Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nafta në Shpirag, Rama: Jemi duke punuar për zgjidhje të reja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Nafta në Shpirag, Rama: Jemi duke punuar për zgjidhje të reja
Lajmi i funditPolitike

Nafta në Shpirag, Rama: Jemi duke punuar për zgjidhje të reja

Published: February 27, 2025
Shpërndaje

“Jemi duke punuar për zgjidhje të reja, të shikojmë”.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama për tërheqjen e kompanisë Shell nga Blloku 4 i kërkimeve në Shpirag, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në median sociale “Facebook”.

“Përsa i përket naftës në Shpirag, një nga kompanitë më të mëdha të botës ishte aty në operim, eksplorim. U zbulua një rezervë shumë e madhe nafte, por për arsye të gjeologjisë jashtëzakonisht të ndërlikuar dhe të masivit gjeologjik të Shpiragut, kostoja e nxjerrjes me teknologjinë ekzistuese të kompanisë bëhet shumë e lartë”, theksoi kreu i Qeverisë.

- Publicitet -

Ai ftoi ndjekësit që të mos “gëzohen kur diçka e mirë për Shqipërinë, vonohet”.

Kujtojmë që, në fillim të muajit shkurt kompania holandeze Shell vendosi të tërhiqet nga Blloku 4 i kërkimeve në Jug të vendit, ndërsa ka pezulluar të gjitha operacionet e tjera të nxjerrjes së naftës në Shqipëri dhe po konsideron ndërprerjen përfundimtare aktivitetit në vendin tonë.

Në pasqyrat e audituara për vitin financiar 2023, të publikuara me vonesë vetëm në fillim të këtij viti, kompania Shell Albania Block 4 B.V. Dega Shqipëri shprehet se “gjatë muajve të parë të vitit 2024 … drejtimi i Degës ka vlerësuar situatën e operacioneve në Shqipëri.”

Bazuar në vendimin e marrë nga menaxhimi, nuk ka asnjë synim për të vazhduar aktivitetin e saj të biznesit për një të ardhme të parashikueshme.

“Drejtimi vlerëson se likuidimi i Degës do të fillojë përgjatë vitit 2025”, thuhet në shënimet e pasqyrave financiare të kompanisë.

Shell Albania Block 4 B.V. është kompania që menaxhon kërkimet në Bllokun 4 të kërkimeve të naftës në Shqipëri, Bllok që shtrihet në zonën Jugore dhe Juglindore të vendit.

Kompania i përfitoi të drejtat e kërkimit në këtë zonë me Vendimin e Këshillit të Ministrave të qershorit 2018.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Ishekonomisti says:
    February 27, 2025 at 11:58 am

    Sa para jane paguar ne buxhetin e shtetit,nga renta minerale!,nga koncesionaret?Kjo eshte puna kryesore e sistemit te drejtesise se pastert!Pse jane paguar shume shume pak,pensionistet nuk mund te paguajne dritat e ujin,ne kompanite shteterore!

    Reply
  • demo says:
    February 27, 2025 at 12:48 pm

    Nafta ne Shpirag,Sovrani n`Tigan.

    Reply
  • !!? says:
    February 27, 2025 at 12:50 pm

    Sa hije i ka uniforma e inxhinjerit të naftës Edi Ramës aktorit që luan në shoun e tij të përditshëm gebelsian rolin e strategut që depërton me vështrimin e tij …..ohuuuuuu………shekuj , epoka, në thellsit e tokës , në hapsirën e pamat kozmike, me talentin shekspirian të çfaqur prej tij në rolin e personazhit të dajës në filmin e nivelit Oskar të regjizorit të shquar Mamaqka “Fuck Tropoja”, aq më tepër kur

    sikurse duket edhe në foto, si përherë, në shoun e tij mediatik, shumë ngjitur me të qëndron partnerja e tij seksi, ministrajadhe z/kryeministrja seksi, zonja Balluku që me ngjitjen fizike, cicërimet e saj të ëmbla për naftën që mezi po pritet të shpërthej lum në sipërfaqe dhe paraqitjen e saj veshur si si zana e naftës ja ngreh lart ……. largpamësin, vështrimin e tij prej strategu..

    Vetëm kjo pozë e shout gebelsian, me pamjen super inxhinjerike të strategut ekonomik të nivelit global Rama të krijon bindjen që vërtet posht këmbëve të tij ka naftë dhe me të drejtë ai në “Sy më sy” duke lëvizur syt andej këtej si buf i vërtet i kënetës së krimit, korrupsionit dhe kusaris kombçfarosëse thot që ata të SHELL nuk qen të zotët ta nxjerin por

    do të gjej ai si kompetent që është për problemet e naftës , bashkë me partneren e tij Balluku do të shikoj ndonjë variant tjetër ose

    ka mundësi që varianti tjetër do të jenë rezervat kolosale më të mëdhaja në bot të hidrogjenit të lëngshëm që janë në veri, poshtë shtëpis së zotit Noc Rroku, mikut të Edi Ramës, vetëm

    kujdes , se po e mori vesh zoti Trap këtë pasuri të nëntokës së Shqipëris do ta mar së bashku me pasurit e nëntokës së Ukrainës, bahkë me Groenlandën, , Kanadan, kanalin e Panamas dhe ishullin e pabanuar të Sazanit bashkë me Gazën, por mbasi kjo të shpopullohet me sukses me ndihmën e ushtris izraelite për të ndërtuar resorte turistike prrallore të modelit të dhëndrrit Kushner në Sazan në kuadrin e projektit të tij, Rajhu amerikan të jetë përsëri madhështor.

    Reply
  • Asnjëansi says:
    February 27, 2025 at 1:28 pm

    More ç’është ky !!? , me gjithë këtë diare psiqike që na marroi kokën ? Nga shkruan ti hajvan , nga shtëpia apo nga çmendia ?

    Reply
  • demo says:
    February 27, 2025 at 2:58 pm

    Me falni:Nafta ne Shpirag,Tigani ne det,doja te thoja.,,

    Reply
  • intelektuali says:
    February 27, 2025 at 3:25 pm

    O BAJGA Asnjëansi:

    Po ti o BAJGE idiote nuk e di qe ne shqip “diarre, diarreja” shkruhet me dy “rr”? Megjithate ky gabim ortografik te falet, por degjo intelektualin qe perpara se te fyesh dhe te anatemosh te tjeret me gjuhe halabaku, perpara jashteqitjeve BULLSHIT qe hedh ne kete forum te nerum te gazetes DITA, hidh syte e budallit dhe injorantit se tema e debatit nuk eshte komentuesi qe nuk te pelqen ty, por:

    PSE U LARGUA PERFUNDIMISHT KOMPANIA SHELL NGA SHPIRAGU DHE SHQYPNIA, PASI HODHI NE KOSHIN E PLHERAVE MILIARDA DOLLARE?

    Kjo eshte tema e debatit dhe jo biografia shendetsore e komentuesve Armiku i Kllases qe nuk te pelqejne ty dhe pergjigja e Edi Rames duket si pergjigja e Enver Hoxhes pasi i kishte prere koken Lipe Nacit dhe Piro Gushos dhe Diktatori Dudum si Edi Rama shihte Ëndrra me sy hapur se poshte nentokes te Shqypnise kishte lumenj dhe liqenj me nafte dhe gaz, njashtu sic deklaruan me eufori enveriste, pa pike pergjegjesie Edi Rama dhe Belinda Balluku kur u thane shqyptareve se do te beheshin si Sulltane Arabije me naften dhe gazin e Shpiragut qe do te hanin me luge te arte, si premtimet e Enver Bytharit ne fillim te pushtetit kriminal te tij.

    Reply
  • intelektuali says:
    February 27, 2025 at 4:15 pm

    NAFTA IMAGJINARE E SHELL NE SHPIRAG SI HIDROGJENI JESHIL I ZBULUAR NE BURREL:

    Te dy vendburimet ishin zbulim famoz i kompanive te huaja, por per te dy vendburimet Edi Rama leshoi pa frena propaganden e FITORJEVE te papara te Rilindjes se tij me njemendjelehtesi injoranti pa shkolle dhe pa arsimin perkates, njashtu sic po juftifikohet pas ketij deshtimi spektakolar te SHELL qe zbrazi llogarite e kompanise me miliarda dollare humbje pa asnje fitim.

    SI KA MUNDESI NJE KRYEMINISTER PA SHKOLLE DHE PA ASNJE DIPLLOME TE KOMENTOJE BADIAVA CESHTJE TE NDERLIKUARA TEKNIKE SIC ESHTE NAFTA DHE GAZI, APO SIC ISHTE HIDROGJENI JESHIL NATYROR?

    Pergjigjen e kesaj mund ta shikojme te TEC-i i Vlores qe Edi Rama dhe Belinda Balluku e kane lene si nje permendore te injorances ne drejtimin e shtetit bashke me tubacionin prane TAP dhe ne vend te vene ne pune kete TEC te nevojshem ne kohe thatesire shkojne dhe prenotojne gerdalla mesjetare nga Bangladeshi, motor-gjeneratore te Kohes se Nuhut me mazut qe i quajne per mashtrim si TEC-e lundruese pa asnje llogjike teknike. Ne vend te qe hapin saracineskat e tubacionit TAP per Shqypnine e korruptuar dhe te ndertojne disa TEC-e te tjera me gaz natyror per te rritur sigurine e KESH dhe ulur koston e energjise ne kohe thatesire, Edi Rama dhe BAJGAT pa shkolle ne qeveri shkojne dhe asgjesojne Lagunen e Karavastase duke ndertuar Kulcedra me fotovoltaike idiote qe i japin palo gje apo kurgje sistemit energjitik te Shqypnise dhe nuk ka njeri qe t’i thote ketij injoranti megalloman:

    CFARE PO BEN KESHTU O BUDALLA?

    Njashtu:

    Sic nuk u gjet asnje i mencem qe t’i thote Enverit te ndalonte me marrite e tij, kur po falimentonte ekonomine me bunkeret dhe tufezimet e injorances ne drejtimin e shtetit duke i bere shqyptaret si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu, shikoni i lexues te ketij forumi ne nerum te gazetes DITA qe dini te mendoni me trunin tuaj, jo si BAJGAT e Enverit qe dine te komunikojne vetem me kode Partie, shikoni si e ka bere Tiranen Edi Rama, hidhni nje dron amator dhe shikoni sheshin Skenderbej qe eshte bere si nje Kopsht Botanik apo me keq akoma si nje Kopsh Zoologjik per kafshe pylli duke shkaterruar plotesisht arkitekturen fenomenale te Gherardo Bosios, shkaterrim injorantesh i filluar nga Enver Hoxha qe prishi Pazarin per te ndertuar me sovjetiket Pallatin e Operes dhe shkaterroi Bashkine e Tiranes per te ndertuar me gocen e Fecorit Muzeun Historik, stafeten e ketij shkaterrimi e ka kapur Edi Rama, injorant pa shkolle si Enveri qe kur futesh dhe shikon Tiranen te ze data dhe thua me vete: O-BO-Bo ata qe jetojne ketu! Urbanistika eshte shkence qe mesohet ne Unversitet per vite me radhe, me pas mbrohet diplloma dhe perseri askush ne Bote nuk ja beson urbanistiken nje studenti te sapo dipllomuar sepse pasoja shkaterruese per qytetet jane pa kthim,

    prandaj:

    intelektuali i thote kryeministrit Edi Rama: Lere optimizmin me naften e gazin e Shpiragut se eshte karte e djegur disa here qe nga Koha e Qepes e Enverit, Lipe Naces dhe Piro Gushos qe vrau veten dhe askush nuk guxonte ta hiqte nga shpia, por me mire shko dhe mbush kavanozat me hidrogjenin e Burrelit apo te Bulqizes ku ta di une (keshtu ka njoftuar propaganda jote kontroverse) dhe coi ne Vlore sic premtove bashke me Diktatorin Aliev kur doje te gezoje vlonjtatet lab gjys-opinge me sihariqin e madh te envergjise se rinovueshme nga nentoka e pasur shqyptare qe do te zgjidhte madje edhe krizen energjitike te Botes nga lufta ne Ukraine.

    Reply
  • qyfyre rilindjote says:
    February 27, 2025 at 4:24 pm

    Gallate ne ate foto : Eksperti i Shell ben sikur shpjegon, Rama ben sikur degjon, Ballukja ben sikur kupton!
    …e ne krah te Ekspertit shpjegues, ai Kolegut te tij qe po i vjen per te vjelle nga ky mashtrim i trefishte!

    Reply
  • demo says:
    February 27, 2025 at 5:41 pm

    dmth.Nafta ne Shpirag,tigani ne zjarr doja te thoja.

    Reply
  • Gezim says:
    February 27, 2025 at 7:59 pm

    Thjesht kemi të bejmë me banalitetin e skizofrenisë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. Dashi on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. R.S on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  4. Eh on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. rapsodi popullor on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?