Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prapaskenat e ikjes së kreut të Policisë së Shtetit dhe një “negociatë e pakonfirmuar” me ndërkombëtarët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Prapaskenat e ikjes së kreut të Policisë së Shtetit dhe një “negociatë e pakonfirmuar” me ndërkombëtarët
KronikeKryesore

Prapaskenat e ikjes së kreut të Policisë së Shtetit dhe një “negociatë e pakonfirmuar” me ndërkombëtarët

Published: August 30, 2022
Shpërndaje

 

 

Gledis Nano ka qenë sot në zyrën e tij të punës, pavarësisht zërave se ka dhënë dorëheqjen. Një burim  nga Ministria e Rendit tha për DITA se atij i është kërkuar dorëheqja, por ai nuk dëshiron ta japë atë.

- Publicitet -

Nano njihet për lidhjet e tij me ndërkombëtarët dhe sipas këtij burimi, ai e ka konsultuar me disa prej tyre kërkesën që i është bërë për t’u dorëhequr. Këta të fundit kanë premtuar negociimin e situatës me qeverinë shqiptare.

Hezitimi i z.Nano gjatë orëve të fundit lidhet me sa duket me pritjen e një përgjigjeje mbi rezultatin e këtyre përpjekjeve.

Sipas burimit, atij i është kërkuar dorëheqja për të shmangur një situatë shkarkimi që do kishte politikisht efekte negative në opinionin publik.

Pretendimi për largimin e tij nga posti lidhet me një hetim të rëndësishëm të kohëve të fundit të SPAK, ku ka patur rrjedhje informacioni. Vetë SPAK konfirmon se rrjedhja e informacionit ka ardhur nga kupola e policisë, pasi në dijeni kanë qenë një numër shumë i kufizuar personash.

Por Nano nuk e konsideron veten përgjegjës për këtë rrjedhje dhe ka kundërshtuar si pretendimin e SPAK ashtu dhe kërkesën e ardhur nga Ministria e Brendshme për dorëheqje. Në rrethe të ngushta përflitet se situata “thjesht po shfrytëzohet” në luftën për pushtet të grupeve brenda policisë me përkrahje të ndryshme në kahet politike.

Jo rastësisht në disa portale afër qeverisë, nënkuptohej se Nano “do shkarkohet gjithsesi” nëse nuk jep dorëheqjen dhe se “shkak i largimit të tij vetëm 11 muaj pas marrjes së detyrës si kreu i Policisë së Shtetit është rrjedhja e informacioneve konfidenciale me interesa shtetërore”.

Kush është Gledis Nano?

Prej më shumë se një dekade, Gledis Nano ka shërbyer si oficer karriere në Policinë e Shtetit. Nëse karriera e tij do të piketohej me tre momente, ato kulmojnë me dosjen e famshme të “Imamëve”, protagonizmin në riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria dhe dëbimin e diplomatëve iranianë dhe rusë nga vendi ynë.

Në vitin 2013, ai ka kryer hetimet e dosjes se “Imameve” të arrestuar për terrorizëm, ngjarje e cila ka pasur shumë jehonë, si një nga më të suksesshmet në këtë fushë në të gjithë rajonin.

Ata akuzoheshin për rekrutim të personave, me qëllim kryerjen e akteve terroriste, si dhe nxitje dhe thirrje publike

Nano, po ashtu, drejtoi të gjithë operacionin sekret të dëbimit një muaj më parë të diplomatëve iranianë nga Shqipëria, operacion i “përshëndetur” edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, ai ka udhëhequr operacionin për të nxjerrë nga Kampi Al Hol në Siri, shtetasit shqiptarë që mbaheshin aty, duke qenë një nga emrat kyç të këtij operacioni.

Ndërsa, në gusht të vitit të kaluar Gledis Nano ishte sërish protagonist i riatdhesimit të grave dhe fëmijëve shqiptarë nga kampi në Siri.

Ai ka marrë certifikatë vlerësimi për kontributin e dhënë në luftën kundër terrorizmit global, e ndërsa për punën e tij në këto operacione të rëndësishme është vlerësuar brenda dhe jashtë vendit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Pirdhni se liroheni. says:
    August 30, 2022 at 7:25 pm

    Pas 11 muajve si kapo i Policise se Shtetit gazeta Dita ngre pyetjen idiote: “Kush eshte Gledis Nano”.
    Ndermjet shume tregimeve me traplliqe ne fund artikulli mbyllet duke thene se, Nano ka marre certifikate vleresimi per kontributin e dhene ne luften kunder terrorizmit Global,…….. por i ka bere mutin terrorizmit shqiptar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, komandohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve
  • Aksident në Unazën e Madhe, përmbyset automjeti bashkë me një fadromë, një i plagosur
  • FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  • ​Ndahet nga jeta veterani i fundit i njësisë elitare që u përball me Rommelin në Luftën II Botërore

Komentet e Fundit

  1. Beu i Shurrelit on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  2. K R on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  3. Skënder Bole Ymeri on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  4. prehistoriku on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  5. Arnold on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?