Kryeministri Rama vijoi me ironinë ndaj atyre që akuzuan qeverinë dhe protestuan për shpalljen Park Kombëtar të lumit Vjosa.
Mes tyre ishte edhe aktori i famshëm Leonardi DiCaprio, për të cilin Rama tha se do të donte ta shante pak tani, por do ta kursente pasi ministrja Kumbaro e kishte mik të mirë.
Megjithatë, tha Rama, mire do të ishte të thoshte diçka të keqe për të sepse në këtë mënyrë do t’i tërhiqnte vëmendjen, Nardit, siç e quajti kryeministri.
“Më kanë shënuar këtu për Leonardo DiCaprion, por nuk po e them pasi u bë i gjallë për të goditur qeverinë dhe nuk u bë i gjallë për të na mbështetur. E ka ministrja mik të mirë prandaj po e kursej, por mirë do ishte ta shanim pak sepse kur të lavdërojnë të gjithë nuk të bën përshtypje, por kur mes shumë personave që të lavdërojnë është dikush që të shan, atehere po, mund të bëhej i gjallë edhe Nardi”, tha Rama duke ftuar më pas përfaqësuesin e organizatës “Patagonia” për të nënshkruar marrëveshjen për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.
“Ftoj këtu mikun tonë, tashmë e kemi mik pasi më parë, erdhi këtu si një UFO që do të shpëtonte lumin e fundit të egër të Europës, që të nënshkruajë marrëveshjen me ministren për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar”, tha Rama.
Në mesazhin e tij, Di Caprio ngriti shqetësimin e dëmtimit të kësaj perle natyrore të Shqipërisë, teksa theksoi se qeveria shqiptare është vënë në lëvizje për të ndërtuar aty një hidrocentral.
Mesazhi i plotë i aktorit Leonardo DiCaprio:
“Ky është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës. Por për sa kohë? Lumi Vjosa përshkon shpatet e mbuluara me pyje të maleve Pindus të Greqisë në brigjet e Adriatikut të Shqipërisë.
Qeveria shqiptare ka vendosur në lëvizje planet për të dëmtuar Vjosën, për të gjeneruar energji elektrike të nevojshme për një nga vendet më të varfëra të Evropës, me qëllimin për të ndërtuar tetë diga përgjatë lumit kryesor.
Është pjesë e një ‘bumi’ hidrocentrali botëror, kryesisht në Azinë Juglindore, Amerikën e Jugut, Afrikë dhe pjesë më pak të zhvilluara të Evropës. Disa hidrocentrale, si një burim i besueshëm, i lirë dhe i rinovueshëm i energjisë që ndihmon në frenimin e varësisë nga karburantet fosile të ngrohjes së planetit. Por disa studime të fundit vënë në dyshim vlerën e hidrocentraleve në luftën kundër ngrohjes globale. Kritikët thonë se përfitimet e hidrocentralit janë të mbivlerësuara – dhe mbizotëruar nga digat e dëmit mund të bëjnë.
Digat bllokojnë rrjedhën natyrale të ujit dhe sedimenteve. Ata gjithashtu mund të ndryshojnë kiminë e ujit dhe të bëjnë që algat toksike të rriten. Lumenjtë janë një pjesë thelbësore e ciklit global të ujit. Ato veprojnë si arteriet e natyrës, duke mbajtur energji dhe lëndë ushqyese nëpër peizazhe të gjera, duke siguruar ujë për pije, prodhim ushqimi dhe industri.
j.l./ dita
inat tukru quhet kjo
Tani e kuptoi idjoti që “Nardi” ja dhjeu,e legenosi fare!Një foto që flet më shumë se mijëra fjalë.S’të ftoi kush,largohu!DiCaprio nuk e përfilli fare,e injoron drogaxhiun,ky akoma vazhdon të lehi.Halabak,pa dinjitet.
Nardi merret me gjera me emocionante se vjedhja.
Kryeminister KAR komplet
Cfare “mbeshtetje” do nga “Nardi” ti ? Apo do qe te te beje “like” ne Facebook ? Te kemi thene qe ta hollosh pak se eshte e forte ashtu sic vjen….
Di Caprio u be promotor qe te sensibilizonte qeverine shqiptare dhe ambjentalistet per tragjedine qe po ndodhte me Vjosen dhe ti nuk po e shifje. Tani qe qeveria u sensibilizua dhe duket se po merr masa (te pamjaftueshme gjithsesi) per ta mbrojtur Vjosen, misioni i tij mbaron.
Nuk e di ku qendron logjika: Kryeministri i Shqiperise, do mbeshtetje nga nje aktor ne USA, qe te mbroje lumenjte e Shqiperise….fiuuuu
Si gjithmonë mashtruesi Rama bën lojëra fjalësh.”Rama shkel premtimin për hidrocentralet në Vjosë 17 SHTATOR, 2015″.Nga Besar Likmeta/ BIRN
Me datë 29 korrik 2015 këshilli i ministrave ka miratuar një bono prej 8 për qind të pikëve për kompaninë turke Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm Sanayi Ve Ticaret Limited Şirketi, në procedurën e dhënies me koncesion të hidrocentralit Poçem në lumin Vjosë.Vendimi që është botuar në fletoren zyrtare me datë 10 gusht i hap rrugën ndërtimit të një hidrocentrali të dytë pas Kalivaçit në lumin Vjosë, ndërtim i cili kundërshtohet me forcë nga organizatat mjedisore vendase dhe të huaja, si dhe nga Parlamenti Europian.Vendimi i marrë nga qeveria në korrik gjithashtu bie ndesh me angazhimet që kishte marrë kryeministri Edi Rama një muaj më parë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore, kur kishte premtuar se në Vjosë nuk do të ndërtoheshin më hidrocentrale dhe se lugina e saj do të kthehej në zonë të mbrojtur.
Po edhe ne artistet nuk kendojme si harabelat pa pare,evro apo dollar!Te fala NARDI!
Ky batutaxhi kronik që është bër në qarqet, takimet diplomatike dhe mjediset mediatike, me qyfyret e tij bajate, si gazëtor i pallateve mbretërore dikur, kujton se aktori Leonardo Dikaprio, e personalitete të rëndësishëm shtetërore si Merkel, Olaf Shulc, Makron, Bajden, pse jo Putin, Zelenski, Erdogan………..madje edhe vllau Vuçiç a nuk e din që individi Edi Rama është një kusar shpirt zi që qeveris vetëm për të vjedhur popullin e tij që po mer arratinë deri në nivelin e një spastrimi etnik, 500 000 të emigruar që nga 2013 nga një popull prej 2 miljon banorësh që kan ngelur pa emigruar.
Nga do që ti kthej batutat plot esenca mënçurie në shoun e tij mediatik gebelsian që nuk pushon as një sekond, madje duke shpallur dhe dekoruar vehten e tij edhe si hero i popullit afgan deri në shou sharlatanësh që inskenon vetë me parat e kusarisë edhe matan globit në SHBA, ai nuk mund ta heq damkën e kusarisë që është aktiviteti kryesor i tij si qënie njerzore.
Jo, ve bast që Dikaprio por kudo në mjediset qeverisëse e politike në botë e dinë që tek personazhi i vetshpallur lider global është një individ i rrezikshëm i botës së kusarisë, një Lupen i kohëve moderne që për të vjedhur nuk gërrmojnë më posht themeleve të bankave por sot bëhen kryeministra e presidentë.
E kam ndjekur Vjosen, jam rritur buze atij lumi.
Le ta marrin vesh te gjithe!
Lënia e Vjoses si “lumi i fundit i eger” jashte seemed hidroenergjitike te vendit nga Europa (edhe Europa lumenjte te eger i ka patur dikur, por i ka zbutur…!)eshte as me pak e as me shume, masa per ta lene gjithmone te varfer popullin shqiptar!
Ku ishte Europa dhe Leonardio di Caprio kur Greqia ndertonte hidrocentrale mbi kete lume?
Termocentrale me qymyr Kosoven nuk e lene te ndertoje! Shqiperia derton termocentrale me gaz natyral( ne Vlore), gazi natyral kalon ne dere te shtepise, por terminal nuk ka!
Kerkohet te ndertohet HEC Skavica, per kete “hedh shkelma” Sali Berisha!
Perfundimi: Becheti nuk ka vjedhur asnje çentez, eshte mashtrim medaatik I udhehequr nga qeveria shqiptare.Bechetti u perzu nga Shqiperia pas lobimit grek! Kush pagoi Leonardio di Caprio? Kue dinte Leonardio ku gjendej lymi Vjosa? Kryeministri Rama eshte pjese e ketij lobimi! Qendrimin e tij e quaj antishqiptar!
Ata qe prisnin qe “Nardi” ti hidhej ne qafe KM ose jane naiv ose jane te trashe. Qellimet e perfshirjes se “Nardit” ne ceshtjen e mbrojtjes se lumit Vjosa jane krejt te tjera…