Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Municione për Ukrainën? Rama: I thamë ‘PO’ Zelenskyt! Të kemi industrinë tonë, ringjallim infrastrukturën e vjetër ushtarake
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Municione për Ukrainën? Rama: I thamë ‘PO’ Zelenskyt! Të kemi industrinë tonë, ringjallim infrastrukturën e vjetër ushtarake
Lajmi i funditPolitike

Municione për Ukrainën? Rama: I thamë ‘PO’ Zelenskyt! Të kemi industrinë tonë, ringjallim infrastrukturën e vjetër ushtarake

Published: February 29, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama foli sot për deklaratat e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky mbi mundësinë që Ukraina dhe vendet e Ballkanit të bashkëprodhojnë armë. Rama tha se një gjë e tillë është rënë dakord në parim, por vetë Shqipëria duhet të punojë më shumë në infrastrukturë dhe këtë do ta bëjë vetëm në bashkëpunim me aleatët.

TIRANË– Vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë ‘po’ propozimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelesnky për të bashkëprodhuar municione për të furnizuar Ukrainën, e cila ndodhet nën agresionin rus prej 2 vitesh. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë se nuk ka qenë vetëm Shqipëria që ka rënë dakord me këtë propozim, ndërsa theksoi se gjithçka do ta bëjnë në bashkëpunim me aleatët.

“Propozimi i Zelenskyt nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, Zelensky na foli për mundësinë e bashkëpunimit që do të thotë investimi, prodhimi dhe bashkëpunimi. Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria. Ky është një proces, e dimë që duhet të investojmë më shumë në mbrojtje si çdo kush tjetër dhe gjitha që mund të bëjmë në këtë drejtim do ta bëjmë. Do ta bëjmë këtë me aleatët tanë dhe jo me të tjerët”, tha Rama në konferencën për shtyp me komisionierin Varhelyi pas samitit BE-Ballkani Perëndimor.

- Publicitet -

Kreu i qeverisë thotë synon që të futen edhe vetë në këtë industri dhe po punojnë për të gjetur partnerët dhe marrëveshjen e duhur. Sipas Ramës do duhet të rigjallërohet infrastruktura e vjetër për prodhimin e municioneve. Është ende e paqartë se ku konsiston, prodhimi i përbashkët i armatimit, por nuk përjashtohet mundësia që mund të futet në lojë, fabrika e Poliçanit.

“Sa i takon industrisë ushtarake dhe prodhimit të armëve, ne, Serbia, Bosnja, apo Kroacia nuk kemi një industri prodhuese të mjeteve ushtarake. Duam ta kemi së pari për veten tonë. Kemi punuar dhe po punojmë që të gjejmë marrëveshjen e duhur, partnerët e duhur, të ringjallim infrastrukturën tonë të vjetër“, u shpreh kryeministri.

Çfarë deklaroi dje presidenti Volodymyr Zelensky në samitin për Ukrainën në Tiranë?

Ishte vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky që zbuloi dje se gjatë samitit të Ukrainës në Tiranë ka propozuar bashkëprodhim municionesh me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Kemi 500 kompani në fushën e mbrojtjes që operojnë në Ukrainë në fusha të ndryshme. Por nuk mjafton kjo të fitojmë mbi Putinin. Ne shikojmë probleme edhe në ofertën për sa i përket municioneve të cilat ndikojnë kapacitetin tonë në fushat e betejës dhe prandaj jemi të interesuar në bashkëprodhimin e municioneve bashkë me ju dhe me partnerët tanë. Ekipi ynë i qeverisë sonë do të prezantojë të gjitha detajet. Ne propozojmë që të organizohet një forum i posaçëm për sigurinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit qoftë në Kiev apo një nga kryeqytetet tuaja” tha Zelensky.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • DRENICA E KUQE says:
    February 29, 2024 at 6:28 pm

    Ringjallja e infrstruktures ushtarake shqiptare eshte domosdo e kohes ne te cilen po jetojme, te rrethuar me armiq e pushtues fqinje qe po armatosen perdite, per te na zhbire nga faqja e dheut, nga trojet tona gjeoetnike e gjeoautoktone…
    Te prodhojme e blejme arme e municione per ta mbrojtur veten tone dhe token tone te shenjte – Shqiperine Etnike!…

    DRENICA E KUQE

    Reply
  • pilo Lala says:
    February 29, 2024 at 7:18 pm

    Po e bere edhe kete, te fillojme te prodhojme arme per mbrotjen tone, do ngelesh ne histori, si atdhetari qe beri Shqiperine moderne.
    Do jesh Ataturku i Shqiperise.

    Reply
  • Ugur Hatbi says:
    February 29, 2024 at 8:08 pm

    Ne nje program televizive Izrailit, K.Ministri Nataniahu, Bibi gjate vi -zites te KM te Indise, Modi ne Izrael,tha:”Ekonomia, Mbrojtia dhe Demokracia, jane tre shtyllat kryesore te nje shteti.” Ne periudhen qe po kalojme, Mbrojtia behet perparsore!, por qe te kesh mbrojtje, duhet te kesh Ekonomi te forte…..tjer. Keto ishin porrosite e KM Izrailit. Koha po e verteton sesi Izraeli asht zot i vetes!.

    Reply
  • K R says:
    February 29, 2024 at 9:16 pm

    Dmth i bie qe ta ekspozosh Shqiperine si armike direkte te Rusise.
    E cfRe fitojme nga kjo?

    Reply
  • demo says:
    February 29, 2024 at 10:04 pm

    z.RAMA! Dergo njehere ne uzinat e armeve dhe exploziveve nje 30 pastrues me fshesa e me furca teli te heqin ndryshkun,Vajisi, dhe futi nje dore boje se te vjen ndoresh. Nuk ke per te harxhuar as o,ooo1% te koncessionit te shurres,e te veglave te kirurgjise e te miljardave qe i ke dhene Zoto,gungales e zorzoperr hajdute.
    Filloje njehere se te meson puna vete.Te rekomandoj te vesh ne krye te punes ish Kryeinxhinjerin e Mjekesit,po qe gjalle,.
    Mos o zot po ndjen eren ato stjuardesat,ministreshat,Eskortat e Dubait,qe ka mbushur qeverrine,se ATO JANE SHUME TE SHTRENJTA.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    March 1, 2024 at 6:46 am

    Te gjitha shtetet po armatosen.
    Fuqizimi i mbrojtjes e shton
    shton sigurine e vendit

    Reply
  • edi says:
    March 1, 2024 at 7:48 am

    Mbasi te ringresh uzinen e Mjeksit e te fillosh prodhimin e armeve ( po qe sepo iben per vendin e jo per Ukrainen ) ngriji te gjithe pensionistet te shkojne te rikryejne sherbimin ushtarak me detyrim. Ata qe jane shume te vjeter dergoi ne zbor dhe mos harrosh ti mbushesh çantat me gure dhe me pushka druri .

    Reply
  • 777 says:
    March 1, 2024 at 9:58 am

    Ndersa ti edi,dergoje gruan,motren apo vajzen tende tek semaforet meqenese pensionistet do t’i dergosh ne zbor!
    Ndersa ti duhet te shkosh ne zbor si homo,qe te shfryjne hallatet zboristet!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. prehistoriku on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  3. K R on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  4. Deni on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  5. Ethem Lalaj on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?