Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Na detyronin t’i lanim këmbët vjehrrit dhe burrave”, rrëfimet e vajzave që u blenë nga shqiptari në Zvicër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Na detyronin t’i lanim këmbët vjehrrit dhe burrave”, rrëfimet e vajzave që u blenë nga shqiptari në Zvicër
KronikeKryesore

“Na detyronin t’i lanim këmbët vjehrrit dhe burrave”, rrëfimet e vajzave që u blenë nga shqiptari në Zvicër

Published: November 8, 2022
Shpërndaje

Një burrë shqiptar dhe katër djemtë e tij do të gjykohen nga e hëna për shkak se dyshohet se kanë kontrabanduar në Zvicër disa vajza nga trojet shqiptare. Ato janë mbajtur të izoluara si skllave me vite të tëra dhe kanë qenë të detyruara t’ua lajnë edhe këmbët burrave të tyre patriarkalë dhe të dhunshëm. Aktakuza kundër këtij klani familjar lexohet si një film horrori.

Më 24 nëntor pritet të shpallet aktgjykimi. Adem J. (emri i ndryshuar) dhe katër djemtë e tij të dënohen me burg deri në 20 vjet. Procesi gjyqësor kundër tyre fillon këtë të hënë në Moutier, në kantonin Jura, jo larg Bernit, kryeqytetit të Zvicrës.

Aktakuza kundër këtij klani familjar lexohet si një film horrori dhe do të mund të bartte këtë titull: “Rrahje, dhunime, terror psikik, izolim: katër gra shqiptare në një familje në Zvicër”.

- Publicitet -

Gazeta “Tages Anzeiger” e ka rikonstruktuar rastin duke u bazuar në aktakuzë. Është një shembull i dhunës patriarkale dhe i terrorit toksik të burrave.

Për shembull rasti i Dritës (emri i ndryshuar). Në vitin 2007 ajo pas një udhëtimi disaditor arriti në Zvicër – ilegalisht. Adem J., një burrë 50-vjeçar, u kishte premtuar prindërve të Dritës në Shqipëri se vajza e tyre mund të jetojë më mirë në Zvicër nëse martohet me djalin e tij. Drita ishte vetëm 15-vjeçare kur erdhi në Zvicër. Ajo nuk deshi të vinte këtu, por prindërit e saj të varfër dhanë pëlqimin.

15-vjet më vonë në Zvicër do të fillojë procesi gjyqësor kundër Adem J., i cili e solli Dritën në Zvicër. Adem J. tani është 65-vjeçar, ai ka shtetësi serbe dhe i përket pakicës shqiptare në Serbinë jugore. Të akuzuar janë edhe 4 djemtë e tij të moshës 26 deri 38. Ata akuzohen për: trafikim njerëzish, shkaktim të lëndimeve trupore, martesë me detyrim, dhunim, veprime seksuale me fëmijë. Babai i djemve akuzohet edhe për keqpërdorim të ndihmave sociale. Këta pesë burra dyshohet se i kanë kryer krimet e lartpërmendura në periudhën mes viteve 2003 dhe 2019. Në këtë periudhë ata përveç Dritës sollën në Zvicër edhe tri vajza të tjera nga Shqipëria dhe nga Serbia jugore. Ato u sollën këtu me premtimet e rrejshme se do të kenë një jetë më të mirë.

Aktakuza prej 34 faqesh numëron një sërë krimesh të kryera nga ky klan burrash mbi gratë e “importuara”. Burri i Dritës, Arsimi (emri i ndryshuar), me urdhër të babait të tij ushtron dhunë kundër Dritës, me rrip, me grusht, me gërshërë. E pështyn në fytyrë, e kërcënon se do ta vrasë, se do t’ia shkatërrojë jetën, se do të gëzohej nëse ajo vdes. E quan lavire. E dhunon.

Në vjeshtën e vitit 2008, shkruan “Tages Anzeiger”, Drita (16-vjeçare) lind fëmijën e parë. Jeton në shtëpi si në burg. Burri dhe vjehrri nuk e lejojnë të dalë nga shtëpia. I lejohet të dalë njëherë në tri javë. Vjehrri e urdhëron të birin e tij që t’i lejojë Dritës të telefonojë me familjen në Shqipëri vetëm njëherë në muaj – 5 deri 10 minuta.

Drita dhe tri gratë e tjera e kalojnë kohën duke shërbyer në shtëpi. Ato detyrohen t’ua lajnë edhe këmbët vjehrrit dhe burrave të tjerë. Terrori fizik dhe psikik i thyen këto gra, ato vuajnë aq shumë nga frika dhe depresioni, saqë nuk marrin guximin të ikin nga shtëpia, ku mbahen praktikisht të izoluara. Ato frikësohen se mund të dëbohen nga Zvicra pasi burrat e tyre nuk i kanë lajmëruar te autoritetet në përputhje me ligjin.

Rreth vitit 2018 punëtorëve të entit social u bie në sy kjo familje. Ata kërkojnë që gratë të ndjekin një kurs të gjuhës gjermane dhe të interesohen për punë. Në fillim të vitit 2019 njëra nga kunatat e Dritës braktisi burrin e saj të dhunshëm. “Kjo e acaroi vjehrrin, ai më kërcënoi se nëse edhe unë ikja nga shtëpia, do të kishte pasoja. Më tha se mund të merrte një vrasës nga Shqipëria”, ka thënë në dëshminë e saj Drita.

Megjithatë, edhe Drita vendosi të ikë nga shtëpia me fëmijët e saj. Pastaj ikën edhe gruaja e tretë dhe e katërt. Aktualisht, sipas avokatit të viktimave, ato jetojnë nën mbrojtje të autoriteteve. Për të akuzuarit vlen supozimi i pafajësisë deri në vendimin e plotfuqishëm të drejtësisë.

Gazeta “Tages Anzeiger” pyet në fund të shkrimit se si ka qenë e mundur që këta pesë burra të mbajnë këtë sistem të terrorit ndaj katër grave? Pse nuk e ka vërejtur askush këtë tmerr me vite të tëra? A kanë ditur diçka familjarët e afërt? Ndoshta në disa nga këto pyetje do të ofrojë përgjigje procesi gjyqësor.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Detari says:
    November 8, 2022 at 9:06 am

    cfare ndryshimi kane keta nga arabet-turkiet?

    Reply
  • kaltra says:
    November 8, 2022 at 9:58 am

    Skllavëri në kohërat moderne ,përsëri dhunë ndaj grave fizike e psikologjike ,mohim i lirisë ,të drejtës kryesore të njeriut. Këta burra nuk e di se çfarë epiteti meritojnë kriminela , monstra ,shpellarë , por di që aty ku janë do të marrin dënimin e merituar . Fatkeqe këto vajza që ju morrën kaq vjet jete, por e rëndësishme është që shpëtuan njëherë e përgjithmonë nga zinxhirët e skllavërisë. Paçin jetë të gjatë e të lumtur .

    Reply
  • Andis says:
    November 8, 2022 at 11:47 am

    Keto mos jane nga Maqedonia se shqiptar te Shqiperise nuk ka si ky fare soji.

    Reply
  • dalta says:
    November 8, 2022 at 12:04 pm

    derra, mishi i të cilëve s’u duhet as kafshëve, ka kudo.. me sa duket kemi edhe ne .Zgjidhja…Të varen në cengel!!

    Reply
  • dikur says:
    November 8, 2022 at 6:08 pm

    Zviceranet çuditen se i lahen kembet burrit dhe mikut … Ata kane te drejte te çuditen por jo ne si shqiptar . Ne i dime se si jane zakonet tona . Ne qytete jane harruar me kohe por ne zonat fshatare ruhen akoma ( ndoshta jo tek tegjithe ) por egzistojne . Dua t’ju kujtoj filmin “Perralle nga e kaluara” . Ku tregohet se si, nusja Marigoja, i lante kembet vjerrit dhe i merte leje per te vajtur tek nena e saje per vizite .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. ¿? on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. nastradini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Emigrant 97 on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?