Në tërësi produktet e bulmetit sipas listës së re në supermarkete për produktet e një prej kompanive më të mëdha në treg janë shtrenjtuar sërish nga 9 deri 30%.
Rritja më e lartë është shënuar te produkti i gjalpit dhe djathit të lopës.
Çmimi i gjalpit të lopës prej ditësh në supermarkete dhe dyqanet ushqimore po shitet më shtrenjtë sesa mishi. Nga fillimi i muajit tetor çmimi i gjalpit të lopës në dyqanet ka arritur 1,500 deri 1,600 lekë/kg nga 1,250 lekë që ishte një muaj më parë. Çmimi është shtrenjtuar 20-28% më shtrenjtë.
Për produktet e tjera të bulmetit si: gjiza çmimi është rritur 27% nga 220 lekë çmimi ka arritur 280 lekë; kaçkavalli i lopës është rritur 13% dhe i deles 9%, çmimi i djathit të lopës është rritur 28%, krem i qumështit është rritur 50%.
Çmimi i gjalpit prej disa ditësh është shtrenjtuar edhe nga një tjetër operator. Taulant Pupa administratori i kompanisë “Vita 2001” tha së për shkak të rritjes 75% të qumështit të lopës nga fermerët është detyruar të shtrenjtojë çmimin e gjalpit rreth 18%. Çmimi i gjalpit nga kjo kompani po shitet 1,000 kg nga 850 lekë që shitej më parë. Ndërsa qumështi i lopës nga fermerët nga 40 për litër po shitet 70 lekë, ndërsa fermat e mëdha e shesin 80 lekë.
Pupa shton se përveç kostos së qumështit rritja e çmimit është ndikuar edhe nga kërkesa e lartë e gjalpit për përgatitjen e bakllavasë në prag të festave të fundvitit, në një kohë kur produkti i stazhinuar është në sasi më të ulët se vjet.
Edhe kompanitë e tjera përpunuese veçojnë se rritja e çmimeve është ndikuar nga shtimi i kostove. Drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Lufra” Luis Ndreka tha se deri tani çmimet janë rritur 40 deri 50% më shumë se vitin e kaluar, për shkak të kostove.
“Problematika më e madhe është mungesa me rreth 15% e qumështit lëndë e parë në vend. Vështirësia për të gjetur sasinë e duhur të qumështit nga fermat rrjedhimisht ka prishur ekuilibrat e çmimit. Sot çmimi me të cilin po blihet qumështi në derën e fermës e kalon çdo shtet të Europës. Të mos harrojmë që lënda e parë qumësht është rreth 65% e kostos totale të produktit final dhe një ndryshim në këtë kosto ka impakt shumë të madh në koston totale”, pohoi ai.
Tashmë u bë 1 vit që në treg qumështi i lopës gjendet me vështirësi. Në muajt korrik -gusht fabrikat përpunuese kishin mungesë të djathit të stazhinuar.
“Kjo ka ardhur për shkak të rënies së numrit të fermave të vogla. Edhe pse fermat e mëdha të mbajtjes së lopëve janë rritur në raport me reduktimin e fermave të vogla zgjerimi i tyre nuk ka efekt te prodhimi. Rënia e fermave të vogla ka ardhur për shkak të emigrimit të rinjve. Kërkesa për djathë lope po plotësohet me vështirësi me qumësht nga jashtë, pasi edhe qumështi i importit po gjendet me vështirësi”, shtoi më herët për Monitor një tjetër operator.
Të gjithë operatorët e tregut për këtë vit kanë shtrenjtuar çmimet e produkteve të tyre nga 3 deri në 5 herë. Rritje tjetër pritet parashikohet të ketë edhe për muajin mars, pasi pritet që me nisjen e prodhimit të qumështit të deles dhe dhisë çmimi të jetë 20 deri 30% më shumë.

Monitor
j.l./ dita

Qumësht të freskët lope të fermave të vogla ka vetëm në reklamën e Lufrës dhe nga lopët e e rracës, bjonde , brune, ……të Akademis së barinjëve që mbarshton në stallat e tij dixhitale kryebariu Edi Rama. Të gjithë Lufrat qumshtin e freskët të lopëve të fermave të vogla e bëjnë pothuaj 100 % me qumësht serb të përpunuar termikisht dhe kimikisht që kalon në kuadrin e Open Ballkan pa kontroll doganor se
po të mos ishte Open Ballkan dhe do të funksiononte kontrolli doganor as një gram këtij qumshti s’ do të hynte në vënd dhe nga kompanit Lufra do të ndërpritej prodhimi dhe shqiptarët të paktën nuk do të konsumonin një ushqim që Lufrat nuk guxojnë ta konsumojnë në familjet e tyre se e din mirë çfarë hedhin në treg. Të jeni të sigurt që ngritja e çmimit është abuziv dhe nuk është faji i blegtorit shqiptar që nuk ekziston, por është rritur çmimi i produkteve prodhuar 100% me qumshtin pluhur që hyn pa kontroll dhe pa taksë doganore të cilit nuk i ka ndryshuar çmim fare , verifikojeni po të doni. Po të kishte kontroll të faturave të blerjeve dhe shitjeve të këtyre kompanive mund të zbulonte krimin e ngritjes spekullative të çmimeve të iniciuar dhe nxitur nga spekullanti Edi Rama që hapi kutin e Pandorës së ngritjes kriminale të çmimeve me pretekst luftën dhe tani biznesmenët të mëdhenjë e të vegjël vet kur tu teket, sa të duan , vetëm ngren pa u ndalur çmimet se asnjë si kontrollon dhe ti denoncoj.
Shkaku i ngordhjes së blegtorisë nuk është ikja e të rinjëve sikurse thot me hipokrizi drejtori i nerum Luis i Lufras por është ai që para dy vjetësh u a bëri çmimin e qumshtit fshatarëve në nivelin horror të kusarisë, 37,0 L të rinjë dhe kur kushurinjtë e zotit Ben, që banojnë 100 m larg fabrikës u ankuan, ai me përbuzje u përgjigj që po të doni silleni, po të doni mos e sillini, i kam gati makinat me qumësht (pluhur) në Sërbi, dhe
kushurinjve dhe fshatarët e fermave të vogla u ngeleshin fitim vetëm bajgat nga barshtimi i lopëve kështu që
ndërsa në fshatin tim kanë qën rreth 250 krer lopë këto ditë dy bashkëfshatarë do të largohen pran fëmijve në Itali, në fshat, më besoni, do të ngelen vetëm 23 krer lopë që nuk furnizojnë as fshatin me bulmet pa le Lufrat, Erzenet e kompani.
Subjekte të krimit madhor ekonomik me permasa të frikshme të vrasjes së blegtoris janë Lufrat dhe bashkëpunëtori i tyre në këtë krim kryebariu i Akademisë së barinjëve Edi Rama, një njeri me tru gomari që nuk ka llogjikën më minimale të ekonomisë së vëndit, që di vetëm të vjeth bashkë me zyrtarët e tij edhe subvencionet për blegtorin deri sa i ndaloj fare dhe është ky krim makabër i vrasjes së blegtorisë, krahas të tjerëve, që përzuri të rinjtë e fshatrave në emigracion dhe jo largimi i të rinjëve solli ngordhjen e blegtorisë dhe ngritjen e çmimit të qumshtit të fermave të vogla dhe
në fshat po përfundon plotësisht procesi i pastrimit etnik që do të finalizohet së shpejti me vdekjen e atyre pak pensionistëve që janë akoma gjallë dhe që kan ngelur banorë të fshatrave , verifikojeni po të doni në çdo fshat të Myzeqes e kudo në Shqipëri.
Njerëz, është një ngritje abuzive e çmimeve, është mashtrim i flliqur se është ngritur çmimi i qumështit të freskët të blegtorit shqipëtar që tashma nuk ekziston, as nuk është rritur kostua e prodhimit të produkteve nga Lufrat kur lënda bazë është qumshti pluhur serb dhe esencat biokimike që, (jam habitur, nuk e besova por dikush i brëndshëm më tha që është e vërtetë) duke u përzjer në fabrikat e tyre me niseshte dhe ….o zot ku kemi arritur….. hirrë importi nga Serbia bëjn djathin që po na shitet …..tmerr….me 1200,0 L të rinj 1 kg. Jan çmime kriminale të kutisë së Pandorës hapur nga satanai i kusarisë me ngritjen e çmimeve Edi Rama dhe tani kutia funksionon me aprovimin e tij edhe nga biznesmenët e tij spiun patronazhistë si Lufrat e produkteve pseudoblegtorale dhe
lista e çmimeve postohet në Dita që të bëhet fakt i kryer nga “bordi” i biznesmenëve të produkteve pseudoblegtorale që i ka dhën vehtes atributet e një Entit rregullator të jashtë ligjshëm të ngritjes së çmimeve të pseudobylmetrave që ata prodhojn për konsum të shqipëtarëve por që nuk i konsumojnë kurr në familjet e tyre për të bër jo biznes por për të mar pjesën e tyre të majme në grabitjen pa skrupull të bashkëkombsave të tyre.
Cmimet i vendosin se eshte ekonomi tregu po nje gje keni ne dore ju si konsumatore .Ti abandononi prodhimet e huaja perfundimisht.