Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nafta jonë, paratë e tyre
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > Nafta jonë, paratë e tyre
Komente

Nafta jonë, paratë e tyre

Published: February 2, 2026
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Skema Bankers dhe llogaria e fshehtë bankare në Austri. Si u zhvendosën paratë e Bankers jashtë vendit. Përfshirja e bankës Raiffeisen në skandal.

Prej vitesh, një nga çështjet më të errëta të ekonomisë shqiptare ka qenë ajo e Bankers Petroleum, kompania që shfrytëzon fushën më të madhe naftëmbajtëse të vendit, Patos-Marinzën.

- Publicitet -

Shqipëria është prodhues nafte, por shteti shqiptar përballet me një paradoks absurd. Nafta shitet, paratë ikin, nuk mblidhen taksa! Si është e mundur? Së fundmi, disa media investigative, mes të cilave faqja Kapital kanë hedhur dritë mbi mekanizmin financiar që ka bërë të mundur këtë skemë.

Ekziston një llogari bankare në Austri, përmes së cilës kalojnë të ardhurat e Bankers, duke e lënë shtetin shqiptar pa mundësi reale për të ekzekutuar detyrimet fiskale. Thënë më shkoqur, Bankers Petroleum shet naftën shqiptare në tregjet ndërkombëtare, por të ardhurat nuk kalojnë përmes sistemit bankar shqiptar. Në vend të kësaj, paratë depozitohen në një llogari bankare në Vjenë. Kjo llogari është e lidhur me Raiffeisen Bank. Ky është një element kyç i raportimeve. Kjo bankë sipas investigimeve ka shërbyer si nyje financiare për transferimin dhe mbajtjen e këtyre fondeve jashtë Shqipërisë.

Në Shqipëri, kompania rezulton me llogari të zbrazëta ose minimale. Për këtë arsye të thjeshtë por thellësisht kriminale tatimet, doganat apo kreditorët nuk kanë çfarë të bllokojnë, edhe kur ka vendime përmbarimi apo detyrime të prapambetura.

Nuk besoj se kjo situatë ka precedentë në ndonjë vend tjetër sovran. Për çfarë shifrash bëhet fjalë? Enorme! Sipas investigimeve, flitet për shifra që e kalojnë miliardin në euro.

Po shteti ku është? Si ka mundësi që një kompani që shfrytëzon një pasuri kombëtare strategjike të funksionojë për vite me radhë pa pasur llogari funksionale në Shqipëri?

Pse për një kohë kaq të gjatë shteti nuk ka vendosur mekanizma mbrojtës për të garantuar që të ardhurat nga pasuritë natyrore të kalojnë përmes sistemit financiar vendas?

Për këtë arsye, ky rast nuk mund të reduktohet në një debat tatimor. Ai shtron për zgjidhje sa kontroll ka shteti shqiptar mbi pasuritë strategjike. Nafta është pasuri kombëtare. Fitimet që burojnë prej saj administrohen jashtë territorit të vendit. Çfarë duhet të mendojmë?

Është çështje sovraniteti. Dhe skema ka funksionuar për vite me radhë. Kjo ngre dyshime të forta për mosveprim, për tolerim institucional, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet.

Pra shteti ka qenë bashkëpunëtor në vjedhje, korrupsioni ka gjetur hapësirë edhe njëherë të mbivendoset rëndshëm mbi interesin publik. Është një megaskemë e ndërtuar me vetëdije, një mekanizëm i plotë që ka cenuar për vite me radhë një pasuri që u përket të gjithë shqiptarëve.

Ky hetim nuk mund dhe nuk duhet të mbyllet sërish, siç ka ndodhur më herët. Nëse nuk zbardhet as këtë herë, nëse nuk i shkohet deri në fund, nëse nga ky pësim i rëndë nuk vendosen rregulla të qarta mbi të ardhurat nga pasuritë kombëtare, atëherë problemi nuk do mbetet vetëm i së shkuarës. Do jetë kërcënim serioz edhe për të ardhmen.

Si çdo hajdut në botë, këta kanë gjetur shesh kur sistemi ua lejon. Ndaj fajin duhet ta kërkojmë te vetja, te shteti që kemi ndërtuar ose kemi pranuar. Për çfarë na duhet nëse nuk është në gjendje të kontrollojë as të ardhurat nga pasuritë e veta?

Botuar në DITA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?