Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Muaji i Ramazanit: Rekomandimet e ISHP-së mbi mënyrën e ushqyerjes dhe kujdesin për shëndetin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Muaji i Ramazanit: Rekomandimet e ISHP-së mbi mënyrën e ushqyerjes dhe kujdesin për shëndetin
AktualitetShoqëri

Muaji i Ramazanit: Rekomandimet e ISHP-së mbi mënyrën e ushqyerjes dhe kujdesin për shëndetin

Published: April 5, 2023
Shpërndaje

 

Jeta shoqërore gjatë muajit të Ramazanit është veçanërisht aktive: besimtarët presin miq ose priten nga  të afërm, miq e të njohur. Ndërkohë, këto vizita janë të përqendruara kryesisht përgjatë kohës së vaktit që ndërpret agjërimin, i cili është një vakt mjaft i bollshëm dhe festiv, ku shërbehen ushqimet më të mira.

Besimtarët agjërojnë gjatë ditës, dhe qëndrojnë zgjuar dhe ushqehen gjatë orëve të mbrëmjes, por pa ushtruar aktivitet fizik. Si pasojë, shumë prej tyre shtojnë në peshë gjatë muajit të Ramazanit, ndërkohë që kontrolli i njerëzve me diabet bëhet më i vështirë për arsye të adoptimit të zakoneve të pashëndetshme të ushqyerjes. Por çfarë duhet të bëjmë për të shmangur këto? Specialistët e Institutit të Shëndetit publik japin rekomandimet që çdo besimtar duhet të ndjekë mbi mënyrën e ushqyerjes dhe kujdesin për shëndetin.

- Publicitet -

Sipas tyre është e rëndësishme që të plotësohen lëngjet që trupi ka humbur gjatë ditës së agjërimit, duke pirë lëngje përpara, gjatë, dhe në fund të vaktit. Uji është pija që rekomandohet në këto raste. Gjithashtu, duhet të shërbehen ushqime të pasura me ujë, të tilla, si: supat ose sallatat me perime të freskëta.

Rekomandohet ngrënia e Syfyrit, një vakt i lehtë përpara fillimit të ditës së agjërimit, çdo ditë. Kjo vlen sidomos për grupe të veçanta besimtarësh, të tillë si, të moshuarit, të rinjtë dhe adoleshentët, gratë shtatzëna dhe nënat në periudhën e ushqyerjes me gji, si dhe fëmijët që kanë zgjedhur të agjërojnë. Ky vakt, i cili përbën një mëngjes të lehtë, duhet të përmbajë perime, ushqime të pasura me karbohidrate, të tilla si buka, apo produktet e brumit të grurit, dhe të pasura me proteina, siç janë produktet e qumështit (djathë që nuk është i kripur/gjizë/qumësht dhe/ose vezë, shoqëruar me garniturë frutash ose perimesh të gjelbërta).

Gjithashtu, rekomandohet që të mos konsumohen së tepërmi ëmbëlsirat e ofruara pas vaktit të Iftarit. Ëmbëlsirat që përdoren zakonisht gjatë Ramazanit përmbajnë sasi të mëdha të shurupit të sheqerit. Ëmbëlsirat e rekomanduara për konsum janë frutat me përmbajte të lartë uji.

Besimtarët duhet të përpiqen për të pakësuar konsumin e ushqimeve të bollshme me yndyrë, veçanërisht mishrat e pasura me përbërje dhjamore, ushqimet që përmbajnë brumë pudre ëmbëlsirash, apo me yndyrë/margarinë ose gjalpë të shtuar. Në vend të skuqjes apo fërgimit, është e këshillueshme që të përdoren metoda të tjera gatimi, të tilla si, vlimi në avull, gatimi në salcë, fërgimi me përzierje vaji në një sasi të vogël dhe pjekja.

Është veçanërisht i këshillueshëm kufizimi i ushqimeve që përmbajnë sasi të mëdha kripe, si përshmebull: salçiçet, mishi i përpunuar e i kripur dhe produktet e peshkut, ullinjtë dhe turshitë, ushqimet e shpejta dhe të lehta, djathërat e kripur, llojet e ndryshme të biskotave të thata të gatshme, sallatat dhe salcat (si majonezë, mustardë, ketchup). Gjatë përgatitjes së vaktit, rekomandohet ulja sa më shumë që të jetë e mundur e përdorimit të kripës, dhe sigurisht, rekomandohet, madje, edhe largimi i kripores nga tryeza e ngrënies.

Për të përmirësuar shijen e ushqimeve të vaktit, mund të përdoren erëza të ndryshme bimore, të cilat e pasurojnë me aromë dhe shije ushqimin që gatuhet.

Rekomandohet ngrënia ngadalë, dhe në sasira të përshtatshme me nevojat e gjithsecilit. Vaktet e rënduara me ushqim të tepërt shkaktojë urth dhe siklet.

Është gjithashtu e këshillueshme që të mos teprohet duke humbur shumë kohë dhe energji me përgatitjen e shumë gjellëve për Iftarin– vaktin që ndërpret agjërimin; pothuajse gjysma e ushqimeve të përgatitura, shpesh, shkon dëm.

Rekomandohen përpjekjet për të lëvizur sa më shumë që të jetë e mundur dhe për të qenë energjikë gjatë mbrëmjeve, për shembull, duke dale rregullisht për një shëtitje të përditshme.

 

 

Shembull i një vakt – Iftar:

Supë perimesh e gatuar në shtëpi (jo nga përgatesat që tregtohen me supë-pluhur)

Sallatë lakër ose ndonjë lloj sallate me perime të tjera sipas pëlqimit

Perime të mbushura (kungull/patëllxhan/gjethe rrushi)

Gjoks pule i pjekur

Sasi të mjaftueshme uji të pijshëm; ndërkohë që mund të shtohen për të përmirësuar shijen, edhe feta limoni apo gjethe nenexhiku

 

 

Shembull i një vakti – Syfyr:

Dy feta buke

Omeletë me perime ose vezë të ziera fort

Feta të përgatitura nga dy perime të ndryshme

Gjizë ose djathë me erëza dhe vaj ulliri

Çaj bimor

Sasi të mjaftueshme uji të pijshëm

 

 

 

Këshilla të shpejta që nuk duhet t’i neglizhoni

Mos e shmangni mëngjesin (Syfyrin)! Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe gjatë Ramazanit, është vakti që do t’ju mbajë përgjatë orëve të ardhshme.

Gjatë Syfyrit dhe Iftarit hani ushqime me porcione dhe kalori normale.

Shmangni ushqime e pasura në yndyrë, kripë dhe sheqer.

Zgjidhni një dietë të pasur me fruta, perime, fasule, thjerrëza oriz dhe drithëra

Pini shumë lëngje dhe shmangni pijet e pasura me caffeine, si: kafe, çaj, pije energjike etj.

Prisheni agjërimin me një ushqim të lehtë të shëndetshme si hurma arabie – një hov kalorish sheqeri natyror.

Bisedoni me një profesionist të shëndetit para se të ndryshoni regjimin e ilaçeve për Ramazan.

Shmangni aktivitetin e tepërt fizik gjatë kohës se agjërimit – në qoftë se ju doni të shkoni në palestër, bëjeni atë pas iftarit.

Të sëmurët diabetike para se të fillojnë agjërimin duhet të bëjnë një kontroll mjekësor  dhe të këshillohen nga mjeku si të mund të përballojnë periudhën e agjërimit dhe si të vetëkujdesen në rast hipo/hiperglicemie.

 

 

 

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?