“Qendra Shëndetësore verore në Velipojë do të reabilitohet dhe reabilitimi fillon këtë vit, por nga ana tjetër do të përmirësojë të gjithë performacën e saj, sepse ne duam që këtë qendër ta projektojmë si një qendër 24 orë dhe një qendër socio-shëndetësore. Të ofrojë kujdes social për banorët e zonës dhe nga ana tjetër, të shtojmë edhe shërbime të reja, sikurse janë fizioterapia dhe logopedia, që vërtet ndihmojnë banorët të kenë akses në këto shërbime”- tha Ministrja Manastirliu.

Duke folur për shërbimin në QSH verore Velipojë Kryetari Bashkisë Shkodër, Benet Beci e quajti një një qendër model në ofrimin e shërbimeve falas 24/7 për pushuesit dhe turistët gjatë këtij sezoni veror.

“Doja të ritheksoja se qendra këtu plotëson nevojat më së miri gjatë kohës së sezonit dhe kanë qenë për mendimin tim, jashtëzakonisht profesionistë dhe korrekt në realizimin e të gjithë nevojave të zonës dhe për këtë falenderoj të gjithë stafin tuaj, por sigurisht edhe ju për investimet e reja që doni të bëni në qendrën e Velipojës”-tha Beci.

Në të gjithë vendi janë hapur prej 15 qershorit, 30 qendra shëndetësore verore për t’iu përgjigjur emergjencave shëndetësore gjatë sezonit turistik.

 

 

p.k\dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ngrohja globale po përshpejtohet, njihuni me zonat më të prekura
  • Kufizime mediave, dosjet dhe përgjimet publikohen pasi t’i lejojë Gjykata
  • Procedohet Adrian Hila, policia çon në Prokurori dosjen për videot intime
  • Hetimet për çështjen KAYO, SPAK i sekuestron telefonin Ardi Veliut
  • AUDIOPËRGJIMI: Kontroll në vilën e Ron Yeffet, SPAK sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

Komentet e Fundit

  1. Boll on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  2. Genti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  3. Emigranti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  4. Anonymous on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  5. Jugu on “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Si gënjeu kompozitori mikun e tij të zhveshur që vuri re kamerën e fshehur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?