Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: NATO lëviz drejt Lindjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bugajski > NATO lëviz drejt Lindjes
Bugajski

NATO lëviz drejt Lindjes

Published: July 2, 2022
Shpërndaje

Janusz Bugajski

Samiti i NATO-s në Madrid tregoi se pushtimi i mirëfilltë ushtarak i Ukrainës nga Rusia ka shkaktuar një ndryshim thelbësor në sigurinë europiane. Sulmi i Moskës i dha fund një faze relativisht paqësore që pasoi Luftën e Ftohtë dhe paralajmëron një epokë të re në konfliktin ndërkombëtar. Sulmi, gjithashtu, zhvendosi epiqendrën e sigurisë europiane drejt lindjes, me Poloninë që u shfaq si qendra e frontit lindor të NATO-s, i cili po përballet me një Rusi agresive.

Tre faktorë do të jenë vendimtar në fazën strategjike që po shpaloset. Së pari, çfarë do të nënkuptojë pushtimi shkatërrues i Ukrainës nga Rusia për kërcënimet që shpalosen dhe marrëdhëniet ndërshtetërore përgjatë frontit lindor të NATO-s? Së dyti, çfarë ndikimi do të ketë lufta në kohezionin transatlantik dhe marrëveshjet pan-europiane të sigurisë? Së treti, cilat do të jenë pasojat për vetë Rusinë prej luftës së saj kundër Ukrainës, veçanërisht në përpjekjet e Moskës për të mbajtur donominimin e saj rajonal dhe një shtet të bashkuar rus?
Polonia po shfaqet gjithnjë e më shumë si lojtari kryesor strategjik dhe si pikëmbështetja e parandalimit dhe mbrojtjes për shkak të përmasave, vendndodhjes, burimeve, angazhimit ndaj mbrojtjes, rolit në rajon dhe lidhjeve me SHBA-në. Varshava ka bërë investime serioze në sektorin ushtarak, për strukturën e forcave dhe për blerjen e armëve. Është marrë vendimi që, në vitin 2023, të rrisë buxhetin e mbrojtjes nga 2.5% në 3% të PBB-së, dhe të vazhdojë këtë rritje me një plan pesë-vjeçar për të shtuar ndjeshëm aftësitë ushtarake dhe për të dyfishuar numrin e trupave në 300,000. Për më tepër, duke u bazuar në historinë e vet, potencialin ekonomik, aftësitë ushtarake dhe kundërshtinë e vendosur ndaj imperializmit rus, Polonia e sheh veten si një lider rajonal në rritje.

- Publicitet -
Faqja e parë e DITA 02/07/2022

Lufta në Ukrainë nxori në pah kërcënimet më të mëdha në kufijtë lindorë të NATO-s dhe intensifikoi angazhimin e Polonisë për të mbrojtur Aleancën. Pushtimi i Ukrainës tregoi se Rusia është një shtet perandorak që injoron kufijtë dhe traktatet ndërkombëtare për të rivendosur sundimin e vet. Me prestigjin e dobësuar të Gjermanisë dhe Francës, për shkak të reagimit të tyre joadekuat ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës, qendra e gravitetit të NATO-s po zhvendoset drejt lindjes. Roli i Polonisë për sigurinë, gjithashtu, do të forcohet ndjeshëm, kur fronti lindor i NATO-s të përfshijë Finlandën dhe Suedinë si anëtarët e tij më të rinj.

Blerjet e shtuara të Varshavës të pajisjeve ushtarake amerikane, përfshi tanket Abrams dhe avionët luftarakë F-16, dhe prania në rritje e forcave amerikane në Poloni, përfshi selinë e përhershme të Korpusit të Pestë të Ushtrisë Amerikane, po e transformojnë vendin në aleatin kryesor europian të Uashingtonit. Varshava ka rezervuar në disa programe blerjeje që nga sulmi i Rusisë në Ukrainë. Shumica e kontratave pritet t’i jepen furnizuesve amerikanë dhe Polonia mund të presë bazat amerikane në vitet e ardhshme, pasi infrastruktura dhe pajisjet e SHBA-së të zhvendosen jashtë Gjermanisë.

Aleanca e NATO-s nuk është më e detyruar që të heqë dorë, për shkak të angazhimeve të hershme, nga vendosja e forcave të saj në një bazë të përhershme në lindje të Europës. Me sulmin ndaj Ukrainës, vetë Moska e hodhi poshtë Aktin Themelues NATO-Rusi që i pati vendosur disa kufizime dislokimeve lindore të NATO-s. Në Samitin e Madridit, NATO njoftoi se, në muajt e ardhshëm, do të vendosë mbi 300,000 trupa në gatishmëri të lartë dhe do të fuqizojë forcat e saj në Rumani dhe tre shtetet baltike.

Për sa i përket Ballkanit Perëndimor, NATO ka ndërmarrë disa hapa për të forcuar ushtrinë boshnjake dhe për të punuar më ngushtë me forcat e mbrojtjes së Kosovës. Por këto vazhdojnë të jenë të pamjaftueshme për frenimin e provokimeve nga ana e udhëheqësve serbë pro-moskovitë në Banja Luka dhe Beograd, teksa presidenti Aleksandër Vuçiç kërcënon me luftë potenciale ndaj Kosovës. Ka nevojë urgjente për një rrugë për të anëtarësuar Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën në NATO, veçanërisht pasi BE-ja ka dëshmuar të jetë e pamjaftueshme në ofrimin e perspektivave reale për anëtarësim dhe në këtë mënyrë po inkurajon radikalët nacionalistë në të gjithë rajonin.

Shtetet (anëtare) të NATO-s përgjatë frontit lindor përballen me tre sfida urgjente rajonale me ndikim afatgjatë në sigurinë europiane dhe rolin e Amerikës. Së pari, në vazhdën e luftës shkatërruese, atyre u duhet të promovojnë sigurinë dhe rindërtimin e Ukrainës. Së dyti, atyre u duhet të ndihmojnë për të sjellë më afër strukturave ekonomike, politike dhe të sigurisë perëndimore vendet e tjerë jo-anëtar të NATO-s por pranë Rusisë, duke përfshirë Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Bjellorusinë. Së treti, atyre u duhet të përballen me ndikimit rajonal të trazirave të mëdha në Rusi, prej rënies ekonomike dhe humbjes së mundshme ushtarake ose një ngecjeje të tejzgjatur në Ukrainë.
Për t’i bërë ballë këtyre sfidave, NATO-s i duhet të zhvillojë një strategji shumëdimensionale, duke kombinuar të gjitha aspektet informative, kibernetike, ekonomike, diplomatike dhe ushtarake. Dhe NATO-s i duhet t’i zgjerojë aftësitë e veta në rajonet e Detit të Zi dhe Ballkanit, të cilat Rusia vazhdon t’i trazojë dhe kërcënojë nëpërmjet përfaqësuesve që ka emëruar vetë (në poste). Uashingtonit i duhet të përgatitet për një periudhë të zgjatur pasigurie rajonale, e cila do të përfshijë gjithashtu shfaqjen e subjekteve të reja politike nga një Federatë Ruse e dështuar.

 

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Fehmi says:
    July 2, 2022 at 9:05 pm

    Edhe Amerika me hapa breshke.
    Vet Europa është e interesuar që Ballkani të mbetet influencë Ruse,ndaj tash e 23 vite nga pushimi i luftës BE,jo që nuk bëri asnjë gjë për shqiptarët,maqedonasit e boshnjakët,përkundrazi e mprehu Serbinë duke i dhënë të kuptojë Rusisë,se Europë është Sllovenia dhe Kroacia,të tjerat mund edhe të ndahen e sakatosen….

    Reply
  • Boss says:
    July 2, 2022 at 9:11 pm

    Do Zoti shkaterrohet kjo Amerike ho.oseksuale sataniste bash me Evropen Perendimore

    Reply
  • intelektuali says:
    July 3, 2022 at 6:43 am

    NUK PO LEVIZ NATO DREJT LINDJES, POR POPUJT E FIKESUAR DHE SKLLAVERUAR NGA KOMUNIZMI BOLSHEVIK PO LEVIZIN DREJT PERENDIMIT

    prandaj:

    Analiza e Bugajskit permban klishe te gabuara, qe tirazhohen nga propaganda e Putinit per te justifikuar agresionin komunist ndaj Ukraines, shikoni Suedine dhe Finlanden si nguten te futen me vrap pele ne NATO kur deri tani kane qene historikisht shtete te paangazhuara ne Pakte Ushtarake, shikoni o shqyptare te paditur si Gjeorgjia po kerkon te futet me ngut ne NATO por askush nuk e do, shikoni o gazeta DITA si agjentet e Putinit dhe bedelit te tij ne Serbi, Vucic si e mbajne peng Maqedonine e Veriut per antarsim ne BE dhe Edi Rama mallkon Bullgarine me gjuhe halabaku, shiqoni o katunare dru me pre te Rilindjes Enveriste se Ballkani i Hapur i Edvinit dhe Vucicit eshte projekt bolshevik pikerisht per te frenuar deshiren e popujve per te levizur drejt Perendimit Demokratik,

    DUAM APO S’DUAM KJO ESHTE E VERTETA PA DORASHKA PROPAGANDE BOLSHEVIKE

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Për protestën dhe kryeministrin
  • ​FOTO: Ndotja e qëllimshme e turpshme e protestës së emigrantëve, duke i veshur asaj petkun e tradhtisë kombëtare
  • Gazeta gjermane, shkrim për Sazanin, Zvërnecin dhe protestat: “Miliarderët synojnë edhe strehimet nëntokësore të Enverit”
  • Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, sa do shiten nafta dhe benzina
  • E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi

Komentet e Fundit

  1. Te lumte pena o Thano libohoviti !!!! on ​FOTO: Ndotja e qëllimshme e turpshme e protestës së emigrantëve, duke i veshur asaj petkun e tradhtisë kombëtare
  2. Z on Tymnaja e “patriotëve”
  3. Sy peshkaqeni i Gerdecit on Tymnaja e “patriotëve”
  4. shqiptar on ​FOTO: Ndotja e qëllimshme e turpshme e protestës së emigrantëve, duke i veshur asaj petkun e tradhtisë kombëtare
  5. I lir on 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën, z.Kryeministër! Por nëse beson se i ke ende, shpall zgjedhje të reja

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?