Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: NATO dhe tre hajdutë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > NATO dhe tre hajdutë
opinion

NATO dhe tre hajdutë

Published: April 1, 2024
Shpërndaje

Ambasada e SHBA në Tiranë publikoi sot një video mesazh me rastin e 15 vjetorit të pranimit të Shqipërisë në NATO, duke e ndarë Shqipërinë në dy epoka, në para NATO dhe pas NATO.

Tre imazhet e Shqipërisë para NATO ishin viti 1991, pamje e bunkerëve të shkatërruar më 1996, dhe pamje nga operacioni i NATO në ndihmë të Kosovës më 1999.

Pas hyrjes në NATO imazhet tregojnë një Shqipëri të ndryshuar.

- Publicitet -

I tërbuar nga video, ku imazhi i tij nuk shfaqej askund, Sali Berisha publikon një video, duke shtrënguar duart dhjetë herë me Presidentin Bush gjatë vizitës së tij në Tiranë më 2007, kur premtoi anëtarësimin në NATO, në kohën që Berisha ishte kryeministër.

Tërbimi i Berishës nuk ka të bëj vetëm me zhdukjen e imazhit të tij, por dhe me evidentimin e shpërdorimit të pushtetit prej tij në mandatin e parë qeverisës i cili përfundoi me revolta civile dhe dhunë pas përmbysjes së skemave piramidale.

Por rëndësia e pranimit në NATO për Shqipërinë Maqedoninë dhe Kroacinë më parë, nuk ishte vetëm siguria kombëtare por dhe rivendosja e shtetit ligjor dhe demokracisë.

Në atë vizitë në Tiranë, Bush ka pas një foto që është historike. Është ai duke kryqëzuar duart me Sali Berishën, kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevskin dhe kryeministrin kroat Ivo Sanader.

Të tre tani janë të dënuar për korrupsion (dy me vendim gjykate, i treti në fazë prokurorie, por shqiptarët e njohin me dhe pa vendim – shën.red.)

Kjo nuk do të thotë se Presidenti Bush është përgjegjës pse ka takuar tre hajdutë në Ballkan.

Ata gjeti ata takoi.

Merita e tij është që i futi këto tre vende në NATO dhe pastaj standardet e NATO-s futën në burg këta hajdutë.

Nëse Shqipëria nuk do të ishte futur në NATO, Sali Berisha nuk do të ndëshkohej kurrë pasi do ishte kryetar i një fisi, pa standarde pa shtet ligjor dhe pa opinion publik. NATO u riktheu shqiptarëve perspektivën e një shteti perëndimor dhe i vuri udhëheqësit politikë të saj në peshoren e standardeve të perëndimit.

Pra fotot e Berishës me presidentin Bush, tregojnë vetëm që ai ka qenë kryeministër i Shqipërisë dhe asgjë tjetër. Atë e dimë të gjithë, madje për atë shkak ai është sot “non grata”, pasi atë mandat nuk e ka përdorur për NATO por për të pasuruar familjen e tij.

Madje vullneti i presidentit Bush që Shqipëria të futej në NATO ishte aq i madh, sa 15 ditë para se të merrnim ftesën për NATO, me 15 Mars, djali i Saliut hodhi në erë një fshat të tërë duke demontuar municione i përfshirë në korrupsion dhe kapje shteti.

Në kushte normale, një vend kaq i pasigurtë nuk duhej futur në NATO. Por falë Bushit, as Shkëlzeni nuk e ndali dot futjen e Shqipërisë në NATO.

15 vite më pas, Sali Berisha dhe Shkëlzen Berisha janë “non grata” nga SHBA, por Shqipëria është në NATO, pasi ajo është e përhershme. Standardet e NATO nuk na ruajnë vetëm nga armiqtë e jashtëm, por dhe nga hajdutët e brendshëm.

Ndaj Sali Berisha bën mirë t’i fshij ato foto, dhe të pushoj së ëndërruari se ka dy SHBA, njëra që është me atë, në foto dhe një tjetër që e ka ndëshkuar dhe e ka lënë majë penxheres.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbardhet dokumenti konfidencial vetëm tri faqe, BE refuzon draftin e qeverisë për Zonat e Mbrojtura
  • Përmendet mbi 2 mijë herë në dosje, gjendet i vdekur rekrutuesi i modës që “peshkonte” për Epsteinin
  • EMRAT: Betoniera e ndërtuesit Artan Dulaku, kush janë dy egjiptianët e aksidentit tek TEG-u
  • Publikohet VIDEO tronditëse e aksidentit tek TEG-u: Betonierja me shpejtësi skëterrë merr përpara Audin, bie nga mbikalimi
  • “Strategjikët” dalin nga dera, hyjnë nga dritarja te ligji për turizmin

Komentet e Fundit

  1. K R on Ankohet Rama: Po më sulmojnë me adresa false
  2. K R on 10 milionë euro vetëm avokatët (!) Arrin shifër marramendëse fatura e Becchettit: Mbi 200 milionë euro nga taksat për dëmshpërblime, gjyqe e para të bllokuara!
  3. Gani USA on 10 milionë euro vetëm avokatët (!) Arrin shifër marramendëse fatura e Becchettit: Mbi 200 milionë euro nga taksat për dëmshpërblime, gjyqe e para të bllokuara!
  4. E vërteta cila është? on 10 milionë euro vetëm avokatët (!) Arrin shifër marramendëse fatura e Becchettit: Mbi 200 milionë euro nga taksat për dëmshpërblime, gjyqe e para të bllokuara!
  5. Dritani Shkabajve on 10 milionë euro vetëm avokatët (!) Arrin shifër marramendëse fatura e Becchettit: Mbi 200 milionë euro nga taksat për dëmshpërblime, gjyqe e para të bllokuara!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?