Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Na akuzojnë se po bllokojmë SPAK”, Rama: Pa PS nuk do kishte reformë në drejtësi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Na akuzojnë se po bllokojmë SPAK”, Rama: Pa PS nuk do kishte reformë në drejtësi
Lajmi i funditPolitike

“Na akuzojnë se po bllokojmë SPAK”, Rama: Pa PS nuk do kishte reformë në drejtësi

Published: December 11, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim të nivelit të lartë me ambasadorë të akredituar në Tiranë për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsioni.

Rama iu përgjigj akuzave për përpjekje të bllokimit të SPAK dhe reformës në drejtësi përmes Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion që drejtohet nga Fatmir Xhafaj, duke theksuar se forca e vetme që bëri të mundur reformën në drejtësi është PS.

“Kemi dëgjuar akuza të tilla se kanë një plan të errët për të bllokuar SPAK dhe për të kthyer përmbys reformën në drejtësi dhe kur përmend SPAK dhe drejtësinë ka shumë sensibilitet dhe forca që angazhohen për të dalë menjëherë në mbrojtje.

- Publicitet -

PS forca që qeveris vendin prej 2013 është forca udhëheqëse e reformës në drejtësi dhe pa bindjen absolute dhe vullnetin e hekurt të PS jo Amerika, jo Europa po të gjithë të tjerët të bëhen bashkë nuk do bënin dot të mundur këtë reformë. Pa diskutim që pa mbështetjen e aleatëve strategjikë kjo reformë do kishte pasur një rrugë tjetër dhe do ishte e pamundur, por kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë se ne nuk kemi kohë për të humbur.  Që Shqipëria të anëtarësohet në BE duhet të performojnë me të njëjtën shpejtësi 157 institucione të vendit që kanë detyra specifike”, tha Rama.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
26 Comments
  • mali says:
    December 11, 2024 at 4:54 pm

    Po more Edi Rama.
    Edhe Assadi e hengri se injoroi ameriken.
    Edhe ti fatin e tij do te kesh o mendjemadh.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    December 11, 2024 at 5:50 pm

    Korrupsion o Korrupsion
    Që po nget një kamion
    Nga marmita tym lëshon
    Tymi sytë po na qorron.

    Mirëpo rrugën ty ta pret
    Është Xhafa dora vet
    Ngre tabelën me lezet
    “Ndal!” të thotë, o ibret!

    Korrupsioni fort frenon
    Urdhërin e Xhafës zbaton
    Vetë kamionin e shkarkon
    Dhe pastaj shkon urinon.

    Edi Rama mban fjalim
    Thotë Xhafa është trim
    Kush te Xhafa s’ka besim
    Le të shkojë në emigrim.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    December 11, 2024 at 5:52 pm

    Korrupsion o Korrupsion
    Që po nget një kamion
    Nga marmita tym lëshon
    Tymi sytë po na qorron.

    Mirëpo rrugën ty ta pret
    Është Xhafa dora vet
    Ngre tabelën me lezet
    “Ndal!” të thotë, o ibret!

    Korrupsioni fort frenon
    Urdhërin e Xhafës zbaton
    Vetë kamionin e shkarkon
    Gjithë paratë i dorëzon.

    Edi Rama mban fjalim
    Thotë Xhafa është trim
    Kush te Xhafa s’ka besim
    Le të shkojë në emigrim.

    Reply
  • Kapterr Temja says:
    December 11, 2024 at 6:20 pm

    Ashtu eshte z.Kryemjnistri me i mire ne 100 vite pas Ismail Qemalit dhe Mehmet Shehut nga fshati

    Reply
  • Kapterr Temja says:
    December 11, 2024 at 6:24 pm

    menti juaj do të jetë i dukshëm pasi të jetë miratuar.
    Ashtu eshte z.Kryemjnistri me i mire ne 100 vite pas Ismail Qemalit dhe Mehmet Shehut nga fshati im. Kjo reforme do ishte edhe me e suksesshme nese ambasada amerikane nuk do kishye nderhyre per zgjedhjen e Dumanit, po bie fjala te kishim zgjedhur ndonje nga koleget e shokut Veliaj. Flm Rama. Flm Dita!

    Reply
  • intelektuali says:
    December 11, 2024 at 8:25 pm

    Edi Rama:

    PA SPAK – UN E HETUESVE TE ENVERIT NUK DO TE KISHE PAGUAR NJE SPIUN TE SIGURIMIT PER TE KORRUPTUAR FBI

    dhe:

    Po te mos kishe nga pas SPAK – un e Altin Dumanit dhe hetuesve te Enverit pas tij dhe po te mos kishe futur ne THES edhe GJKKO e krimineles Irena Gjoka nuk do te kishe asnje shans te rasje ne burg Fredi Belerin e Himares me akuza te stisura ne nje proces FAQEZI turpi dhe rezili,

    SI PROCESET E PUTINIT NE RUSI

    Reply
  • Rroft Luli says:
    December 11, 2024 at 8:27 pm

    GËNJESHTËR!
    Pa ndërkombëtarët nuk do kishte Reformë në Drejtësi o Edvin Kari!

    Reply
  • Phoenix says:
    December 11, 2024 at 8:40 pm

    Pa nderkombetaret ( Cfutet Internacionaliste Komuniste ) nuk do kishte as Ed Kari, e as Spak Antikushtetues e antiligjor, qe ka ringjallur ( Rilindur ) ato mumjet e prokurorise se ish diktatures komuniste, te viteve 46-te e ne vazhdim.

    Reply
  • demo says:
    December 11, 2024 at 9:32 pm

    Me Komisjonin XHAFA,Ti kerkon te Dublosh SPAK dhe te Privatizosh Drejtesine.
    Komisjoni XHAFA eshte nje Diversion Ediramist ndaj Drejtesise.
    Parate e Taxapaguesve per kete Komisjon jane grabitje korruptive per te minuar Drejtesine e Ligjshme.
    Ambasada Amerikane TE REAGOJE per dynamitin qe po i vendos Rama me Rilindjen,,Reformes ne Drejtesi,SPAK dhe Institucioneve te pavarura te Drejtesise,per te cilat SHBA ka investuar miljona dhe 10 vjet Mund.
    I gjithe Perkushtimi Amerikan per Drejtesine Shqiptare po sabotohet me komisjonin Diversionist XHAFA.
    alarm Amerika!Mos rri,po duku!
    Jepi Ultimatumin Edi Rames,!Mos fuse duart dhe Turinjte ne Drejtesi!

    Reply
    • Phoenix says:
      December 11, 2024 at 9:51 pm

      Po pse mo Demo ka vertet drejtesi Amerika? Nuk e pe Bidonin qe shpalli te birin te pafajshem si Jezu Krishtin? Dhe te mendosh qe keta gjoja jane “Demokracia” me madhe ne Bote, te zen te qeshuarat per kete ” Demokracine ” tone ketu. Demo duhet ta nderrosh Rakine ne Kocimare, mbase zgjohesh te pakten ne Pleqeri, se rinia shkoi qe shkoi per lesh arapi.

      Pa keqkuptime, natyrisht.

      Reply
  • intelektuali says:
    December 11, 2024 at 9:34 pm

    @Phoenix:

    Megjithe respektin per ju si perkthyes dhe botues i njohur por edhe per poziten tuaj te drejte ndaj Drejtesise se kapur nga gangsteri faqezi, Edi Rama qe korruptoi FBI i mbeshtetur nga SPAK qe hesht dhe ka mbyllur syte nje Prokurori Putniste, pavaresishtnga pozita juaj e drejte per shue ceshtje kombetare, ne arenen nderkombetare pozita juaj me duket e hiperbolizuar dhe e ekzagjeruar sidomos i ndikuar nga mendimi konspiracionist negativ qe keni per populin puntor dhe inteligjent hebre duke i akuzuar si komuniste, kur ne fakt komunizmi dhe fashizmi (qe jane derra te nje dose) i kane masakruar cifutet historikisht, madje shume me teper se sunitet dhe shiitet e Islamit. Prandaj desha te terrheq vemendjen se ketu ne SHBA media po pelcet nga lajmi se amerikanet jane ngritur ne protesta kunder emerimit te Robert Kennedy Junjori si Minister iShendetesise nga Trump duke i kerkuar Senatit qe mos ta votoje kandidaturen e ketij konspiracionisti fanatik qe mohon vaksinat si mase parandaluese per shume semundje dhe equan klorimin e ujit te pijshem te qyteteve amerikane si nje konspiracion dashakeq te cifuteve te LIQ qe kane per qellim te kontrollojne Boten

    dhe:

    NE KETO PROTESTA ISHTE EDHE ITELEKTUALI ME ZERINE TIJ ANTIKONSPIRATIV

    Reply
    • Phoenix says:
      December 11, 2024 at 9:42 pm

      Nuk eshte aspak e ekzagjeruar dhe as hiberbolizuar Intelektual. Eshte e dukshme per te gjithe, per te gjithe ata te cilet kane guximin dhe kurajon qe ta shikojne, pa u ndikuar nga paragjykimet dhe manipulimet. Ti thelle thelle jam i bindur qe e kupton se per c’fare behet fjale, por thjeshte rrefuzon ta pranosh per x apo y arsye. Kjo pune eshte pak si puna e atij strucit i cili ngul koken ne rere, e mendon se nuk duket sepse ai vete nuk shikon gje.

      Reply
  • demo says:
    December 11, 2024 at 10:01 pm

    Ashtu na shkoi jeta o Pkoenix,si thua ti,po te pakten Ajo vaxina kunder kovidit kinez na e kurseu kete jete muti,,,se po te kisha marre ment e tua do isha dhe une me te shumtit.
    pa djallezira-demo.

    Reply
    • Phoenix says:
      December 11, 2024 at 10:09 pm

      Vetem ti nuk e paske marre vesh o Demo, qe ato Vaksinat kane vrare me dhjetra Miliona njerez deri tani ne kete Bote. Une e di qe ti e di kete, por qe ta pranosh kete te vertete, do te cenoje vijen dhe idealin e “Partise”. Te kuptoj, nuk te ve shume faj. Betimi eshte betim, nuk mund te shkelet.

      Reply
  • capi says:
    December 11, 2024 at 10:06 pm

    Po leri hipokrizite, e ke te fresket nuk eshte thare boja, vendimi antikushtetues per Xhacken. Po bej reforme thote, dhe nuk zbaton ligjin.
    Ju mori Kimetja ca me shqelma bytheve e ca per veshi dhe votuat ne parlament, se qene per ju rremuje doni

    Reply
  • intelektuali says:
    December 11, 2024 at 10:20 pm

    Per ata DUDUME qe i besojne SPAK dhe Reformes ne Drejtesi:

    Andrey Vishinsky njihet ne histori si Profesori Universiteti qe u be Prokurori Famekeq i Stalinit qe shpiku Reformen Sovjetike ne Drejtesi duke hequr nga hetimi mbledhjen e provave si “jo efektive, burokratike dhe te panevojshme per sistemin e Ri te Drejtesise ne BRSS” dhe qe ne kete menyre i dha dore te lire Prokurorise Staliniste per te ndertuar akuza vetem mbi kallezimin e “nje ose disa deshmitareve” qe cuan ne ekzekutimin e miliona sovjetikeve gjate periudhes se spastrimeve staliniste 1923-1933 ne Bashkimin Sovjetik, ky kriminel qe nga Profesor u be Prokuror i Gjykates se Posacme dhe me pas Kryeprokuror kishte zakon te deklaronte:

    “NJE PROKURORI QE EDHE SIKUR NJEHERE TE VETME TE NGREJE AKUZE NE FAVOR TE ARMIKUT TE KLLASES DUHET TE DAMKOSET SI PROKURORI E KALBUR QE NUK KA SHERIM DHE NJE PROKUROR QE NUK NGRE AKUZA NE PERPUTHJE ME INTERESIN E PARTISE NUK KA VEND NE DREJTESINE E RE”

    qe:

    Une, intelektuali e perkthej si ne kushtet e Shqypnise te Drejtesise Enveriste Staliniste te Edvinit:

    NJE SPAK QE SIKUR EDHE NJE HERE TE VETME TE NGREJE NJE AKUZE TE STISUR KUNDER FREDI BELERIT TE HIMARES ESHTE PROKURORI E POSACME E KALBUR QE NUK KA SHERIM

    Reply
  • demo says:
    December 11, 2024 at 10:23 pm

    Une qe po te shkruaj o Pjoenix jam gjalle fale atyre vaxinave.
    Ca rreshta me lart kam shkruar ca llafe te drejta per Kryeministrin me Parlamennt per Komisjonin e paligjshem,XHAFA.
    Por te bardhes nuk i them dot -E Zeze.Eshte ky Rama qe shpetoi mijra shqiptare nga vdekja duke sjelle ne kohe dhe falas per popullsine Vaksinat Anticovid.

    Reply
    • Phoenix says:
      December 11, 2024 at 10:35 pm

      Po ty o Demo po te duhen gjilpera qe te mbahesh gjalle, me fal qe ta them, por qenke vertet shume semure. Te shkuara.

      Reply
  • Detari says:
    December 11, 2024 at 10:34 pm

    SPAK-u eshte farse, ndryshe gjeja e pare qe do benin do ishte marja ne pyetje ramazonit dhe kontroll pasuror, si dhe ku i gjeti leket per surrelin, si dhe ku i gjen leket per avionet carter, si dhe u gjen leket per pushime ne hotele cdo jave jashte shtetit. etj etj.

    Me gjithe keto ramazoni do kalonte nje vit te tere ne per zyrat e SPAK-ut. dhe e pakta do hante disa vite burgim.

    Reply
  • intelektuali says:
    December 11, 2024 at 10:49 pm

    @Phoenix:

    Te rekomandoj qe t’ja hypesh avionit nga Rinasi deri ne Frankfurt dhe qe andej te hypesh ne Boeing Jumbo Jet 777 per ne L.A. California qe pasi te bindesh perfundimisht me syte e tu se Toka eshte e rrumbullaket si top futbolli, te shikosh sa te fuqishme jane protestat civile kunder emerimit te Robert Kennedy Juniori, nipi konspirativ i Presidentit John Kennedy nga Trump si minister te shendetesise qe eshte zotuar se do te leje amerikanet pa vaksina dhe pa klor ne ujin e qyteteve qe u ka ngritur nervin amerikaneve qe votuan Trumpin dhe qe tani po kercenojne Senatin te mos e votoje kete minister konspiracionist dhe me beso se protestat e amerikaneve te zhgenjyer nuk jane as ne sasi dhe as ne cilesi si protestat e Saliut ne Tirane.

    Reply
    • Phoenix says:
      December 11, 2024 at 10:58 pm

      Po kur kam thene une ndonjehere qe Toka nuk eshte e rrumbullaket? Robert Kennedy eshte nje lolo qe e vune te beje lolon. me pak fjale opozite e kontrolluar. Paguhet mire per kete sherbim. Sa per protesta mos me thuaj, se me kujton ato protestat e Black Life Matters kur hapi thesin George Soros dhe ju conte paleta me tulla zezakeve 50-dollaresh, qe te thyenin xhamat e dyqaneve dhe bizneseve private ne Amerike. Revolucioni i Cifuteve marshon Intelektual. Paraja ta ben derrin daje.

      Reply
  • demo says:
    December 12, 2024 at 7:34 am

    perendia ne fillim te merr mendjen,Phoenix!E sheh rrethin katror,Rruzullimin dyst taban dhe vaksinat,komplot cifut.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    December 12, 2024 at 9:28 am

    Falinderoi Gazetën DITA që boton komentet e “OPOZITËS” së vërtet me në krye: DEMON,MALIN,INTELEKTUALIN,etj..ndaj Qeverisjes aktuale,Pasi nuk di që të jen shpallur NON GRATA,si PSIKOPATI SALEH-SADAM-ASAD,që pas pagesave mbi 2 mil.$ në Francë e Angli për heqjen e TUMORIT Non Grata,tashmë i mban shpresat te PPE të tipit terrorist si F.BELERI në Europë & te TRAMPI Amerikan që në Administratën e tij 2016-2021 i qepi DOSJEN E 101 KRIMEVE të tij,si i korruptuar madhor familjar me përmasa PLANETARE.!
    -Dhe mëqënse drejtësia është e TREDHUR prej shpifsit kampion bote,po e lë të lirë,ndonse me mbi 500 banesa në Shqipëri & Europë.!
    Dje,E.Rama faqe botës demokratike jo fashistoide( si këta më lartë)sqaroi se:
    1- Komisioni XHAFA nuk ka punë me shkrirjen e SPAK+GJKKO,përkundrazi këtë e thonë Ata që i quajnë këto institucione GRUP KRIMINAL,BANDA..duke nënkuptuar DASH që doli në opozitë.!
    2.Reformën në drejtësi e inicoi PS në fushatën 2013 dhe ishte Ajo që e votoi pa dredhur BYTHËN,ndërsa deputetët e LUL/SALIUT,LIKES u vunë në rrjesht me shqelma vitheve nga AMBASADORI AMERIKAN LLUUU,i cili i thirri në Ambasadën Ata që dolën haptë kundër.Dhe pas ikjes së Ambasadori Lu-Saliu,Luli,Like sabotuan votimin e n/ligjeve duke zvarritur VETINGUN nga 2016-2028-19.!
    3.Pa mbështetjen Amerikane nuk do bëhej votimi me 140 vota=100 % në në asnjë vënd të botës demokratike. Këtë e deklaroi dje edhe K.M më i mirë në 34 vite..duan apo nuk duan shpifsit ANTI-RAMË..!
    4.Megjithse Ambasadorja YURI KIM deklaroi se me Sb PD do të hai BAR, banda e PD shkon pas Psikopatit 1970 për 1 karrige deputeti 2025.
    5.Komisioni Xhafa është nën drejtimin e KUVËNDIT TË SHQIPËRISË që ka kompetencën të thërrasin e tu kërkoi llogari të gjitha institucioneve në Shqipëri,Dhe asnjë institucion tjetër..!
    -Nëse ky komision nuk do të ishte i ligjshëm..nuk do merrnin pjesë AMBASADORËT E GJITË SHTETEVE..DHE SIDOMOS I SHBA+BE,ku ky fundit dha piketat e mos-prekjes se REFORMËS në drejtësi.Kështu edhe sikur të doi E.Rama,nuk e lejon SHBA+BE..Ndaj shpifsit dorën që shkruajnë kundër PS,E.Ramës ta fusin në një vënd tjetër e jo në TASTIER.!
    FLM DITA,ANONIMËT NË WC.!

    Reply
  • Fjale me vend says:
    December 12, 2024 at 9:41 am

    O Ethem Lalaj me nure
    Me mustaqe e me poture
    Që gruan Tosunit ia zure
    Dhe në krevatin tënd e prure.

    Kur e mori vesh Tosuni
    Që ia tha një anonims
    “Nuk e besoj!” – tha Tosuni
    se Xha Temja s’ka qenë sigurims.”

    Reply
  • demo says:
    December 12, 2024 at 9:56 am

    Pse jam fashist une o Ethem,se jam nder te paret qe ne nentor te vitit 1991 kundershtova Saliun ne shtyp(gazeta Kombi e Idajet Beqirit) dhe ne forumet e PD,per sabotimin e qeverrise se koalicionit dhe nxitjen e revanshit shkaterrimtar te Istitucioneve,Ekonomise,industrise,Shtetit,dhe Uzurpimin e Prones Private.?Kur Ti Ethem fshihje koken e Indoktrinuar komuniste,se mos te hiqnin gaveten?
    Pikepamjet e mija per Luf.II boterore dhe terrorin enverist dhe Mehmetist i kam shpallur ne shtyp dhe ketu ne komente,por kjo s`do te thote qe une jam fashist.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    December 12, 2024 at 10:14 am

    Përgjigju Demos o Ethem
    Mos fshi kokën brenda beretës
    Se kur Demo denonconte S.B.-në
    Ti shijoje groshët e gavetës.

    S’mund ta quash Demon fashist
    Kjo është një fjalë shumë e rëndë
    Njësoj si të të quajë Temen ballist
    Një fshatar që po leron me parmendë.

    Ta quash xha Temen ballist
    Është si ta gjuash me pëllëmbë
    Anipse xha Temja do skuqet ca
    Por nuk do bjerë – do mbahet në këmbë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?