Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nastradiniada e pensioneve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Nastradiniada e pensioneve
KryesoreLajmi i funditopinion

Nastradiniada e pensioneve

Published: September 14, 2024
Shpërndaje

Nga Asim Bedalli

Botuar në DITA     

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Edi Rama foli edhe për pensionistët dhe pensionet e tyre. Nuk është e para herë që kryeministri flet për pensionet. Foli edhe në kongresin e fundit të Partisë socialiste. Si rregull, ai ka folur në cdo prag zgjedhjesh. Pranon se pensionet  janë shumë të ulta, aspak dinjitoze për kontributin e tyre. Por edhe këte herë ai premtoi vetëm fjalë, si : ” Javën e dytë të muajit të ardhshëm….ne do të ndajmë me pensionistët idetë tona për rritjen e pensioneve …do fillojmë edhe informimin mbi zbatimin e një plani kombëtar për garantimin e sigurimeve shoqërore”. Pra, vetëm premtime dhe asgjë konkrete. Thuhet se në muajin tetor do të zbatohet një skemë e re, e cila do të sjellë një rritje të pensioneve. Për këtë skemë ka muaj që flitet, por ajo është kaq hermetike sa jo pensionistët e thjeshtë, por as specialistet nuk janë në gjendje të thonë sa do të jetë kjo rritje për kategori të ndryshme të pensioneve. Na mbetet të presim muajin tetor. Duket do të jetë një rritje e vogël , pa ndonjë ndikim domethënës në nivelin e sotëm të pensioneve.

- Publicitet -

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e mbajtur në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, premton si rrugëzgjidhje për një rritje të tyre, “.. përfshirjen e pensionistëve në ndarjen e të ardhurave të rritjes ekonomike ( të shtetit-AB)”.  Akoma pa e sqaruar çfarë nënkupton kjo “përfshirje në ndarjen e të ardhurave..”, vjen një “por” i fortë që të zgjon nga ëndërrimi. Ai thotë : “ Por që sot mund të themi qartë dhe troç…se të ardhurat nga shteti për pensionet në vitet në vijim nuk mund të jenë domethënse…nëse nuk i japim një goditje domethënse fenomenit të neveritshëm të fshehjes së pagës, fshehjes së pagave reale, që godasin.. të ardhurat nga sigurimet shoqërore”. Dhe zgjidhjen për këtë ai e sheh tek aksioni kundër atyre që nuk deklarojnë pagën reale të punonjësve dhe nuk paguajnë sigurimet shoqërore sipas kësaj page reale, duke i trajtuar ato ”…njësoj si hajdutët e energjisë elektrike”.

Uroj që aksioni që do mdërmarrë Qeveria për të detyruar bizneset të deklarojnë pagën reale të punonjësve dhe të paguajnë sigurimet shoqërore përkatse, të dalë me sukses. E kanë një përvojë të suksesshme me aksionin për pagesat e faturave elektrike, që e shpëtoi OSHEE-në nga kolapsi total ku e kishte futur Qeveria e Berishës. Por përfundimit me sukses të aksionit të pagesës të faturave elektrike ju deshën disa vite. Ndërsa aksioni për deklarimin e pagës reale të punonjësve dhe pagesa e sigurimeve shoqërore përkatëse është më kompleks e më i vështirë për t’u realizuar. Ndryshe nuk do të prisnim kaq gjatë për ta ndërmarrë. E pranon edhe vetë kryeministri kur thotë se ai nuk mund të përfundojë me sukses nëse : “…nuk i japim të gjithë bashkë, si shtet, si qeveri, si shoqëri e posaçërisht si sipërmarrje” goditjen e duhur fenomenit të fshehjes së pagave reale. Pra, ndërthuren shumë faktorë për realizimin e tij. Ai është një problem edhe për disa shtete me institucione të konsoliduara  shumë kohë para nesh. Nuk është e para herë që flitet për këte temë.  Megjithë nismat e ndërmarra, gjendja ka mbetur kjo që është tani. Në rastin më të mirë, edhe sikur aksioni të zhvillohet me sukses, do të duhet kohë që të përfundojë. Pra, edhe pensionistët do të duhet të presin ende gjatë për një ngritje të shumëpritur të pensioneve.

Kryeministri ka thënë jo rrallë se është borxhli ndaj pensionistëve. Me sa duket, thënë të gjitha këto, ai do të vazhdojë për një kohë të gjatë të mbetet borxhli ndaj tyre.  Kjo më kujton një mësim që më është dhënë shumë kohë më parë, kur isha akoma në moshën e adoleshencës,  nëpërmjet një anekdote për Nastradin Hoxhën, si shprehje e urtësisë popullore. Nastradinin e kërkonin disa persona për një borxh që duhet t’ua shlyente. Duke mos e gjetur dot, i shkojnë në shtëpi. Pasi nuk e gjejnë edhe atje, pyesin  gruan e tij:- Ku është Nastradin Hoxha?- Ajo u përgjigjet: -Është duke mbjellë pemë- Të habitur ata ia kthejnë: -Pemë!?  Dhe, me një farë mosbesimi, shkojnë në vendin që u tregoi gruaja e tij. Panë se, vërtetë Nastradin Hoxha po mbillte pemë anës së një rruge ku kalonin karvanët me pambuk. E pyesin:-  Çfarë po bën Nastradin efendi? Ai i përgjigjet:- po mbjell akacie- Të habitur ato i përgjigjen : – akacie! Po përse po i mbjell? – Nastradin Hoxha u përgjigjet: -Akacjet do rriten. Karvanët me pambukë që kalojnë këtej, një pjesë e pambukut që sjellin do t’u mbetet në gjëmbat e akacieve. Unë do t’i mbledh, ndërsa gruaja do endë sixhade me to. Sixhadet do i shesim dhe do sigurojmë paratë që u kam borxh.  Borxhdhënësit  filluan të qeshin më të madhe. Nastradin Hoxha, me atë humorin e tij të hollë, u thotë: -Qeshni ju, qeshni se e siguruat borxhin, por mua me gruan që do na bjerë bretku duke punuar… Unë duke mbledhur pambukun e gruaja duke endur sixhadet.

Dhe më tej. Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste tha se ”… pensionistët na kanë votuar besnikërisht në të gjitha betejat tona zgjedhore”. Kjo është e vërtetë. Por kjo nuk është e gjitha meritë e Edi Ramës dhe e Partisë Socialiste. Një “meritë” të madhe këtu ka Sali Berisha. Sa kohë që në krye të Partisë Demokratike do të jetë Sali Berisha, pensionistët do të votojnë gjithmonë për Partinë Socialiste. Në momentin që opozita nuk do të udhëhiqet nga Sali Berisha, por nga një brez i ri udhëheqësish, me mendësi dhe alternativa europiane, Edi Rama dhe Partia Socialiste nuk duhet të vënë bast se veteranët do të votojnë të gjithë për ta.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • Arben says:
    September 14, 2024 at 8:37 am

    Ai që paguan sigurime shoqërore ja heq nga goja fëmijëve dhe ja jep qenëve të helmuar, njësoj si prindërit tanë.

    Reply
  • Reshit Lala says:
    September 14, 2024 at 10:25 am

    Problemi i Ramës dhe i politikës shqiptare qëndron në faktin, se ATA NUK I SHIHIN PENSIONISTËT si TË BARABARTË ME PJESTARËT E TJERË TË SHOQËRISË. Po t’i shihnin sipas kushtetutës atëhere nuk do të kishim ngritje edhe 20 herë rrogat e nëpunësve, por do kishim rritje të pensioneve. Kushtetuta thotë se qytetarët Shqiptarë janë të barabartë. Përse nuk zbatohet ky nen i Kushtetutës së Shqipërisë. Përse persekutohen pensionistët?!

    Reply
  • Patriot says:
    September 14, 2024 at 11:01 am

    Sapo te mbarojne zgjedhjet Rama do te nzjerre nje grupe tjeter armiqesore si Ahmetaje dhe e ka te justifikuare edhe 4 vjete mosrritjen e pensione. Kje eshte taktika e Dulles qe per 50 kane ngrene ky breze. Keshtu se hani dhe ca vite nuk ka problem sepse eshte e njejta corbe por me aroma te ndryshme. O KM derzo leket qe keni vjedhure ju pushtat- aret dhe pesnsionet do te jene me te mirat ne Europe.

    Reply
  • Arben says:
    September 14, 2024 at 11:26 am

    Kur ja hoqe nga goja fëmijës dhe lejove t’a merrnin qënte e helmuar, t’a kishe menduar këtë qe thua. Tani mos u bëj lolo të lejosh edhe fëmijët e tu të bëjnë të njëjtin gabim

    Reply
  • Dursakja says:
    September 14, 2024 at 12:44 pm

    Qeveria e ka për detyrë të rrisë pensionet se ato i kanë paguar kur kanë qenë në punë. Unë mendoj se të gjithë ankesat që kanë pensionistët për pensionin janë si rezultat i llogaritjes jo korrekte të pensionit, sepse jo vetëm paga e tyre nuk është aktualizuar në kohën që del në pension por ndofta ka dhe shtysë nga administrata shtetërore për heqjen e disa viteve punë. (se qeveria nuk ka buxhet për to) ç’do gjë mund të ndodh, jetojmë si në xhungël.
    Por vjen një moment kur kupa derdhet dhe nga një pikë që vendoset në të, prandaj kupa është mbushur, derdhja është afër, vjen papritur. Durimi ka kufij, durimi u sos. Punoni me mend në kokë!

    Reply
  • capi says:
    September 14, 2024 at 1:32 pm

    Kitij shpirtziut nuk i dhimsen fare pensionistet, ka ngecur se u do voten. Dhe nuk jane pak aty tek 600-700 mije. Del cdo tre muaj me nje pjate te zbrazur dhe u a ve perpara per ti genjyer. Do merrni ndonje lemoshe, te me falni nuk eshte per tju ofenduar, ndonje 50 mijshe aty nga fundi i vitit. Ndoshta ndonje rritje perpara zgjedhjeve.
    Keshtu qe behuni koshient per te vetmen gje qe ju ka ngelur, voten. Nuk them tja jepni atij mortjes tjeter, shkoni dhe nxirreni te pa vlefshme, shkruani ndonje te share nxirrni dufin.

    Reply
  • Ethem Lalaj(jo anonim) says:
    September 14, 2024 at 4:59 pm

    OK,Me artikullShkruesin:Por,si pesionist i 1996-tës një pyetje kam për të & komentusit:Nëse Ju do ishit KM çfar zgjidhje do i jepnit kësaj MYNXYRE me PESIONET.?
    -Në 2013 kur mori qeverisjen E.Rama thirri FMN dhe i kërkoi mendim për BUXHETIN NË ZERO TË LËNË NGA NON GRATA: •Zotërinjtë e FMN i rekomanduan të ULTE RROGAT & PESIONET.!!
    • Dhe E.Rama rriti naftën & KAFENË..! A JU KUJTOHET SI BËRTET SALIU PËR NFTËN.?
    -Cili KM në botë nuk do të rriti RROGAT & PESIONEET,etj VOTUESVE TË TIJ..SIDOMOS KM SOCIALIST QË PËRFSQSON TË MAJTËN në Shqipëri.?
    -Kam 4 vite që pi kafe në disa klube në..dhe në një klub sidomos…nuk më është dhënë asnjëherë KOPONI TATIMOR.!?
    •Por,sa klube,Bisnese,Oligark.. ka që nuk paguajnë detyrimet e Shtetit..?
    • Informaliteti mbi 60 % është deklaruar disa herë.Por tek ne nuk ka SINDIKATA,GJOBAT E VËNA NGA QEVERIA KAN ACARUAR OPOZITËN (e cila vë kujën se ER ka falimentuar Bisneset..)PËR PROTESTA E CILA KA BËR THIRRJE PËR MOSBINDJE CIVILE,LUFTË..!
    -Shkova për VIZITË tek një FAMILJAR I IMI.Ai mu ankua pikërisht për pesionin e FSHATIT SHUMË TË ULTË.Dakort i thash,Por,Djali dhe nusja e djalit tënd tashmë në qytet në punë te Privati a paguajnë SIGURACIONIN. ? Jo më tha:I argumentova pasojat e kësaj pune,por njeriu im MBLODHI SUPET.
    -Alternativat që ka dhën KM kohët e fundit,besoi do i japi një zgjidhje.
    • Dhe unë besoi te EDI RAMA & TE ASKUSH TJETËR NË 20-30 VITET QË VINË NËSE NUK IKËN DOKTORI PENXHERES..!
    -FLM MIQ.

    Reply
    • Histor Jani says:
      September 14, 2024 at 8:24 pm

      O i ziu ti, po te bie edhe lesht e bythes dhe akoma nuk e di qe nuk i thon “pesion”, po “pension”? Ti vazhdo te besosh te Edi Rama dhe edhe ne vitin 2035 kur te vije ne pushtet Zho-ja fajin perseri do ta ket pasur Saliu.

      Reply
  • edi says:
    September 14, 2024 at 8:20 pm

    Me nje fjale o Ethem ne 12 vite qeverisje te Rames fajin e ka Berisha !

    Reply
  • varfanjaku says:
    September 14, 2024 at 8:44 pm

    Ai Ethem Beu ka harruar premtimin per naften e Shpiragut qe do mbeshteste fort pensiojiste?
    Genjeshtra si keto i kane ne majen e gjuhes. Edhe per ato faturat fiskale qe nuk priten kur blihet apo pihet kafe e raki apo hane berxolla, kush e ka fain? Shteti ka strjktura te ngrityra apostafat per kete pune o zoti Ethem, por jane punesuar njerzit e tyre dhe ata marrin ate “shperblimin” e tyre dhe anashkalojne zbatimin e ligjit nga lokale e keshtu taksat, tatimet, detyrimet vidhen ne forma te tilla…
    Po qe tu kerkoje llogari punedhenesve per mospagim kontributesh per pensionet kush i pengoi? Po per pronat qe jepen qesjm tek oligarket kush i detyroi? Shikoni kur te jepet Sazani e Zverneci tek Kushneri , me cfare lehteximezh e detyrimezh do tu jepen. Pse?
    Po PPP e koncesionet si realizohen, kujt i jepen? Nuk ka per te mbetur asgje per pensionistet me keta qeveritare qe jane bere pasanike dhe askush nuk u kerkon llogari.
    Shikoni si eshte zbehur vrulli SPAK ut..SHqiperia Nuk Behet kurre keshtu.Paret shkojne per qoka dhe xhepa hajnash.

    Reply
  • Mirësia says:
    September 15, 2024 at 4:22 am

    Po ato vjedhjet që, po t’i mbledhësh, bëjnë miliarda euro, nga cili popull i grabitën pushtetarët? Po ato oligarkët, atë pasurinë marramendëse për pak vite si e siguruan? Pra qeveritë me mënyrën e “qeverisjes”, pra administrimit të buxhetit na sollën në këtë udhëkryq.
    Konkluzioni :Qeveritë shqiptare që kanë drejtuar këtë vend në këtë “demokraci” kanë qenë antipopullore, kanë shtypur popullin duke e varfëruar dhe denigruar atë.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    September 15, 2024 at 5:50 am

    GABIM O HISTOR KARI.
    L.BASHA DO TË VIJË NË PUSHTET NË 2025 ME 99.9% TË VOTAVE!7×7=42!

    Reply
  • Sul Koburja says:
    September 16, 2024 at 11:32 pm

    Rama sa me shpejt duhet te vendose nje kufi minimal te pensionit si dhe nje kufi maksimal pensioni,hapi i pare ky.Pensioni me i larte nuk duhet te jete 5 here me i madh se minimali,aktualisht pa asnje ekzagjerim duhet te dime se ka pensione 25 here me te larta se pensionet e ulta,ju thashe pa ekzagjerim.Pra njeri e merr te njejten shume ne muaj tjetri e merr ne dy vjet.O Dio ,o Mores.

    Reply
  • Vlash says:
    September 17, 2024 at 9:37 am

    Ala se keni kuptuar qe kemi per kryemiister nje njeri me profesionin mashtrues te kategorise nderkombetare. Fatkeqesi por kjo eshte e vereta per te keqen tone, Vota kunder ne 2025 kjo e sheron situaten. Ne 2013 na prishi mendjen me Rilindjen e votuam, ne 2017 na lepiu menderen duke bere si gore, ja prishi mendjen pjeses me te madhe te pensionisteve, plus blerjes e grabitjes se votave, ja doli. E njejta me mashtrime, grabitje e blerje votash në 2021 tash boll.

    Reply
  • Tironci says:
    September 17, 2024 at 10:22 am

    Fjale me fend qe akoma pjerdh Rrr Luli, hiqja vehtes Karin nga goja e Lulin nga koka se do vdesesh i rrotkarizuar 100%

    Reply
  • Bardhyl says:
    September 20, 2024 at 12:35 pm

    Nuk u ndertua Roma,Nevjorku,Parisi etj per 10 ,30 vjet.Ul te mpin e rrugeve,aeroporeve, etj.Beje tendera me projekte e preventive e shion se cdo rruge e pune ju shtoni nga 40 50 miljon shtesa qe shkojne per xhepat tua? Organizzo punrn me kontrolle e me pergjegjesi,se 500 punonjes ne kryeministri nga puna rrumpall e pa pergjegjesi tudin zinxhirin.D o kishe fluturuar me kohe me kete korrupsion qe te shoqeron,por ke fatin qe njetrzit qe drejtojne opoziten kur populli imendon se ckane hequrme ta me bemat e tua kujtohen e thene me mire pa buke e kurre ne pushtet ata.

    Reply
  • Nje shqiptar says:
    September 20, 2024 at 7:47 pm

    700 mije pensioniste, qe perbejne 40 perqind te popullesise qe jeton ne Shqiperi, me pensione urije ulin konsumin ne ekonomine e vendit. Ulja e konsumit do te sjell probleme ne rritjen e ekonomise. Prodhimi, konsumi dhe qarkullimi i parase duhet te nxiten nga qeveria qe nje vend te zhvillohet. Shume shtete, me drejtues patriot dhe te mençur, rrisin pensionet, japin edhe 14 pensione ne vit vetem e vetem qe te rrisin konsumin.

    Reply
  • mali says:
    September 20, 2024 at 8:41 pm

    Qeveria do nje profesionist ekomist me shkolle.
    Edi Rama nuk I ploteson keto parametra.
    Thjesht ai duhet te jape doreheqje.
    Puna e mire qe beri Berisha dhe Fatosi,Rama eshte qe krijuan shtresen e pasur per 30 vjet ne pushtet gje qe u barazuan me fqinjet.
    Detyrat e qeverive te ardhme jane te futin kete pasuri kombetare ne shinat e mireqenies te popullit.
    Prandaj duhet nje ekonomist ne krye te shtetit ,pavaresisht mafies.
    Me ndihmen e FBI-se DEA-s dhe antimafjen nderkombetare do te detyrojne keta mafioze te derdhin parane ne shqiperi.

    Reply
  • Pensionist ishekonomist says:
    September 21, 2024 at 2:33 pm

    Ne fillim te vitit 2024,per tre muaj u premtua nga qeverija se ne muajin prille pensionist do te marrin nje bonus 5000 leke te reja fringo!?Nuk u dha,ndonese qeverise nuk ja futi kush gishtat ne fyt per kete premtim rren!?Pas ngritjes se pagave te adminustrates qeverija premtoi se nuk di te kete ngritje pensioni me pak se 4000 lekeke te reja! Sulltani me filoqylsat e tij,gazetarucet kane shkruar per kete premtim.Tani deklarohet:Nuk ka pasur plane per pensione te diferencuara!?”Pse na genjyet o gazetaruce!?ne pesionistet jemi mbi 700 000 rob me te drejte vote.Kjo nender opozite ose merret me mandatin e nje deputetje fhe jo me shgenjimin e pensionisteve!?

    Reply
  • mali says:
    September 21, 2024 at 2:46 pm

    Edhe une me cap-in jam.Vota.Nje bombe qe hedh ne ere qeverite.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. tio on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”
  2. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?