Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mungesa e stafit çon pagën e punonjëseve të pastrimit deri në një mijë euro në muaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Mungesa e stafit çon pagën e punonjëseve të pastrimit deri në një mijë euro në muaj
EkonomiLajmi i fundit

Mungesa e stafit çon pagën e punonjëseve të pastrimit deri në një mijë euro në muaj

Published: June 5, 2024
Shpërndaje

Mungesa e fuqisë punëtore, e ndikuar nga lëvizjet demografike dhe plakja e popullsisë ndër vite, vijon të shtojë kërkesën për punësime për staf shërbimi me rroga deri 1,000 euro në muaj, kryesisht në zonat bregdetare.

Përveç punësimeve për shefa kuzhine me paga nga 3,000 – 3,500 deri në 5,000 euro në muaj në struktura të veçanta, apo kameier me pagë 1,000 euro dhe ndihmëskamarier me pagë 800 euro, tashmë nga bizneset në Jug po kërkohen edhe punonjëse për pastrimin me pagë mujore 800 deri në 1,000 euro.

Në njoftimin e ngjitur në një nga pallatet zonës “5 maji” në Tiranë, një biznes në Sarandë ofron punësim për punonjëse pastrimi, me pagë nga 800 deri në 1,000 euro në muaj, përfshirë akomodim dhe ushqim falas.

- Publicitet -

“Kërkohen sanitare për sezonin veror në Sarandë. Akomodimi dhe ushqimi falas. Paga 800 deri në 1000 Euro”, thuhet në njoftim.

Pagesat e punonjësve të pastrimit janë shtrenjtuar edhe në Tiranë. Tarifa e kërkuar për një orë pastrim varion nga 500 lekë deri në 1,000 lekë.

Nga ekspertët e sektorit të punësimit, u parashikua që edhe sivjet, oferta më e madhe për punësime me paga të larta do të jetë nga bizneset HoReCa (Hotele-Restorante-Katering) në bregdet, të cilat e kanë të pamundur të plotësojnë stafet nga fuqia punëtore e zonave, çka ka sjellë transferimin e përkohshëm të atyre nga Tirana apo zona të tjera.

“Kjo dukuri është përforcuar sidomos gjatë dy viteve të fundit. Për ta lehtësuar këtë proces dhe për të rritur mundësinë e zgjedhjes së fuqisë punëtore më të kualifikuar operatorët ofrojnë akomodim, ushqim falas, etj. për fuqinë e tyre punëtore, që transferohet tek ata nga Tirana apo zona të tjera relativisht larg nga zona ku ata ushtrojnë aktivitetin e tyre të biznesit”, pohoi më herët për Monitor Indrit Puteci drejtues i agjencisë së rekrutimit “Profesionisti” të Çelësi Group.

Henri Jahja, kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, pohoi më herët se bizneset që ofrojnë paga të ulëta e kanë të vështirë mbajtjen e punëtorëve. Për zgjidhjen e krizës së fuqisë punëtore sipas tij ka ardhur kohë që në tërësi sektori duhet të ndryshojnë sjellje ndaj punonjësve, si për oraret e punës, ofrimin e ushqimit ndaj personelit, si dhe të rishikojnë sërish pagat.

“Puna jashtë orarit duhet të paguhet. Bizneset duhet të rishikojnë edhe rrogat e punonjësve, pasi duke rritur pagat nuk është e nevojshme më të mbahen 2 punonjës për të bërë 1 punë. Ndërsa për sa i përket ofrimit të ushqimit për personelin është një çështje që nuk diskutohet më në të gjithë botën, kurse te ne disa e japin, të tjerë e konsiderojnë luks”, pohoi ai.

Jahja sakaq tha me herët se rritja e kostos për mbajtjen e fuqisë punëtore me paga të lartë ka shtrenjtuar çmimet e restoranteve në Vlorë dhe Sarandë nga 26 deri 33%.

“Nëse vjet çmimi minimal për person në restorantet e këtyre qyteteve varionte nga 2,000 deri 2,200 lekë, këtë sezon ka arritur deri 3,000 lekë për person”.

Në tërësi në sektorin e bareve dhe restoranteve sipas të dhënave të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, si në nivel menaxherial edhe për stafin e brendshëm, rrogat e punonjësve janë gati dyfish më të larta se vitin e kaluar.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • bjeri drejt se ke lehtesira says:
    June 5, 2024 at 9:19 am

    “Mungesa e fuqise punetore e ndikuar nga levizjet demografike e plakja e popullsise…”
    bjeri drejte o j.I./dita – Nga shpopullimi i Shqiperise si arritja me madhore e kesaj qeveri Rama, bashke me shqiptaret te dytet pas sirianeve per kerkesa per Azil ne vendet e BE.

    Reply
  • Ppp says:
    June 5, 2024 at 9:25 am

    Rama premtoi 300 mij vende pune por ne fakt ai arriti te punsoje 1 milion njerez per 10 vjet
    Vetem se nuk permendi qe punsimi do ishte ne mergim

    Reply
  • Phoenix says:
    June 5, 2024 at 9:38 am

    Printuan nje faqe, e ngjiten ne peme dhe e fotografuan per te shitur pordhet e Shqiperise turistike te Psikopatit zhgarravites. Vazhdoni, vazhdoni me Fake News, inskenime dhe propagande, se ne sume e keni si do qe ta rrotulloni.

    Reply
  • Vezhguesi says:
    June 5, 2024 at 1:26 pm

    O Phonenix! Nuk po sheshin pordhe por duan te mbulojne pastrimin e parave te pista qe kane grumbulluar dhe po grumbullojme nga vepriptarite kriminale qe kryejne keta biznese neper bote ku pronaret e vertete te ketyre bizneseve i ke me kollaret e politikanit neper ballooned e Kate e te teta ne kryeqytet dhe neper shpatet e maleve duke shetitur me zagaret e tyre qe i ndjekin nga pas.

    Reply
  • Nerim Lumi says:
    June 5, 2024 at 2:36 pm

    Sukthi është 15 kilometra nga Durrësi dhe njeriu shumë i afërt i imi punon si punëtore pastrimi në një restorant me pagë mujore te privati 320 euro sot më 5 qershor 2024..Shtypi po nuk gënjeu përditë nuk mbijeton në ferrin e konkurrencës kapitaliste.Për rrogë sanitare 1000 eurokam dëgjuar se e paguajnë në Itali për të mbajtur një të moshuar….

    Reply
  • dyshuesi says:
    June 5, 2024 at 7:44 pm

    Atë numërin e kontaktit sikur nuk e shoh tek foto e lajmërimit . Dhe gjëja tjetër që nuk shoh të shkruhet në lajmërim është pikërisht fjala “në muaj” që tek titulli është shtruar si pa të keq.,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?