Në Tiranë kishte këtë të enjte një atmosferë të gëzuar, me rastin e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Në mikrofonin e Zërit të Amerikës ata shprehen optimist se vizita e Sekretarit Blinken do të forcojë më tej bashkëpunimin dhe miqësinë shqiptaro-amerikane, si dhe do të shtojë mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Ne jemi proamerikanë, ndaj dola ta pres dhe ta përshëndes sekretarin Blinken. Do të doja që ashtu si kanë punuar në SHBA Fan Noli e Faik Konica shumë shqiptarë të tjerë, ashtu është e mira që të punojmë edhe këtu, të vijnë të investojnë në Shqipëri dhe ta zbukurojnë siç po zbukurohet. Jemi proamerikanë dhe mezi po pres ta shoh e ta përshëndes zotin Blinken në Shqipëri”, thotë qytetarja Mira Xhani.
Ndërsa qytetarët e mbledhur pranë kryqëzimeve u shprehën optimist për thellimin e mëtejshëm të miqësisë shqiptaro-amerikane.
“Ne shqiptarët jemi me fat që kemi miq SHBA-të. Dy miqtë më të ngushtë të Shqipërisë janë ky diell i shkëlqyer dhe SHBA-të. Ditë më të mira do të vijnë. Duke patur një besim të plotë me veten tonë dhe të mbështetur nga SHBA-ja, ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët kudo ku janë në Shqipëri dhe në vende të tjera”, thotë pensionisti Ylli Ali.
Qytetarët pohojnë për Zërin e Amerikës se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë në një nivel të shkëlqyer aktualisht, ndërsa kujtojnë mbështetjen e madhe të SHBA-ve në përpjekjet e Shqipërisë për liri dhe demokraci, dhe tani përsëri besojnë që falë përkrahjes amerikane, Shqipëria do të arrijë ndryshime të tjera në rrugën e integrimit si një vend europian.
“Është një kënaqësi e madhe kjo vizitë dhe do të kisha shumë dëshirë që të mund të isha më afër dhe ta përshëndesja me një flamur Sekretarin Blinken. Njerëzit kërkojnë që të jenë sa më të lirë, të kenë kushte sa më të mira, megjithatë tani ka shumë ndryshime, edhe me mbështetjen e SHBA-ve”, thotë qytetarja Miranda Shabanaga.
Kryeqyteti ishte mbushur me flamuj amerikanë dhe shqiptarë, ndërsa qytetarët ishin mbledhur nëpër kryqëzime rrugësh për ta përshëndetur këtë vizitë.
“Do të ketë ndryshime patjetër në cilësinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, për Kosovën, për Ballkanin perëndimor. Aq më tepër që jemi para realizimit të ëndrrës tjetër, që është integrimi në Bashkimin Europian”, thotë qytetari Luan Shehaj.
Qytetarët vlerësuan miqësinë e hershme të SHBA-ve për Shqipërinë prej më shumë se 100 vjetëve, kur e shpëtuan nga copëtimi i mëtejshëm, duke këmbëngulur për vetvendosjen e kombeve të vegjël, një miqësi që vazhdon të jetë e sigurtë dhe të japë fryte për ta.
“SHBA-të janë shteti më demokratik dhe ne e duam Amerikën, se ajo na shpëtoi nga copëtimi i plotë. Këtë Shqipëri e kemi nga Amerika. Ja pse ne jemi proamerikanë dhe e duam Amerikën dhe Amerika na do po ashtu”, thotë qytetari Klement Xhani.
Shëtitorja Dëshmorët e Kombit, ku janë selitë e institucioneve kryesore të shtetit shqiptar, ishte zbukuruar me flamuj të Shqipërisë dhe të SHBA-ve, ndërsa në korpusin e Universitetit të Tiranës dhe në ekrane elektronikë më tej ishin vendosur fotografi të Sekretarit Blinken, që uronin atij mirëseardhjen në Shqipëri.
XS

Llafe te bukura kami degjuar boll,aq sa po na cojne ne nje ide mosbesimi.Vetem duke pare Berishen prapa hekurave hapet drita e shprese.Kur te mare fund Gerdeci ka besim dhe mjaft me ekrane …..ne shetitore sikur jetojme ne Iran,a ne Korene e veriut.
SHBA-ja, ish e do te jete nje partnere e nje vend mik per Shqiperine dhe per Popullin ton!.
E them kete i bazuar nga intervistat e qytetarve per Zerin e Amerikes. ‘U kthye guri i mullirit ne sencin orar,’ Amin.
Po mire o shqiptare ,gjithe jeten do te llogjikoni me mendesi enveriste per te huajt? Edhe njehere po e theksoi thelbin e vizites:e para eshte krijimi sa me shpej I bazave te aropllaneve dhe te anijeve luftarake ne shqiperi,dhe e dyta finalizimi I luftes kunder korupsionit ne bote si program I Biden.Komente dhe furca per Edi Ramen jane ushqim per Ethem lala.Materiale dhe komente nga TV-te prej lareskave te paguar nga Rama dhe analiste,juriste,avokate qe jane te ftuar ne pazarin e Roskovecit do te kemi me bollek deri sa te dale gjethi sepse Benko do te dale ne mal partizan dhe nuk do te mund t’i shikoje e degjoje.
O mali o idiot enverist qe te duket vetja antienverist si Berisha,por te dy jeni me mendje te mykura,te pandryshuara,nese te duket se po na pushton Amerika keshtu keni mendu qysh nga 1944 e deri me sot kokel..e.
Bamke, ore Bamke!.
Urdhero Sali Efendi.
Po nuk me solle Dashin qe prin kopene, qe ta therr ketu ne Sofran, do te quaj doc i docerve o Bamke Qylollari.
Si urdheron Sali Efendi, per ty Bamka therr gjithe kopene.
Levizni more derra, e duartrokisni viziten e mikut legjendar ne katundin tone.
Per ata debile qe kane harruar se
Secretare Shteti ishte edhe Hillary Clinton qe foli me krenari ne Parlamentin shqyptar ne vitin 2012:
SHIKOJENI KETE BURRE SHTETI PAS MEJE QE KA BETONUAR DEMOKRACINE NE SHQYPNI SI ASNJE TJETER. AI QUHET SALI BERISHA DHE ESHTE E DO TE BRTET GARANTI I DEMOKRACISE
Dukee mbyllur fjalimin frymezues me fjalet me Jozefina Topallin qe duatrokiste dhe qante nga mallengjimi ne krah te saj:
“ Congratulations, and God bless you and God bless Albania. (Applause.)”
O SA MIR ME KEN SHQYPTAR!
Plotesisht i pavertete citimi i Hillary. Foli vetem per nje vibrant democracy and a NATO Allie!
Secretar shteti ishte edhe John Kerry i Obames qe deshi te flake Armet Kimike te Asadit dhe Putinit ne Shqypni meq indra dhe mijra tonelata duke i reklamuar si “karamele bamiresie” me bedelet e tij ne Shqypni dhe ne mareveshje ne terrine nates me Edi Ramen qe per pushtet shiste edhe Aneten njashtu sic shiti Kristaqin ne Gjykate do kohe me pare
O SA MIR ME KEN SHQYPTAR!
E pavertete dhe kjo tjetra per John! Biles e kunderta, behej fjale per investim shteteror amerikan me perfitim per shqiperine, mjedisin dhe paqen ne bote te cilin pas rrefuzimit populist pa lidhje, si demokraci US e anuloi.
E kunderta u be ne gerdec ku Xeni privatizoi per perfitim vetjak permes korrupsionit nje aktivitet ushtarak sekret te dy vendeve aleate.
i forte je o Intelektual, ke nje ironi te papam !!! 🤣
Secretar shteti ishte edhe Macja e Zeze e Bush Junjorit, Condoleezza Rice qe zbarkoi ne Tirane ne terrin e nates per te pergenjeshtruar implikimin e ambasadorit Withers ne aferen mafioze te trafikut kriminal te fishekeve kineze qe Fatmir Mediu i kishte gaditur per ushtrine amerikane ne Afganistan me etiketa fallco dhe perfshirjen e DHBA dhe Pentagonit te Bush Junjorit ne tragjedine e Gerdecit kur sekretari i pare i ambasades kishte dhene alarmin perpara se BUMJA e Saliut te groposte 26 femije dhe prinder ne Gerdec dhe kur Bamir Topi deklaronte pa pikene turpit se nuk e dinte se ku binte Gerdeci ne harten e Botes dhe se SHIK i tij ja kishte futur me gjume ariu qe inkurajoi Macen e Zeze te Bush Jnjorit te mos paguante asnje demshperblim per familjet e viktimave sic eshte zakoni ne SHBA neraste te ngjashme.
O SA MIR ME KEN SHQYPTAR!
AX debili enveristi:
SHBA NUK INVESTON KURRE SI SHTET, INVESTIMET AMERIKANE KRYHEN NGA PRIVATI DHE ADMINISTRATA VETEM VJEL TAKSAT E TYRE NE BUXHET, TE CIINE PERDOR PER SHUME QELLIME ME MIRATIMIN E KONGRESIT, POR KURRE PER TE DEPOZITUAR ARME KIIKE LUFTARAKE NE VENDE DHE POPUJ SIC DESHI TE BENTE JOHN KERRY ME MIRATIMIN E EDI RAMES NE DAJT NE KUNDERSHTIM ME LIGJET FEDERALE PER MJEDISIN
prandaj:
Mbylle HALEN e dallkaukut se vjen ere e qelbur fanatiku dru me pre dhe duket nga larg se nuk e njeh fare si funksionon ligji ne SHBA qe nuk eshte si Camorra apo Ndragheta siciliane dhe John Kerry u qortua ashper nga Kongresi per aferen albaneze qe demtoi shume reputacionine tij.
E vleresoj shume deklaraten e Z. Klement Xhani.
Kjo deklarate perfaqeson perceptimin objektiv te Shqiptareve.
Me mire nuk ka si te shprehet mirenjohja e jone ndaj Amerikes.
Sul koburja ,ti as e ke idene e demokracise amerikane prandaj flet brockulla.Ne Amerike I dashur Sul koburja asnje qytetar nuk I puth bythen presidentit sepse ai eshte sherbetor I popullit sepse ata e zgjodhen ne kete detyre per te zgjidhur problemet e tyre.Edhe presidenti e di kete qe eshte realisht sherbetor.Mentaliteti yt enverist eshte I pa afte te kuptoje kete realitet.
Vetem nje fakt kurre mos e harroni:
1)Pa vendosmerine e ish presidentit amerikan:
Shqiperia nuk do te ishte nje shtet.
2) Ishte USA qe dermoi Serbine per Kosoven e lire.
Ceshte gjithe ky manifestim per nje te punesuar ne qeverune amerikane se na cate trapin, sbesij te ket popull me injorant dhe te lajthitur se ju.
Besoj se njerezit qe jane marre ne interviste jane shume te perzgjedhur, e para se askush nuk i intereson se ç’ka ndodhur ne 1913 dhe se te rinjte besojqe se kane ndegjuar ndonjehere. E dyta, ç’lidhje kishte ky sondazh me ardhjen e Blinken?! Kete e tregon fakti qe gazeta Dita dhe stafi i saj i “nderuar” jane gazete e “Pavarur”,apo jo Intelektuali ?
Futja kot IntelektuHale. Nuk di çflet e cshkruan!
Disa , si berishistet (dum baben) jane hem hem hajdut dhe vrases hem te ndershem dhe patriot ! Keto te dyja nuk shkojne hem qerros dhe hem fodull!
Berish kar..ota nje kriminel I pa ndeshkuar ende! Familiarisht hajdut vrases Gerdec 1997, 21 Janar
Lereni popullin te lire te mendojne ate qe duhet !nuk kemi nevoje te degjojme analistet e leshit te Currit te Majanit Can’t Cimit Bushatit Palokes ect plera si keto.I
Me falni , njerezit ishin me shume te kenaqur (sidomos pensionistat). Atyre i dukesh sikur pensionet ishin rritur ne menyre qe pensionistat nuk kishin me probleme por dhe e gjithe rinia nga gjithe kjo kenaqesi e mireqenie jo vetem qenuk emigrojne me por te gjithe emigrantet kane premtuar te rikthehen e ta gezojne jeten ne vendin e tyre te begate.
Ne 1911 beri nje Vizite ne Kosove sulltan Rashidi(Mehmeti V),Vizitoi qewndren e Vilajetit te Kosoves,Shkupin,dhe qendroi ne prishtine.300 mije shqiptare dolen per ta pritur,.Sulltani premtoi ngritjen e nje Medreseje ne Prishtine.U harruan dajaku,vrasjet,litari i Dergut pashes,C`armatosja,Kreret e kryengritjes u perulen para Sulltanit dhe ky i fali.Vetem Isa Boletini nuk erdhi.U fal e xhumaja tek tyrbja sulltan Muratit I ne fushe Kosove,.
Edhe po s`paten qene 300 mije shqiptare,,Vallahi,bilahi fotografia nuk genjen ,Mize Lisi ne Fushe te Mullenjave,
Te perulur pertoke nja 100 mije ishin me siguri,Khalifi sulltan falte namazin per popullin.
Mor po pse erdhi?Cfare tha?Kush ishte mesazhi? Ajo qe degjuan te gjithe ishte:-Ti duam te krishteret,serbe dhe Bullgare si vellezerit tane-ka thene Muhameti.Ti duam edhe cifutet.!
Pas 6 muaj Ushtria serbe pushtoi Prishtinen dhe Shkupin.U dhie Medreseja qe fali sulltani,.
Te krishteret serbe e bullgare ishin me gjaksore se ata qe kryqezuan Krishtin.
Konferenca e Londres nenshkroi REZULLTATET QE VENDOSI PUSHKA DHE SHPATA NE TERREN,.KOSOVA DHE MAQEDONIA JU DHANE SERBISE.
Prandaj o popull,futu brenda ne shtepi e shiko hallet e tua,,Kush vjen e kush hiken,sa kambera e sa pejgamberra,asnje nuk ti qan hallet,po s`i qave vete.
Pramndaj ARMATOSU KOSOVE,.
CFARE VENDOSIN ARMET NE FUSHE TE LUFTES,,AJO SHKRUHET.
“O Popul ! Sa shumë gjëra bëhen në emrin tënd pa e ditur ti, dhe pa iu dhënë firmën e lejen (izën) atyre që i bëjnë gjërat në emrin tënd !!!
Prandaj o popull, futu brenda në shtëpi dhe shiko hallet e tua dhe evlatët e tu !!! Kush vjen e kush iken, sa “kambera e sa pejgambera”, asnje nuk ti qan hallet, po s`i qave vetë.” (DEMO I MADH)
“Tri kamberë në një derë, dy kanë dhjerë, një ka përmjererë.”
Me Komentin e *Edit” sa te “Fjale me mend jam dhe une *Dhimbia e madhe Popull”.e nenvizoj: *asnje nuk ti qan hallet,po si qave vete *; me gjithate ishte vizite “normalizuaese”
Shqiptaret gjykojne akoma me ndjenja