Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mund të shkosh 3 vjet në burg, Proda: Parkimi i dyfishtë do konsiderohet me Nenin 293 si vepër penale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Mund të shkosh 3 vjet në burg, Proda: Parkimi i dyfishtë do konsiderohet me Nenin 293 si vepër penale
KronikeLajmi i fundit

Mund të shkosh 3 vjet në burg, Proda: Parkimi i dyfishtë do konsiderohet me Nenin 293 si vepër penale

Published: July 10, 2025
Shpërndaje

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda në një deklaratë për mediat i ka bërë të qartë çdo strukture të policisë se lirimi i hapësirave publike është një detyrë prioritare.

Proda thotë se hapësirat publike u takojnë qytetarëve dhe askush nuk ka të drejtë ti përvetësojë.

Duke përmendur rastin e Thethit, Proda tha se do ketë kontroll të përditshëm dhe përgjegjësi për çdo neglizhencë nga cilado strukturë e shtetit.

- Publicitet -

“Dua të ndaj me publikun dhe të paraqes para çdo strukture policore disa pika që janë të panegociueshme dhe prioritare për ditët, javët e muajt në vazhdim: Lirimi nga zaptimet arbitrare i hapësirave të përbashkëta publike në të gjitha qytetet e mëdha, është një detyrë e pandashme për çdo strukturë të policisë. Hapësirat publike u takojnë qytetarëve dhe komunitetit, e askush nuk ka të drejtë t’i përvetësojë.

Do të ketë kontroll të përditshëm dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë për çdo neglizhencë nga cilado strukturë e policisë që ka për detyrë të parandalojë apo godasë këto paligjshmëri, pa pritur që problematika të bëhet e patolerueshme si në rastin e Thethit.

Bashkitë, komunitetet dhe qytetarët i ftoj të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Shtetit dhe të denoncojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë çdo rast indiference apo abuzimi nga ana e punonjësve të policisë apo çdo strukture tjetër inspektimi që ka për detyrë kontrollin e territorit”, tha Proda.

Një tjetër pikë të rëndësishme që preku Proda në deklaratën e tij ishte edhe parkimi i dyfishtë në rrugë, duke theksuar se nuk do të konsiderohet më si një “shkelje e lehtë” thjesht administrative, por si një bllokim i kalimit të mjeteve që cenon sigurinë e qytetarëve dhe kufizon dhunshëm të drejtën e tyre për të lëvizur lirisht.

Tashmë, Proda thotë se parkimin e dyfishtë do të trajtohet si vepër penale bazuar në nenin 293 të Kodit Penal, i cili parashikon dënim me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet

“Parkimi i dyfishtë në rrugë nuk do të konsiderohet më si një “shkelje e lehtë” thjesht administrative, por si një bllokim i kalimit të mjeteve që cenon sigurinë e qytetarëve dhe kufizon dhunshëm të drejtën e tyre për të lëvizur lirisht. Strukturat policore do të kryejnë veprimet hetimore duke e trajtuar parkimin e dyfishtë si vepër penale bazuar në nenin 293 të Kodit Penal.

Ky fenomen i shëmtuar dhe i rrezikshëm do të zhbëhet, me çdo kusht. Me të gjithë respektin për drejtuesit e automjeteve, qyteti është në radhë të parë i këmbësorëve dhe megjithë mirëkuptimin për vështirësitë e parkimit, rruga është për të qarkulluar, jo për të parkuar në mes të saj”, tha Proda.

Neni 293 i Kodit Penal

Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit

Vënia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Emigranti says:
    July 10, 2025 at 9:21 am

    Cmendurite s kane fund ne ate vend

    Reply
  • Ziu says:
    July 10, 2025 at 9:22 am

    Pushteti do behet perdit e me arrogant per shkak te kapjes se opozites dhe nje ndyresire qe sherben si gogol per kryendyresiren

    Reply
  • Ppp says:
    July 10, 2025 at 9:33 am

    Pirdh se lirohesh
    Po turistave se do ja shpjegosh qe parkimi eshte krim penal?
    Keni bere ndonje kerkim sa eshte roporti i parkimeve dhe mjeteve?
    Mbase do duhej ndonje kulle me pak dhe parking me shume?

    Reply
  • Phoenix says:
    July 10, 2025 at 9:56 am

    Kur qeveris nje strukture e organizuar kriminale dhe antikombetare, c’do gje mund te presesh. Por njerezit nuk duhet te tremben, thjesht te jene te vetedijshem se me c’fare kane te bejne ketu. Armiqte i kemi ne pushtet ketu, nuk jane pertej kufijve.

    Reply
  • Parkimi në mes të rrugës ! says:
    July 10, 2025 at 10:08 am

    Jam habitur se si parkohet në Shqipëri! Në rrugën e Durrësit në Tiranë parkohet në mes të rrugës, mjafton të ndezësh dritat e kuqe! Ku e keni parë këtë në një vënd tjetër, të braktisësh makinën në mes të rrugës?! Ore shqiptarë, nuk jemi specje e veçantë që të dukemi si « dele e zezë » në Europë! Media duhet të edukojë njerëzit dhe jo të bëhet çorientim si diçka e ligjëshme.

    Reply
  • cuf dabjoni says:
    July 10, 2025 at 10:17 am

    Neni 293 flet per vendosjen e PENGESAVE…. parkimi i dyfishte pengon Qarkullimin por nu vendoset me kete qellim….

    Reply
  • Na myten says:
    July 10, 2025 at 10:35 am

    Paskan qene lule ata te Plepave ose iu jep urdher Shefi i Madh te flasin sa me shume karlleqe te jete e mundur qe ai te duket me i zgjuari, me i ndershmi dhe me i ndjeshmi i Albanistanit.

    Reply
  • soza says:
    July 10, 2025 at 11:05 am

    Ke te dish me te mencur, te del me . . . .

    Reply
  • 3D says:
    July 10, 2025 at 11:32 am

    Parkingjet e pa lejuara janë gjëja ma e pistë dhe shumë e shëmtuar që bëjnë njerëz të pa karakter shteti duhet të shtërngon denimet si në çdo shtet normal gjobitje deri në marrjen e autos te pika kufitare RËTZKE për parking gabim pa dashje për 10min dënim 50€ kufitarëve serbë

    Reply
  • Tek rruga Thanas Ziko ngjitur me poliklinikën lokali ka bllokuar komplet trotuarin njerzit detyrohen të ecin në rugë me dy kalime makinash dhe premiusë për aksident. says:
    July 10, 2025 at 12:47 pm

    tek rruga

    Reply
  • Pari Kimi says:
    July 10, 2025 at 7:44 pm

    Dakord me dënimet për parkim të dyfishtë, por duhet punuar te një zgjidhje afatgjatë: të ndërtohen më shumë parkime shumëkatëshe e njëkatëshe, mbi tokë e nën tokë.

    Reply
  • Enver says:
    July 11, 2025 at 7:59 am

    Shprehja parkim i dyfusht me sa di une ekziston vetm ne Shqiperi. E kam marre lejen per vozitje ne Zvicer ,dhe kete formulim nuk e gjene.Por edhe ne Gjermani,Austri….Te parkojsh veturen ashtu si ne foto ,eshte bllokim i qellimshem i komunikacionit dhe ne cdo vende ,vozitesit i merret leja e vozitjes ,me se paku,per disa vite dhe denohet….

    Reply
  • Humoristi says:
    July 11, 2025 at 9:41 am

    Ka ne sofizem ketu.Parkimi i dyfishte veper penale!?Tjetri ze pronen publike,me ndertesa pa themele,nuk eshte veper penale!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ekzekutimi në mes të Sarandës, reagon Policia: Janë ngritur pika kontrolli
  • Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  • Në epokën e Inteligjencës Artificiale, ata vazhdojnë të zgjedhin librin
  • Zgjedhjet në Berlin dhe Mecklenburg, testi i rëndësishëm i Merz dhe partisë tradicionale
  • “Kishim konflikte”, vrau me thikë gruan, flet 68-vjeçari: Qëndronte te shtëpia e vajzës

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  2. ANNA on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  3. Sarandjoti pa det on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  4. miqesisht on Vila 69 në Palasë është në pronësi të ish-ministrit Blendi Klosi e fshehur në emër të komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha?
  5. aktualiteti on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?