Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Na trajtojnë si kafshë”, shqiptari përballet me dëbimin në Britani: Kam 10 vite këtu
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Na trajtojnë si kafshë”, shqiptari përballet me dëbimin në Britani: Kam 10 vite këtu
KronikeKryesore

“Na trajtojnë si kafshë”, shqiptari përballet me dëbimin në Britani: Kam 10 vite këtu

Published: August 27, 2022
Shpërndaje

Një shqiptari, i cili u dërgua në qendrën e largimit të imigracionit në Harmondsworth, pranë aeroportit Heathrow javën e kaluar, i është thënë se ai përballet me dëbim të menjëhershëm, një ditë pasi Ministria e Brendshme njoftoi planet për të shpejtuar largimin e azilkërkuesve shqiptarë të refuzuar.

Shqiptari, i cili kërkoi azil në Mbretërinë e Bashkuar një dekadë më parë, nuk ka precedentë penalë, nuk është arratisur kurrë dhe thotë se ka respektuar vazhdimisht kërkesat e imigracionit duke raportuar çdo dy javë në Home Office. Dy fëmijët e tij kanë lindur në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë leje për të qëndruar.

“Është sikur kam një gju në qafë, sikur po më mbysin”, ka thënë ai për The Guardian.

- Publicitet -

“Ata erdhën për të kontrolluar restorantin ku unë po ndihmoja, më shumë se 10 prej tyre, të gjithë të veshur me uniforma. Ata thanë se kishin një informatë se një punonjës i paligjshëm është këtu dhe filluan të pyesnin njerëzit për mua. Ata nuk më dhanë asnjë shpjegim, vetëm më çuan në stacionin e policisë, më mbajtën atje dhe më pas në qendrën e imigracionit. Më trajtojnë si kafshë”, ka treguar shqiptari nga qendar e largimit.

Burri, i cili po mbahet për akuzat e imigracionit pasi i janë shteruar të drejtat e tij për apelim, thotë se ka të drejtë për jetën familjare pasi fëmijët e tij kanë lindur në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë leje për të qëndruar. Ai beson se Home Office po synon në mënyrë të padrejtë shqiptarët.

“I gjithë ky vend [Harmondsworth] është plot me shqiptarë. Duket sikur po na rrethojnë për të na futur në një fluturim charter nga këtu. Djali me të cilin po ndaj qelinë dhe gjysma e krahut tjetër janë shqiptarë. Më shkoi në mendje se kjo është një hakmarrje ndaj nesh. Duket se qeveria po gjen boshllëqe për të na nxjerrë jashtë. Të gjithë janë kaq të shqetësuar dhe të frikësuar, ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me ne”, ka thënë ai.

Të enjten, Ministria e Brendshme britanike njoftoi një marrëveshje me qeverinë shqiptare, e cila synon të largojë azilkërkuesit e refuzuar “sa më shpejt të jetë e mundur” mes një rritje të numrit të mbërritjeve me varka të vogla nga Shqipëria.

Shifrat e fundit të publikuara nga Home Office tregojnë se 2,165 shqiptarë mbërritën në Britaninë e Madhe me varka të vogla në gjashtë muajt e parë të 2022, krahasuar me 23 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga të gjithë ata që hynë në Mbretërinë e Bashkuar përmes kësaj rruge, më shumë se gjysma (51%) ishin nga tre kombësi, me shqiptarë dhe afganë secili që përbënte 18% të të ardhurve.

Zyra e Brendshme e Britanisë synon të pengojë ata që kërkojnë të kalojnë Kanalin duke lëshuar paralajmërime se ata nuk do të kenë të drejtë të jetojnë ose punojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe mund të përballen me dënime me burg të shtuar për shkeljet e imigracionit.

Sipas Zyrës së Brendshme, Shqipëria është një “vend i sigurt dhe i begatë” dhe shumë shtetas “po udhëtojnë nëpër vende të shumta për të bërë udhëtimin në Mbretërinë e Bashkuar” përpara se të bëjnë “kërkesa të rreme për azil kur të mbërrijnë”.

Shifrat e Home Office të publikuara të enjten tregojnë se rreth gjysmës së të gjithë shqiptarëve që kërkojnë azil u jepet statusi i refugjatit. Të dhënat tregojnë se 21 persona janë larguar me forcë me arsyetimin se janë “të papranueshëm” për azil që nga Brexit, pavarësisht se ministrat zgjeruan fushën e këtij rregulli.

Sipas planeve të reja, oficerët e policisë shqiptare do të dërgohen në bregun e Kentit për të vëzhguar ardhjet e emigrantëve dhe për të shkëmbyer informacione me qeverinë britanike. Departamenti nuk ka konfirmuar se kur do të paraqiten propozimet.

“Publiku britanik nuk duhet të ketë asnjë dyshim për vendosmërinë tonë për të larguar ata që nuk kanë të drejtë të jenë në Mbretërinë e Bashkuar. Ne kemi hequr tashmë pothuajse 1000 shkelës mes shtetasve të huaj shqiptarë dhe shkelës të imigracionit këtë vit deri më tani, duke përfshirë disa që kaluan Kanalin ilegalisht për të ardhur në këtu”, ka thënë një zyrtar nga Zyra e Brendshme, sipas The Guardian.

“Sipas planeve të shpallura këtë javë, personat që vijnë nga kjo rrugë do t’iu trajtohen menjëherë kërkesat e tyre për azil, dhe ata që nuk kanë të drejtë të jenë në Mbretërinë e Bashkuar do të largohen sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Detari says:
    August 27, 2022 at 6:32 am

    Je thjesht emigrant ekonomik i paligjshem, nuk te ka ndonje detyrim anglia te te mbaje atje.

    Reply
  • Shqiptar says:
    August 27, 2022 at 8:15 am

    Detari ,deri tani shqipëria ka jetuar nga lekët e emigracionit ,ai përson që jeton atje mban familjen e tij dhe prindërit e tij në shqipëri me një pension qesharak ,mos u bëni naive ,nuk kan qi bejn gomarit i bien samarit,

    Reply
  • Ok says:
    August 27, 2022 at 8:28 am

    Nuk ka rendesi fare qe femijet e tu kane lindur ne GB
    JE I PALIGJSHEM
    KA RREGULLA NE BOTE

    Reply
  • demo says:
    August 27, 2022 at 9:29 am

    Me vjen keq qe digjet ky I NJOMI bashke me TE THATIN. Shqiperia eshte vend i begate ,i sigurte ,vetem per hajdutet e qeverrise dhe oligarkine e tyre.Ne Shqiperi jetesa eshte bere shume e veshtire.Nuk e di ku i gjejne parate ato vajza te reja qe kane mbushur plazhet e Jugut.Atje 24 ore fjetje,ushqim kushton 200 mije leke,,sa rroga dyjavore e nje mesuesi. Fshatari Kukesit sikur ta mbushe token me molle dhe brazdat me patate,nuk gjen treg as ne Kukes,as ne Tirane..Politika ekonomike antikombetare e qeverise eshte te shese ketu pataten serbe dhe mollen maqedonase. Prandaj zoterinje engleze!Lerini shqiptaret e varfer te popullojne Angline se ju zbardhin rracen.

    Reply
  • Alex says:
    August 27, 2022 at 5:45 pm

    Britaniket kane trajtuar si kafshe gjysmen e botes. Duke bere genocide qe nuk i ka pare historia Nuk po trajtokat shqiptaret. Cfar do ky ta prisnin me lule.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?